Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Kufiri” i Shqipërisë së re/ Ditmir Bushati kritik ndaj reformës territoriale: Asnjë kërkesë nga BE për numrin e bashkive! Sfidë, kalimi i pushtetit nga kryeministri te të zgjedhurit vendorë
Politikë

“Kufiri” i Shqipërisë së re/ Ditmir Bushati kritik ndaj reformës territoriale: Asnjë kërkesë nga BE për numrin e bashkive! Sfidë, kalimi i pushtetit nga kryeministri te të zgjedhurit vendorë

• 4 Gusht, 2026 • 5 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

“KUFIRI” I SHQIPËRISË SË RE

Në Shqipëri është bërë zakon që çdo masë të paketohet si reformë, e madje të thuhet se ‘është kërkesë nga BE-ja’. Edhe propozimi për ndarjen e re territoriale e administrative, nuk i shpëtoi hileve të politikës së vjetër, ku vëmendjen po e merr numri i bashkive, duke i bishtnuar thelbit të problemit.

Nuk ekziston asnjë kërkesë e BE-së që lidhet me madhësinë apo numrin e bashkive në Shqipëri, sepse kjo është çështje e brendshme. BE-ja kërkon që Shqipëria të fuqizojë demokracinë vendore, kapacitetet dhe burimet financiare, pasi njësitë vendore janë garantuesit e standardit europian në jetën e përditshme, përmes ofrimit të shërbimeve.

Një reformë e vërtetë duhet të hapë një debat mbi çështjet themelore të qeverisjes vendore, që janë çështje të demokracisë dhe pjesëmarrjes qytetare në vendimmarrje.

Read more:Drafti/ Qeveria lehtëson kriteret për kredi të buta për banesë, trefishohet kufiri i të ardhurave! Krijohet Garanci Sovrane

Pas ndarjes territoriale të 2015 bashkitë u bënë më të mëdha, por kompetencat u rrudhën. Raporti qendër-periferi u shpërfill. Kjo solli edhe braktisjen e zonave të caktuara të vendit. Raporti i bashkive me komunitetin u zbeh. Tirana dhe bashkitë në vijën e bregdetare tregojnë sesi asetet më të çmuara dorëzohen nga lart tek një grusht njerëzish, ndërsa qytetarët ‘informohen’ kur vendosen gardhet dhe mbërrijnë betonierat.

Planifikimi urban, administrimi i ujësjellës-kanalizimeve, mbetjeve, plazheve, zonave të mbrojtura apo funksioneve të tjera, ushtrohen kryesisht nga lart. Kryetarët e bashkive dhe këshillat bashkiakë trajtohen si zgjatim i qeverisë dhe jo si të zgjedhur të popullit. Sfida nuk është numri i bashkive, por kalimi i pushtetit nga zyra e kryeministrit drejt të zgjedhurve vendorë.

Read more:Revolta e 65 kundër kryeministrit/ Aktivisti: Diaspora masivisht në 14, 15 dhe 16 gusht në protestë! Edi Rama nuk ka rrugë tjetër, vetëm dorëheqje

Shpenzimet publike që administrohen nga pushteti vendor në Shqipëri, si përqindje e totalit të financave publike, mbeten dukshëm më të ulëta se mesatarja e vendeve të BE-së. Pa burime financiare dhe pa kompetenca, nuk mund të gjykohet efektiviteti i një bashkie. Para se të ndryshohen kufijtë administrativë, duhet të rishikohet modeli i financimit të pushtetit vendor.

Shqipëria ka nevojë për një politikë të zhvillimit vendor dhe rajonal. Pjesa më e madhe e popullsisë dhe aktivitetit ekonomik përqendrohet në Tiranë dhe përreth saj. Zonat e tjera, në rastin më të mirë, përfitojnë nga turizmi sezonal, por nuk arrijnë të krijojnë ekonomi të qëndrueshme dhe shërbime publike që u japin qytetarëve mundësinë të ndërtojnë jetën në zonën e tyre.

