Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. U raportua se Zelensky mban pikturë të vjedhur në zyrë, mohon Kievi: Lajm i rremë
Botë

U raportua se Zelensky mban pikturë të vjedhur në zyrë, mohon Kievi: Lajm i rremë

• 26 Prill, 2026 • 2 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në rrjetet sociale po qarkullon lajmi se presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy mban një vepër arti të vjedhur në zyrën e tij. Por analiza e pamjeve filmike dhe origjina e tyre, sipas Euroneës, tregon se pretendimi është i rremë dhe pjesë e një fushate të koordinuar dezinformimi.

Postimet e ndara në rrjetin social X, paraqesin Zelenskin në zyrën e tij në Kiev, që gjoja po jep në një intervistë për BBC-në. Pas analizës rezultoi se zëri është gjeneruar duke përdorur inteligjencën artificiale, ndërsa elementët vizualë, u ndryshuan dixhitalisht për t’i dhënë klipit një sens autenticiteti.

Në sfond, është e dukshme piktura “Natyrë e qetë me qershi” e francezit Pol Sezan. Postimet sugjeruan se piktura, e vjedhur së fundmi në Itali, ka gjetur rrugën e saj në murin e presidencës së Ukrainës. Është e vërtetë se kjo pikturë ishte mes tre veprave të vjedhura nga Fondacioni Magnani Roça natën midis 22 dhe 23 marsit pranë qytetit të Parmës.

Vlera e pikturave të vjedhura është përllogaritur në 9-10 milionë euro. Por presidenca ukrainase i hodhi poshtë pretendimet se piktura e vjedhur ndodhet në zyrën e Zelenskit, duke këmbëngulur se ato janë krejtësisht të rreme.

Pamjet e manipuluara bazohen në një intervistë të regjistruar tre muaj më parë nga agjencia e lajmeve Associated Press. Fushata dezinformuese për pikturën e vjedhur dhe që ndodhet në zyrën e Zelenskit, nuk është një rast i izoluar.

Në tetor të vitit 2025, Antibot4Navalny, një grup anonim studiuesish të dezinformimit, nxori në dritë një rrjet të ngjashëm llogarish që shpërndanin pretendime të rreme se refugjatët ukrainas ishin arrestuar nga policia franceze në Paris për vjedhjen e ndodhur në Luvër.

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #Arti #Associated press #itali #Presidenti #Zëri

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • Erdhën për pushime, 6 italianë dhunohen nga një grup shqiptarësh në Tiranë: Na kërcënuan me thikë për të na marrë para, policia nuk ndërhyri
  • Erdhën për pushime, 6 italianë dhunohen nga një grup shqiptarësh në Tiranë: Na kërcënuan me thikë për të na marrë para, policia nuk ndërhyri
  • Vila 15 mln euro në Itali, Agron Shehaj kallëzohet në SPAK! Nuk deklaroi 4 mln € investim, as ndryshimin e sipërfaqes. Formalizoi miliona euro të tjera pa faktuar origjinën
  • “Plas” në PS/ Kryebashkiaku socialist kundër hartës territoriale, thirrje deputetëve të mazhorancës: Mos e votoni projektligjin!
  • Braçe akuzon tregtarët për rritjen e çmimit të naftës: Goditën qëllimisht fundjavën, të rikthehet Bordi i Transparencës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Denoncimi i Klevis Balliut: Skemë vjedhje te Ushtria e firmosur nga Balluku. Ja si Ron Yeffet, miku i Ramës dhe KAYO zhvatin miliona euro tendera (VIDEO) 21 lexime · 20 orë më parë
  2. 02
    Politikë Berisha: Do bëjmë gjithçka që Olsi Rama të hetohet nga drejtësia amerikane, nuk e votojmë ligjin e lojërave të fatit 19 lexime · 22 orë më parë
  3. 03
    Politikë Emërimi i ish-anëtares së Kryesisë së PD në qeveri/ Berisha: Korruptimi i opozitës është politikë kryesore e Ramës 19 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama duhet të tërhiqej, kërkohet qeveri tranzitore”/ Aulon Kalaja: Rezistenca e protestës heroike, Europa e ka mbështetur! “Besa” e Ramës? Si karamele propagandistike 16 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Bulqizë/ Shembet galeria e kromit në Tërnovë, minatori 40-vjeçar mbetet i bllokuar, ende nuk dihet fati i tij 13 lexime · 19 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Duam dorëheqjen e Ramës dhe që kryeministri të ketë vetëm dy mandate gjatë jetës politike”/ Aktivistja: Jemi flamingo, por dimë të jemi edhe korba e sorra kundër korrupsionit 12 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Qytetari nga Diaspora ngre tonet: Dikur Spiropali i thurte elozhe dhe e krahasonte me Skënderbeun, por Rama është Hamza Kastrioti 8 lexime · 14 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 1 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by