Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Thoma Gëllçi: Vota e diasporës dhe kufijtë e përgjegjësisë demokratike
Aktualitet

Thoma Gëllçi: Vota e diasporës dhe kufijtë e përgjegjësisë demokratike

• 30 Prill, 2026 • 9 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ka një ide që tingëllon moderne, madje edhe demokratike në sipërfaqe: që çdo shqiptar, kudo që ndodhet, duhet të ketë të drejtën të votojë nga vendi ku jeton. Është një ide që ushqehet nga ndjenja e përkatësisë, nga realiteti i emigrimit masiv dhe nga dëshira për të mbajtur lidhjen me vendin e origjinës. Por demokracia nuk është vetëm çështje ndjenjash. Ajo është, mbi të gjitha, një arkitekturë përgjegjësie.

Në këtë kuptim, çështja nuk është nëse diaspora duhet të ketë të drejtë vote. Ajo e ka, dhe askush nuk e vë në dyshim këtë. Pyetja reale është se ku dhe si duhet të ushtrohet kjo e drejtë, në mënyrë që të mos dëmtojë vetë parimet mbi të cilat mbështetet demokracia.

Vota nuk është thjesht një shprehje vullneti individual. Ajo është një mekanizëm që lidh vendimmarrjen me pasojat. Qytetarët votojnë për qeveri që më pas vendosin për taksat, shërbimet publike, arsimin, shëndetësinë dhe rendin juridik etj. Votuesit janë pikërisht ata që jetojnë çdo ditë me këto vendime. Kjo është kontrata e pashkruar e demokracisë: pjesëmarrje në këmbim të përgjegjësisë.

Kur kjo lidhje dobësohet, sistemi është deformuar.

Read more (Moderne):Çfarë mendonin gjermanët e zakonshëm për ngritjen dhe rënien e nazistëve

Një qytetar që jeton prej vitesh jashtë Shqipërisë, qoftë në Detroit, Milano apo Londër, nuk përballet me të njëjtat realitete që përjeton një qytetar në Tiranë apo në Kukës. Ai nuk përdor spitalet publike shqiptare, nuk varet nga infrastruktura e brendshme, nuk paguan taksa dhe nuk ndikohet drejtpërdrejt nga politikat që prodhon vota e tij. Megjithatë, nëse voton nga jashtë, ai merr pjesë në përcaktimin e këtyre politikave.

Kjo krijon një problem që nuk është vetëm teorik. Është një pabarazi midis atyre që vendosin dhe atyre që mbajnë pasojën e vendimeve.

Ky problem bëhet edhe më i dukshëm kur shihet përmes përvojave personale që shumë familje shqiptare i njohin mirë. Ka një brez të tërë fëmijësh që kanë lindur në Shqipëri, por janë larguar prej saj në moshë shumë të vogël. Për ta, Shqipëria nuk është një realitet i përditshëm, por një kujtim i zbehtë ose një ide e trashëguar: vendi i gjyshërve, i pushimeve verore, i rrëfimeve familjare. Edhe më tej, ka fëmijë që lindin jashtë, nga prindër shqiptarë, regjistrohen në gjendjen civile të Shqipërisë dhe mbajnë shtetësinë shqiptare pa e përjetuar kurrë realisht jetën në atë vend.

A duhet që këta qytetarë, të cilët nuk kanë një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me sistemin ekonomik, juridik dhe social të Shqipërisë, të kenë të njëjtën peshë vendimmarrëse si një qytetar që jeton çdo ditë me pasojat e politikave publike? Kjo nuk është një pyetje emocionale; është një pyetje thelbësisht politike dhe etike.

Read more (Demokracia):Filkov: LSDM bllokon me vetëdije reformat në Kodin Zgjedhor

Mbrojtësit e votës së diasporës nga jashtë shpesh sjellin si shembull Shtetet e Bashkuara, ku qytetarët mund të votojnë nga kudo në botë. Por ky krahasim bëhet pa analizuar kontekstin e plotë. Qytetarët amerikanë, pavarësisht se ku jetojnë, janë të detyruar të raportojnë të ardhurat e tyre në Internal Revenue Service dhe në shumë raste të paguajnë taksa federale. Pra, ekziston një lidhje e vazhdueshme juridike dhe fiskale me shtetin. Vota e tyre nuk është e shkëputur nga përgjegjësia; ajo është e lidhur me një sistem që i konsideron ende pjesë aktive të kontratës shtetërore. Gjithashtu, amerikanët që votojnë jashtë vendit shpesh e bëjnë këtë përmes mekanizmave të kontrolluar institucionalisht, si votimi në ambasada apo përmes sistemeve të verifikuara të dërgimit të votës, që kufizojnë ndjeshëm mundësitë për manipulim dhe abuzim.

