Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Kontrolle masive të makinave të ardhur nga Italia, kokainë, diamante dhe pajisje për zbulimin e metaleve të çmuara, ja çfarë u kap sot në Portin e Durrësit
Kronikë

Kontrolle masive të makinave të ardhur nga Italia, kokainë, diamante dhe pajisje për zbulimin e metaleve të çmuara, ja çfarë u kap sot në Portin e Durrësit

• 11 Qershor, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një sasi e dyshuar kokaine, katër gurë të dyshuar si diamante dhe një pajisje elektronike për zbulimin e metaleve të çmuara janë sekuestruar në Portin e Durrësit gjatë kontrolleve të zhvilluara këtë të mërkurë nga Dogana Shqiptare në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.

Sipas njoftimit zyrtar, zbulimet janë bërë në tre raste të ndryshme gjatë verifikimeve të ushtruara ndaj automjeteve dhe udhëtarëve që mbërritën nga Italia me tragetet e linjës drejt Durrësit.

Read more:Furnizonte shtetas të tjerë me kokainë për ta shpërndarë në kryeqytet, pranga 37-vjeçarit në Tiranë

Rasti i parë u zbulua gjatë kontrollit të një automjeti të ardhur me tragetin Ankona-Durrës. Në bagazhet e mjetit u gjet një valixhe që përmbante një aparaturë elektronike për detektimin e metaleve të çmuara, së bashku me aksesorët përkatës të montimit.

Në një tjetër kontroll, autoritetet ndaluan një shtetas që udhëtonte me automjet nga Italia. Gjatë kontrollit fizik iu gjetën katër paketime transparente që përmbanin gurë të ngjashëm me diamante. Gurët janë sekuestruar dhe do t’i nënshtrohen ekspertizave për të përcaktuar natyrën dhe vlerën e tyre.

Read more:‘Xhevahir i jashtëzakonshëm’, del në ankand një nga diamantet më të rrallë në botë

Ndërkohë, rasti tjetër lidhet me zbulimin e një sasie të dyshuar lënde narkotike. Sipas Doganës, në një automjet tjetër u gjet kokainë e fshehur brenda një veshjeje të vendosur në kabinën e drejtuesit të mjetit.

Rastet iu referuan strukturave kompetente për veprime të mëtejshme procedurale dhe hetimore

Read more:Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë

Njoftimi i plotë i Doganës

“Dogana Durrës, në bashkëpunim me strukturat e Policisë së Shtetit, bllokuan ditën e sotme gjatë disa kontrolleve të kryera në Portin e Durrësit një sasi lënde narkotike të dyshuar si kokainë, katër gurë të çmuar të dyshuar si diamante, si dhe një aparaturë elektronike për detektimin e metaleve të çmuara. Gjatë kontrollit të një automjeti të mbërritur me tragetin e linjës Ankona–Durrës, u konstatua një valixhe që përmbante aparaturën detektuese dhe disa aksesorë të montueshëm. Gjatë kontrollit fizik të një shtetasi që udhëtonte me një tjetër automjet të ardhur nga Italia, u gjetën katër paketime transparente që përmbanin gurë të ngjashëm me diamantet. Në një automjet tjetër u zbulua një sasi e dyshuar lënde narkotike, kokainë, e fshehur në një veshje të vendosur në kabinën e drejtuesit të mjetit. Rastet iu referuan strukturave kompetente për veprime të mëtejshme procedurale dhe hetimore” thuhet në njoftim

Lexo edhe
Kronikë

Ekskluzive/ Dyshohet se u vra, vëllai i Eglant Koçit thyen heshtjen në ‘Pa Gjurmë’: Nuk dua ta besoj se ai është autori, i thërriste mamasë sime ‘o nënë’

Kronikë

“Ish komisionerët publikë nuk bëhen gjyqtarë”, KLGJ refuzon Florian Ballhysën  dhe Irena Ninon: Ligji nuk e parashikon

