Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Nuk lejohen kamerat në proceset gjyqësore, Televizionet kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të KLGJ: Po cënohet e drejta e informimit (LETRA E PLOTË)
Kronikë

Nuk lejohen kamerat në proceset gjyqësore, Televizionet kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të KLGJ: Po cënohet e drejta e informimit (LETRA E PLOTË)

Viral Alert News • 18 Qershor, 2026 • 8 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gazetarët e televizioneve po hasin pengesa të përditshme në pasqyrimin e proceseve gjyqësore. Ndonëse ka një Udhëzim të posaçëm të Këshillit të Lartë Gjyqësor, që përcakton qasjen ndaj mediave, dhe veçanërisht për praninë e telekamerave në seancat gjyqësore, ky dokument po përdoret më së shumti si një mekanizëm frenues, shpesh dhe duke u shkelur haptazi.

Ky fenomen, bëhet akoma më shqetësues, ndërkohë që pranë GJKKO-së, kanë nisur procese të rëndësishme gjyqësore, që përfshijnë figura me peshë në jetën politike të vendit, e ku për pasojë edhe interesi publik është tejet i lartë.

Në këto kushte, disa nga televizionet kryesore, i janë drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor (për dijeni, gjykatave të të gjitha shkallëve, si dhe Këshillit të Europës dhe Përfaqësuesit të OSBE-së për Lirinë e Mediave) për të kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme, për të garantuar të drejtën e informimit, një parim i sanksionuar në Kushtetutën e vendit.

Më poshtë teksti i plotë i letrës dërguar KLGJ-së

Drejtuar: Këshilli i Lartë Gjyqësor

Për dijeni:

Gjykata e Lartë

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë

Read more:IBAR kalon. Tani nis zbori… – Blog

Gjykata administrative e Apelit

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të përgjithshëm, Tiranë

Gjykata administrative e Shkallës së Parë, Tiranë

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Mediave, Jan Braathu

Read more:Goditja e grupit të Salvadore Aliut, lihet në burg i vetmi anëtar që u arrestua! Florjan Musaj kyç gojën në GJKKO

Zyra e Këshillit të Europës, Tiranë

Lënda: Kërkesë për respektimin e detyrimeve ligjore për mbulimin mediatik audio-viziv të proceseve gjyqësore

I nderuar kryetar i Këshillit të Lartë gjyqësor,

Të nderuar anëtarë,

Po ju drejtohemi për t’ju shprehur shqetësimin tonë për situatat e krijuara së fundmi lidhur me praninë e kamerave gjatë proceseve gjyqësore.

Që prej vitit 2023, KLGJ, ka miratuar “Udhëzuesin standard të marrëdhënieve të gjykatave me publikun dhe median”. Neni 14, pika 7 parashikon se pjesa hyrëse e seancës “është e rregjistrueshme dhe transmetohet pa asnjë kufizim”. Fakt është se ky përcaktim është injoruar haptazi deri tani, dhe u vu në zbatim vetëm pasi kohët e fundit, disa të pandehur, figura të rëndësishme publike, kërkuan praninë e kamerave.

Neni 13, pika 1, i Udhëzimit të KLGJ-së përcakton se “seancat gjyqësore janë të hapura për publikun dhe median”. Megjithatë ky parashikim, mbetet i kufizuar në praktikë.

Read more:Ambasadori i OSBE, Michel Tarran për reformën zgjedhore dhe territoriale: Po japim vazhdimisht rekomandime, sistemet t’i zgjedh vetë Shqipëria

Sipas udhëzimit, media është e detyruar të paraqesë 24 orë përpara çdo seance, kërkesën për praninë e saj me kamera. Kjo nënkupton automatikisht se gjyqtari duhet të jetë po ashtu i detyruar, ta vlerësojë atë çdo herë që ajo paraqitet, e të shprehet me vendim të arsyetuar për rrëzimin e saj (deri më tani çdo kërkesë është rrëzuar). Por në praktikë po hasemi me raste, kur refuzimi i referohet vendimeve të marra edhe disa muaj më parë.

Neni 2, pika 1, i Udhëzimit tuaj parashikon se “Marrëdhënia e gjykatës me publikun dhe median bazohet në parimet e aksesit të barabartë në gjykata, karakterit publik të procesit gjyqësor, hapjes maksimale të veprimtarisë gjyqësore ndaj shoqërisë përmes komunikimit me publikun, së drejtës së informimit, mbrojtjes së dinjitetit njerëzor, privatësisë dhe të dhënave personale, reputacionit, si dhe prezumimit të pafajësisë”.

Në balancën e këtyre parimeve, qartazi, ai i të drejtës së informimit, i sanksionuar në Kushtetutë, duket se renditet i fundit, nga trupat gjyqësore, pa asnjë përpjekje për të gjetur një ekuilibër të duhur me parimet e tjera. Në praktikë po ndeshemi, me referimin e cenimit të parimeve të tjera, për të penguar atë të së drejtës së informimit.