Në rastin shqiptar, kjo lidhje është shumë më e dobët ose inekzistente për shumicën e diasporës. Nuk ka një detyrim të përgjithshëm për raportim global të të ardhurave, nuk ka një sistem të plotë të integrimit fiskal dhe shpesh mungon edhe një ndërveprim i rregullt me institucionet shqiptare. Transplantimi mekanik i modelit amerikan në këtë rast nuk është argument.

Shembuj të tjerë ndërkombëtarë tregojnë pikërisht këtë kujdes. Disa vende europiane vendosin kufizime kohore për votën nga jashtë, duke e lidhur atë me kohëzgjatjen e qëndrimit jashtë vendit. Të tjera krijojnë zona të veçanta përfaqësimi për diasporën, në mënyrë që ndikimi i saj të jetë i strukturuar dhe proporcional. Këto modele nuk synojnë përjashtimin, por ruajtjen e ekuilibrit demokratik.

Read more (Diaspora):Federata “Vatra” shënon 114-vjetorin, Berisha: Trashëgimi e shenjtë e shqiptaro-amerikanëve

Është edhe një aspekt tjetër, më pak i diskutuar por po aq i rëndësishëm: cilësia e vendimmarrjes. Demokracia funksionon më mirë kur votuesit janë të informuar dhe të përfshirë. Një qytetar që jeton në Shqipëri ka akses të drejtpërdrejtë në realitetin politik dhe social. Ai sheh, përjeton dhe reagon në kohë reale. Një qytetar jashtë vendit shpesh mbështetet në një përzierje lajmesh, perceptimesh të ndërmjetësuara dhe kujtimesh të së shkuarës.

Distanca krijon një filtër. Dhe kur vendimmarrja kalon përmes këtij filtri, rreziku i keqkuptimit të realitetit rritet. Nostalgjia zëvendëson analizën.

Në planin politik, rreziku bëhet edhe më konkret. Vota e diasporës nga jashtë mund të shndërrohet në një objektiv të lehtë për mobilizim emocional dhe manipulim elektoral. Pa një prani fizike dhe pa një verifikim të fortë të kushteve të votimit, procesi bëhet formal. Përvoja e zgjedhjeve të kaluara ka treguar se votimi në distancë, sidomos përmes postës, shoqërohet me probleme serioze: vonesa në shpërndarje, humbje ose mosmbërritje të zarfeve, pasiguri në identifikimin e votuesit dhe mungesë transparence në zinxhirin e dorëzimit. Më shqetësuese është hapësira që krijohet për fenomenin e votimit familjar apo kolektiv, ku një individ mund të plotësojë dhe të dërgojë disa fletë votimi për anëtarë të tjerë të familjes, duke cenuar drejtpërdrejt parimin e votës së lirë dhe individuale. Është ironike ta krahasosh këtë lloj votimi me atë që bëhet në Shqipëri, ku çdo votuesi i ngjyhet gishti me bojë që të mos votojë dy herë.

Një aspekt tjetër problematik është shtrirja e veprimtarisë së partive politike shqiptare në diasporë. Në shumë raste, kjo veprimtari nuk kufizohet në organizim komunitar apo informim, por shndërrohet në eksport të drejtpërdrejtë të konflikteve, ndasive dhe retorikave përçarëse të politikës së brendshme. Në vend që diaspora të mbetet një hapësirë bashkimi dhe identiteti të përbashkët, ajo fragmentohet sipas vijave partiake të importuara nga Shqipëria. Madje, në disa raste, aktivitetet politike të partive shqiptare në vende të huaja bien ndesh me legjislacionin vendas, i cili kufizon ose rregullon ndërhyrjen e subjekteve të huaja në jetën politike lokale. Kjo krijon jo vetëm tensione brenda komuniteteve shqiptare, por edhe probleme juridike në raport me shtetet pritëse.

Read more (milano):Skandali në Serie A: Gianluca Rocchi jep dorëheqje

Për mendimin tim, zgjidhja për votën e diasporës është e qartë. Ajo është vendosja e një standardi të drejtë: nëse diaspora dëshiron të marrë pjesë në zgjedhje, ajo duhet ta bëjë këtë në Shqipëri. Ky nuk është një kufizim; është një kërkesë që rikthen lidhjen midis votës dhe realitetit. Është një mënyrë për të siguruar që vendimmarrja të bëhet nga ata që janë të gatshëm të angazhohen konkretisht, jo vetëm simbolikisht.

