Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Procesi i Anëtarësimit dhe Roli Përcaktues i IBAR – Blog
Editoriale

Procesi i Anëtarësimit dhe Roli Përcaktues i IBAR – Blog

Viral Alert News • 11 Qershor, 2026 • 6 min lexim • 👁 9
◉ WhatsApp 𝕏 X
VA News
News
Procesi i Anëtarësimit dhe Roli Përcaktues i IBAR

Shqipëria shfaqi një ritëm të paprecedentë në hapjen e kapitujve të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Brenda 13 muajve, vendi arriti të hapë 33 kapituj te negociatave, të ndarë në 6 grupe, më shpejt se çdo vend kandidat në kohët e fundit. Edhe pse Brukseli e vlereson kete ambice te qeverise Shqiptare, vazhdon te na kujtoj se hapja e kapitujve dhe mbyllja e tyre janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme.

Çfarë është IBAR

Kur një vend kërkon të bëhet anëtar i BE-së, ai duhet të demonstrojë se ligjet, institucionet dhe mënyra e qeverisjes së tij janë në përputhje me standardet europiane. Ky proces organizohet nëpërmjet kapitujve ku secili mbulon një fushë specifike politikash, si bujqësia, transporti, mjedisi, drejtësia apo konkurrenca. Për çdo kapitull, vendi kandidat duhet të miratojë legjislacionin e duhur dhe të provojë se e zbaton atë në praktikë. Vetëm atëherë mund ta “mbyllë” kapitullin, domethënë ta konsiderojë të përfunduar.

Read more:Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë dhe vendeve të rajonit, kancelari gjerman letër BE-së: Zgjidhje inovative dhe status vëzhguesi për kandidatët

IBAR-i është një raport zyrtar i Komisionit Europian që vlerëson nëse një vend kandidat ka bërë progres të mjaftueshëm në dy kapitujt më të rëndësishëm të procesit të anëtarësimit: Kapitulli 23, që mbulon gjyqësorin dhe të drejtat themelore, gjithashtu Kapitulli 24, që mbulon drejtësinë dhe sigurinë. Këta dy kapituj njihen si “Themelet” dhe sipas metodologjisë aktuale të BE-së, pa një vleresim pozitiv në këto dy kapituj, asnjë kapitull tjetër nuk mund të mbyllet.

Bashkimi Europian nuk mund të pranojë një anëtar të ri nëse shteti i së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit nuk funksionojnë. Sado ne rregull mund te jene kapitujt e tjere ne leter, pa themele të shëndosha institucionale, gjithcka mbetet e brishtë.

Read more:U nominua nga Trump si kandidat për postin e Ambasadorit amerikan në Shqipëri, Eric Wendt raporton sot para Senatit

Si u krijua ky mekanizëm

Për të kuptuar IBAR-in, duhet të evidentojme si dështoi modeli i mëparshëm. Për dekada, modeli i vjetër i zgjerimit lejonte vendet kandidate të mbyllnin zyrtarisht kapitujt mbi bazën e ligjeve të miratuara pa bere nje vlersim te zbatimit praktik te tyre. Bullgaria dhe Rumania, të cilat ju bashkuan BE-se ne vitin 2007, u bënë shembull i këtij problemi, kur BE-ja dha miratimin per antaresimin e tyre duke u mjaftuar vetem me perafrimin e legjislacionit, pa adresuar problemet me korrupsion dhe shtetit të së drejtës, te cilat vazhduan edhe pas anëtarësimit. Vendet anëtare dolen në një përfundim të qartë: anëtarësimi nuk e zgjidh problemin nëse themelet nuk janë ndërtuar siç duhet. Bazuar në përvojën e fituar nepermjet problematikave te hasura me keto dy shtete, metodologjia e mbylljes së kapitujve ndryshoi, duke rezultuar në një politikë që kërkon përafrimin e legjislacionit dhe zbatimin e tij të zhvillohen paralelisht.

Në vitin 2019, Franca bllokoi hapjen e negociatave me Shqipërinë, duke kërkuar një reformim të procesit dhe garanci më të forta për zbatimin e reformave. Pergjigjia qe Komisioni Europian prezantoi në shkurt 2020 ishte një metodologji të re zgjerimi, e cila vendosi theks më të madh te shteti i së drejtës dhe te rezultatet konkrete në terren. Parimi I metodologjise se re bazohet ne faktin se progresi nuk vlersohen vetem mbi ligjiet miratuara por dhe nga standarti i zbatimit te tyre. Paralelisht u krijua dhe IBAR, si instrument I kesaj metedologjie.

Read more:Bujqësia në RMV, me shumë investime, pak prodhim vendor dhe rritje e importeve

Çfarë ka bërë Shqipëria

Raporti I Komisionit Europian vlerson dy arritje referuar kapitjuve 23 dhe 24, duke filluar nga reforma ne drejtesi, ku procesi I vettingut eshte nje rast unik në historinë e zgjerimit europian dhe ka dhënë rezultate konkrete. Gjithashtu si pjesë e reformës së re në drejtësi, një rëndësi e veçantë i kushtohet vlerësimit të SPAK-ut. Struktura e specializuar kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka ndërtuar një rekord të rezultatesh dhe vlerësimi që arriti te merte nga Komisioni, “Rezultate konkrete fillestare” është një notë që për standardet e raporteve të zgjerimit nuk jepet lehtë.

