Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Sinjalizuan policinë për parcelat me drogë, dhunohen bashkëshortët në Fushë-Arrëz: U prezantuan si policë! Shoqërohet fqinji i dyshuar, në kërkim një tjetër
Kronikë

Sinjalizuan policinë për parcelat me drogë, dhunohen bashkëshortët në Fushë-Arrëz: U prezantuan si policë! Shoqërohet fqinji i dyshuar, në kërkim një tjetër

Viral Alert News • 17 Qershor, 2026 • 5 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mëngjesin e kësaj të mërkure në fshatin Arst të bashkisë Fushë Arrëz. Çifti i bashkëshortëve, Skënder dhe Bardhe Nika, u dhunuan nga persona ende të paidentifikuar. Policia ka kontrolluar banesën e familjes Balaj, për të cilën çifti ka dyshime për shkak të konflikteve të mëparshme. ‘Blutë’ kanë shoqëruar Petrit Balajn dhe shpallur në kërkim Kristajn Balajn. Ky i fundit dyshohet se para 3 ditësh i doli çiftit Nika me armë në pyll.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00.

“Sot kam lënë punën rreth orës 6:00 dhe jam kthyer në shtëpi. Kur kam dalë pak jashtë shtëpisë, më kanë dalë përpara pesë-gjashtë veta të maskuar, me armë dhe me shkopinj. Kanë filluar të më rrahin. Nuk i kam njohur”, thotë Skënder Nika.

Nga shtrati i spitalit, 55-vjeçari rrëfen për Report TV se autorët u prezantuan si efektivë policie dhe pas sulmit ndaj tij, dhunuan dhe të shoqen me shkopinj gome e drunj.

“Më kanë thënë se janë policia dhe jam ulur në tokë. Njëri ka pasur automatikun, ndërsa tre-katër të tjerë kanë pasur shkopinj gome. Më kanë rrahur dhe janë larguar. Pastaj kanë shkuar në shtëpi. Kanë kapur në rrugë edhe gruan time”, shprehet ai.

Read more:Banorët e Zvërnecit pro investimit, shprehen në mbështetje të projektit dhe kërkojnë zgjidhje të drejtë për pronat e tyre private

Skënder Nika thotë se mosmarrëveshjet me fqinjin lidhen me kullotat dhe mbledhjen e dredhëzave në zonë. Ai shton se pak ditë para ngjarjes kishte pasur kërcënime.

“Ka pasur debate për dredhëza dhe për kullotat në malet tona. Madje na kanë thënë: ‘Do ta shihni sherrin’. Dhe kjo ndodhi pas katër-pesë ditësh”, thotë Nika.

Por konfliktet mes palëve nuk janë të reja. Sipas 55-vjeçarit, katër vite më parë ai ishte akuzuar nga e njëjta familje se kishte denoncuar parcelat me kanabis, akuza që ai i mohon. Pikërisht në atë kohë, policia zhvilloi një operacion antidrogë në zonë, ku u asgjësuan tre parcela me bimë narkotike.

Read more:Marrëveshja SHBA-Iran, çfarë përfshin dhe pikat kyçe që priten të zbatohen

“Edhe ajo punë ka qenë problem. Në të vërtetë nuk ishim ne që i kishim denoncuar, por ata nuk u bindën. Na kanë bërë dëme dhe na kanë helmuar bagëtitë. Tek ata dyshoj. Nuk kam dyshime për njeri tjetër”, Skënder Nika.

Ndërsa 51-vjeçarja thotë se në dijeni të konfikteve është shefi i komisariarit të Pukës, i cili nuk u ka siguruar mbrojtje.

Policia tha se punon për identifikimin e dy autorëve të sulmit, bazuar dhe në dëshmitë e çiftit të dhunuar, ndërsa hetimet janë përqendruar tek konflikti për kanabisin.

Read more:Ëmbëlsirë e shpejtë me dredhëza: Freskuese, e lehtë dhe plot shije vere

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 17:27

Dhuna ndaj bashkëshortëve në Fushë-Arrëz, shoqërohet në polici një anëtar i familjes Balaj, një tjetër shpallet në kërkim

1781711539_cifti.jpg

Pas deklarimeve të çiftit të bashkëshortëve për dhunë nga familja Balaj, policia ka kontrolluar banesën e saj. ‘Blutë’ kanë shoqëruar Petrit Balajn dhe shpallur në kërkim Kristajn Balajn.

Ky i fundit dyshohet se para 3 ditësh i doli familjes Nika me armë në pyll.

Skënder dhe Bardhe Nika kanë deklaruar se i vetmi konflikt është me familjen Balaj.

Read more:Nata e yjeve të filmit në Kanë, festivali i filmit mbyllet mes shkëlqimit, filmave të rinj dhe debateve për AI

Ora 12:34

Dhunimi i çiftit në Fushë-Arrëz, i lënduari: Ishin 5 veta të maskuar! Njëri kishte automatik, të tjerët shkopinj gome

Skënder Nika, pas dhunimit mëngjesin e sotëm pranë banesës ku jetonte (Arst) ka deklaruar për Report Tv se ishte duke u kthyer nga puna kur 5 persona të maskuar dhe me rroba të ngjashme me ato të RENEA-s e kanë ndaluar.

“Isha duke u kthyer nga puna nga HEC-i. Më kanë dalë pesë persona përpara dhe më thanë ndal Policia. Kam ndaluar ishin me maska dhe rroba të ngjashme me ato të RENEA-s. Njëri kishte automatik të tjerët shkopinj gome.