Sigurisht, ka përjashtime të arsyeshme. Një student që ndodhet përkohësisht jashtë vendit, një diplomat në shërbim apo një qytetar që për arsye objektive nuk mund të udhëtojë, nuk duhet të humbasë të drejtën e votës. Por këto janë përjashtime që konfirmojnë rregullin, jo argumente për ta përmbysur atë.

Ka edhe modele alternative që mund të eksplorohen siç është përfaqësimi i dedikuar për diasporën, ose forma të kufizuara votimi për ata që ruajnë lidhje të forta ekonomike dhe ligjore me vendin. Por ideja që çdo qytetar jashtë territorit duhet të votojë pa asnjë kufizim, sikur të ishte fizikisht i pranishëm në Shqipëri, nuk është një zgjerim i demokracisë; është një riformatim i saj pa reflektuar mbi pasojat.

Read more (Londër):Sulmi me thikë në Londër, reagon policia: Ishte akt terrorist, autori me probleme të shëndetit mendor

Në fund të fundit, demokracia nuk është vetëm përfshirje mekanike. Është një ekuilibër midis përfshirjes dhe përgjegjësisë, midis të drejtave dhe pasojave. Shqipëria, si çdo demokraci tjetër, duhet ta ruajë këtë ekuilibër me kujdes.

Diaspora shqiptare është një pasuri e çmuar. Ajo ka ndihmuar vendin në momente vendimtare dhe vazhdon ta bëjë këtë. Por pikërisht sepse roli i saj është kaq i rëndësishëm, mënyra se si ajo përfshihet në procesin politik duhet të jetë e menduar mirë.

Të votosh për një vend do të thotë të marrësh pjesë në jetën e tij reale, jo vetëm në kujtesën apo në shpresën për të. Dhe kjo kërkon më shumë se një fletë votimi; kërkon praninë, përballjen dhe përgjegjësinë që vetëm territori mund ta imponojë.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Demokracia #Diaspora #Eksport #Familje #Hapesira #Londër #milano #Moderne #vota e diaspores

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Shqiptari nga Diaspora në protestën kundër Ramës: Të japë dorëheqjen. Rinia të marrë në dorë fatet e Shqipërisë, larg politikës së vjetër
  • “Rama, një autokrat i lidhur me bandat”, thirrja e protestuesit: Intelektualë, mësues, bluza të bardha dilni në protestë. Më 14, 15 e 16 Diaspora vjen në Tiranë, e gjithë Shqipëria të bashkohet
  • “4.2mln euro u dhanë për Kanye West, Kruja u dogj. Asnjë avion…”/ Shqiptarja nga Diaspora: Na detyruan të largohemi, por u kthyem të çrrënjosim këtë politikë
  • Aktivisti Edison Lika nga protesta para Kryeministrisë: Shqiptarët kanë marrë në dorë fatin e tyre, Diaspora e gatshme të kthehet!
  • Rinis beteja me flakët, 30 banesa në rrezik nga vatra e re në Krujë, ndërhyhet me 2 helikopterë zjarrfikës! Evakuohen disa familje në Koilac të Mallakastrës (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Revolta popullore! Aktivisti Arben Kola: Kjo betejë s’ka më kthim pas, do të vazhdojmë deri në shtator. Nuk ka pushime as për Diasporën! 27 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Kavajë/ I riu tenton të vrasë me kallash 38-vjeçarin pas një sherri, vihet në pranga (VIDEO) 20 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Anëtarët e grupeve kriminale sherr brenda Burgut të Fierit, plagoset Denis Bajri e një tjetër! Aldo Gjini i ‘Rrajave’ futet në izolim (VIDEO) 20 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Edi Rama ka dështuar, thirrja ‘Jepe dorëheqjen’ merr kuptim”/ Balliu: Shqipëria u zgjua dhe fjeti me lajme krimi, siguria publike është shndërruar në pasiguri kronike 11 lexime · 12 orë më parë
  5. 05
    Politikë “KAYO trafikon armë, do zbërthejmë aferat”, Berisha: Një Yfet tjetër është bërë gati, Rama do të ndajë qindra milionë euro nga tregtia e ilaçeve 9 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Dogji 3 makina, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan! Në pranga edhe një tjetër, u kap me pistoletë, fishekë e kokainë 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Festa kthehet në protestë/ Të rinjtë në Lushnje mbushin sheshin me thirrjet: Rama, jepe dorëheqjen (VIDEO) 8 lexime · 15 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by