Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Propozime të reja në Kuvend, PD: Gati paketa me ligjet për integrimin europian dhe 4 kërkesat e protestuesve
Aktualitet

Propozime të reja në Kuvend, PD: Gati paketa me ligjet për integrimin europian dhe 4 kërkesat e protestuesve

• 7 Qershor, 2026 • 4 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka prezantuar një paketë të re nismash ligjore, të cilat sipas opozitës synojnë përmbushjen e disa prej kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian në procesin e integrimit të Shqipërisë.

Read more:Limaj: Nëse s’bashkohemi me PDK-në, Nisma nuk merr pjesë në zgjedhje

Në qendër të kësaj pakete, sipas PD-së, është kërkesa për shfuqizimin e një sërë ligjesh dhe ndryshimesh ligjore që lidhen me investimet strategjike, zonat e mbrojtura, paketën e maleve dhe trashëgiminë kulturore, të cilat opozita i konsideron problematike për konkurrencën, pronën dhe interesin publik.

Read more:Shqipëria një hap më pranë BE, ekspertët e integrimit: Procesi ka kosto, brenda 2027-ës duhen vendosur standardet evropiane

DEKLARATË E KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI

Read more:Raporti i Ombudsmanit: Gjykatat prijnë në shkeljen e të drejtave

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka gati paketën e parë të nismave për plotësimin e disa prej kushteve që Bashkimi Europian i ka vendosur Shqipërisë në procesin e anëtarësimit. Paketa jonë e parë për zbatimin e këtyre kushteve fillon me ligjin që simbolizon më shumë se çdo ligj tjetër modelin e favorizimeve, mungesën e konkurrencës dhe zhdukjen e interesit publik: shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike. Ky nuk është një shqetësim i ri as për Bashkimin Europian dhe as për Partinë Demokratike. Prej vitesh kemi kërkuar shfuqizimin e këtij ligji, sepse Edi Rama e ka përdorur atë për të shtrembëruar konkurrencën, për të cenuar të drejtën e pronës, për të penguar garën e ndershme dhe për të krijuar favore të padrejta për një grup të kufizuar përfituesish, pjesë e klientelës së tij politike dhe ekonomike. Pikërisht për këtë arsye, ligji për investimet strategjike është kthyer në simbol të modelit ekonomik të Edi Ramës, një model i bazuar te favorizimi, korrupsioni dhe përdorimi i pushtetit në funksion të interesave private. Sot vërej me kënaqësi se shfuqizimi i këtij ligji nuk është më vetëm një shqetësim i opozitës. Ai është kthyer edhe në një nga kërkesat kryesore të qytetarëve që po protestojnë. Kjo nuk është rastësi. Me qytetarët na bashkon i njëjti shqetësim për një model qeverisjeje që cenon pronën, dëmton zonat e mbrojtura, rrezikon trashëgiminë kulturore dhe vendos interesat e një grushti njerëzish mbi interesin publik. Për këtë arsye, ne kemi vendosur të mos kufizohemi vetëm te nismat që lidhen me kushtet e Bashkimit Europian për anëtarësimin. Fillojmë me shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike. Por nuk ndalemi këtu. Edi Rama ndryshoi ligjin për zonat e mbrojtura dy vite më parë. Partia Demokratike votoi kundër, sepse e dinim se qëllimi nuk ishte mbrojtja e natyrës, por hapja e rrugës për betonizimin e saj. Për këtë arsye, kemi kërkuar edhe shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura. Po ashtu, do të kërkojmë shfuqizimin e Paketës së Maleve dhe të ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore. Të gjitha këto janë sot kërkesa të qytetarëve. Dhe të gjitha këto do të marrin formë konkrete në Parlament. Ne do të bëjmë gjithçka për të çuar përpara interesin publik. Ky është edhe një rast që Edi Rama të bëjë një hap përpara. Të mos pengojë mazhorancën të mbështesë këto nisma dhe, mbi të gjitha, të gjejë guximin të firmosë kërkesën e vetme që nuk mund ta depozitojmë ne në Parlament: Dorëheqjen e tij.

Read more:LIVE TV- Projektligji për taksat kombëtare dhe akcizën e naftës, Malaj: Akti normativ i domosdoshëm, synon të mbrojë konsumatorin!

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Bashkimi Europian #Edi Rama #gazment bardhi #kuvend #Mbrojtja #Nisma #opozita #Partia Demokratike

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Procesi i Anëtarësimit dhe Roli Përcaktues i IBAR – Blog
  • IBAR kalon. Tani nis zbori… – Blog
  • Si po orvatet Edi Rama të poshtërojë të rinjtë? – Blog
  • ‘Zvërneci’/ Protestë para Kryeministrisë, propozohet Kuvend Kombëtar përtej çdo partie! Sali Lushaj dhe i biri Stresi në mes të turmës, nervozohen nga thirrjet ‘Berisha n’burg’! Qytetarët: Ikni (VIDEO)
  • Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Pagat rriten, puna ngadalësohet/ Të ardhurat rriten, por të rinjtë hasin më shumë vështirësi për punësim, 16.9% të papunë 4 lexime · 19 orë më parë
  2. 02
    Botë Fillon zyrtarisht ‘El Nino’, shkencëtarët ngrenë alarmin për temperaturat e larta: Këtë vit mund të jetë një nga episodet me të forta 4 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Botë Valë migrantësh drejt Kretës, qindra emigrantë mbërrijnë nga Libia, Greqia forcon masat e kontrollit në det 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Botë Shirat ekstremë në Indonezi vrasin 58 orangutanë Tapanuli, studiuesit paralajmërojnë rrezik të lartë zhdukjeje 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Botë Ukraina sulmon rajonin e Bryanskut në Rusi/ Një i vdekur dhe një i plagosur, rrëzohen dronët që po i afroheshin Moskës 3 lexime · 2 orë më parë
  6. 06
    Botë SHBA-ja dhe Irani drejt rrugës së paqes, mediat zbulojnë: Ja ku do të firmoset marrëveshja e armëpushimit mes dy vendeve 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Botë Video/ Avioni i Forcave Ajrore Indiane rrëzohet gjatë tentativës për t’u ulur, vdesin pesë anëtarët e bordit, mbijeton vetëm ndihmës-piloti 1 lexime · 56 minuta më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 ditë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 ditë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by