Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. Defekt teknik në avionin e Papës, Leoni XIV detyrohet të ndryshojë mjetin e udhëtimit në minutën e fundit
Botë

Defekt teknik në avionin e Papës, Leoni XIV detyrohet të ndryshojë mjetin e udhëtimit në minutën e fundit

• 14 Qershor, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një incident i pazakontë shënoi fundin e vizitës shtatëditore të Papa Leoni XIV në Spanjë, pasi një defekt teknik në avionin që duhej ta kthente në Romë detyroi anulimin e fluturimit dhe organizimin e një zgjidhjeje emergjente.

Papa kishte hipur tashmë në avionin e kompanisë Iberia dhe ishte ulur në vendin e tij në pjesën e përparme të kabinës, ndërsa gjithçka dukej gati për ngritje. Në bord ndodheshin rreth 80 gazetarë, fotografë dhe pjesëtarë të delegacionit të Vatikanit, të cilët po prisnin konferencën tradicionale për shtyp gjatë fluturimit.

Megjithatë, situata ndryshoi papritur kur sistemet e avionit sinjalizuan një problem teknik. Pak minuta më vonë, kapiteni informoi se nevojiteshin kontrolle shtesë dhe testime në pistë për të vlerësuar sigurinë e avionit. Për arsye sigurie, Papa u largua nga avioni dhe u shoqërua në sallën VIP të aeroportit.

Read more:Bashkimi Evropian gjobit kompaninë “Temu” me 200 milionë euro, lejoi shitjen e produkteve të rrezikshme

Në ato momente u vu re edhe prania e Mbreti Felipe VI, i cili ishte rikthyer në aeroport pasi kishte marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të lamtumirës. Pas një bisede të shkurtër me Papën, familja mbretërore spanjolle ofroi menjëherë ndihmë.

Më vonë, Iberia konfirmoi se defekti nuk mund të riparohej brenda një kohe të shkurtër dhe se avioni nuk ishte në gjendje të kryente fluturimin drejt Romës. Në këto kushte, Papa pranoi ofertën e Mbretit Felipe për të udhëtuar me avionin mbretëror Falcon drejt kryeqytetit italian.

Read more:Përplasjet me Kubën, SHBA akuzon Raul Castron për vrasje dhe shkatërrimin e një avioni amerikan

Edhe Selia e Shenjtë konfirmoi ndryshimin e papritur të planeve, duke njoftuar se Papa do të kthehej në Romë me avionin e ofruar nga monarku spanjoll, ndërsa stafi dhe gazetarët do të transportoheshin më vonë me një tjetër avion të siguruar nga Iberia.

Pas një pritjeje të gjatë në aeroport, Papa u shoqërua personalisht nga Felipe deri te shkallët e avionit Falcon. Sapo hipi në bord, ai u drejtua menjëherë drejt kabinës për të përshëndetur pilotët, duke i dhënë fund një vizite që konsiderohet ndër më të suksesshmet të pontifikatit të tij deri më tani.

Read more:U kap duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit dhe më pas rezultoi shpërndarës droge, arrestohet 38-vjeçari në Fier

Incidenti teknik solli edhe anulimin e konferencës së planifikuar për shtyp, gjatë së cilës Papa pritej të komentonte situatën në Liban, veçanërisht vuajtjet e komuniteteve të krishtera në qytetin e Tyr mes tensioneve dhe bombardimeve të vazhdueshme.

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #avion #defekt #Familja #Familja mbretërore #Gazetarët #Kontrolle #Liban #Pilotët

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin
  • Rama shmangu gazetarët në konferencë për mediat, reagon Gazment Bardhi: Po i shmanget përgjegjësisë
  • Rama mbërrin në Rinas pas vizitës në New York, anulon konferencën për shtyp me gazetarët, do shpërndajë videomesazh
  • Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën autorit Elvis Shkambi
  • “Korrupsioni është taksa e fshehtë për çdo familje shqiptare, duhet rrëzuar qeveria e Ramës”, Tabaku: Industria kërkon mbështetje, qeveria bën struktura si KAYO
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Shkoi dhe erdhi si karafil”/ Arben Kola për vizitën e kryeministrit në SHBA: Bota i ka ‘hequr fishën’, Amerika e braktisi! Nuk ka asgjë që heq vëmendjen nga krimet 11 lexime · 5 orë më parë
  2. 02
    Politikë Berisha kritikon ashpër fjalimin e Ramës në OKB: Përfaqësimi më i turpshëm në histori, nuk përmendi as Kosovën e UÇK-në 10 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Rama mbërrin në Rinas pas vizitës në New York, anulon konferencën për shtyp me gazetarët, do shpërndajë videomesazh 7 lexime · 10 orë më parë
  4. 04
    Kronikë I pandehur në Rumani, lidhjet e ish-numrit 2 të inteligjencës rumune me Vlora Hysenin! Media: Coldea ishte këshilltar i Ramës, ndanë të njëjtën zyrë 6 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Aksident i trefishtë në Fushë-Krujë, vdes 19-vjeçari! 2 të tjerë në gjendje të rëndë (VIDEO) 6 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Tiranë/ Njëri për trafik droge, tjetri për falsifikimin e 15 mijë dollarëve, pranga dy të kërkuarve nga Italia e Kosova (EMRAT) 5 lexime · 12 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Ftesa e Ramës, kryetari i GJL Sadushi: Jo tryezë për pagat, çështja në GJK! Mbetemi të hapur për një dialog ndërmjet pushteteve, me qytetarin në qendër 5 lexime · 12 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 3 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by