Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. “Të kthehen emigrantët”/ Greqia ashpërson ligjin për emigracionin, ‘plas’ debati në parlament
Botë

“Të kthehen emigrantët”/ Greqia ashpërson ligjin për emigracionin, ‘plas’ debati në parlament

• 11 Qershor, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një debat i ashpër politik është zhvilluar dje në parlamentin grek pasi qeveria e kryeministrit Mitsotakis po ashpërson ndjeshëm politikën e saj ndaj emigracionit të paligjshëm, duke miratuar një ligj të ri që përshpejton kthimin e emigrantëve .

Ligji i ri parashikon përshpejtimin e procedurave të dëbimit për azilkërkuesit, kërkesat e të cilëve janë refuzuar, zgjatjen e periudhës së ndalimit administrativ dhe kufizimin e mundësive për legalizimin e qëndrimit të personave pa dokumente.

Në të njëjtën kohë, siç theksojnë edhe mediat greke qeveria Mitsotakis synon të krijojë qendra riatdhesimi jashtë BE, në bashkëpunim me vende të treta, ku do të transferohen emigrantët në pritje të kthimit në vendet e origjinës.

Read more:Vrasja e 11-vjeçares Lyhana trondit Francën, protesta të shumta kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë

Kjo politikë – thekson Athina– është pjesë e strategjisë së re të Bashkimit Evropian për forcimin e sistemit të kthimeve. Sipas ministrit grek të Emigracionit, Thanos Plevris, Athina bashkëpunon me Holandën, Danimarkën, Gjermaninë dhe Austrinë për ngritjen e qendrave të përbashkëta të kthimit dhe tranzitit, të cilat synohet të jenë funksionale në vitin 2027.

Qeveria greke ka nisur gjithashtu kontakte me dy vende afrikane për këtë projekt, pa zbuluar identitetin e tyre.

Read more:“Përse të mos përfitojë ai që është dënuar nga GJKKO për moskallëzim krimi?”/ Amnistia penale, ministri Gogu i përgjigjet deputetit të PD: Ky ligj dallon krimin që e shqetëson shoqërinë

Debati në Parlament mori një dimension të ri pas ndërhyrjes së ish-ministrit të Emigracionit, Makis Voridhis, një nga figurat më të njohura të krahut konservator të Demokracisë së Re, i cili ka qenë hartuesi i pjesës më të madhe të këtij ligji.

Gjatë diskutimit, Voridhis shtroi pyetjen retorike: “A do ta fundosim barkën apo nuk do ta fundosim?” -duke sqaruar më pas se nuk po propozonte një veprim të tillë, por se donte të tregonte se ekziston një kufi që nuk mund të kalohet dhe se shteti duhet të veprojë gjithmonë brenda kuadrit të ligjit ndërkombëtar.

Read more:SHBA i përgjigjet Iranit pas rrëzimit të helikopterit, nis sulme të reja afër Ngushticës së Hormuzit. Trump: Reagimi ynë do jetë i fuqishëm

Deklarata e tij shkaktoi reagime të forta nga partitë opozitare.

Sipas analistëve , ashpërsimi i qëndrimit të qeverisë lidhet edhe me presionin që ajo po ndien nga partitë ultra të djathta , të cilat kërkojnë masa edhe më të forta për kontrollin e kufijve dhe emigracionit disa muaj para zgjedhjeve parlamentare në vend.

Lexo edhe
Botë

SHBA godet Iranin për të dytën ditë radhazi, Trump: Do t’i shkatërrojmë nëse nuk pajtohen me ne nesër

Botë

22 shtete publikojnë mesazhin e përbashkët për Teheranit: Ndaloni sulmet ndaj njerëzve në territoret tona

Tags: #Athina #Emigrantët #Greqia #Mediat #Para #Projekt #qeveria

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • SHBA godet Iranin për të dytën ditë radhazi, Trump: Do t’i shkatërrojmë nëse nuk pajtohen me ne nesër
  • 22 shtete publikojnë mesazhin e përbashkët për Teheranit: Ndaloni sulmet ndaj njerëzve në territoret tona
  • Tensionet në Lindjen e Mesme, Presidenti iranian bën thirrje: Irani dhe SHBA-të duhet të shkojnë përtej termit “as luftë as paqe”
  • Ndahet nga jeta Patrizia Caselli, prezantuesja që la televizionin për të ndjekur pas ish-kryeministrin italian Bettino Craxi
  • “Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore”, Netanyahu mbron sulmet ndaj Teheranit dhe sulmon Erdoganin: Tiran antisemit
Nga të njëjtat tag-e
  • Bill Gates para Kongresit për çështjen Epstein, mohon akuzat dhe kërkon transparencë
  • Vonesat në negociata/ Trump paralajmëron sulme të tjera ndaj Iranit: Do t’i godasim shumë fort
  • Diplomati amerikan gjendet i vdekur në Mianmar, autoritetet dyshojnë për vrasje
  • Zjarri vdekjeprurës në rrokaqiejt në Hong Kong, disa drejtues kompanish përfundojnë para drejtësisë
  • Investimet me rregulla të reja, qeveria kërkon më shumë industri dhe më pak fokus te pasuritë e paluajtshme
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Nuk jemi kundër investimeve të huaja, por …”/ Berisha shfrytëzon protestën për kërkesën e tij të vjetër: Qeveri kujdestare për të përgatitur zgjedhjet 11 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë ‘Zvërneci’/ Protestë para Kryeministrisë, propozohet Kuvend Kombëtar përtej çdo partie! Sali Lushaj dhe i biri Stresi në mes të turmës, nervozohen nga thirrjet ‘Berisha n’burg’! Qytetarët: Ikni (VIDEO) 9 lexime · 3 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Policia i monitoroi me dron dhe rrethoi lokalin, goditet grupi kriminal në Vlorë! Arrestohet autori i plagosjes së 2 ditëve më parë (EMRAT+VIDEO) 8 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë – Ide 8 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Matura/ Mbi 26 mijë nxënës në testin e Gjuhës Shqipe e Letërsisë! Publikohet teza e provimit 6 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Drejtori i policisë Lezhë: Prioritet lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike! Gjatë majit janë asgjësuar 5548 fidanë dhe bimë kanabis 5 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Aktualitet Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar 5 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Botë

SHBA godet Iranin për të dytën ditë radhazi, Trump: Do t’i shkatërrojmë nëse nuk pajtohen me ne nesër

Shtetet e Bashkuara nisën një valë të re sulmesh ushtarake ndaj objektivave iraniane për të dytën ditë radhazi,…

• 31 minuta më parë • 4 min lexim
Botë

22 shtete publikojnë mesazhin e përbashkët për Teheranit: Ndaloni sulmet ndaj njerëzve në territoret tona

Njëzet e dy qeveri, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Australinë, Francën, Gjermaninë dhe vende të tjera evropiane, po kërkojnë…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Botë

Tensionet në Lindjen e Mesme, Presidenti iranian bën thirrje: Irani dhe SHBA-të duhet të shkojnë përtej termit “as luftë as paqe”

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se Teherani dhe Uashingtoni duhet të dalin nga gjendja e “as…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by