Në nisje të proetstës së sotme u dha lajmi se u hoqën gardhet e vendosura në Kakome.
Një protestues ka deklaruar se një hap i tillë është ndërmarrë pas presionit të ushtruar nga protestuesit
“Pardje kemi bërë një thirrje për të shkuar të dielën në Kakome sepse ata kanë vënë gardhe dhe qytetarët na kanë kërkuar ndihmë. Pushtetarët na dëgjuan dhe shkuan e hoqën gardhin që do ta rrëzonim ne me duar e rrëzuan sot me eskavator. E kanë nga frika”, u shpreh ai.
Sipas tij, veprime të tilla tregojnë reagimin e autoriteteve ndaj presionit qytetar, ndërsa theksoi se kjo do të pasohet nga nisma të tjera.
“Ata çuan eskavatorët, por ne do t’i fitojmë një nga një të gjitha betejat derisa të shporrim qeverinë dhe kryeministrin. Dorëheqje!”, deklaroi protestuesi.