Tags: #diamante #dogana #droge #Durres #Italia #kokaine #Kontrolle #Njoftim

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Ekskluzive/ Dyshohet se u vra, vëllai i Eglant Koçit thyen heshtjen në ‘Pa Gjurmë’: Nuk dua ta besoj se ai është autori, i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
  • “Ish komisionerët publikë nuk bëhen gjyqtarë”, KLGJ refuzon Florian Ballhysën  dhe Irena Ninon: Ligji nuk e parashikon
  • VIDEO/ Resorti luksoz i Bashkim Ulajt, kantieri i ndërtimit në Rrjoll rrethohet me mure të larta e tela me gjemba! Banori Molla: Do ta shembim si në Zvërnec, të shtunën protestë
  • ‘Zvërneci’/ Protestë para Kryeministrisë, propozohet Kuvend Kombëtar përtej çdo partie! Sali Lushaj dhe i biri Stresi në mes të turmës, nervozohen nga thirrjet ‘Berisha n’burg’! Qytetarët: Ikni (VIDEO)
  • Gjirokastër/ Mbytet në pishinë 15-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt! Arrestohet pronari i biznesit, bashkëshorti i nënkryetares së bashkisë (EMRAT)
Nga të njëjtat tag-e
  • Horror në Çeki/ 35-vjeçarja vret foshnjën e porsalindur dhe trupin ua hedh qenve, si vjehrra zbuloi krimin makabër
  • Tiranë/ Vritet 28-vjeçari Ardian Baloshi në Paskuqan, fqinji arratiset i armatosur! Policia: Është i rrezikshëm, shpërblim 10 mijë € (EMRAT)
  • Historia e pazakontë në Mamurras/ Vajza e sëmurë vret nënën me thikë, familja fsheh krimin! Mjekja vulos kartelën ‘vdekje natyrale’
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Nuk jemi kundër investimeve të huaja, por …”/ Berisha shfrytëzon protestën për kërkesën e tij të vjetër: Qeveri kujdestare për të përgatitur zgjedhjet 11 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Policia i monitoroi me dron dhe rrethoi lokalin, goditet grupi kriminal në Vlorë! Arrestohet autori i plagosjes së 2 ditëve më parë (EMRAT+VIDEO) 8 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë – Ide 8 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë ‘Zvërneci’/ Protestë para Kryeministrisë, propozohet Kuvend Kombëtar përtej çdo partie! Sali Lushaj dhe i biri Stresi në mes të turmës, nervozohen nga thirrjet ‘Berisha n’burg’! Qytetarët: Ikni (VIDEO) 8 lexime · 2 orë më parë
  5. 05
    Sociale Matura/ Mbi 26 mijë nxënës në testin e Gjuhës Shqipe e Letërsisë! Publikohet teza e provimit 6 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Drejtori i policisë Lezhë: Prioritet lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike! Gjatë majit janë asgjësuar 5548 fidanë dhe bimë kanabis 5 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Aktualitet Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar 5 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Ekskluzive/ Dyshohet se u vra, vëllai i Eglant Koçit thyen heshtjen në ‘Pa Gjurmë’: Nuk dua ta besoj se ai është autori, i thërriste mamasë sime ‘o nënë’

Ngjarja e rëndë e zhdukjes së 34-vjeçarit Eglant Koçi vijon të mbetet një nga çështjet më të ndjekura…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
Kronikë

“Ish komisionerët publikë nuk bëhen gjyqtarë”, KLGJ refuzon Florian Ballhysën  dhe Irena Ninon: Ligji nuk e parashikon

Ish Komisionerët publikë në procesin e vettingut Florian Ballhysa dhe Irena Nino, të cilët i kishin kërkuar Këshillit…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

VIDEO/ Resorti luksoz i Bashkim Ulajt, kantieri i ndërtimit në Rrjoll rrethohet me mure të larta e tela me gjemba! Banori Molla: Do ta shembim si në Zvërnec, të shtunën protestë

Për herë të parë një kantier ndërtimi rrethohet me mure të larta dhe me tela, që ngjan si…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by