Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Tabaku: Paratë e pista kanë helmuar ekonominë shqiptare, po shkatërrojnë shtresën e mesme, bujqësinë dhe fasonerinë
Politikë

Tabaku: Paratë e pista kanë helmuar ekonominë shqiptare, po shkatërrojnë shtresën e mesme, bujqësinë dhe fasonerinë

• 20 Qershor, 2026 • 5 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka publikuar një video në rrjetet sociale ku analizon ndikimin që ekonomia informale dhe pastrimi i parave kanë pasur mbi ekonominë shqiptare.

Duke iu referuar goditjes së fundit të SPAK ndaj një skeme të dyshuar të pastrimit të parave në sektorin e ndërtimit, Tabaku argumenton se ekonomia shqiptare është deformuar nga hyrja e parave të krimit të organizuar, duke krijuar pasoja të rënda për sektorët produktivë dhe për qytetarët e zakonshëm.

Sipas saj, tre janë pasojat kryesore të këtij modeli ekonomik: rritja e papërballueshme e çmimeve të banesave, kriza në bujqësi dhe goditja ndaj industrisë fason.

Tabaku thekson se sektori i ndërtimit në Tiranë është kthyer në një treg të paarritshëm për shtresën e mesme dhe të rinjtë, ndërsa çmimet e apartamenteve nuk kanë më asnjë lidhje me nivelin e të ardhurave në vend. Ajo argumenton se fluksi i parave informale ka deformuar tregun, duke e bërë strehimin një luks për shumicën e qytetarëve.

Read more:Si po orvatet Edi Rama të poshtërojë të rinjtë? – Blog

Deputetja demokrate ndalet gjithashtu tek bujqësia, duke e konsideruar atë një nga viktimat kryesore të zhvlerësimit të euros dhe mungesës së politikave mbështetëse. Sipas saj, sektori ka humbur konkurrueshmërinë në tregjet rajonale dhe europiane, duke dëmtuar qindra mijëra fermerë dhe duke i kushtuar ekonomisë shqiptare miliarda lekë në prodhim të humbur.

Një tjetër sektor i goditur, sipas Tabakut, është industria fason, e cila për vite me radhë ka qenë një nga eksportuesit më të mëdhenj dhe punëdhënësit kryesorë në vend. Ajo argumenton se zhvlerësimi i euros dhe deformimet e ekonomisë kanë sjellë mbylljen e dhjetëra bizneseve dhe humbjen e vendeve të punës.

Në përfundim, Tabaku lidh problemet ekonomike me protestat qytetare të javëve të fundit, duke argumentuar se pakënaqësia e qytetarëve buron nga një sistem që favorizon një pakicë të lidhur me pushtetin në kurriz të shumicës së shqiptarëve.

“Ky është sistemi që duhet të ndryshojmë. Është sistemi i pakicës që ka hequr garën nga ekonomia, ka dëmtuar prodhimin dhe ka marrë frymën e ekonomisë shqiptare për më shumë se një dekadë”, shprehet Tabaku në mesazhin e saj.

Read more:Analiza / Cilat janë pasojat e rënies së Orbanit – Ide

⸻

TRANSKRIPT

Fakt!

Ekonomia shqiptare është helmuar nga paratë e pista.

Ky është edhe përfundimi që del nga operacionet e fundit të SPAK-ut, ku miliona metra katrorë ndërtim dyshohet se janë financuar nga para të grupeve kriminale, ndërsa lejet e ndërtimit janë shpërndarë sikur të ishin pronë e pushtetarëve.

Tre sektorë kryesorë të ekonomisë shqiptare janë prekur drejtpërdrejt nga zhvlerësimi i euros dhe nga paraja informale që qarkullon në ekonomi.

Së pari, ndërtimi.

Sot, ndërtimi në Tiranë është bërë i paaksesueshëm për shtresën e mesme, për të rinjtë dhe për qytetarët që fatkeqësisht po largohen nga vendi.

Read more:Rriten bizneset, jo punësimi/ Shërbimet dhe transporti kryesojnë ndërmarrjet pa staf, 51% e ndërmarrjeve pa punonjës

Apartamente që kushtojnë 300 apo 400 mijë euro në një ekonomi ku paga mesatare është rreth 800 euro janë jashtë çdo realiteti dhe logjike ekonomike.

Së dyti, bujqësia.

Një sektor që sot, fatkeqësisht, po humbet aftësinë për të prodhuar dhe për të konkurruar në tregjet rajonale dhe europiane.

Produktet shqiptare, që dikur përfaqësonin një avantazh konkurrues, po përballen me vështirësi të mëdha. Kjo situatë i kushton ekonomisë shqiptare rreth 4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe prek drejtpërdrejt mbi 300 mijë fermerë.

Së treti, fasoneria.

Një sektor që deri dje ishte krenaria e eksporteve shqiptare.

Read more:‘Kumbari’ i kokainës, Salvadore Aliu, dyshohet se pastroi të paktën 30 mln euro në Shqipëri! Komunikimet me vëllanë: Do sjell dhe 20 mln euro, futi në fuçi 50 litërshe e groposi

Zhvlerësimi i euros dhe deformimet në ekonomi kanë detyruar shumë sipërmarrje të mbyllen, ndërsa mijëra punonjës kanë humbur vendet e tyre të punës.

Kjo është mënyra se si ekonomia informale, paratë e pista dhe pastrimi i parave të krimit të organizuar prekin drejtpërdrejt xhepin e çdo qytetari shqiptar.

Ky është sistemi që duhet të ndryshojmë.

Ky është sistemi për të cilin sot shumë qytetarë po protestojnë.

Read more:Procesi i Anëtarësimit dhe Roli Përcaktues i IBAR – Blog

Ky është sistemi i pakicës që Rilindja ka instaluar, duke eliminuar garën në ekonomi, duke dëmtuar prodhimin, duke detyruar qytetarët të protestojnë dhe duke lënë fermerët e bizneset pa mbështetje.

Ky është sistemi që sot përbën një nga problemet më të mëdha të Shqipërisë.

Dhe nuk ka zgjidhje tjetër veçse ta ndryshojmë këtë model, i cili për 13 vite i ka marrë frymën ekonomisë shqiptare.

Lexo edhe
Politikë

“Heqja e statusit të bashkive nuk është reformë”/ Zhupa kundër reformës së re territoriale: Shkrirja e Delvinës dhe Konispolit centralizim dhe dobësim i pushtetit lokal

Politikë

“Koncerti i Kanye West një autogol për turizmin”/ Eksperti: U abuzua me çmimet, hotelet me 3 yje shumëfishuan tarifat deri në 3000 euro. Qeveria nuk mbrojti konsumatorin

Tags: #apartamente #Bizneset #Bujqësia #Ekonomi #ekonomia #Ekonomia shqiptare #euro #fermerët

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Heqja e statusit të bashkive nuk është reformë”/ Zhupa kundër reformës së re territoriale: Shkrirja e Delvinës dhe Konispolit centralizim dhe dobësim i pushtetit lokal
  • “Koncerti i Kanye West një autogol për turizmin”/ Eksperti: U abuzua me çmimet, hotelet me 3 yje shumëfishuan tarifat deri në 3000 euro. Qeveria nuk mbrojti konsumatorin
  • Sot dita e 50 e rezistencës, shqiptarët në protestë kundër kryeministrit: Rama jepe dorëheqjen
  • “Nesër më shumë”, përfundon protesta e 49 kundër kryeministrit, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës
  • LIVE- Revolta e 49 kundër Ramës/ Marshimi në Tiranë, protestuesit kalojnë pranë selisë së PD: Opozitë e shitur
Nga të njëjtat tag-e
  • “Koncerti i Kanye West një autogol për turizmin”/ Eksperti: U abuzua me çmimet, hotelet me 3 yje shumëfishuan tarifat deri në 3000 euro. Qeveria nuk mbrojti konsumatorin
  • Lajme si ky duam! – Blog
  • “Djalin e vetëm e humba nga kanceri, s’kishte Pet Scan”/ Qytetari denoncon nga protesta mungesën e kushteve tek Onkologjiku: 4.2 mln euro shkuan për koncert. Shqiptarë dilni në shesh!
  • LIVE- Revolta kundër Ramës/ Thirrja e qytetares: Më datë 23 në orën 09:00 para Kuvendit! T’i lajmë me vaj e domate kostumet e tyre të shtrenjta
  • “Dua Lipa, i cilëson frymëzim”/ BBC për protestat kundër Ramës: Mijëra njerëz në shesh që nga fundi i majit, një nga lëvizjet më të mëdha qytetare
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama çoi Taulantin të filmonte shtëpinë time”/ Shehaj: Jeni të dëshpëruar, por nuk na trembni dot 13 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Kësaj qeverie po i shkulen themelet, fundin e ka shpejt!” – Kapri: Rama po shfaqet si autokrat para Perëndimit! Është delegjitimuar nga populli 10 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë VIDEO/ ‘Neomalsorja’ niset drejt Tiranës: Do t’i bashkohem protestës. Është kaq frymëzuese dhe kaq e bukur rezistenca e qytetarëve e cila nuk ka asnjë shenjë që të ndalet 8 lexime · 21 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Dhunimi i oficerit të policisë në Sarandë, shpallen në kërkim tre persona! Mes tyre edhe djali i Thimjo Rubatit që iu bë atentat 7 lexime · 23 orë më parë
  5. 05
    Politikë Incident para Kryeministrisë/ Qytetari proteston afër makinës së Ramës, policia e arreston (Pamjet) 6 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Kuvendi mbyll sesionin ditën e hënë, seanca e fundit në kulmin e protestave kundër Ramës 6 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Kërcënohet gazetari Osman Stafa, 2 persona i prenë rrugën me makinë pasi filmoi nxjerrjen e inerteve në lumin Shkumbin! Të rinjtë vihen nën hetim (EMRAT+VIDEO) 5 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Heqja e statusit të bashkive nuk është reformë”/ Zhupa kundër reformës së re territoriale: Shkrirja e Delvinës dhe Konispolit centralizim dhe dobësim i pushtetit lokal

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar kundër planit të publikuar në media për reformën e re…

• 14 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

“Koncerti i Kanye West një autogol për turizmin”/ Eksperti: U abuzua me çmimet, hotelet me 3 yje shumëfishuan tarifat deri në 3000 euro. Qeveria nuk mbrojti konsumatorin

Eksperti i turizmit Isa Krasniqi i ftuar ne News 24 teksa foli për koncertin e Kanye West deklaroi…

• 14 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

Sot dita e 50 e rezistencës, shqiptarët në protestë kundër kryeministrit: Rama jepe dorëheqjen

Rezistenca qytetare hyn sot në ditën e 50-të të saj, duke shënuar një moment historik në rrugëtimin e…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by