Parashikimi juaj në nenin 14, pika 8/b, për refuzimin e kërkesës “kur një nga subjektet në gjykim nuk dëshiron të regjistrohet seanca”, po përdoret gjerësisht si shkas për moslejimin e pranisë së kamerave, ndonëse i njejti nen, në pikën 6/b, i njeh të drejtën gjyqtarit “të lejojë ose ndalojë regjistrimin e pjesshëm të seancës”, pra ta zbatojë këtë të drejtë, kur të jetë rradha e dëshmisë së të pandehurit që nuk dëshiron të rregjistrohet, dhe jo ndalimin e rregjistrimit të të gjithë seancës. A nuk përbën ky rast, një cënim të të drejtave të palëve të tjera në gjykim që e kërkojnë rregjistrimin?

Read more:KLGJ rrit masat e sigurisë për gjyqtaren e GJKKO-së Irena Gjoka, dyshohet se është kërcënuar

Për më tepër neni 14, pika 8/b, përcakton shprehimisht se avokati dhe prokurori nuk mund të kundërshtojnë kërkesat për rregjistrimin e seancës. E megjithatë jemi dëshmitarë të rasteve, kur edhe ata janë shprehur në seancë.

Të nderuar anëtarë të KLGJ-së,

seancat gjyqësore publike, nuk mund të nënkuptojnë vetëm publikun në sallë. Përndryshe, ky nocion do të ishte automatikisht i kufizuar, qoftë dhe vetëm për shkak të kushteve fizike të mjedisit ku zhvillohet procesi. Mediat, janë ato që shërbejnë në këtë rast, që ky nocion të përfshijë publikun e gjerë të interesuar.

Aq më i rëndësishëm bëhet ky rol i mediave, kur asnjë prej gjykatave shqiptare, nuk ofron një sistem qendror transmetimi audioviziv. Madje edhe rregjistrimi audio, i ofrohet, çuditërisht, vetëm palëve të interesuara në proces, ndërsa gazetarët nuk lejohen as ta bëjnë atë vetë në sallë. Një kerkesë minimale e cila vetëm sa do të përforconte garancitë për një pasqyrim besnik të deklarimeve të palëve në një proces gjyqësor. Regjistrimi audio i seancave gjyqësore përmes magnetofonit, të cilin çdo gazetar e ka mbajtur gjithmonë me vete, ka qenë një praktikë e zbatuar për vite me radhë nga të gjithë gazetarët shqiptarë, por që çuditërisht tani është ndaluar, bashkë me regjistrimet video.

E drejta e informimit dhe seancat publike, siç parashikohen parimisht dhe në Udhëzimin e KLGJ-së përfaqësojnë një rregull. Për fat të keq eksperienca e deritanishme, tregon se po trajtohen në një raport të përmbysur, si “përjashtim nga rregulli”.

Brenda listës së pengesave që rëndojnë çdo ditë punën e gazetarëve në pasqyrimin e seancave gjyqësore, duhet të rendisim edhe ndalimin e të drejtës për të studiuar dosjet gjyqësore, tashmë të disponueshme edhe në formë dixhitale. Ndryshe nga çfarë ndodh në vendet europiane, gazetarët nuk kanë të drejtë as t’i lexojnë dosjet e gjyqeve që trajtohen publikisht gjatë seancave. Të vetmet “letra” që kanë sot në dispozicion gazetarët janë ato që vihen në dispozicion në mënyrë tepër selektive nga njëra prej palëve në gjyq.

Read more:Tragjedia me 228 viktima në Oqeanin Atlantik, Air France dhe Airbus shpallen fajtorë pas 17 vitesh

Në këtë situatë, kërkojmë ndërhyrjen sa më të shpejtë të KLGJ-ës, që të gjendet një zgjidhje, e cila të mos cënojë të drejtën e informimit. KLGJ mund të ofrojë një interpretim më të detajuar, i cili do t’u lejonte mediave të kryejnë pa pengesa misionin e tyre, duke ngushtuar hapësirat diskrecionale për refuzimin e kërkesave të tyre për të ndjekur seancat gjyqësore dhe për të mundësuar raportimin ndaj opinionit publik me saktësi maksimale, ashtu siç mund të garantohet vetëm përmes regjistrimeve audio dhe video.

Nënshkruar nga: Top Channel, TV KLAN, Vizion Plus, Report TV, NEWS 24, A2 CNN, Klan NEWS

Kliko këtu për të lexuar letrën e plotë (versioni shqip)

Kliko këtu për të lexuar letrën e plotë (versioni anglisht)

Lexo edhe
Kronikë

Kanosi grupin e gazetarëve gjatë xhirimit të një kronike, arrestohet 64-vjeçari në Tiranë! I gjendet edhe një armë pa leje (VIDEO)

Kronikë

Pamjet me dron, ndërhyjnë 2 helikopterë për vënien nën kontroll të zjarreve në Lundër e Priskë! Në Krujë flakët 400 metra larg banesave, zjarrfikësit: S’dorëzohemi derisa të shuhen (VIDEO)