Çdo reformë mbështetet mbi disa kritere. Cilat kritere janë përdorur për shkrirjen e disa bashkive, ndërsa të tjera me karakteristika të ngjashme mbeten të pandryshuara? Një reformë me ndikim kaq të madh te njerëzit duhet të jetë shtetkonsoliduese dhe me mirëkuptim të gjerë politik e shoqëror.

Read more:‘Balluku’, Braho: Çështja me prioritetin më të lartë për SPAK! Kemi kërkuar sekuestro për çdo pasuri të Ermal Beqirit

Përpara se të ndërmerret një tjetër riorganizim, duhet të tregohet qartë se përfitimet afatgjata tejkalojnë kostot dhe se problemet ekzistuese nuk mund të zgjidhen përmes reformimit të kompetencave, financimit dhe organizimit institucional pa ndryshuar kufijtë administrativë.

Bashkia nuk është vetëm një njësi administrative. Ajo përfaqëson identitet historik, kulturor dhe social. Nëse komunitetet nuk konsultohen realisht por veç formalisht, siç tregojnë reagimet dhe protestat në disa zona të vendit, qytetarët do të ndihen të anashkaluar dhe do ta perceptojnë reformën si të imponuar nga lart.

Read more:“Rama, jepe dorëheqjen!”/ Nis marshimi i qytetarëve në Bulevard, thirrje kundër klasës politike: Ju erdhi fundi!

Mënyra sesi do të veprohet më tej me ndarjen territoriale do të përcaktojë edhe “kufirin” e Shqipërisë së re. Pasi do të tregojë nëse politika ka nxjerr mësim nga protestat e muajve të fundit, të cilat kanë të bëjnë me atë se kush e si merren vendimet në emër të popullit.

Një nga vendimet e para të kryeministrit të sapozgjedhur britanik ishte kalimi i pushtetit nga qeveria në drejtim të bashkive. A është ky një mësim për ne shqiptarët? A është praktika e labursitëve një udhërrëfyes edhe për socialistët shqiptarë?

Read more:Darëzeza mbetet ndër plazhet më të frekuentuara të Fierit, pushuesit flasin për çmimet dhe kushtet (VIDEO)

Shqipëria ngjan me një njësi administrative ku pushteti është i përqendruar te zyra e kryeministrit. Çdo politike e re, duhet të jetë e kundërt me përqendrimin e pushtetit. Duhet të synojë komunitetet. Shqiptarët duhen dëgjuar për mënyrën sesi e shohin të ardhmen aty ku jetojnë dhe të vendosin për të. Referendumi duhet të konsiderohet për ndryshime me ndikim të tillë.

Demokracia vendore duhet të jetë një shtyllë e rëndësishme e Shqipërisë së re. Shqipëria ka nevojë për një reformë të vërtetë që kalon pushtetin nga lart poshtë, nga qendra në periferi, për të ndërtuar një politikë të zhvillimit vendor dhe rajonal. Vetëm kështu shqiptarët do ndjehen të kuptuar, të parë, të respektuar anekënd Shqipërisë.

Lexo edhe
Politikë

“Shqipërisë i duhet një model ekonomik që mbështet sipërmarrjen dhe punën”/ Tabaku: Qeveria Rama çoi industrinë fason drejt falimentit, kartolinë e hidhur për 175 mijë shqiptarë

Politikë

Propozimi i PS për shkrirjen e 15 bashkive/ Banorët e Divjakës në protestë, në mbështetje edhe kryebashkiaku

