Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Tri javë pas incidentit, Athina notë proteste Ukrainës për dronin detar me eksploziv
Aktualitet

Tri javë pas incidentit, Athina notë proteste Ukrainës për dronin detar me eksploziv

• 3 Qershor, 2026 • 2 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gati tri javë pas zbulimit të një droni detar të ngarkuar me lëndë shpërthyese pranë brigjeve të Lefkadës, Greqia ka ndërmarrë zyrtarisht një hap diplomatik ndaj Ukrainës.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis në konferencën për korrespodentët e huaj, i cili njoftoi se Athina i ka dorëzuar Kievit të premten e kaluar një notë proteste me shkrim dhe gojarisht, si përmes ambasadës ukrainase në Athinë, ashtu edhe drejtpërdrejt Ministrisë së Jashtme të Ukrainës.

Droni detar u zbulua nga një peshkatar më 7 maj në një shpellë detare pranë Kepit Dukato në ishullin e Lefkadës.

Read more:Droni detar misterioz në Lefkada i mbushur me eksplozivë, autoritetet greke e ‘hedhin në erë’

Një ditë më vonë , mjeti u transportua për ekzaminim nga autoritetet greke dhe më pas u krye neutralizimi i lëndëve shpërthyese që ndodheshin në të.

Sipas autoriteteve greke, droni detar përbënte rrezik serioz për sigurinë e lundrimit në Mesdhe. Në notën e protestës theksohet se ai mund të kishte shkaktuar viktima në njerëz dhe dëme të pallogaritshme mjedisore.
Athina argumenton gjithashtu se zhvendosja e operacioneve ushtarake nga zona e konfliktit drejt Mesdheut krijon rreziqe për sigurinë kombëtare të Greqisë dhe mund të ketë pasoja edhe për ekonominë e vendit.

Read more:Greqia pas protestave të dhunshme në Zvërnec? Athina zyrtare quan minoritet banorët e zonës, Beleri letër KE-së

Ministri Gerapetritis bëri të ditur se për rezultatet e hetimit ka informuar Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, si dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Çështja, sipas tij, është ngritur edhe gjatë takimit që zhvilloi me homologun ukrainas në Limasol të Qipros.

Në dokumentin diplomatik, Athina nënvizon se e drejta e Ukrainës për vetëmbrojtje nuk mund të justifikojë veprime të tilla dhe i kërkon Kievit të shmangë në të ardhmen operacione që mund të transferojnë pasojat e luftës në Mesdhe. Deri tani nuk ka ende përgjigje zyrtare të autoriteteve ukrainase për incidentin.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Athina #Droni #Greqia #Kaja kallas #Mark rutte #Mesdhe #Nato #proteste

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Rekord remitancash në 6 muaj, emigrantët ju dërguan familjeve rreth 621 milionë euro në gjysmën e parë të vitit
  • 107 ditë protestë kundër Ramës/ “Lironi shqipet”, pas thirrjeve te Blloku i Sigurisë në mbështetje të protestuesve të ndaluar, qytetarët ndalojnë edhe te Prokuroria: Arrestoni Ramën
  • VIDEO/ Divjaka nuk ndalet, banorët 46 ditë protestë, kundërshtojnë bashkimin me Lushnjen
  • U godit nga policia gjatë protestës/ Qytetari i bashkohet revoltës te Kryeministria: Nuk u godita vetëm unë…Të bashkohemi që ta rrëzojmë këtë qeveri. Poshtë korrupsioni
  • LIVE- Marshim-protestë në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion, Rama jepe dorëheqjen
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Është vonë, kërkohet reflektim i thellë, Rama të dorëhiqet!”, Marjana Koçeku: Ardhja e diasporës në shesh, realitet politik! 22 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë ‘Shpresoj të mos kthehesh më në Shqipëri’, kushëriri i Çim Pekës sulmon verbalisht Ramën në shkallët e avionit në Napoli, shoqërohet nga policia italiane (VIDEO) 12 lexime · 8 orë më parë
  3. 03
    Politikë Pas përfundimit të tubimit në rrugët e Tiranës, një grup protestuesish u zhvendos te Gjykata e Lartë 10 lexime · 10 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Dje thoshte furnizojmë vendet në konflikt, sot premton se do të prodhojmë armë”/ Këlliçi nxjerr zbuluar ministrin Nufi: Ermal Raketa flet për trafik apo punët e pista të Ramës dhe Yeffet? 7 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Jemi shumë pranë fitores”/ Sot protesta e 108-të kundër Ramës, qytetarët rikthehen në shesh: Kryeministër jep dorëheqjen! 7 lexime · 8 orë më parë
  6. 06
    Politikë “S’është barrë e madhe! Aq para GJKKO i sekuestron nga krimi çdo vit!”, Rama “shpërthen” ndaj Engert Pëllumbit: Jo, kurrë nuk mund të flasë një gjykatës kështu! 7 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Rama u tmerrua në sarajet e Surrelit” – Berisha mban konferencën e parë pas udhëtimit në SHBA: Shkova të kërkoj ndihmën e administratës amerikane për rrëzimin e diktaturës së krimit e drogës 6 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by