
Nga viti 2008 deri në vitin 2024, në bujqësi janë investuar rreth 1,9 miliardë euro, thotë profesori Dragi Dimitrieski, edhe pse 70% e produkteve bujqësore që konsumojnë qytetarët importohen nga jashtë.
Nëse në vitet ’90 kapacitetet e tokës së punueshme ishin mbi 660.000 hektarë, sot ato janë për 150.000 hektarë më pak, përkatësisht vetëm 515.000 hektarë.
Read more (Maqedonia e Veriut):Maqedonia ka shënuar rënie për tre pozita në Indeksin e Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij
“Mesazhi im është se jo gjithmonë i kemi investuar fondet në mënyrë të përshtatshme. Ne kemi produktivitet të ulët. Në krahasim me BE-në, pothuajse kudo mbetemi të paktën për gjysmën e rendimenteve që janë atje, përveç në vreshtari dhe te mollët”, deklaroi Dragi Dimitrieski – profesor.
Maqedonia e Veriut ka bilanc negativ si në import ashtu edhe në eksport të ushqimit. Vitin 2024, vendi e ka përfunduar me rreth 470 milionë euro bilanc negativ në eksport dhe import të produkteve bujqësore-ushqimore.
Read more (Maqedonia):OBRM-PDUKM: Filipçe nuk është i besueshëm dhe legjitim të flasë për lirinë e medive
“Ne tashmë po e humbim konkurrueshmërinë edhe aty ku ishim konkurrues dhe gjithnjë e më shumë po importojmë produkte bujqësore nga jashtë. Produktet bazë bujqësore nuk i përmbushim me prodhim vendor, duke filluar nga gruri; vaji pothuajse nuk kemi prodhim tonin; mishi, qumështi. E gjithë kjo vjen nga importi. Për fat të keq po rritet importi edhe i produkteve të perimeve, ku për një kohë ishim të njohur në rajon dhe më gjerë”, tha Dragi Dimitrieski – profesor.
Ekspertët thonë se ka disa arsye për këtë: interes i ulët për t’u marrë me bujqësi, si numër i vogël i të rinjve në zonat rurale.
“Fokusi ynë duhet të jetë i orientuar drejt prodhuesve të vegjël bujqësorë dhe fermave të vogla bujqësore, që dominojnë në vendin tonë dhe që janë thelbi i sektorit bujqësor. Por problemet janë të mëdha. Sfida e dytë dhe e madhe është mungesa e fuqisë punëtore, shpopullimi i zonave rurale, që imponojnë sfida shtesë, veçanërisht për hartuesit e politikave: pra ku t’i orientojnë politikat, si t’i mbajmë të rinjtë në zonat rurale, si të krijojmë politika që do të jenë të dedikuara për fermerët e vegjël”, theksoi Ivana Janeska Stamenkoska – agroekonomiste.
Read more (Eksport):Thoma Gëllçi: Vota e diasporës dhe kufijtë e përgjegjësisë demokratike
Ekspertët vlerësojnë se nevojitet një qasje më serioze në krijimin e politikave bujqësore, si dhe ndryshim në strukturën e mbështetjes së sektorit bujqësor./Alsat.mk.





