Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Plehrat e Ksamilit në hyrje të Butrintit – Blog
Editoriale

Plehrat e Ksamilit në hyrje të Butrintit – Blog

Viral Alert News • 11 Qershor, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
VA News
News
Plehrat e Ksamilit në hyrje të Butrintit

Diku nga shtatori i vitit të kaluar ndava një video te ngjashme, të bërë pikërisht në hyrje të Parkut Kombëtar të Butrintit, me disa institucione dhe emra për të cilët shpresoja se kishin një farë ndjeshmërie për trashëgiminë kombëtare. Të gjithë, pa përjashtim, më thanë se kisha të drejtë dhe se ishte një turp kombëtar që hyrja e Parkut ndodhej në atë gjendje. Sot, pas gati gjashtë muajsh dhe një dimri të gjatë, shkova përsëri në Butrint. E njëjta gjendje dramatike, e gjithë qyteza e Ksamil duket se i hedh mbeturinat në hyrje të Butrintit. Vitin e kaluar, Butrinti mund të jetë vizituar nga mbi 250 mijë vizitorë, kroçera, jahte, grupe të rëndësishme, “National Geographic” e kështu me radhë. Nëse keni vënë re, janë vizita që bëhen pjesë e propagandës turistike mbi mrekullite e turizmit shqiptar. Por, përtej fasadës, kjo gjendje ne hyrjen e Parkut Kombetar Trashegimi Boterore nuk është vetëm turp. Është një dorëzim përballë së keqes së përgjithshme që ka zënë bregdetin shqiptar. Ndërkohë, më duhet të them se “baballarët e kombit”, të cilët menduan se populli shqiptar ishte i paaftë, i pazoti, madje barbar, ia dhanë për përkujdesje këtë park Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim. Ky fond, apo bankë, (interesohet më fort për të bërë para) ka në dorë atë që duhet të ishte krenaria jonë kombëtare, Butrintin. Ndërkohë që, sipas Ministrit të Kulturës, Z Gonxhe të ardhurat janë trefishuar apo katërfishuar (një indicie e qartë se ç’ka ndodhur me paratë e Butrintit në periudhat e zonjave Kumbaro-Margariti), Parku duhet të ketë arkëtuar rreth 3 milionë euro. Imagjinoni tani se çfarë përkujdesjeje bën ky fond i huaj, AADF me këto miliona i cili nuk ka as ndjeshmërinë më të vogël për të zgjidhur situatën e turpshme në hyrje të Parkut Kombëtar. Duke qenë se kanë kaluar gjashtë muaj nga thirrja ime publike për të zgjidhur këtë çështje, ende asnjë prej “baballarëve të kombit” që ngritën dorën për t’ia dhënë Butrintin një fondi të huaj nuk ka bere gje. Flene rehat dhe drekojne me ndergjegjie te qete pasi fale tyre ajo qe duhet te ishte edhe Krenaria e femijeve eshte katandisur ne kete gjendje. Nderkohe Asnjë deputet i zonës nuk ngre zërin në Parlament për këtë turp të madh. Asnjë institucion i turizmit që poston fotografi e video të Shqipërisë së mrekullueshme. Asnjë institucion që javën e kaluar, postonte foto me vullnetarë të lumtur që pastronin vend e pa vend nëpër Shqipëri. E kështu edhe kete pranvere Butrinti vazhdon të mirëpresë botën me plehra në derë.

Read more:Grabitja me armë e bankës në mes të Tiranës, autori vodhi paratë dhe u larguar me… skuter

Lexo edhe
Editoriale

Në mënyrë të pashërueshme të korruptuar! – Blog

Editoriale

Imuniteti i drejtuesve të BSH nuk është kërkesë e BE – Blog

Tags: #Deputet #euro #Foto #Fotografi #Institucion #jahte #jetë #Ksamil
Viral Alert News
Viral Alert News

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Në mënyrë të pashërueshme të korruptuar! – Blog
  • Imuniteti i drejtuesve të BSH nuk është kërkesë e BE – Blog
  • Kryeministri po flet me veten – Ide
  • Rama mund ta fusë Shqipërinë në fazën e “jostabilitetit të menaxhuar” – Ide
  • Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës – Ide
Nga të njëjtat tag-e
  • Dyshohet se kryenin veprimtari kundër Shqipërisë, Ministria e Brendshme shpall non grata dy shqiptarë nga Maqedonia e Veriut
  • Shkolla e Shushicës në Elbasan drejt përfundimit, së shpejti hap dyert për 350 nxënës dhe 35 mësues
  • Incidenti me armë pranë Palasës, jahti i Bruno Çelës erdhi nga Italia! Të gjithë pasagjerët u regjistruan më vonë, dyshime të jetë qëlluar edhe nga mjet tjetër
  • “Të gjithë punonjësit e bashkisë janë me ju” / Kryebashkiaku socialist i Divjakës rebelohet kundër qeverisë, del në protestë kundër shkrirjes së bashkisë! Qytetarët: Ta bëjmë si Poliçani
  • “Kufiri” i Shqipërisë së re/ Ditmir Bushati kritik ndaj reformës territoriale: Asnjë kërkesë nga BE për numrin e bashkive! Sfidë, kalimi i pushtetit nga kryeministri te të zgjedhurit vendorë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Frikë e madhe te politika nga qytetarët, deputetë të PS gati për dorëheqje”/ Çepa zbulon prapaskenat nga protesta 65-ditore: PS po çahet nga brenda, revolta popullore po trondit Ramën 27 lexime · 23 orë më parë
  2. 02
    Politikë VIDEOLAJM/ Fishekzjarre në qiellin e Tiranës gjatë marshimit kundër Ramës, protestuesit njëzëri: Jepe dorëheqjen 24 lexime · 15 orë më parë
  3. 03
    Politikë Protestat për hartën e re territoriale – Rama “shpërthen” ndaj socialistëve të revoltuar: Djegia e teserave të PS, akt i turpshëm! Dokumenti i reformës në konsultim publik 21 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Në një shtet normal, Rama do të kishte dhënë dorëheqjen dhe PS do e largonte”, Lubonja: Jemi në një regjim kriminal, pakënaqësitë do të ushqejnë protestën! 22 lexime · 22 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Dobësoi demokracinë lokale!”/ Reforma territoriale, ish-ministri socialist Arben Malaj shpërthen ndaj Ramës: Centralizoi pushtetin dhe injoroi rekomandimet e BE! 11 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Paratë e shqiptarëve u shndërruan në jahte e avionë” – Berisha për arrestimin e Ermal Beqirajt në Francë: Hetimi të zbulojë nëse kështjella është e tij apo e Edi dhe Olsi Ramës 11 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Aksident i rëndë në Ksamil, 20-vjeçari humb jetën pas përplasjes me furgon (EMRI) 7 lexime · 18 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Në mënyrë të pashërueshme të korruptuar! – Blog

Projekti të cilën përfituesi i vetëm i saj, investitori e konsideron “të ndërtuar gabimisht shpejt” mbështetet në një…

• 10 orë më parë • 4 min lexim
Editoriale

Imuniteti i drejtuesve të BSH nuk është kërkesë e BE – Blog

Nga Evarist Stoja, BIRN Ka një mënyrë të sigurt në Shqipëri për të miratuar diçka të vështirë për…

• 2 ditë më parë • 8 min lexim
Editoriale

Kryeministri po flet me veten – Ide

Pasi lexon reflektimin e kryeminstrit Rama mbi Revolucionin e Flamingove në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste…

• 3 ditë më parë • 13 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by