Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Çfarë mendonin gjermanët e zakonshëm për ngritjen dhe rënien e nazistëve
Aktualitet

Çfarë mendonin gjermanët e zakonshëm për ngritjen dhe rënien e nazistëve

• 29 Prill, 2026 • 10 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në historinë e saj të shkëlqyer, Katja Hoyer e sheh qytetin e Vajmarit si një mikrokozmos perfekt të një vendi që lëkundet buzë greminës së errësirës.

Nga: Simon Heffer / The Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com

Titulli i librit të Katja Hoyer është dhe nuk është çorientues. Mund të duket si një histori e Republikës së Vajmarit, pasardhëses së Rajhut të Dytë, që mori emrin nga asambleja që u mblodh në qytetin historik të Turingisë, në vitin 1919, për t’u pajtuar për një kushtetutë të re pas humbjes së Gjermanisë në Luftën e Madhe [Luftën e Parë Botërore]. Ai është i tillë, por vetëm në mikrokozmos. Vajmari: Jeta në prag të katastrofës [Weimar: Life on the Edge of Catastrophe] është, për të qenë i saktë, një histori e jetës në qytetin e Vajmarit nga viti 1914 deri në vitin 1939 dhe – përmes syve të disa prej banorëve të tij – një kronikë e tragjedisë që i ndodhi gjithë Gjermanisë në ato vite.

Vajmari është zgjedhje e duhur jo thjesht për shkak të lidhjes së tij me kushtetutën që dështoi. Ai është gjithashtu, siç thekson Hoyer, një qytet sinonim me kulturën gjermane: me Gëten [Goethe] dhe Shilerin [Schiller], të dy të varrosur në Jenën e afërt, dhe Niçen [Nietzsche] – motra e të cilit, Elisabeth, jetoi në Vajmar deri në vdekjen e saj në vitin 1935 dhe shërbeu si kujdestare moralisht e dyshimtë e kujtimit të vëllait të saj dhe arkivit të tij. Qyteti kishte Teatrin Kombëtar Gjerman dhe ishte qendër për artet pamore dhe operën.

Lexo po ashtu nga Simon Heffer:
– Cili ishte motivi i rrethit të brendshëm të Hitlerit?
– Kush e nisi Luftën e Madhe?
– Historia e jashtëzakonshme e Orkestrës së Grave të Aushvicit
– Rezistenca e fundit e përgjakshme gjermane në Itali
– Mirë se vini në Bashkimin e vërtetë Sovjetik – primitiv, brutal dhe racist

Read more (itali):U raportua se Zelensky mban pikturë të vjedhur në zyrë, mohon Kievi: Lajm i rremë


Philipp Scheidemann (majtas) gjatë Asamblesë Kombëtare në Vajmar, më 1919, që i dha Republikës së Vajmarit emrin e sajFoto: A&E Frankl / Ullstein Bild / Getty Images

Vajmari ishte qytet sinonim me kulturën gjermane: Shtëpia e Gëtes në vitin 1900Foto: Roger Viollet / Getty Images

Dhe, ashtu siç klasa politike po formësonte kushtetutën e saj të re – dhe të mallkuar – një lëvizje e re artistike, Bauhaus, po vendosej në qytet nën drejtimin e Walter Gropiusit. Fillimisht mungesa e fondeve dhe më pas politika – Bauhausi mishëronte atë që nazistët e quanin “art i degjeneruar” – e detyruan lëvizjen të largohej nga Vajmari dhe, pasi Hitleri mori pushtetin në vitin 1933, nga gjithë Gjermania. Një efekt i rrallë pozitiv i këtij ekstremizmi të çmendur ishte se, në mërgim, Bauhausi mund të bëhej një nga lëvizjet estetike më me ndikim të epokës.

Rënia e një qyteti gjerman – dikur të qytetëruar – në barbarizëm, fillon me konventën kushtetuese dhe më vonë atë vit me përfundimin e Traktatit të Versajës. Hoyeri paraqet – por, me arsye nuk përpiqet t’i japë një përgjigje përfundimtare – çështjen e drejtësisë së Versajës dhe se deri në çfarë mase traktati shkaktoi tmerret e viteve që pasuan. Disa banorë të Vajmarit, në dukje të arsyeshëm, nuk mund ta kuptonin pse Gjermania po ndëshkohej kaq ashpër kur ajo kishte zhvilluar një luftë “mbrojtëse”: arsyeja për këtë pikëpamje, me sa duket, ishte reagimi i Rajhut ndaj mobilizimit të ushtrisë ruse në korrik 1914. Por, kjo harron me lehtësi se përgjigjja gjermane nuk ishte thjesht të hynte në luftë kundër rusëve, por edhe të sulmonte francezët, përmes Belgjikës.

