Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. Vrasja e 11-vjeçares Lyhana trondit Francën, protesta të shumta kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë
Botë

Vrasja e 11-vjeçares Lyhana trondit Francën, protesta të shumta kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë

• 9 Qershor, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Franca është tronditur nga vrasja e 11-vjeçares Lyhanna, trupi i së cilës u gjet javën e kaluar në një fermë rreth 10 kilometra larg qytetit Fleurance, në jugperëndim të vendit. Vajza ishte zhdukur gjashtë ditë më parë pasi kishte dalë nga shkolla dhe kërkimet intensive për të përfunduan në mënyrë tragjike.

Për ngjarjen është arrestuar 41-vjeçari Jérome Barella, babai i një shoqeje të viktimës. Ai dyshohet se e mori vajzën me automjetin e tij ditën e zhdukjes. Megjithëse mohon çdo përfshirje në vrasje, hetimet kanë zbuluar se Barella ishte denoncuar më herët për abuzim seksual ndaj një vajze 10-vjeçare dhe ishte përmendur edhe në raste të tjera të ngjashme.

Ngjarja ka shkaktuar zemërim të madh në Francë, pasi rezulton se, pavarësisht denoncimeve dhe provave mjekësore që konfirmonin abuzimin ndaj një të miture, i dyshuari nuk ishte marrë asnjëherë në pyetje nga policia gjatë nëntë muajve të fundit.

Read more:NATO po shqyrton dërgimin e anijeve ushtarake në Hormuz, do të kujdesen që kalimi në ngushticë të jetë i sigurt

Mbi 60 mijë persona dolën në protesta në mbarë vendin, duke akuzuar autoritetet për neglizhencë dhe duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë, Gérald Darmanin. Shumë protestues besojnë se nëse institucionet do të kishin vepruar me kohë ndaj denoncimeve, vrasja e Lyhanna-s mund të ishte parandaluar.

Ministri Darmanin ka pranuar se rasti ka zbuluar “dështime tronditëse dhe të papranueshme” në funksionimin e institucioneve shtetërore, por ka refuzuar të largohet nga detyra. Ai theksoi se problemi nuk lidhet me mungesën e ligjeve apo fondeve, por me faktin që akuzat për abuzim seksual ndaj të miturve nuk janë trajtuar me prioritetin e duhur.

Read more:Vrasja e 27-vjeçarit në Tiranë/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin dhe është arratisur! Kontrolle dhe në Krujë

Ndërkohë, qeveria franceze ka paralajmëruar masa më të ashpra kundër abuzuesve seksualë, përfshirë mundësinë e dënimit me burgim të përjetshëm për përdhunuesit serialë të fëmijëve.

Rasti i Lyhanna-s ka tronditur thellë opinionin publik dhe ka hapur një debat kombëtar mbi dështimet e sistemit të drejtësisë në mbrojtjen e fëmijëve nga abuzuesit e njohur për autoritetet.

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #abuzim seksual #Babai #Franca #Policia #Protesta #qeveria #Shkolla #Vrasja

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • Sot seanca e fundit plenare, qytetarët rrethojnë Kuvendin: Nuk na përfaqësoni! Parlament i krimit
  • Qëlloi veten pasi liroi 24-vjeçaren, Report Tv siguron videon kur policia rrethon makinën e Nertil Buzit (VIDEO)
  • “Kërkojmë dorëheqjen e Blendi Gonxhes për skandalin e Kanye West”/ Arben Kola: Shqiptarët të demoralizuar, punësohen në turizëm masivisht të huaj. Parqet kombëtare po shkatërrohen
  • “Aeroporti i Kukësit është mbushur me panele diellore”/ Aktivisti Edison Lika: “Flatrat e Veriut” premtimi që mori fund shumë shpejt
  • VIDEO- “Nesër më shumë”/ 57 ditë revoltë! Mbyllet protesta, shqiptarët kundër kryeministrit: Edi Rama jepe dorëheqjen, ju erdhi fundi
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Ish-ministrja Meksi i përgjigjet Ramës: Besa nuk fitohet me slogane, por me qeverisje që jep llogari 21 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Qëlloi me armë për të kanosur 6 persona, arrestohet 38-vjeçari në Dibër! 9 të tjerë nën hetim 18 lexime · 19 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Ata që e shohin tokën veç si truall për kulla shumëkatshe…”/ Marjana Koçeku ironizon Ramën: Nuk ia ka idenë çka asht besa 12 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë LIVE- “Arrestoni Ramën”, jehon thirrja në shesh/ Protestuesi: Çfarë dreq qeverie është kjo kur nuk zbaton të drejtat themelore të njeriut, të largohet 11 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Po riparonte një defekt, humb jetën elektriçisti 60-vjeçar në Pogradec (EMRI+VIDEO) 11 lexime · 19 orë më parë
  6. 06
    Politikë LIVE- “Rama ka gënjyer, në Theth vetëm propagandë”/ I riu në protestë: Shqipëria e korruptuar dhe me banda, kjo qeveri të largohet 10 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “I ka kryebashkiakë e ministra në SPAK”/ Qytetarja nga Durrësi: Më prishën shtëpitë se do Rama e Belinda Balluku, kam një vit që protestoj. Është hajdut, ky palloshi i gjatë… 9 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 1 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by