Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Tiranë/ Vritet 28-vjeçari Ardian Baloshi në Paskuqan, fqinji arratiset i armatosur! Policia: Është i rrezikshëm, shpërblim 10 mijë € (EMRAT)
Kronikë

Tiranë/ Vritet 28-vjeçari Ardian Baloshi në Paskuqan, fqinji arratiset i armatosur! Policia: Është i rrezikshëm, shpërblim 10 mijë € (EMRAT)

Viral Alert News • 9 Qershor, 2026 • 6 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

TIRANË-Një dëshmitar okular, i cili i shpëtoi mrekullisht plumbave, e mori menjëherë një të ri që mbeti në rrugë me plagë të rënda, për ta transportuar me makinë private drejt spitalit të Traumës. Kur bluzat e bardha e pritën në urgjencë rreth orës 11:25, i riu ishte pa shenja jete. Ardian Baloshi, 28 vjeç, ishte viktimë e një sherri, që deri më tani policia e Tiranës e cilëson për motive të dobëta, me një tjetër banor të zonës ku ai jetonte.

Të dy fqinjë në zonën pranë rrugës “Dervish Luzha” ku ndodhi ngjarja në Paskuqan, ishin konfliktuar, derisa njëri prej tyre, tashmë i identifikuar nga policia, Sadik Llani, nxori armën dhe e qëlloi për vdekje. Personi që e shoqëronte të riun, ishte mik i tij. Autori qëlloi po ashtu edhe në drejtim të tij, por për fat të mirë nuk e prekën plumbat. Në vendngjarje u gjetën 10 gëzhoja, por vetëm 1 plumb e ka kapur Baloshin në kokë.

Autori 39-vjeçar u largua dhe policia ka angazhuar forca të shumta në akset kryesore rrugore për lokalizimin dhe kapjen e tij. Mendohet se i dyshuari, Sadik Llanaj, të jetë në arrati me armën me të cilën kreu krimin, pasi pistoleta ende nuk është gjetur nga policia, që të jetë hedhur në ndonjë ambient.

“Duke parasysh rrezikshmërinë e autorit të dyshuar, është gjykuar që në operacion të marrin pjesë dhe forcat RENEA”, – tha Oliger Torba, drejtor i policisë së Tiranës.

Read more:Foto/ Gjendet i mbytur një person në lumin Mat, dyshohet të jetë ish-oficer i Gardës

Për çdo informacion blutë kanë vënë në dispozicion një shpërblim prej 10 mijë eurosh, duke ruajtur anonimatin. Policia e konsideron të arratisurin, person me rrezikshmëri të lartë dhe kërkon kujdes të shtuar nga qytetarët

Llani është person me precedent të mëparshëm penal. Në vitin 2015, kur ishte 28 vjeç, u arrestua me 3 të afërm të tij, ndërsa u sekuestrua edhe një sasi heroine e ndarë në disa doza gati për t’u shitur. Po ashtu ai rezulton i dënuar edhe për vjedhje. Ndërsa Ardian Baloshi, rezulton i skeduar për vepra të lehta penale.

Deri tani motivi mbetet i pasqaruar plotësisht, por sipas burimeve, mes tyre ka pasur një konflikt të hershëm një vit më parë, dyshohet për çështje droge.

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Read more:Vrasje me armë zjarri në Paskuqan/ Një person humb jetën në Spitalin e Traumës, përplasja nisi pranë një kalçetoje

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 15:05

Vrasja në Kamëz, policia: 10 mijë euro shpërblim kush jep informacion për autorin

Foto: Sadik Llanaj

Policia e Tiranës ka ofruar 10 mijë euro për informacione që mund të çojnë në lokalizimin dhe kapjen e autorit që vrau 27-vjeçarin në Kamëz.

Përmes një njoftimi për mediat blutë apelojnë që qytetarët e Kamzës dhe zonave përreth të tregojnë kujdes të shtuar, pasi autori i dyshuar, dyshohet se është i armatosur dhe konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Njoftimi i policisë:

Apel për kujdes dhe bashkëpunim për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së 27-vjeçarit në Kamëz.