Read more (Foto):“Shpresoj për një jetë pa dhimbje”, ylli argjentinas flet pasi doli në pension në moshën 33-vjeçare

Vajmarasit nuk mund ta kuptonin pse Gjermania po ndëshkohej kaq ashpër: gjermanët duke protestuar kundër Traktatit të Versajës, në Berlin, më 1919Foto: Granger / Historical Picture Archive / Alamy

Hoyeri përqendrohet në jetët e disa banorëve të Vajmarit që lanë pas një trashëgimi ditarësh dhe letrash, nga të cilat ajo mundi të ndërtonte pasqyrën e saj të shoqërisë ndërmjet dy luftërave në qytet. Kryesori ndër ta është Carl Weirich, i cili jetoi nga viti 1885 deri në 1978, duke jetuar më gjatë se dy bashkëshortet e tij dhe, më shqetësuese, se dy djemtë e tij. Weirichu ishte shitës i materialeve për zyre dhe i librave i cili e bleu biznesin e tij pak para Luftës së Madhe. Ai i mbijetoi hiperinflacionit të fillimit të viteve ‘20 të shekullit XX dhe u rimëkëmb në kohë për t’u kërcënuar nga kriza pas vitit 1929; por, arriti të ringjallej sërish nën nazizëm. Kjo bëri që Weirichu të kishte mirënjohje ndaj Hitlerit për atë që ai mendonte se ishte transformim i ekonomisë.

Megjithatë, shkëlqimi po zbehej edhe para vitit 1939. Hitleri ishte i lidhur me Vajmarin pjesërisht për shkak të vendit të tij qendror në kulturën gjermane, por edhe për shkak të lidhjes së tij sentimentale me qytetin pas një tubimi të hershëm nazist – dhe shumë të suksesshëm – që u zhvillua atje në vitin 1926. Nga fundi i viteve ’30 të shekullit XX, Weirichu u përball me pamjen e kolonave të trupave me uniformë që marshonin nëpër qytet: një simbol i hapur dhe frikësues i pushtetit nazist. Ai dhe banorët e tjerë të Vajmarit u shqetësuan gjithnjë e më shumë nga raportet për dhunën dhe brutalitetin ndaj kundërshtarëve të regjimit.

Hitleri kishte lidhje sentimentale me qytetin pasi një tubim i hershëm dhe shumë i suksesshëm nazist u mbajt atje në vitin 1926Foto: Heinrich Hoffmann / Ullstein Bild / Getty Images

Read more (Gjermania):Inovacionet ukrainase në betejë, Gjermania përfiton nga bashkëpunimi me Ukrainën

Nga fundi i viteve ’30 të shekullit XX, Weirichu u përball me pamjen e kolonave të trupave me uniformë që marshonin nëpër qytetFoto: Heinrich Hoffmann / Ullstein Bild / Getty

Pika e fundit për Weirichut ishte kur nazistët propozuan të shembnin shtëpinë e tij – dhe të të tjerëve në rrugën e tij – për të ndërtuar një hyrje madhështore drejt një salle të re të madhe. Weirichu kishte frikë, me të drejtë, se arkitektura monumentale moderne do të ishte e papërshtatshme në Vajmarin e vjetër. Për fatin e tij, shpërthimi i luftës në vitin 1939 bëri që plani të mos zbatohej kurrë: por, një pjesë e madhe e qendrës së Vajmarit u shkatërrua gjithsesi në vitin 1945, në një bombardim masiv amerikan. Vetëm një version i rrënuar i dyqanit të Weirichut mbijetoi.

HoyerI përqendrohet gjithashtu në një çift të martuar – ai “arian”, ajo hebreje – që arrijnë sukses me një hotel lokal të rrënuar. Pasi nazistët erdhën në pushtet, Rosa, gruaja, e mbajti të fshehtë prejardhjen e saj për aq kohë sa mundi; por, në fund ajo u ndalua dhe u vra në Aushvic. Sapo Hitleri mori pushtetin, ndryshimet erdhën me shpejtësi: një djalë hebre u përjashtua nga shkolla e qytetit; një dyqan i madh në pronësi hebreje u konfiskua në mënyrë efektive nga Rajhu; në Natën e Kristaleve në vitin 1938, një dyqan lodrash në pronësi të një zonje të moshuar hebreje u shkatërrua plotësisht. Kaq për djepin e qytetërimit.

Sapo Hitleri mori pushtetin, ndryshimet erdhën me shpejtësi: trupat e Rajhut të Tretë marshojnë pranë hotelit “Elephant” në VajmarFoto: Ullstein Bild Dtl / Getty Images

Read more (Moderne):Aktori i “Jurassic Park” fiton betejën me kancerin

Disa u përpoqën të rezistonin, por në fund u kapën: ata më me fat u arratisën jashtë vendit, ndërsa pjesa tjetër në përgjithësi vdiq. Vdekjet e dhëna nga regjimi nuk ishin të fshehta. Buhenvaldi u ngrit pak jashtë qytetit dhe trupat e viktimave silleshin në Vajmar për t’u djegur në arkivole të lira prej druri. Gestapoja hapi selinë në një shtëpi me një bodrum me izolim për zë për të fshehur britmat e atyre që torturoheshin. Një kazermë e SS-it u ngrit në qytet. Ajo që ndodhi në Vajmar pasqyronte tërësinë me të cilën nazistët kontrollonin gjithë Gjermaninë dhe se si çdo kundërshtim jo vetëm shtypej, por zhdukej plotësisht.

