Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Rreziku i një gjobë arbitrazhi prej 400 milionë eurosh – Blog
Editoriale

Rreziku i një gjobë arbitrazhi prej 400 milionë eurosh – Blog

Viral Alert News • 11 Qershor, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
Rreziku i një gjobë arbitrazhi prej 400 milionë eurosh

Paralajmërim Publik: Rreziku i një gjobë arbitrazhi prej 400 milionë eurosh Edhe pse njohja ime me z. Pacolli është sipërfaqësore dhe nuk kam pasur kurrë asnjë lloj sponsorizimi (direkt apo indirekt) prej tij.

Por ndjej detyrim moral ndaj taksapaguesve shqiptarë të paralajmëroj publikisht:

Nëse z. Pacolli i drejtohet Arbitrazhit Ndërkombëtar, vendi ynë rrezikon një gjobë që varion nga 250 deri në 400 milionë euro.

Ky paralajmërim bazohet në pikat e mëposhtme:

1. Cenimi i sigurisë juridike: Është cenuar rëndë parimi i sigurisë juridike për investitorët e huaj dhe vendas.

2. Vonesat e pajustifikuara: Qeveria ka shkaktuar vonesa të pajustifikuara në realizimin e investimit sipas kontratës, duke përfshirë edhe marrëdhëniet me palët e treta, çka i shkakton investitorit humbje të konsiderueshme.

Read more:“Shikoni protestat që Jared Kushner ka shkaktuar në Shqipëri”, Lea Ypi për “The Guardian”. Kjo mund të jetë një dritë shprese për Evropën

3. Trajtimi i pretendimeve për financime të huaja: Edhe nëse do të kishte dyshime për ndikime apo financime nga vende jomiqësore, ligji kundër pastrimit të parave detyron çdo kompani të deklarojë partnerët që zotërojnë mbi 25% të aksioneve.

Janë strukturat e Inteligjencës Financiare dhe shërbimet sekrete ato që duhet të kryejnë hetime të thelluara.

Nëse vërtetohen shkelje, Qeveria ka të drejtë që për arsye të sigurisë kombëtare, përmes një VKM-je, të anulojë tenderin.

Deri më sot, nuk ka asnjë vendim zyrtar apo provë për këto akuza publike.

4. Zonat “Offshore”: Duhet sqaruar se zonat “offshore” nuk janë shpikje e z. Pacolli, por instrumente ligjore që mundësojnë shmangien fiskale (optimizimin e taksave) dhe jo evazionin fiskal.

Read more:Vrasja dhe plagosja e efektivëve në Maliq/ AMP nuk konstaton shkelje mbi procedurat, RENEA nuk është detyrim. Braçellari zbrazi gjithë armët

Nevoja për veprim të menjëhershëm. Duke qenë se zyrtarisht nuk jemi në asnjë prej situatave penalizuese të sipërpërmendura, duhet nxituar në qartësimin e situatës juridike të z. Pacolli.

Gjyqësori duhet të eliminojë çdo zvarritje dhe Qeveria ka detyrimin ta zgjidhë këtë “nyje gordiane”, për të shmangur riskun e lartë të një gjobe varfëruese.

Një retrospektivë e paralajmërimeve të mia: Rasti “Becchetti”: Paralajmërova për gjobën dhe ndodhi; shteti u ndëshkua me 140 milionë euro (plus interesat).

Rasti “Bankers Petroleum” Bëra thirrje publike kundër bllokimit të njëanshëm të llogarive bankare të kompanisë, pasi kontrata na penalizonte.

Gjoba erdhi rreth 150 milionë euro, të cilat qeveria u mundua t’i fshihte.

Read more:Arrestohet roja private që u përplas me protestuesin në Zvërnec, reagon kompania: E papranueshme vazhdimi i marrëdhënies kontraktuale me këtë shoqëri, organet kompetente të hetojnë

Rasti “General Electric” (2005) Për hekurudhën Tiranë-Durrës, vetëm një deklaratë e nxituar qeveritarevevPD-së për “elementë korruptivë”

mjaftoi që kompania globale të fitonte 21 milionë dollarë ndaj shtetit shqiptar në gjyq.

