Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Në mënyrë të pashërueshme të korruptuar! – Blog
Editoriale

Në mënyrë të pashërueshme të korruptuar! – Blog

• 4 Gusht, 2026 • 4 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Projekti të cilën përfituesi i vetëm i saj, investitori e konsideron “të ndërtuar gabimisht shpejt” mbështetet në një marrëveshje me asimetri të theksuar të ndarjes së rrisqeve edhe përfitimeve midis privatit edhe publikut.

E mbështetur në një ligj të përshtatur vetëm për projektin, ku ofrohen përjashtime të cilat justifikohen si zhvillim, ku mbikëqyrja zëvendësohet nga diskrecioni politik, projekti transferon asete dhe privilegjeve të mëdha publike te Eagle Hills, edhe ekspozon publikun përballë rrezikut spekulativ, humbjes së të ardhurave dhe barrës së plotë financiare të ndërtimit të një porti zëvendësues.

Transferimi i 80.9 hektarë tek investitori, ndërkohë që edhe pse investimi është vlerësuar 2 miliardë euro bilancet tregojnë se investitori “prestigjioz” po e financon atë me anë të shitjeve në avancë të apartamenteve si edhe lehtësimi bujar fiskal, pasi projekti u përjashtua nga kontributi në fondet e strehimit social rreth 57 milionë euro dhe taksa e infrastrukturës rreth 84 milionë euro, tregojnë se “gabimi” i Alabar ka transferuar në mënyrë efektive paratë publike edhe pronën publike tek ky i fundit, duke i kaluar gjithë rrisqet e projektit tek publiku.

Read more:59 ditë revoltë për largimin e Ramës/ DASH: Protestat nisën si demonstrata mjedisore, por shqiptarët mbushën rrugët kundër korrupsionit qeveritar

Për më tepër realizimi i këtij projekti detyroi zhvendosjen e portit kryesor të mallrave në Shqipëri zëvendësimi i të cilit përveç vështirësive teknike të ndërtimit të portit të ri kërkon 1 miliardë euro të tjera nga buxheti i shtetit.

Ky projekt simbolizon modelin e përkthyerjes së rregullave për interesa private; legjitimimin e qeverisjes diskrecionare pa trasparencë edhe llogaridhënie ku qeveria në kundështim me ligjet e vendit negocion drejtpërdrejt me investitorët; Parlamenti miraton marrëveshjen në vend që t’a shqyrtojë atë; dhe qeverisja lokale mënjanohet ose vendoset në shërbim të pushtetin qendror; edhe ku gjithmonë nuk zhgënjen as BE -ja angazhimi i së cilës u kufizua në kritikë procedurale dhe raportim teknik, duke anashkaluar kushtëzimin edhe monitorimin në vend.

Read more:Kurti nuk flet për akuzat e Osmanit për takim me Vuçiqin dhe Lajçakun

Ky projekt nuk është gjë tjetër veçse modeli i përhapur i investimeve strategjike në Shqipëri ku disiplina rregullatore shkëmbehet me spektaklin ; ku “prestigji” zëvendëson llogaridhënien; ku diskrecioni rregullator, anashkalon mbikëqyrjen ; ku të gjitha përfitimet transferohen tek investitorët edhe rrisqet mbeten me publikun.

Ky projekt i ndërtuar “gabimisht shpejt” është një parathënie e qartë e pëfitueshmërisë së munguar publike edhe për projekte si Sazani apo Zverneci të cilat po ashtu anashkalojnë kontrollin institucional dhe publik duke filluar nga shqyrtimi i prokurimit e deri te shqyrtimi i efekteve mjedisore edhe trashëgimisë, ku kapitali i huaj nuk tenton të rrisë vlerën e aseteve publike por thjesht ti shfrytëzojë ato.

Read more:“SPAK të hetojë mbi 100 milionë euro vjedhje”/ Ambientalistët protestë para KESH: Mos e ktheni Gjirin e Vlorës në varrezë TEC-esh. Refuzoni firmosjen e tenderit të ri 20 mln euro

Të gjitha këto projekte bëhen të mundura jo për shkak të gjeografisë as origjinës së kapitalit por, për shkak të papërgjegjshmërisë së qeverisjes.

Për çdo projekt ku qeveria vendos që të negociojë ligjshmërinë edhe të tregëtojë interesin publik, ku fasada ofrohet si zhvillim besimi publik gërryet , duke nxjerrë në dritë të diellit faktin se kjo qeveri nuk është vëtëm e paaftë për të bërë gjënë e duhur, mbi të gjitha është në mënyrë të pashërueshme e korruptuar .

Read more:“Territorialja”/ “Selenica i plotëson të gjitha kriteret për të qenë bashki”, Vullnet Sinaj kundër propozimit të PS: Duhet të dëgjohen ekspertët dhe zëri i qytetarëve

Një shprehje urtë thotë mos i kërko gënjeshtarit arsyen përse gënjeu , sepse do të sajojë një gënjeshtër tjetër për të justifikuar të parën.

Thjesht mos i jep më Besën!

Lexo edhe
Editoriale

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide

Editoriale

Zgjedhja e presidentes/ Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak – Ide

Tags: #Buxheti #buxheti i shtetit #euro #Parlamenti #Private #Projekt #publiku #qeveria

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide
  • Zgjedhja e presidentes/ Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak – Ide
  • Fërkimet Turqi-Izrael dhe ndikimi i tyre në Ballkan – Blog
  • Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin – Ide
  • Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës – Ide
Nga të njëjtat tag-e
  • Euro zbret deri në 87 lekë, Banka e Shqipërisë shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro
  • Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë
  • Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen
  • Pensionistët paguajnë, por kontributet s’u kthehen/ Qeveria mendon t’u rikthejë paratë, rillogaritje pensioni ose pagesë shtesë
  • Buxheti 2027 arrin në 10 miliardë euro, dyfishim i bonusit të pensioneve dhe pagesë mujore për bebet
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’ 9 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë 4 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Ekonomi Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin 2 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi Euro zbret deri në 87 lekë, Banka e Shqipërisë shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro 1 lexime · 24 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO) 1 lexime · 29 minuta më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide

Pavarësisht se Edi Rama demonstroi një fuqi numerike jashtë normales duke votuar reformën territoriale me një shumicë të…

• 4 ditë më parë • 6 min lexim
Editoriale

Zgjedhja e presidentes/ Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak – Ide

Kosova po nxitonte me shpejtësi drejt njërës prej krizave më të rënda që ka kaluar ky shtet i…

• 6 ditë më parë • 7 min lexim
Editoriale

Fërkimet Turqi-Izrael dhe ndikimi i tyre në Ballkan – Blog

Zgjedhjet në Bosnjë e Hercegovinë sollën fitore për partinë e Millorad Dodikut, si në garën për presidencë qendrore…

• 1 javë më parë • 7 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by