Nisur nga rrezikshmëria e lartë e autorit të dyshuar për vrasjen e shtetasit A. B., 27 vjeç, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon ndaj qytetarëve të Kamzës dhe zonave përreth që të tregojnë kujdes të shtuar, pasi autori i dyshuar, shtetasi Sadik Llani, dyshohet se është i armatosur dhe konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Read more:“Jam… më jep 60 mijë euro”, mashtroi qytetarin duke iu prezantuar si një biznesmen dhe i mori paratë, arrestohen dy të rinj në Tiranë, në kërkim shoku i tyre

Për lokalizimin dhe kapjen e tij janë angazhuar Forca Kombëtare e Sigurisë “RENEA”, strukturat operacionale të Policisë së Shtetit dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, të cilat po vijojnë kontrollet intensive në terren.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që, nëse konstatojnë këtë shtetas ose disponojnë informacion mbi vendndodhjen e tij, të mos ndërhyjnë në asnjë mënyrë, por të njoftojnë menjëherë Policinë në numrin 069 41 05 735 ose në numrin pa pagesë 112.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vë në dispozicion një shpërblim prej 10 000 eurosh për informacionin e saktë që do të çojë në lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Read more:U kapën duke transportuar 5 kilogramë kokainë me një furgon/ Arrestohen tre të rinjtë shqiptarë në Itali, u sekuestrohen mbi 6 mijë euro cash

Policia e Tiranës garanton ruajtjen e plotë të konfidencialitetit për çdo informacion të dhënë nga qytetarët.

Ora 13:44

Vrau me armë të riun në Kamëz dhe u largua nga vend i ngjarjes, Report Tv siguron foton e autorit

1780919218_sadikllanaj.JPG

Foto: Sadik Llanaj

Report Tv ka siguruar foton e autorit që vrau me armë zjarri Ardian Baloshin, në zonën e Kamzës në Tiranë.

Pas ngjarjes Sadik Llanaj, u largua nga vendngjarja me automjet ndërsa raportohet se është i armatosur.

Ora 13:09

Vrasja në Kamëz/ Drejtori i Policisë së Tiranës: Viktima është dërguar në spital nga kalimtarë të rastit, autori është larguar me automjet, është i armatosur

Drejtori i Policisë së Tiranës Oliger Torba ka sqaruar rrethanat paraprake të ngjarjes së ndodhur mesditën e sotme në zonën e Kamzës pranë një kalçetoje. Torba u shpreh se viktima ka ndërruar jetë rrugës për në spital ku është dërguar nga kalimtarë të rastit.

Read more:Vrasja dhe plagosja e policit në Maliq nga 43-vjeçari me rrezikshmëri të lartë, TCH siguron pamjet nga vendngjarja

Autori është i armatosur dhe është larguar nga vendi i ngjarjes me automjet. Ngjarja ka ndodhur në rrugë pranë një kalçetoje.

“Në spital e Traumës ka shkuar pas shenjka jete Ardian Balloshi rreth 27 vjeç. Nga konstatimet dëmtimet i ka pasur me armë zjarri. Duke parasysh rrezikshmërinë e autorit, është gjykuar që në operacion të marrë pjesë dhe forcat RENEA. Ngjarja ka ndodhur në rrugë. Janë të dy banorë të zonës. Autori ka qenë me automjet. Nuk ka të plagosur të tjerë. Viktima është dërguar në spital me automjet privat nga qytetarë të rastit”, tha Torba.

K.B/SI.E./Shqiptarja.com

    TAG:

  • sadik llanaj
  • ardian baloshi
  • Tirane
  • plagosje me arme zjarri
  • paskuqan
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t’i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

    Lexo edhe
    Kronikë

    Shiste kokainë dhe kanabis në lokalin ku punonte si kamerier, pranga 18-vjeçarit dhe 2 të tjerëve në Elbasan

    Kronikë

    Rregullorja censuruese e GJKKO, kreu i avokatëve për Report Tv: Vijon bojkoti, do mblidhemi sërish, radikalizojmë qëndrimin tonë

    Tags: #ardian baloshi #Armë #droge #euro #Foto #jetë #paskuqan #plagosje me arme zjarri #sadik llanaj #Tirane
    Viral Alert News
    Viral Alert News

    Gazetar i VA News.