Nuk di çfarë ka ndodhur vetëm më kanë qëlluar. Dhe di që më kanë thënë një herë mos bërtit pastaj ka dalë gruaja dhe e kanë rrahur dhe atë.

Read more:Ekskluzive/ “Na rrahën dhe na qëlluan me armë”, Goxhaj rrëfen dhunën e izraelitëve, aktivisti shqiptar flet për Top Channel: Bëheshin paqësorë kur…

Para katër ditësh kam pas një konflikt me një familje në fshat për dredhëza. Me të njëjtët kam pasur dhe 4 vite më parë, më kanë akuzuar se kam spiunuar.

Kam kërkuar ti betohem e kam bërë çdo gjë që nuk kam paditur e spiunuar asnjë por nuk kanë pranuar. I vetmi konflikt ky është”, thotë ai.

Lexo edhe
Kronikë

Makina devijoi dhe i ndërpreu rrugën, autobusi përplaset me pikën e karburantit në Elbasan (VIDEO)

Kronikë

Kapet grabitësi i taksistit në Tiranë, 27-vjeçari dyshohet për 6 vjedhje në 3 qytete vetëm në qershor

Tags: #Armë #Bardhe Nika #debate #Dhuna #Dredhëza #Familja #Familje #fushe arrez #Shkoder #Skënder Nika
Viral Alert News
Viral Alert News

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Makina devijoi dhe i ndërpreu rrugën, autobusi përplaset me pikën e karburantit në Elbasan (VIDEO)
  • Kapet grabitësi i taksistit në Tiranë, 27-vjeçari dyshohet për 6 vjedhje në 3 qytete vetëm në qershor
  • Siguria rrugore, Hita: Me monitorimin inteligjent merr fund ‘gjuetia’ e gjobave! Plan masash për sezonin veror, menaxhojmë trafikun
  • Padia kundër Dados, Veliaj në gjyq: Jam 500 ditë i pezulluar nga një noter me pesa! S’lejohet transmetimi i seancës live, Ndreca: Proces qesharak! Shtyhet seanca
  • Vrasja e Santiago Malkos/ Lirohet nga qelia Ilir Selmani, vendoset në arrest shtëpie
Nga të njëjtat tag-e
  • Kapet grabitësi i taksistit në Tiranë, 27-vjeçari dyshohet për 6 vjedhje në 3 qytete vetëm në qershor
  • Siguria rrugore, Hita: Me monitorimin inteligjent merr fund ‘gjuetia’ e gjobave! Plan masash për sezonin veror, menaxhojmë trafikun
  • Debate në gjyqin në GJKKO/ Meta-gjyqtarit Bani: Jeni ekstremisht i njëanshëm, më trajtoni si terrorist ukrainas! SPAK kërkon mbi 30 dëshmitarë
  • Tiranë/ Policia i gjeti armë pa leje dhe mbi 100 fishekë në shtëpi, arrestohet 43-vjeçari në Vaqarr
  • Debate në gjyqin në GJKKO/ Meta-gjyqtarit Bani: Jeni ekstremisht i njëanshëm, më trajtoni si terrorist ukrainas! SPAK kërkon mbi 30 dëshmitarë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Dibër/ Zyrtarët e Kadastrës dhe një noterë tjetërsuan pronat në favor të një familje, në kërkim zv.drejtori i ASHK, noterja dhe përfituesi i pronave (EMRAT) 16 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Ata nuk kanë lidhje me qeverinë”/ Rama shpërndan deklaratën e Unionit të Gazetarëve dhe video nga protesta: Kanë rrahur shoferët se nuk i binin burisë 8 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë PS e përjashtoi 30 ditë nga Kuvendi, Shehaj: Nuk ma mbyllin dot gojën, do bëj opozitë kudo 7 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Pas disa ditësh në gjendje të rëndë, humb jetën 53-vjeçari i aksidentuar në Librazhd (EMRI) 6 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Ha e pi me paratë tuaja”/ Zagani publikoi video të Ramës nga Zvicra, reagon Kryeministri: Isha i ftuar, kurrë s’kam udhëtuar privatisht me lekët e shtetit 6 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë U mbyt teksa po lundronte me motor uji, nxirret pas 2 ditë kërkimesh nga Liqeni i Ulzës trupi i 37-vjeçarit! U pikas nga dronët ujorë në disa metra thellësi 6 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Ekstremizmi e kërkon pushtetin duke filluar me rrugën”, Rama nxjerr videon nga protesta: Fjalor me sharje, kore linçimi dhe ulërima marshuese 6 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Makina devijoi dhe i ndërpreu rrugën, autobusi përplaset me pikën e karburantit në Elbasan (VIDEO)

Report Tv ka siguruar videon e momentit të përplasjes së një autobusi dhe një makine në Elbasan. Aksidenti…

• 3 minuta më parë • 1 min lexim
Kronikë

Kapet grabitësi i taksistit në Tiranë, 27-vjeçari dyshohet për 6 vjedhje në 3 qytete vetëm në qershor

Një grabitje e ndodhur në një taksi në aksin Tiranë-Elbasan ka nxjerrë në dritë atë që policia dyshon…

• 3 minuta më parë • 4 min lexim
Kronikë

Siguria rrugore, Hita: Me monitorimin inteligjent merr fund ‘gjuetia’ e gjobave! Plan masash për sezonin veror, menaxhojmë trafikun

Kryepolici Skënder Hita ishte i pranishëm në një aktivitet sensibilizues në Tiranë për sigurinë rrugore, i cili synoi…

• 3 minuta më parë • 6 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by