Përfundim:

Mesazhet e mia burojnë vetëm nga detyrimi profesional dhe mirënjohja ndaj vendit tim.

Qëllimi është mbrojtja e taksa pagueshëvë të varfër nga gjobat tmerrësisht të larta, të cilat rëndojnë drejtpërdrejt mbi varfërimin tonë./Marrë nga Facebook i autorit

Lexo edhe
Editoriale

Procesi i Anëtarësimit dhe Roli Përcaktues i IBAR – Blog

Editoriale

Efekti Magyar: Si u permbys regjimi ne Hungari – Blog

Tags: #Detyrim #Durres #euro #Facebook #Gjoba #Gjobe #hetime #kompani
Viral Alert News
Viral Alert News

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Procesi i Anëtarësimit dhe Roli Përcaktues i IBAR – Blog
  • Efekti Magyar: Si u permbys regjimi ne Hungari – Blog
  • Ku duhej celebruar nënshtetësia shqiptare e Eric Adams? – Blog
  • Dy mafiozë, një kufomë dhe vëllai i Aleksandër Vuçiçit në Serbi – Blog
  • Plehrat e Ksamilit në hyrje të Butrintit – Blog
Nga të njëjtat tag-e
  • Plehrat e Ksamilit në hyrje të Butrintit – Blog
  • IBAR kalon. Tani nis zbori… – Blog
  • Kontrolle masive të makinave të ardhur nga Italia, kokainë, diamante dhe pajisje për zbulimin e metaleve të çmuara, ja çfarë u kap sot në Portin e Durrësit
  • Investimet me rregulla të reja, qeveria kërkon më shumë industri dhe më pak fokus te pasuritë e paluajtshme
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë ‘Zvërneci’/ Protestë para Kryeministrisë, propozohet Kuvend Kombëtar përtej çdo partie! Sali Lushaj dhe i biri Stresi në mes të turmës, nervozohen nga thirrjet ‘Berisha n’burg’! Qytetarët: Ikni (VIDEO) 10 lexime · 5 orë më parë
  2. 02
    Editoriale Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë – Ide 8 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplaset me motomjetin! Ndërron jetë 48-vjeçari 4 lexime · 5 orë më parë
  4. 04
    Ekonomi Sezoni turistik/ Ngrihet task-forca, mekanizëm monitorimi për garantimin e sigurisë dhe ofrimin e shërbimeve për pushuesit 4 lexime · 19 orë më parë
  5. 05
    Ekonomi Investimet me rregulla të reja, qeveria kërkon më shumë industri dhe më pak fokus te pasuritë e paluajtshme 4 lexime · 18 orë më parë
  6. 06
    Botë 100 ditë luftë në Iran, qytetarët përshkruajnë jetesën mes frikës dhe pasigurisë: Jemi të dëshpëruar 3 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Sociale Protestat, Kisha Katolike: Politika të dëgjojë pakënaqësitë e qytetarëve 3 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Procesi i Anëtarësimit dhe Roli Përcaktues i IBAR – Blog

Shqipëria shfaqi një ritëm të paprecedentë në hapjen e kapitujve të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Brenda…

Viral Alert News • 6 minuta më parë • 6 min lexim
Editoriale

Efekti Magyar: Si u permbys regjimi ne Hungari – Blog

Nga Mario Bineri Ajo qe nisi ne Shkurt 2024 si nje shkeputje e bujshme e ish-burrit se Ministres…

Viral Alert News • 6 minuta më parë • 7 min lexim
Editoriale

Ku duhej celebruar nënshtetësia shqiptare e Eric Adams? – Blog

Spektakli i dhënies së pasaportës shqiptare, ish-kryepolicit të New edhe ish kryetarit të Bashkisë së New York-ut që…

Viral Alert News • 6 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by