Libri fillon dhe përfundon me Weirichun dhe banorët e tjerë të Vajmarit që çohen në Buhenvaldin të çliruar – si për t’u përballur me ligësinë gjermane, ashtu edhe për të ndihmuar në pastrimin e pasojave të saj. Weirichu tronditet, por Hoyeri arrin në përfundimin se ai, pavarësisht pafajësisë së tij të dukshme, kishte qenë bashkëfajtor në nazizëm; ai e pranoi atë për aq kohë sa mund të ruante biznesin e tij dhe mbajti kokën ulur gjatë gjithë luftës. Por, atëherë Gjermania ishte një komb që mbante kokën kolektivisht ulur, me vetëm disa përjashtime të shquara; kjo është ajo që lejoi ligësinë e nazizmit të mbizotëronte në atë masë. Turpi i atyre që mbyllën sytë në Vajmar ishte turpi i atyre që mbyllën sytë në gjithë Gjermaninë.

Hoyeri e përfundon librin me një përshkrim të asaj që u ndodhi banorëve të Vajmarit që ajo paraqet. Një tjetër rast i trishtë është djali i Weirichut, fëmijërinë e të cilit e ndjekim gjatë librit, i cili thirret në ushtri në moshën 18-vjeçare në vitin 1944, por më pas bie rob në duart e rusëve kur amerikanët ua dorëzojnë atyre pushtimin e qytetit. Ai vdes në robëri, siç ndodhi me një pjesë të madhe të robërve të Vermahtit që u dërguan në Lindje. Viktimat ishin në të gjitha anët.

Vajmari: Jeta në prag të katastrofës është inteligjent, origjinal dhe i hulumtuar mirë. Herë pas here Hoyeri shkruan për disa skena në jetën e personave që paraqet në libër – si për shembull kur njëra prej tyre lind – sikur të ishte në dhomë me ta, gjë që padyshim nuk ishte. Kjo e bën rrëfimin më të gjallë, por nuk është histori dhe e zbeh cilësinë e shkëlqyer të librit të saj. Gjithashtu, teksti është redaktuar në mënyrë të pamjaftueshme – një problem gjithnjë e më i zakonshëm këto ditë – dhe duket se është shkruar në anglishten amerikane (dëgjojmë vazhdimisht për “stacione treni”). Por, nëse mund t’i anashkaloni këto mangësi, ky është një pasqyrim shembullor i një kapitulli të zymtë në historinë gjermane. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Foto #Gjermania #Gjermania naziste #itali #Katja hoyer #Lufta e parë botërore #Moderne #Nazizmi #Simon heffer #Traktati i versajës

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Postimet e tyre për turizmin janë më të padurueshme se vapa”/ Lela sulmon Ramën dhe Jola Hysajn: Nxjerrin foto nga guidat sikur kanë ngjitur Jezercën, por s’i lejon asma dhe makiazhi
  • Vrau 20-vjeçarin me pushkë, dëshmia e autorit: Më ngacmoi të dashurën! Konflikte edhe se kush ishte ‘më i forti’ i lagjes! VIDEO kur policia i vë prangat: Shtrihu në tokë
  • Kush është blerësi i vilës së Agron Shehaj? Shiti me 60 mijë euro m2 në një zonë me referencë 3-4 mijë euro m2
  • Vritet me armë zjarri 20-vjeçari në Korçë, shërbente te Forcat e Armatosura! Autor shoku i fëmijërisë, e ndoqi brenda një pallati! Shpallet në kërkim, blindohet qyteti (EMRI + FOTO)
  • Vritet me armë zjarri 20-vjeçari në Korçë, shërbente te Forcat e Armatosura! Autor shoku i fëmijërisë, e ndoqi brenda një pallati! Shpallet në kërkim, blindohet qyteti (EMRI + FOTO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Revolta popullore! Aktivisti Arben Kola: Kjo betejë s’ka më kthim pas, do të vazhdojmë deri në shtator. Nuk ka pushime as për Diasporën! 28 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Kavajë/ I riu tenton të vrasë me kallash 38-vjeçarin pas një sherri, vihet në pranga (VIDEO) 20 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Anëtarët e grupeve kriminale sherr brenda Burgut të Fierit, plagoset Denis Bajri e një tjetër! Aldo Gjini i ‘Rrajave’ futet në izolim (VIDEO) 20 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Edi Rama ka dështuar, thirrja ‘Jepe dorëheqjen’ merr kuptim”/ Balliu: Shqipëria u zgjua dhe fjeti me lajme krimi, siguria publike është shndërruar në pasiguri kronike 11 lexime · 13 orë më parë
  5. 05
    Politikë “KAYO trafikon armë, do zbërthejmë aferat”, Berisha: Një Yfet tjetër është bërë gati, Rama do të ndajë qindra milionë euro nga tregtia e ilaçeve 9 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Dogji 3 makina, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan! Në pranga edhe një tjetër, u kap me pistoletë, fishekë e kokainë 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Festa kthehet në protestë/ Të rinjtë në Lushnje mbushin sheshin me thirrjet: Rama, jepe dorëheqjen (VIDEO) 8 lexime · 16 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by