    Nga e njëjta kategori
    • Shiste kokainë dhe kanabis në lokalin ku punonte si kamerier, pranga 18-vjeçarit dhe 2 të tjerëve në Elbasan
    • Rregullorja censuruese e GJKKO, kreu i avokatëve për Report Tv: Vijon bojkoti, do mblidhemi sërish, radikalizojmë qëndrimin tonë
    • 41 kg kokainë nga Brazili në Durrës, belgët zbardhin itinerarin e kontejnerit me mish pule! Lidhen me grupin e Gjinararit! Mister ndërmjetësi kryesor
    • U kap duke transportuar 6 emigrantë sudanez drejt Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Devoll
    • Gjykata e Lartë la në qeli Veliajn/ Duraj: Sot ai duhet të ishte ulur në tryezën e kryebashkiakut! Karanxha: Në Shqipëri është bërë modë mosrespektimi i vendimeve të Kushtetueses
    Nga të njëjtat tag-e
    • Shiste kokainë dhe kanabis në lokalin ku punonte si kamerier, pranga 18-vjeçarit dhe 2 të tjerëve në Elbasan
    • Zhbllokohen procedurat/ Bashkia e Tiranës merr në dorëzim apartamente për strehimin social, zbatohet kontributi 3% i ndërtuesve
    • Përplasja për pagat/ Gjykata e Lartë del kundër projektligjit të PS: Konsultimi institucional u shpërfill! Të anulohet votimi i 17 shtatorit
    • “Kam patur simpati për protestën, por…”/ Ish-deputeti socialist: Duhen ndryshime kushtetuese. Rama ende në pushtet? Meritë dhe e Berishës
    • “Kam patur simpati për protestën, por…”/ Ish-deputeti socialist: Vendi ka nevojë për ndryshime kushtetuese. Rama ende në pushtet? Meritë dhe e Berishës
    Më të lexuarat — 48h
    1. 01
      Kronikë ‘Shpresoj të mos kthehesh më në Shqipëri’, kushëriri i Çim Pekës sulmon verbalisht Ramën në shkallët e avionit në Napoli, shoqërohet nga policia italiane (VIDEO) 20 lexime · 1 ditë më parë
    2. 02
      Politikë Pas përfundimit të tubimit në rrugët e Tiranës, një grup protestuesish u zhvendos te Gjykata e Lartë 10 lexime · 2 ditë më parë
    3. 03
      Politikë “Jemi shumë pranë fitores”/ Sot protesta e 108-të kundër Ramës, qytetarët rikthehen në shesh: Kryeministër jep dorëheqjen! 10 lexime · 1 ditë më parë
    4. 04
      Politikë “Hapat e Ramës, të gabuar!”, Petro Koçi s’i fsheh kritikat: Kur drejtësia të kërkon t’i heqësh imunitetin dikujt, duhet ta bësh! 9 lexime · 3 orë më parë
    5. 05
      Politikë “KAYO skemë mafioze, “News 24” u nxor me dhunë nga godina”/ Tedi Blushi: Përgjimet e Ron Yeffet treguan se shteti i kapur nga krimi! Rama me modelin Roni dhe Gysi… 8 lexime · 23 orë më parë
    6. 06
      Kronikë Aksident i rëndë në aksin Maqellarë-Peshkopi, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Tiranës 8 lexime · 23 orë më parë
    7. 07
      Politikë Konflikti për pagat e magjistratëve, BIRN: Një kapitull i ri i përplasjeve të Ramës me drejtësinë! Qëllim shpërqendrimi nga protestat 8 lexime · 1 ditë më parë
    Artikuj të Ngjashëm
    Kronikë

    Shiste kokainë dhe kanabis në lokalin ku punonte si kamerier, pranga 18-vjeçarit dhe 2 të tjerëve në Elbasan

    Tre persona janë arrestuar në Elbasan pasi dyshohet se përgatisnin dhe shisnin doza kokaine dhe kanabis. Sipas policisë,…

    • 42 minuta më parë • 2 min lexim
    Kronikë

    Rregullorja censuruese e GJKKO, kreu i avokatëve për Report Tv: Vijon bojkoti, do mblidhemi sërish, radikalizojmë qëndrimin tonë

    Prej fillimit të muajit, avokatët kanë vendosur unanimisht bojkot të seancave në Gjykatën e Posaçme, në shenjë kundërshtie…

    • 2 orë më parë • 4 min lexim
    Kronikë

    41 kg kokainë nga Brazili në Durrës, belgët zbardhin itinerarin e kontejnerit me mish pule! Lidhen me grupin e Gjinararit! Mister ndërmjetësi kryesor

    Kur kanë kaluar 2 ditë nga zbulimi i një sasie prej 41 kg kokainë, të ndara në 37…

    • 5 orë më parë • 4 min lexim
    VA-NEWS VA-NEWS

    Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by