Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Dyshohet se vrau me thikë nënën e saj/ Në pranga 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja që plotësoi aktin si ‘vdekje natyrale’
Aktualitet

Dyshohet se vrau me thikë nënën e saj/ Në pranga 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja që plotësoi aktin si ‘vdekje natyrale’

• 6 Qershor, 2026 • 4 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një ngjarje e rëndë kriminale, e fshehur për më shumë se një muaj, është zbardhur nga Policia e Lezhës në fshatin Fushë-Mamurras të Kurbinit.

Në kuadër të operacionit të koduar “Enigma”, uniformat blu kane ndaluar 57-vjeçaren Violeta Shpani, e dyshuar për vrasjen e nënës së saj, 85-vjeçares Dave Shpani. Sipas hetimeve, e moshuara kishte ndërruar jetë më 30 prill të këtij viti dhe rasti ishte paraqitur si vdekje natyrale, pa u raportuar në Policinë e Shtetit.

Por informacionet e siguruara në rrugë operative ngritën dyshime për një ngjarje kriminale, duke bërë që të ngrihej një grup i posaçëm hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 85-vjeçarja ka humbur jetën si pasojë e goditjeve me mjet prerës, ndërsa autore e dyshuar është vajza e saj, me të cilën jetonte në të njëjtën banesë. Sipas Policisë, 57-vjeçarja vuante edhe nga probleme të shëndetit mendor.

Gjatë hetimeve është sekuestruar thika e dyshuar e përdorur në krim, si dhe prova të tjera materiale që lidhen me ngjarjen. Ndërkohë, procedim penal në gjendje të lirë është nisur edhe ndaj mjekes Anila Lleshi, e cila dyshohet se ka plotësuar aktin e vdekjes duke e cilësuar atë si natyrale dhe pa e referuar rastin pranë organeve ligjzbatuese.

Read more:Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë nga Dubai 6 personat e përfshirë në grupe kriminale

Policia dhe Prokuroria vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë familjare

Kurbin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Enigma”.

Zbardhet një ngjarje kriminale, vrasje në familje, e ndodhur në fshatin Fushë Mamurras, Kurbin.

Read more:Vrasja e Martin Canit nga bashkëmoshatari, shtyhet marrja e vendimit për Mario Përlleshajn, pritet ekspertimi psikologjik për autorin dhe Luis Meçen

Dyshohet se ka vrarë nënën e saj me mjet prerës (thikë), vihet në pranga 57-vjeçarja.

Procedohet penalisht edhe një shtetase (mjeke), e cila ka plotësuar aktin si vdekje natyrale dhe nuk ka raportuar në Polici rastin.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë siguroi të dhëna në rrugë operative se në fshatin Fushë Mamurras kishte ndërruar jetë një 85-vjeçare më datë 30.04.2026, duke u pretenduar vdekje natyrale dhe pa u raportuar në Polici.

Nga të dhënat e siguruara nga Policia lindën dyshime të arsyeshme për një ngjarje kriminale.

Read more:SPAK sekuestron vilën e dyshuar në pronësi të Belinda Ballukut, ish-zv.kryeministres i shtohen akuza të reja

Bazuar në informacionet e siguruara, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë ngriti menjëherë një grup të posaçëm hetimor, i cili në bashkëpunim me Prokurorinë nisi menjëherë veprimet verifikuese dhe hetimore në lidhje me rastin.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe procedurale ka rezultuar se shtetasja D. Sh., 85 vjeçe, ka humbur jetën si pasojë e goditjeve me mjet prerës (thikë), ndërsa si autore e dyshuar e ngjarjes rezulton vajza e saj, shtetasja V. Sh., e cila jetonte në të njëjtën banesë me viktimën dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Në vijim të veprimeve, u bë ndalimi i shtetases V. Sh., 57 vjeçe, banuese në Fushë-Mamurras, e dyshuar si autore e veprës penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Read more:Minatorët e AlbChrome në Bulqizë bojkotojnë punën, kundërshtojnë heqjen e pagës së 13-të

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës (thikë), si dhe prova të tjera që lidhen me ngjarjen.

Gjithashtu, janë referuar materialet procedurale në gjendje të lirë për shtetasen A. Ll., mjeke, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, e cila ka plotësuar aktin e vdekjes, duke e cilësuar si vdekje natyrale dhe duke mos e raportuar në Polici vdekjen e 85-vjeçares.

Në bashkëpunim me Prokurorin vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe, nëse ka persona të tjerë të përfshirë, për identifikimin dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Familje #jetë #Lezhe #Policia #Prokuroria #Vdekje #Viti #Vrasje

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Protesta po masivizohet, vetëorganizim nga Diaspora”/ Aktivisti Andi Tepelena: Rama aleancë me krimin, por i ka hyrë frika në palcë nga revolta. Koha që edhe Berisha të tërhiqet
  • PERSONAZH/ 900 kilometra për 2 javë nga Shkodra drejt Athinës, aventura me biçikletë druri e avokatit Arsid Muriqi (VIDEO)
  • ‘I Love Durrës’, Sako prezanton instalacionin e ri në shëtitoren Taulantia: Një pikë takimi për qytetarët dhe turistët (VIDEO)
  • “Mbreti ka dalë lakuriq”/ Hasimja: Protesta kërkon daljen e Ramës para drejtësisë, 800 mijë vota s’janë më aty! Pakënaqësi brenda PS, po i rrjedhin deputetë
  • “Thirrjet ‘Rama më burg, Berisha në burg’”/ Ermal Hasimja: PD e ka marrë mesazhin e protestës! Kërkesa e qytetarëve largimi i kreut të PD
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Frikë e madhe te politika nga qytetarët, deputetë të PS gati për dorëheqje”/ Çepa zbulon prapaskenat nga protesta 65-ditore: PS po çahet nga brenda, revolta popullore po trondit Ramën 27 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë VIDEOLAJM/ Fishekzjarre në qiellin e Tiranës gjatë marshimit kundër Ramës, protestuesit njëzëri: Jepe dorëheqjen 25 lexime · 21 orë më parë
  3. 03
    Politikë Rama nis pushimet, kryeministri ndodhet në Dhërmi (VIDEO) 22 lexime · 6 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Në një shtet normal, Rama do të kishte dhënë dorëheqjen dhe PS do e largonte”, Lubonja: Jemi në një regjim kriminal, pakënaqësitë do të ushqejnë protestën! 22 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë VIDEO/ Pas aludimeve për shtatzëninë e Ballukut, Shehaj ironizon Ramën dhe Ballën: Nuk mbeteni dot shtatzënë 12 lexime · 4 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Paratë e shqiptarëve u shndërruan në jahte e avionë” – Berisha për arrestimin e Ermal Beqirajt në Francë: Hetimi të zbulojë nëse kështjella është e tij apo e Edi dhe Olsi Ramës 11 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Rama shkëputet nga rutina dhe nis pushimet, kryeministri ndodhet në Dhërmi. Filmohet duke lundruar me skaf (VIDEO) 10 lexime · 5 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by