Ka mbërritur sot në Portin e Sarandës kroçera Le Boréal, një nga anijet turistike luksoze që operon në segmentin e turizmit elitar. Anija, me gjatësi 142 metra dhe nën pronësi franceze, viziton për herë të parë qytetin e Sarandës.
Në bord ndodhen rreth 200 turistë, prej të cilëve 180 janë shtetas francezë, ndërsa pjesa tjetër vijnë nga Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë qëndrimit të tyre, vizitorët do të kenë mundësinë të njohin atraksionet turistike dhe kulturore të Sarandës dhe zonave përreth.
Read more:Po sikur diplomacia të “dështojë”/ Opsionet e rrezikshme të Trump për të përkulur Iranin

Vizita e kësaj kroçere përbën një moment të rëndësishëm për turizmin lokal, duke sjellë një kategori turistësh me standarde të larta udhëtimi. Sipas programit të lundrimit, kroçera Le Boréal do të rikthehet sërish në Sarandë më 23 qershor të këtij viti.





