Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. 21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin e komandantëve të Gardës, xhaxhai i Aleks Nikës: E mbajtën 1 vit e gjysmë në sirtar! Kanë frikë Berishën
Aktualitet

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin e komandantëve të Gardës, xhaxhai i Aleks Nikës: E mbajtën 1 vit e gjysmë në sirtar! Kanë frikë Berishën

• 2 Qershor, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në kuadër të hetimeve për dosjen e masakrës së “21 janarit”, Prokuroria e Posaçme ka dërguar për ekspertizë të gjithë materialin e komunikimit në radio në kanalin e Gardës së Republikës më 21 janar 2011 ku katër protestues u vranë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” gjatë qeverisjes Berisha.

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, një prej 4 të vrarëve nga armët e shtetit, thotë se ky hap duhet të ishte marrë nga SPAK shumë kohë më parë, dhe të mos e mbanin kasetën në sirtar.

Read more:Rrëfimi i ish kreut të SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit!

“Që në fillim Prokuroria nuk kreu veprimet hetimore të urdhëruara nga Gjykata e Lartë dhe ajo e Strasburgut. E mbajti çështjen 1 vit e gjysmë në sirtar me pretendimin se ku e mori gazetari kasetën. Në thelb duhet të jetë a është përmbajtja e saktë. Ky ekspertim është shumë i thjeshtë për t’u kryer. Për mua e kanë çuar qëllimisht ta zvarrisin”,- tha Mark Nika.

Xhaxhai i Aleks Nikës dyshon se drejtësia shqiptare synon të mos dënojë shkaktarin e vërtetë të 4 vrasjeve shtetërore, por aktorë dytësorë në masakrën e 21 janarit 2011.

Read more:Armë dhe drogë brenda apartamentit në Britani, ruheshin nga një shqiptar/ Justifikimi përpara drejtësisë: Kam borxhe të grumbulluara nga sëmundja e vajzës

“Ne nuk duhet të lejojmë kurrë që kjo çështje të mbyllet me pafajësi, po kthim për hetim në Prokurorinë e Tiranës. Ata duan të kanalizojnë hetimin me fajtor një gardist dhe mos të merren me urdhëruesin e kësaj çështjeje. Me sa shoh unë, kanë frikë. Sali Berisha e ka pranuar që vrasjet janë kryer nga shteti, por ka thënë nga pakujdesia. Kush ishte komandant në ato momente? Ndrea Prendi, i cili ka komunikuar në radio në momente me kryetarin e qeverisë”,- tha Mark Nika.

Read more:Mijëra euro cash, biznese dhe makina luksoze, dalin pamjet e aksionit të SPAK me anti-mafian e Barit ndaj grupit të strukturuar kriminal. Ja ku e hodhën kufomën e parukierit italian

SPAK po heton 4 vrasjet e protestuesve në bulevard prej gati 2 vitesh, që prej 15 korrikut 2024 kur regjistroi çështjen pasi Gjykata e Lartë urdhëroi nisjen e hetimeve. Që nga ai momenti SPAK ka marrë në pyetje një sërë ish-zyrtarësh të lartë të shtetit që ishin në detyrë në kohën e ngjarjes. Para prokurorëve janë paraqitur ish-presidenti Bamir Topi, ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha, si dhe ish-presidenti Ilir Meta, i cili është marrë në pyetje me kërkesë të tij. Ish-kryeministri Sali Berisha, po ashtu, pas një përpjekje të dështuar për të zvarritur dëshminë e tij, u paraqit në SPAK më 19 nëntor të vitit të kaluar. Që prej atij momenti asnjë zhvillim i ri nuk është komunikuar nga Prokuroria e Posaçme.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #21 janari #21 janari ne SPAK #Aleks Nika #Armët #Detyrë #Gjykata #gjykata e larte #Ilir Meta #jetë #spak

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Afera “SASPAC”/ GJKKO kthen për plotësim hetimesh dosjen e SPAK ndaj Ilir Beqajt dhe të tjerëve
  • “Një civil i veshur me të zeza tentoi të më qëllonte me thikë”/ Përlotet Progni: Shpëtova falë instinktit. Do të vazhdojmë çdo ditë te zyra e kryekriminelit
  • ‘SASPAC’, GJKKO i rikthen dosjen SPAK-ut për plotësim hetimesh pas 1 viti seancash paraprake! Beqaj ende në paraburgim
  • Reshjet e dendura godasin Hasin, 80% e segmenteve rrugore në Golaj raportohen të dëmtuara
  • Pjesë e grupit që trafikoi drogë nga Spanja e Holanda drejt Finlandës, Apeli i Posaçëm liron nga qelia Erind Agalliun
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Po riparonte një defekt, humb jetën elektriçisti 60-vjeçar në Pogradec (EMRI+VIDEO) 22 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Ish-ministrja Meksi i përgjigjet Ramës: Besa nuk fitohet me slogane, por me qeverisje që jep llogari 21 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Qëlloi me armë për të kanosur 6 persona, arrestohet 38-vjeçari në Dibër! 9 të tjerë nën hetim 21 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Kauza nuk ndalet”/ Sazan Guri: Protesta do të vazhdojë deri në kthimin e pasurive publike të vjedhura 16 lexime · 20 orë më parë
  5. 05
    Sociale Ngrihet Aleanca për Mbrojtjen e Prrenjasit, banorët peticion kundër ndryshimeve territoriale (VIDEO) 13 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Ata që e shohin tokën veç si truall për kulla shumëkatshe…”/ Marjana Koçeku ironizon Ramën: Nuk ia ka idenë çka asht besa 12 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë LIVE- “Arrestoni Ramën”, jehon thirrja në shesh/ Protestuesi: Çfarë dreq qeverie është kjo kur nuk zbaton të drejtat themelore të njeriut, të largohet 11 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by