Tags: #Asetet #Demokracia #Ditmir bushati #Ekonomi #jetë #Kufiri #Para

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Shqipërisë i duhet një model ekonomik që mbështet sipërmarrjen dhe punën”/ Tabaku: Qeveria Rama çoi industrinë fason drejt falimentit, kartolinë e hidhur për 175 mijë shqiptarë
  • Propozimi i PS për shkrirjen e 15 bashkive/ Banorët e Divjakës në protestë, në mbështetje edhe kryebashkiaku
  • 66 ditë “Revolucion Flamingo”/ Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe qeveri teknike 12-mujore
  • VIDEOLAJM/ “Të shpëtojmë Shqipërinë nga kthetrat e një regjimi kusarie”/ Dikur akuzonte Berishën për korrupsion, sot kritikat janë për Ramën dhe Qeverinë e tij
  • “Në fund të dhjetorit, gjashtë ministra të qeverisë më kërkuan dorëheqjen në zyrën time, unë s’ua pranova, pasi thuhet se do të krijohet një parti socialiste dhe…”/ Raporti sekret i Ramiz Alisë, 6 mars ‘91
Nga të njëjtat tag-e
  • “Shqipërisë i duhet një model ekonomik që mbështet sipërmarrjen dhe punën”/ Tabaku: Qeveria Rama çoi industrinë fason drejt falimentit, kartolinë e hidhur për 175 mijë shqiptarë
  • Ditë e kthjellët dhe e nxehtë, e marta me mot të qëndrueshëm (VIDEO)
  • “Rezistencë, qëndrueshmëri, qytetari”/ Mbyllet protesta e 65 kundër Ramës! Shqiptarët të vendosur, revoltë deri në largimin e kryeministrit: Nesër më shumë
  • “Poshtë patronazhistët”/ Qytetarët në revoltë kundër klasës politikë, marshimi në rrugët e kryeqytetit, jehon thirrja: Rama jepe dorëheqjen
  • Cërriku në protestë kundër “Territoriales”: Banorët kundërshtojnë bashkimin me Elbasanin, kërkojnë ruajtjen e bashkisë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Frikë e madhe te politika nga qytetarët, deputetë të PS gati për dorëheqje”/ Çepa zbulon prapaskenat nga protesta 65-ditore: PS po çahet nga brenda, revolta popullore po trondit Ramën 27 lexime · 21 orë më parë
  2. 02
    Politikë VIDEOLAJM/ Fishekzjarre në qiellin e Tiranës gjatë marshimit kundër Ramës, protestuesit njëzëri: Jepe dorëheqjen 22 lexime · 13 orë më parë
  3. 03
    Politikë Protestat për hartën e re territoriale – Rama “shpërthen” ndaj socialistëve të revoltuar: Djegia e teserave të PS, akt i turpshëm! Dokumenti i reformës në konsultim publik 21 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Në një shtet normal, Rama do të kishte dhënë dorëheqjen dhe PS do e largonte”, Lubonja: Jemi në një regjim kriminal, pakënaqësitë do të ushqejnë protestën! 20 lexime · 20 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Dobësoi demokracinë lokale!”/ Reforma territoriale, ish-ministri socialist Arben Malaj shpërthen ndaj Ramës: Centralizoi pushtetin dhe injoroi rekomandimet e BE! 11 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Paratë e shqiptarëve u shndërruan në jahte e avionë” – Berisha për arrestimin e Ermal Beqirajt në Francë: Hetimi të zbulojë nëse kështjella është e tij apo e Edi dhe Olsi Ramës 10 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Kryeministri e ka trajtuar vendin si plaçkë”/ Këlliçi: Alabar paralajmëroi dështimin për Portin e Durrësit, SPAK të marrë Ramën të pandehur 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Shqipërisë i duhet një model ekonomik që mbështet sipërmarrjen dhe punën”/ Tabaku: Qeveria Rama çoi industrinë fason drejt falimentit, kartolinë e hidhur për 175 mijë shqiptarë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur alarmin për mbylljen me shpejtësi të bizneseve të fasonerisë, duke…

• 49 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

Propozimi i PS për shkrirjen e 15 bashkive/ Banorët e Divjakës në protestë, në mbështetje edhe kryebashkiaku

Banorët e bashkisë Divjakë për të katërtën mbrëmje radhazi kanë protestuar në sheshin qëndror të Divjakës. Shkrirja e…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

66 ditë “Revolucion Flamingo”/ Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe qeveri teknike 12-mujore

Për 66 ditë me radhë, në mbarë vendin po zhvillohen protesta masive kundër kryeministrit Edi Rama. Protestuesit kërkojnë…

• 3 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by