Çfarë identifikon BE si mangësi

Raporti i Komisionit për vitin 2025 është i drejtpërdrejtë: Shqipëria mbetet “mesatarisht e përgatitur” në fushat kyçe të Grupit 1, dhe raporti i emerton problemet pa lënë vend për interpretim.

Read more:Propozime të reja në Kuvend, PD: Gati paketa me ligjet për integrimin europian dhe 4 kërkesat e protestuesve

Korrupsioni cilësohet si “i përhapur gjerësisht në sektorë të cenueshëm, duke prekur si sferën publike ashtu edhe atë private”, ndërsa korniza institucionale për parandalimin e tij vazhdon të ketë “ndikim të kufizuar”. Liria e medias është zona ku Shqipëria merr vlerësimin më të ulët. “Progres i kufizuar” gjatë periudhës së raportimit, ku mungon pavarësia editoriale e cila cenohet nga mbivendosja e interesave biznesore dhe politike, pronësise të përqendruar dhe burime financimi të paqarta. Raporti shënon se rekomandimet e vitit të kaluar në këtë fushë “nuk janë zbatuar”, një konstatim jashtëzakonisht i ashpër për standardet e Komisionit. Gjithashtu reforma zgjedhore gjithëpërfshirëse, e rekomanduar vazhdimisht nga OSBE/ODIHR dhe Komisioni i Venecias, mbetet e pa implementuar plotesisht edhe pas zgjedhjeve parlamentare të majit 2025.

Çfarë ndodh tani?

Komisioni Evropian e ka cilësuar objektivin e vitit 2027 për përfundimin e negociatave si ambicioz, por “në rrugën e duhur” gjithmonë neqoftese arrin te ruaj te njejtin ritem reformash. Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, e ka thënë qartë në nëntor 2025: “Hapja e të gjitha grupeve është arritje e madhe, por mbyllja e tyre është çmimi i vërtetë.” Sa i përket IBAR-it, Komisioni nuk ka dhënë ende një datë zyrtare.

Read more:Kos: Shqipëria “basti im”, integrimi në BE brenda mandatit tim

Historia e zgjerimit të BE-së na tregon se ndërtimi i institucioneve dhe funksionimi i tyre i janë dy sfida krejtësisht të ndryshme. IBAR-i u krijua pikërisht për tu siguruar që këto dallime të zgjidhen para se procesi i anëtarësimit të hyjë në fazën e tij përfundimtare: nëse lufta kundër korrupsionit është sistematike dhe jo rast i izoluar, nëse media mund të funksionojë pa presion, nëse reformat kanë ndryshuar jo vetëm ligjet por edhe mënyrën si funksionon shteti në praktikë. Kjo nuk është pyetje burokratike. Është sfida kryesore e anëtarësimit.

Lexo edhe
Editoriale

Miti i liderit të pazëvendësueshëm – Ide

Editoriale

Dy strategjitë e politikanëve të ndjekur nga SPAK – Blog

Tags: #Bashkimi Europian #Bashkimin evropian #Bujqësia #Bullgaria #Franca #Kandidat #Kandidate #Komisioni Europian
Viral Alert News
Viral Alert News

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Miti i liderit të pazëvendësueshëm – Ide
  • Dy strategjitë e politikanëve të ndjekur nga SPAK – Blog
  • Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre – Ide
  • Shembulli serb për flamingot e studentët shqiptarë dhe fashizmi brenda nesh – Ide
  • Andi Bushati: Drama e njeriut që e ka kuptuar se se duan më as të vetët  – Ide
Nga të njëjtat tag-e
  • Votim në mesnatë/ Kuvendi miraton në parim projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Kalojnë edhe 5 projektligje që lidhen me paketën e re fiskale
  • Tirana pasurohet, qarqet mbeten pas/ Kryeqyteti prodhon gati gjysmën e ekonomisë, Kukësi i fundit për PBB-në për frymë
  • Raporti i vitit 2026, Komisioni Europian vlerëson progresin në ligjet e biznesit
  • Komisioni Europian kërkon forcimin e mëtejshëm të AAPSK, rritjen e ripërdorimit social të pasurive të konfiskuara
  • Një platformë politike për Revolucionin e Flamingove: Për një Shqipëri të Re të demokratizuar! – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Teknologji Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët: Ndihem budalla 6 lexime · 5 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO) 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Sociale Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO) 5 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve 4 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Aksion antidrogë në Gramsh, policia sekuestron 400 gramë kokainë! Disa persona në pranga 2 lexime · 6 orë më parë
  6. 06
    Editoriale Dy strategjitë e politikanëve të ndjekur nga SPAK – Blog 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Teknologji Arritje historike për SpaceX, Mechazilla kap për herë të parë anijen Starship gjatë kthimit nga hapësira 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Miti i liderit të pazëvendësueshëm – Ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm është një nga elementët më të qëndrueshëm të historisë dhe kulturës politike shqiptare.…

• 4 orë më parë • 8 min lexim
Editoriale

Dy strategjitë e politikanëve të ndjekur nga SPAK – Blog

Nga Arbër Zaimi Politikanët e ndjekur nga SPAK për korrupsion apo abuzime të tjera me pushtetin po ndjekin…

• 1 ditë më parë • 4 min lexim
Editoriale

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre – Ide

Edi Rama gjatë prezantimit të projekt buxhetit të ri shpalli një sërë masash propagandistike për një taksim më…

• 3 ditë më parë • 6 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin