Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Drafti/ Qeveria lehtëson kriteret për kredi të buta për banesë, trefishohet kufiri i të ardhurave! Krijohet Garanci Sovrane
Sociale

Drafti/ Qeveria lehtëson kriteret për kredi të buta për banesë, trefishohet kufiri i të ardhurave! Krijohet Garanci Sovrane

• 3 Gusht, 2026 • 3 min lexim • 👁 8
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Mijëra familje që deri më sot nuk plotësonin kushtet për të përfituar një banesë me kosto të ulët mund të kenë tashmë një mundësi të re. Qeveria propozon ndryshime të rëndësishme në ligjin “Për strehimin social”, duke zgjeruar kategoritë përfituese, krijuar Garancinë Sovrane për kreditë e banesave dhe duke shtuar format e mbështetjes për strehimin.

Ndryshimi me ndikimin më të madh tek projektligji i hedhur për konsultim publik nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit lidhet me rritjen e kufirit të të ardhurave që lejon një familje të aplikojë për strehim.

Në vend të formulës aktuale, ku të ardhurat vjetore neto nuk duhet të kalojnë 1/6 e vlerës së banesës, projektligji e çon këtë kufi në 1/2. Kjo do të thotë se tavani i të ardhurave trefishohet.

Read more:Imuniteti i drejtuesve të BSH nuk është kërkesë e BE – Blog

Për shembull, nëse vlera mesatare e banesës është 100 mijë euro, sipas ligjit aktual mund të përfitojnë familjet me të ardhura vjetore neto deri në rreth 16.700 euro në vit ose 1,391 euro në muaj. Ndërsa me formulën e re kufiri do të arrinte në 50,100 euro në vit, ose 4,175 euro në muaj totali i të ardhurave.

Një tjetër risi është krijimi i Garancisë Sovrane. Përmes këtij mekanizmi, shteti do të garantojë një pjesë të principalit të kredive të lehtësuara për blerjen e banesës, duke ua bërë më të lehtë familjeve sigurimin e financimit nga bankat, edhe kur nuk plotësojnë të gjitha kushtet për kolateral.

Masa e Garancisë Sovrane propozohet të mbulojë deri në 30% të vlerës së banesës. Për rreth 4.100 familje që kanë aplikuar vitin e fundit, kostoja e vlerësuar e kësaj garancie do të shkonte rreth 231 milionë lekë.

Read more:Mungesa e tregut lë prodhimin në ara, fermerët e Fierit: Nuk po shesim, të ndërhyhet urgjentisht

Por garancia sovrane nuk shmang detyrimet.

“Garancia Sovrane nuk përjashton përgjegjësinë e huamarrësit për shlyerjen e plotë të detyrimeve që rrjedhin nga kontrata e kredisë dhe nuk kufizon të drejtën e shtetit për të kërkuar rikuperimin e shumave të paguara në zbatim të garancisë”, thuhet në nenin 9 pika 5.

Read more:Ligj i ri për platformat digjitale, masa ndaj mashtrimeve digjitale

Sa i takon kontributit të ndërtuesve, detyrimi për të kaluar falas 3% të sipërfaqes funksionale për fondin e banesave sociale mbetet i pandryshuar. Risia është se ky fond do të mund të përdoret për të gjitha programet e strehimit social, përfshirë edhe banesat me kosto të ulët.

Projektligji parashikon gjithashtu një program të ri për subvencionimin e qirasë për kategori të veçanta, ndërsa përfituesit, kriteret dhe masa e mbështetjes do të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Lexo edhe
Sociale

Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)

Sociale

Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO)

Tags: #banesa sociale #bankat #euro #Familje #kredi #kredi të buta #Kufiri #ministria e mireqenies sociale #projektligji #strehimi social

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)
  • Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO)
  • Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO)
  • Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin!
  • Kukës/ 6 km rrugë e paasfaltuar në Zapod, banorët: As ambulanca nuk futet, rrezikojmë të mbetemi të izoluar në dimër
Nga të njëjtat tag-e
  • Eurobond rekord/ Huamarrje prej 688 milionë eurosh në tregjet ndërkombëtare, çfarë parashikohet në vitin 2027
  • As shkopi e as karrota nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën – Ide
  • Paketa Fiskale 2027, rritet barra për bizneset/ Eksperti Gjokutaj: Mungon analiza se kush përfiton dhe kush paguan, ulet TVSH-ja për ushqimet, por rritet diku tjetër
  • Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë
  • Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO) 4 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 4 lexime · 11 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Ekonomi Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja 2 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 2 lexime · 10 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të mërkurë një video që prezanton investimet infrastrukturore në qarkun e Lezhës,…

• 11 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO)

Një grup protestuesish kanë hyrë brenda ambienteve të Universitetit Politeknik të Tiranës dhe u kanë bërë thirrje studentëve…

• 1 ditë më parë • 4 min lexim
Sociale

Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO)

Një stadium i vogël dhe fushë futbolli po ndërtohet në Katund të Ri në Durrës. Kryeministri Edi Rama…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin