Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Tabaku: Paratë e pista kanë helmuar ekonominë shqiptare, po shkatërrojnë shtresën e mesme, bujqësinë dhe fasonerinë
Politikë

Tabaku: Paratë e pista kanë helmuar ekonominë shqiptare, po shkatërrojnë shtresën e mesme, bujqësinë dhe fasonerinë

• 20 Qershor, 2026 • 5 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka publikuar një video në rrjetet sociale ku analizon ndikimin që ekonomia informale dhe pastrimi i parave kanë pasur mbi ekonominë shqiptare.

Duke iu referuar goditjes së fundit të SPAK ndaj një skeme të dyshuar të pastrimit të parave në sektorin e ndërtimit, Tabaku argumenton se ekonomia shqiptare është deformuar nga hyrja e parave të krimit të organizuar, duke krijuar pasoja të rënda për sektorët produktivë dhe për qytetarët e zakonshëm.

Sipas saj, tre janë pasojat kryesore të këtij modeli ekonomik: rritja e papërballueshme e çmimeve të banesave, kriza në bujqësi dhe goditja ndaj industrisë fason.

Tabaku thekson se sektori i ndërtimit në Tiranë është kthyer në një treg të paarritshëm për shtresën e mesme dhe të rinjtë, ndërsa çmimet e apartamenteve nuk kanë më asnjë lidhje me nivelin e të ardhurave në vend. Ajo argumenton se fluksi i parave informale ka deformuar tregun, duke e bërë strehimin një luks për shumicën e qytetarëve.

Read more:Si po orvatet Edi Rama të poshtërojë të rinjtë? – Blog

Deputetja demokrate ndalet gjithashtu tek bujqësia, duke e konsideruar atë një nga viktimat kryesore të zhvlerësimit të euros dhe mungesës së politikave mbështetëse. Sipas saj, sektori ka humbur konkurrueshmërinë në tregjet rajonale dhe europiane, duke dëmtuar qindra mijëra fermerë dhe duke i kushtuar ekonomisë shqiptare miliarda lekë në prodhim të humbur.

Një tjetër sektor i goditur, sipas Tabakut, është industria fason, e cila për vite me radhë ka qenë një nga eksportuesit më të mëdhenj dhe punëdhënësit kryesorë në vend. Ajo argumenton se zhvlerësimi i euros dhe deformimet e ekonomisë kanë sjellë mbylljen e dhjetëra bizneseve dhe humbjen e vendeve të punës.

Në përfundim, Tabaku lidh problemet ekonomike me protestat qytetare të javëve të fundit, duke argumentuar se pakënaqësia e qytetarëve buron nga një sistem që favorizon një pakicë të lidhur me pushtetin në kurriz të shumicës së shqiptarëve.

“Ky është sistemi që duhet të ndryshojmë. Është sistemi i pakicës që ka hequr garën nga ekonomia, ka dëmtuar prodhimin dhe ka marrë frymën e ekonomisë shqiptare për më shumë se një dekadë”, shprehet Tabaku në mesazhin e saj.

Read more:Analiza / Cilat janë pasojat e rënies së Orbanit – Ide

⸻

TRANSKRIPT

Fakt!

Ekonomia shqiptare është helmuar nga paratë e pista.

Ky është edhe përfundimi që del nga operacionet e fundit të SPAK-ut, ku miliona metra katrorë ndërtim dyshohet se janë financuar nga para të grupeve kriminale, ndërsa lejet e ndërtimit janë shpërndarë sikur të ishin pronë e pushtetarëve.

Tre sektorë kryesorë të ekonomisë shqiptare janë prekur drejtpërdrejt nga zhvlerësimi i euros dhe nga paraja informale që qarkullon në ekonomi.

Së pari, ndërtimi.

Sot, ndërtimi në Tiranë është bërë i paaksesueshëm për shtresën e mesme, për të rinjtë dhe për qytetarët që fatkeqësisht po largohen nga vendi.

Read more:Rriten bizneset, jo punësimi/ Shërbimet dhe transporti kryesojnë ndërmarrjet pa staf, 51% e ndërmarrjeve pa punonjës

Apartamente që kushtojnë 300 apo 400 mijë euro në një ekonomi ku paga mesatare është rreth 800 euro janë jashtë çdo realiteti dhe logjike ekonomike.

Së dyti, bujqësia.

Një sektor që sot, fatkeqësisht, po humbet aftësinë për të prodhuar dhe për të konkurruar në tregjet rajonale dhe europiane.

Produktet shqiptare, që dikur përfaqësonin një avantazh konkurrues, po përballen me vështirësi të mëdha. Kjo situatë i kushton ekonomisë shqiptare rreth 4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe prek drejtpërdrejt mbi 300 mijë fermerë.

Së treti, fasoneria.

Një sektor që deri dje ishte krenaria e eksporteve shqiptare.

Read more:‘Kumbari’ i kokainës, Salvadore Aliu, dyshohet se pastroi të paktën 30 mln euro në Shqipëri! Komunikimet me vëllanë: Do sjell dhe 20 mln euro, futi në fuçi 50 litërshe e groposi

Zhvlerësimi i euros dhe deformimet në ekonomi kanë detyruar shumë sipërmarrje të mbyllen, ndërsa mijëra punonjës kanë humbur vendet e tyre të punës.

Kjo është mënyra se si ekonomia informale, paratë e pista dhe pastrimi i parave të krimit të organizuar prekin drejtpërdrejt xhepin e çdo qytetari shqiptar.

Ky është sistemi që duhet të ndryshojmë.

Ky është sistemi për të cilin sot shumë qytetarë po protestojnë.

Read more:Procesi i Anëtarësimit dhe Roli Përcaktues i IBAR – Blog

Ky është sistemi i pakicës që Rilindja ka instaluar, duke eliminuar garën në ekonomi, duke dëmtuar prodhimin, duke detyruar qytetarët të protestojnë dhe duke lënë fermerët e bizneset pa mbështetje.

Ky është sistemi që sot përbën një nga problemet më të mëdha të Shqipërisë.

Dhe nuk ka zgjidhje tjetër veçse ta ndryshojmë këtë model, i cili për 13 vite i ka marrë frymën ekonomisë shqiptare.

Lexo edhe
Politikë

“I erdhi fundi kësaj klase politike! Dorëheqje”, aktivisti Murataj thirrje Ramës dhe Berishës: Dëgjoni kërkesat e protestuesve, ndryshe ata dinë “të flasin”!

Politikë

Dita e 21-të e revoltës popullore/ Diaspora marshon drejt Shqipërisë, sot para Kryeministrisë protesta më e madhe në histori

Tags: #apartamente #Bizneset #Bujqësia #Ekonomi #ekonomia #Ekonomia shqiptare #euro #fermerët

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “I erdhi fundi kësaj klase politike! Dorëheqje”, aktivisti Murataj thirrje Ramës dhe Berishës: Dëgjoni kërkesat e protestuesve, ndryshe ata dinë “të flasin”!
  • Dita e 21-të e revoltës popullore/ Diaspora marshon drejt Shqipërisë, sot para Kryeministrisë protesta më e madhe në histori
  • “PD, vështirësi për t’u pozicionuar ndaj një lëvizjeje që po sfidon establishmentin politik”, BIRN: Protesta që vuri në provë opozitën
  • Dita e 20 e revoltës! Me simbole kombëtare dhe thirrje ‘Rama jepe dorëheqjen’, mijëra protestues përfundojnë marshimin kilometrik te sheshi ‘Skënderbej’ (VIDEO)
  • Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e tij përmes protestave/ Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS-së, në fokus integrimi në BE
Nga të njëjtat tag-e
  • “Negociata me tradhtar nuk ka!”, protestuesi: Zgjedhje të parakohshme? E vendos sovrani!
  • “Populli gati t’i tërheqë zvarrë Ramën, Berishën dhe Ballukun”/ Aktivisti thirrje protestuesve: Jo përplasje, mos bini pre e provokimeve!
  • Lushnjë/ Karkalecat dëmtojnë 600 hektarë tokë në Tërbuf, fermeri: Preparatet janë të shtrenjta, askush nga shteti nuk është interesuar
  • Ç’mësuam të re për “folenë e peshkaqenëve” në AKSH – Ide
  • Rama si zjarrfikës i pallatit të Arlis – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Organizatori i protestës Arben Kola si Berisha, kundër amnistisë! Çon protestën te Kuvendi, incident me deputetin Ardit Bido! Përplasje para selisë së PD dhe mblidhen te Kryeministria 15 lexime · 18 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama jepe dorëheqjen!”/ Protestuesit ndriçojnë Bulevardin me blicat e telefonave, plot sheshi para Kryeministrisë 14 lexime · 14 orë më parë
  3. 03
    Politikë VIDEO – Disa qytetarë duke pirë kafe në shesh, protestuesit thirrje me megafon: Bashkohuni me ne! 13 lexime · 15 orë më parë
  4. 04
    Politikë LIVE/ “Rama jepe dorëheqjen! Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 20-të para Kryeministrisë, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Nesër më shumë me diasporën! 8 lexime · 13 orë më parë
  5. 05
    Sociale Protestat për ‘Zvërnecin’, nismëtarja Kokaj: S’jemi në shesh për krijimin e partive politike apo poste në shtet! Një grup i madh shqiptarësh nga Anglia do na bashkohen brenda javës! 8 lexime · 18 orë më parë
  6. 06
    Politikë Dita e 20 e revoltës! Me simbole kombëtare dhe thirrje ‘Rama jepe dorëheqjen’, mijëra protestues përfundojnë marshimin kilometrik te sheshi ‘Skënderbej’ (VIDEO) 8 lexime · 1 orë më parë
  7. 07
    Sociale Përfundon rruga e Darëzezës/ Rama: Aks i dobishëm për zonën dhe vizitorët që zgjedhin vijën bregdetare (VIDEO) 7 lexime · 18 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“I erdhi fundi kësaj klase politike! Dorëheqje”, aktivisti Murataj thirrje Ramës dhe Berishës: Dëgjoni kërkesat e protestuesve, ndryshe ata dinë “të flasin”!

Aktivisti dhe juristi Erion Murataj, i cili është bërë pjesë e protestës masive qytetare që kërkon dorëheqjen e…

• 1 minutë më parë • 4 min lexim
Politikë

Dita e 21-të e revoltës popullore/ Diaspora marshon drejt Shqipërisë, sot para Kryeministrisë protesta më e madhe në histori

Shqipëria hyn sot në ditën e 21-të të revoltës popullore kundër qeverisë së dhe kryeministrit Edi Rama. Organizatorët…

• 1 minutë më parë • 2 min lexim
Politikë

“PD, vështirësi për t’u pozicionuar ndaj një lëvizjeje që po sfidon establishmentin politik”, BIRN: Protesta që vuri në provë opozitën

Partia Demokratike u gjend në një pozitë të vështirë politike përballë protestës qytetare kundër një projekti turistik në…

• 17 minuta më parë • 8 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by