Pas disa orësh proteste para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin e radhës në bulevard, duke vijuar aksionin e tyre të përditshëm të rezistencës.
Sikurse në netët e mëparshme, protestuesit do të marshojnë në disa akse të kryeqytetit, ndërsa në duar mbajnë pankarta dhe vijojnë me thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.
Gjatë marshimit dëgjohen thirrje për dorëheqjen e kryeministrit, ndërsa protestuesit kërkojnë ndryshim politik dhe përgjegjësi për problematikat që, sipas tyre, po përballon vendi.
Qytetarët, të mbledhur prej 65 ditësh në protestë, deklarojnë se do të vijojnë të dalin në shesh dhe në rrugët e Tiranës deri në plotësimin e kërkesave të tyre.




