Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Protestat, Kisha Katolike: Politika të dëgjojë pakënaqësitë e qytetarëve
Sociale

Protestat, Kisha Katolike: Politika të dëgjojë pakënaqësitë e qytetarëve

Viral Alert News • 9 Qershor, 2026 • 4 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kisha Katolike e Shqipërisë ka reaguar lidhur me protestat kundër resortit në Zvërnec, duke i bërë thirrje politikës që të dëgjojë pakënaqësitë e qytetarëve dhe të gjejë zgjidhje përmes dialogut.

Deklarata per shtyp

Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë po ndjek me kujdes zhvillimet shoqërore në vendin tonë, veçanërisht protestat që po zhvillohen në qytetin e Tiranës, në qytete të tjera të Shqipërisë e në diasporë. Shkak për këto protesta kanë qenë disa projekte që prekin zona natyrore të mbrojtura apo ku ndërthuren probleme të pronësisë, për të ndërtuar në to objekte që synojnë zhvillimin e një turizmi elitar.

Read more:“Vegimet hyjnore” që profetizuan rënien e BRSS-së

Nga ana jonë si Ipeshkvij të Kishës katolike, vlerësojmë se çdo zhvillim i vendit duhet të ketë parasysh mbrojtjen e ambientit, por edhe respektimin e pronës së gjithkujt. Papa Françesku, në Letrën e tij Enciklike Laudato si’, thotë: «Parashikimi i impaktit ambiental të sipërmarrjeve dhe të projekteve kërkon procese politike transparente dhe që i nënshtrohen dialogut, ndërsa korrupsioni, që fsheh impaktin e vërtetë ambiental të një projekti, në këmbim të favoreve, shpesh çon drejt marrëveshjeve të paqarta që i ikin detyrimit për të informuar dhe një debati të thelluar» (LS 182).

Read more:Flamur Noka “kap” të infiltruarin e Veliajt në protestën kundër investimit në Zvërnec: Është një ndër zjarrfikësit e….

Në këtë kuptim vlerësimi, konsultimi dhe përfshirja e komuniteteve lokale që jetojnë aty dhe i agjencive që merren me mbrojtjen e ambientit është më se i domosdoshëm. Për ne, kjo gjë quhet zhvillim integral që duhet të marrë parasysh të gjitha dimensionet e jetës njerëzore si ato individuale ashtu edhe ato komunitare. Sikurse thoshte Shën Pali VI, ky zhvillim duhet të përfshijë të gjithë njerëzit dhe krejt njeriun (Populorum progressio, 42). Kjo është pjesë e Doktrinës shoqërore të Kishës dhe ne ftojmë që çdo projekt zhvillimi të bëhet duke marrë parasysh, jo vetëm krijimin e strukturave si qëllim në vetvete, por të ketë në qendër njeriun me nevojat dhe të drejtat e tij private dhe komunitare.

Protestat e këtyre ditëve dhe pjesëmarrja e shumë të rinjve dhe familjeve në to kanë nxjerrë në pah edhe një pakënaqësi ndaj sistemit politik aktual. Kjo pakënaqësi është vërejtur në pjesëmarrjen dhe në artikulimin e shumë protestuesve. Kisha nuk ka për detyrë të gjejë zgjidhje, por të orientojë ndërgjegjet. Ne jemi të bindur se zëri i njerëzve duhet të dëgjohet dhe të lexohet. I takon politikës të gjejë zgjidhje brenda kuadrit politik dhe demokratik. Këto janë rregullat e demokracisë evropiane ku ne aspirojmë të shkojmë. Nuk mund të injorohet zëri i shumë njerëzve që kanë të vetmen agjendë mirëqenien e familjeve të tyre dhe të shoqërisë e që shprehin pakënaqësinë për veprimin apo mosveprimin e politikës. Zëri i të gjithëve duhet të dëgjohet dhe të vlerësohet me kujdes e respekt nga ana e politikës, e qeverisë dhe e opozitës.

Read more:E dashura e tij fjeti me mbi 1100 meshkuj, partneri i modeles së Only Fans: Ajo kthehet gjithmonë tek unë

Ne ftojmë përfaqësuesit e politikës, që të zgjedhin tryezën e dialogut, të japin përgjigjet e duhura ndaj qytetarëve të thjeshtë të popullit tonë që kërkojnë të mos anashkalohen, të dëgjojnë zërin e të rinjve që kanë të drejtën të ndërtojnë jetën e tyre këtu, pa iu nënshtruar fatalisht humbjes së shpresës dhe rrugës së emigrimit, plagë e cila në vitet e fundit ka emrin shpopullim i vendit.

Read more:OBRM-PDUKM: Filipçe duke shijuar fundjavën e zgjatur në Romë, tregohet "i shqetësuar" për të drejtat e punëtorëve në Maqedoni

Ne i lutemi Hyjit për popullin tonë, për politikën dhe për të gjithë njerëzit vullnetmirë të këtij vendi, që të gjejnë, bashkë me rrugën e dialogut politik dhe shoqëror, edhe zgjidhjet e duhura brenda kornizave politike dhe demokratike të një vendi që ka si synim integrimin evropian.

Lexo edhe
Sociale

Evis Sala përzgjidhet ndër 100 gratë më me ndikim në onkologji në botë

Sociale

Rama ndan pamjet nga biblioteka e fëmijëve në Korçë: Një hapësirë moderne për leximin, dijen dhe kreativitetin (VIDEO)

Tags: #Detyrë #Kisha katolike #Politika #Private #Projekt #Protesta #resorti ne zvernec #Turizmi
Viral Alert News
Viral Alert News

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Evis Sala përzgjidhet ndër 100 gratë më me ndikim në onkologji në botë
  • Rama ndan pamjet nga biblioteka e fëmijëve në Korçë: Një hapësirë moderne për leximin, dijen dhe kreativitetin (VIDEO)
  • Nën dritën e hënës, Rama publikon foton mahnitëse nga Korça
  • Temperatura deri në 37 gradë celcius, por në zonat malore nuk do të mungojnë reshjet e shiut! Parashikimi i motit (VIDEO)
  • Tiranë/ Defekt në linjën e transmetimit, 7 zona të kryeqytetit pa ujë të pijshëm! Ujësjellës-Kanalizimet në terren për riparimin e defektit (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm në ngërç, përplasen ashpër anëtarët e KLP: Jemi me vonesë, emrat s’kanë shkuar ende në ILDKPKI. Kandidati Pjetërnikaj kërkon përjashtimin e Vate Stakajt
  • Sot protesta e 90-të kundër qeverisë, Rama mbledh ministrat në 17:30/ Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, paralajmërojnë tubim te selia e PS
  • Kosovë/ PDK para ndërtesës së Qeverisë: Bllokada e institucioneve po dëmton edhe komunat
  • Pas takimeve në Pogradec/ Rama mbledh sot në seli ministrat dhe drejtuesit në qarqe
  • Sot protesta e 90-të/ Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës: Shqipëria kërkon revolucion
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Kanë prova që mund ta çojnë në burg”/ Bardhi: Ergys Agasi dhe Belinda Balluku mbajnë peng Edi Ramën 22 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Erald Kapri bën denoncimin e fortë: Jam kërcënuar nga zyrtari i PS, por s’na mbyllin dot gojën! 18 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Tiranë/ Plagosi me thikë administratorin e pallatit ku banonte, arrestohet 35-vjeçari (EMRI+VIDEO) 17 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë 88 ditë protesta/ “Korrupsioni në filozofi qeverisje”, Sherif Bundo: “Revolucioni i Flamingove” ndezi qiellin e Tiranës. Nëse nuk e mbështet rininë… 17 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Në pranga jo vetëm Agasi”/ Protesta e 89, qytetarët kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Ballukut! 17 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Caktoi koordinatorë për të frenuar zgjerimin e partive të vogla, SPAK t’i trokasë në derë!”/ Erald Kapri: Protestat s’do të ndalen deri në rrëzimin e Ramës, dorëheqja do të jetë e shpejtë 15 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “S’ka “Diell”, “Besë” e satelit që e shpëton! I ‘mbiu’ në bark Lubia”/ Berisha sulmon Ramën: Sondazhet e kanë nxjerrë me 27 pikë në rënie, ka marrë fund! 10 lexime · 19 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Evis Sala përzgjidhet ndër 100 gratë më me ndikim në onkologji në botë

Një tjetër vlerësim ndërkombëtar për Shqipërinë dhe kontributin e saj në zhvillimin e kujdesit ndaj pacientëve me kancer.…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
Sociale

Rama ndan pamjet nga biblioteka e fëmijëve në Korçë: Një hapësirë moderne për leximin, dijen dhe kreativitetin (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga biblioteka e fëmijëve “Thoma Turtulli” në Korçë, e…

• 5 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Nën dritën e hënës, Rama publikon foton mahnitëse nga Korça

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mbrëmjen e djeshme një pamje fantastike të Hënës që ndriçon në qiellin e…

• 6 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by