Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. Pas 40 vitesh nën ujë, rishfaqet stacioni historik i “Hekurudhës së Vdekjes” në Tajlandë
Botë

Pas 40 vitesh nën ujë, rishfaqet stacioni historik i “Hekurudhës së Vdekjes” në Tajlandë

• 18 Qershor, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një pjesë e “Hekurudhës së Vdekjes” në Tajlandë është shfaqur sërish në sipërfaqe pas më shumë se katër dekadash nën ujë, duke tërhequr vëmendjen e historianëve, studiuesve dhe turistëve nga e gjithë bota.

Bëhet fjalë për stacionin historik Nithe, një pikë e rëndësishme furnizimi me karburant përgjatë linjës famëkeqe hekurudhore që lidhte Tajlandën me Mianmarin gjatë Luftës së Dytë Botërore. Stacioni kishte mbetur i zhytur nën ujë për rreth 40 vjet, por u zbulua këtë vit pasi rezervuari i zonës u tha për shkak të punimeve të mirëmbajtjes në një digë aty pranë.

Read more:‘Zvërneci’, Berisha ‘kap’ protestën dhe u mbyll fjalimet qytetarëve! Gazetari i Syri Tv: Poshtë mikrofoni! Fut militantët në turmë, përplasen me qytetarët

Linja hekurudhore, e njohur si “Hekurudha e Vdekjes”, shtrihej në rreth 413 kilometra dhe u bë e famshme edhe përmes filmit “Ura mbi lumin Kwai” të vitit 1957. Ajo mori këtë emër tragjik për shkak të mijëra viktimave që humbën jetën gjatë ndërtimit të saj.

Hekurudha u ndërtua mes tetorit 1942 dhe tetorit 1943 nga rreth 60 mijë robër lufte aleatë, kryesisht nga Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja, si dhe nga qindra mijëra punëtorë aziatikë të detyruar të punonin në kushte ekstreme.

Read more:Paralajmërim për rritjen e çmimeve të biletave të avionit në Evropë, të pashmangshme për shkak të luftës me Iranin

Fotografitë e publikuara nga mediat tajlandeze tregojnë segmente të shinave origjinale, si dhe mbetje të strukturave që shërbenin për funksionimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit hekurudhor. Ekspertët e konsiderojnë zbulimin një mundësi të rrallë për të studiuar pjesë autentike të linjës origjinale, pasi shumë prej stacioneve të tjera janë shkatërruar ose rindërtuar me kalimin e viteve.

Studiuesi australian Martyn Fryer, gjyshi i të cilit humbi jetën gjatë ndërtimit të hekurudhës në vitin 1942, deklaroi se kishte tentuar disa herë ta vizitonte stacionin Nithe, por niveli i lartë i ujit nuk e kishte lejuar më parë të shihte strukturat historike.

Read more:Mbahet mbledhja e Qeverisë në detyrë, të gjitha vendimet që u morën

Sipas ekspertëve, niveli i ujit këtë vit ka rënë në pikën më të ulët të dekadave të fundit, duke bërë që rrënojat të shfaqen më qartë se kurrë më parë. Fenomeni ka kthyer zonën në një destinacion të rëndësishëm për studiuesit e historisë së Luftës së Dytë Botërore dhe për vizitorët që kërkojnë të njohin nga afër një nga kapitujt më tragjikë të historisë së Azisë Juglindore.

Lexo edhe
Botë

Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet

Botë

Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste

Tags: #bota #Britania #Britania e madhe #Gjyshi #Kanadaja #karburant #Linja hekurudhore #Mediat

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
  • Marrëveshja SHBA-Iran/ Nis trafiku detar në Hormuz, kalojnë tre supertankerët e parë me flamur saudit
  • Memorandumi i mirëkuptimit mes SHBA-së dhe Iranit, anulohet ceremonia e firmosjes që u planifikua në Zvicër
  • Hegseth paralajmëron rishikim të pranisë ushtarake amerikane në Evropë, kritikon aleatët e NATO-s
Nga të njëjtat tag-e
  • Zelensky beson vetëm Trump/ Presidenti ukrainas për homologun amerikan: Vetëm ai mund ta ulë Putinin në bisedime
  • Afron eklipsi diellor më i gjatë i shekullit të 21-të, dita do të bëhet natë për 6 minuta
  • “Ha e pi me paratë tuaja”/ Zagani publikoi video të Ramës nga Zvicra, reagon Kryeministri: Isha i ftuar, kurrë s’kam udhëtuar privatisht me lekët e shtetit
  • Gjermania dhe Polonia bashkojnë forcat ushtarake, firmoset marrëveshja e re e mbrojtjes
  • Tutkunet e bidonëve dhe lundërtarët e Magelanit – Blog
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Dibër/ Zyrtarët e Kadastrës dhe një noterë tjetërsuan pronat në favor të një familje, në kërkim zv.drejtori i ASHK, noterja dhe përfituesi i pronave (EMRAT) 15 lexime · 23 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Ekstremizmi e kërkon pushtetin duke filluar me rrugën”, Rama nxjerr videon nga protesta: Fjalor me sharje, kore linçimi dhe ulërima marshuese 6 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Pas disa ditësh në gjendje të rëndë, humb jetën 53-vjeçari i aksidentuar në Librazhd (EMRI) 6 lexime · 21 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Ata nuk kanë lidhje me qeverinë”/ Rama shpërndan deklaratën e Unionit të Gazetarëve dhe video nga protesta: Kanë rrahur shoferët se nuk i binin burisë 6 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë PS e përjashtoi 30 ditë nga Kuvendi, Shehaj: Nuk ma mbyllin dot gojën, do bëj opozitë kudo 5 lexime · 23 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Memaliaj/ Ishte duke punuar, 45-vjeçari bie nga skela në Teqenë e Koshtanit! Në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI) 5 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë U mbyt teksa po lundronte me motor uji, nxirret pas 2 ditë kërkimesh nga Liqeni i Ulzës trupi i 37-vjeçarit! U pikas nga dronët ujorë në disa metra thellësi 5 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Botë

Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet

Marrëveshja mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme po kalon…

• 2 orë më parë • 4 min lexim
Botë

Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste

Politikani britanik Andy Burnham ka fituar bindshëm zgjedhjet e pjesshme parlamentare në zonën e Makerfield, duke siguruar një…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
Botë

Marrëveshja SHBA-Iran/ Nis trafiku detar në Hormuz, kalojnë tre supertankerët e parë me flamur saudit

Tre supertankerë me flamur saudit që transportonin 6 milionë fuçi naftë të papërpunuar kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit…

• 13 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by