Tags: #A2 CNN #Cnn #GJKKO #Gjykata e apelit #gjykata e larte #Klan News #klgj #media #news 24 #OSBE #report tv #spak #Top Channel #tv klan #Vizion Plus
Viral Alert News
Viral Alert News

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Kanosi grupin e gazetarëve gjatë xhirimit të një kronike, arrestohet 64-vjeçari në Tiranë! I gjendet edhe një armë pa leje (VIDEO)
  • Pamjet me dron, ndërhyjnë 2 helikopterë për vënien nën kontroll të zjarreve në Lundër e Priskë! Në Krujë flakët 400 metra larg banesave, zjarrfikësit: S’dorëzohemi derisa të shuhen (VIDEO)
  • Pamjet me dron nga Tirana, ndërhyjnë 2 helikopterë për vënien nën kontroll të zjarreve! Në Krujë flakët 400 metra larg banesave, zjarrfikësit: S’dorëzohemi derisa të shuhen (VIDEO)
  • U grind me 51-vjeçarin në lokal dhe mori pistoletën për ta vrarë, parandalohet krimi në Divjakë! 6 në pranga (EMRAT+VIDEO)
  • Pamjet me dron nga Tirana, ndërhyjnë 2 helikopterë për vënien nën kontroll të zjarreve! Në Krujë flakët vetëm 10 metra larg banesave, zjarrfikësit: S’dorëzohemi derisa të shuhen (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • ‘Shuhet’ Agim Bubeqi, ish-futbollisti i kohërave ‘të arta’ të Flamurtarit
  • “O milet, Rama ka siklet! Arrestoni Mirlindën”, protestuesit rikthehen në Bulevard: Ju erdhi fundi!
  • Tiranë/ Zjarr i përmasave të mëdha në Daias, tymi mbulon gjithë zonën! Forcat zjarrfikëse dhe 2 helikopterë në terren për shuarjen e flakëve (PAMJE ME DRON)
  • Tiranë/ Zjarr i përmasave të mëdha në Daias, tymi mbulon gjithë zonën! Forcat zjarrfikëse dhe një helikopter në terren për shuarjen e flakëve (PAMJE ME DRON)
  • “Padia, detyrë atdhetare”/ Aktivisti, Andi Tepelena: “Albanian Files”, autogol nga Rama! SPAK ka shkeljet, shqiptarët presin drejtësi! Alabbar pranoi gabimin, por kush paguan dëmet?
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Po nxisni protestat”/ Rama përplaset me kryebashkiakët e Divjakës dhe Selenicës për hartën e re territoriale. Çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura 16 lexime · 18 orë më parë
  2. 02
    Politikë Protestuesi nga Bulevardi: Më 1 tetor qytetarët do ta hedhin Ramën në koshin e plehrave! 12 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Debati për Ibrin/ “Më akuzojnë si tradhtar”, Rama sulmon kritikët në Prishtinë: Ushtria e trollave të turbofolkut nacionalist, laboratori im për të matur qëndrimet 9 lexime · 24 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Kurrë më mësues që merren me pahir në mitingje!”/ Rama dje dhe sot, premtimet në opozitë që u harruan në pushtet – VIDEO 8 lexime · 22 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Arrestoni Ramën dhe Ballukun!”, protestuesi: S’duam më të paprekshëm para ligjit! Ndryshimi është në këtë shesh 7 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Debate në takimin me kryebashkiakët/ Zotkaj i Poliçanit braktis mbledhjen: PS mosmirënjohëse! Rama: Djegia e teserave, paturpësi! Përzë Memën e Dimalit 7 lexime · 18 orë më parë
  7. 07
    Politikë Rama paditet në SPAK/ “Albanian Files ka shkelje të rënda”, Koja: Zvërneci, Rrjolli e Durrësi shpërthyen kur u bënë publike. Kryeministri bën show me arkitektë të huaj 7 lexime · 22 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Kanosi grupin e gazetarëve gjatë xhirimit të një kronike, arrestohet 64-vjeçari në Tiranë! I gjendet edhe një armë pa leje (VIDEO)

Tiranë – Një 64-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se ka kanosur një grup xhirimi…

• 45 minuta më parë • 3 min lexim
Kronikë

Pamjet me dron, ndërhyjnë 2 helikopterë për vënien nën kontroll të zjarreve në Lundër e Priskë! Në Krujë flakët 400 metra larg banesave, zjarrfikësit: S’dorëzohemi derisa të shuhen (VIDEO)

Situata duket të jetë përmirësuar këtë mëngjes në fshatin Daias mes Lundrës e Priskës, pas shfaqjes së 3…

• 1 orë më parë • 13 min lexim
Kronikë

Pamjet me dron nga Tirana, ndërhyjnë 2 helikopterë për vënien nën kontroll të zjarreve! Në Krujë flakët 400 metra larg banesave, zjarrfikësit: S’dorëzohemi derisa të shuhen (VIDEO)

Situata duket të jetë përmirësuar këtë mëngjes në fshatin Daias mes Lundrës e Priskës, pas shfaqjes së 3…

• 2 orë më parë • 13 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by