Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Llapaqorë! Bllokrevolucionarë të aeroportit!”, Rama sulmon protestuesit dhe të ‘vetët’: Armata shurdhuese e influencerave dhe lugëndryshkurit e familjes sonë…
Politikë

“Llapaqorë! Bllokrevolucionarë të aeroportit!”, Rama sulmon protestuesit dhe të ‘vetët’: Armata shurdhuese e influencerave dhe lugëndryshkurit e familjes sonë…

• 20 Qershor, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryeministri Edi Rama nga mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, reagoi për protestat masive që kërkojnë dorëheqjen e tij.

Read more:LIVE/ “Rama jepe dorëheqjen! Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 20-të para Kryeministrisë, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Nesër më shumë me diasporën!

Ai tha se një kanal mllefi është lëshuar ndaj tij dhe PS-së.

Read more:Revolta popullore! Protestuesja: Jemi popull i Skëndërbeut, do t’i “heqim kokat”. Kush ka vjedhur, në burg!

Rama: Cikloni i këtyre 20 ditëve nuk është interesante për atë që thotë mbi qeverisjen e Shqipërisë. Nëse kjo histori do të kishe ndodhur 10 vite më parë, do të kishte pasur mbështetës, sherr e kundërshtarë, por do të kishte mbetur këtu brenda kufijve tanë. Pavarësisht përfshirjes ë amerikanëve, apo izraelitëve që u përfshinë dhe pa qenë fare pjesë. Ndërsa sot, 10 vjet më pas, brenda 48 orësh degradimi i dhunshëm i një sherri vulgar i një protestuesi me policë privatë, u bë objekt sulmi. Jo se bota u zgjua e alarmuar për fatin e flamengove. Të ishte për botën Narta mund të kthehej si 10 vite më parë, ku i priste plumbi i kafshëve të egra. Si në një film, bulevardi, përputhi atë armatë të frikshme ndaj nesh. I gënjeu mendja fuqishëm se çadra globale e kësaj proteste do të bënte mrekullinë që s’e bëri çadra lokale e Lulit tim. Dhe kështu me sqepin e një zogu të vetëm do laheshin dy hesape të vjetra, bota e madhe do ta turpëronte Trumpin në betejën e Nartës, fiks 2073 vjet pas betejës së Palasës ku Çezari turpëroi Pompeun, ndërsa armata shurdhuese e influencerave, followersa, analistëve, idealistëve, opinionistëve, urrejtësve dhe mercenarëve digjitalë të vënë në dispozicion nga armiqtë e Shqipërisë apo konkurrentët e saj të egër në industrinë e turizmit do të shpëtonte Shqipërinë nga unë, për llogari të karavidheve të opozitës së dukshme dhe të padukshme… nga llapaqorët e ballibullistët tek bllokrevolucionarët e aeroportit tek lugëndryshkurit e familjes tonë të madhe.
Me befasinë e ngjashme të një aksidenti, miliona njerëz që nuk e dinë se ku ndodhet Zvërneci, dinë se çfarë duhej aty. Jo se e duan Shqipërinë, por te simboli i një shpendi gjetën valvulën e shfryrjes së një kanali. U hap një kanal mllefi ndaj meje dhe jush, ndaj PS. Kjo kohë e re, kur dhe një rrahje globale, transporton gënjeshtra e jo fakte. Një projekt zhvillimi i Shqipërisë u bë brenda pak ditësh pjesë e një lufte që nuk ka për objekt vendin tonë. Shqipëria u bë zogu, ne u gjendëm në mes të saj. Duhet ta lexojmë këtë histori drejt, për çfarë vjen më pas. Se ky është vetëm fillimi. Ne mund të bëjmë vetëm atë që bëhet për të kuptuar politikën sot. Nga një herë është mirë që të largohesh pak prej saj dhe të hapësh librat e historisë.

Read more:‘Në Librari’ vjen me 3 tituj: ‘Laver Bariu, ustai i fundit’, ‘Bisedë me Volterin’ dhe ‘Sekreti i fundit’! Melodia e Vargut sjell vargjet e Martin Camajt

Lexo edhe
Politikë

Cërriku kundër ndarjes së re territoriale/ Nis firmosja e peticionit: “Bashkia të mbetet më vete”

Politikë

Kriza politike/ BE mesazh Kosovës: Partitë të arrijnë marrëveshjen për një president konsensual

Tags: #bota #Edi Rama #Interesante #Librat #Projekt #proteste #rama #Rrahje

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Cërriku kundër ndarjes së re territoriale/ Nis firmosja e peticionit: “Bashkia të mbetet më vete”
  • Kriza politike/ BE mesazh Kosovës: Partitë të arrijnë marrëveshjen për një president konsensual
  • Gruaja e Havzi Nelës: Vetëm në Shqipëri, biri i një ekzekutori bëhet kryeministër. Më gjeni një vend në botë ku ndodh kjo!
  • “Kosova nuk është territor serb, as burimet natyrore, Serbia e ka humbur atë”/ Rama i përgjigjet Vuçiçit: Ibri sistem ujor ndërkufitar. Lumenjtë rrjedhin sipas gjeografisë jo folklorit
  • “Rama jepe dorëheqjen”!/ 73 ditë “Revolucion Flamingo”, protestuesit të vendosur deri në plotësimin e kërkesave
Nga të njëjtat tag-e
  • Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant – Ide
  • Gruaja e Havzi Nelës: Vetëm në Shqipëri, biri i një ekzekutori bëhet kryeministër. Më gjeni një vend në botë ku ndodh kjo!
  • “Kosova nuk është territor serb, as burimet natyrore, Serbia e ka humbur atë”/ Rama i përgjigjet Vuçiçit: Ibri sistem ujor ndërkufitar. Lumenjtë rrjedhin sipas gjeografisë jo folklorit
  • “Rama jepe dorëheqjen”!/ 73 ditë “Revolucion Flamingo”, protestuesit të vendosur deri në plotësimin e kërkesave
  • Më pak se një vit nga çelja, thahen pemët te “Tirana Moons”! Vepra arkitekturore ishte konceptuar si një bibliotekë e hapur brenda një instalacioni
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Do depozitojmë akuzë penale kundër Ramës”/ Arkitektja Koja: Ka bërë gabime të rënda në projektet e zhvillimit. Ky është një ndër hapat e protestës 41 lexime · 20 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama nën akuzë të rëndë”/ Belind Këlliçi: Kompania fantazmë “GLG Investiment” dhe venezueliani prestanome i Gert Hakës, miq të ngushtë të Olsi Ramës. Kryen operacione financiare që askush s’i bën dot… 15 lexime · 22 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama nën një akuzë të rëndë”/ Belind Këlliçi: Kompania fantazëm “GLG Investiment” dhe venezueliani prestanome i Gert Hakës, miq të ngushtë të Olsi Ramës kryen operacione financiare që askush si bën dot… 13 lexime · 23 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Edi Rama ka dështuar, thirrja ‘Jepe dorëheqjen’ merr kuptim”/ Balliu: Shqipëria u zgjua dhe fjeti me lajme krimi, siguria publike është shndërruar në pasiguri kronike 13 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Në protestë deri në fund”/ Revolta e qytetarit: 13 vitet e fundit morëm dishezën me 200 km/orë. Mbyllëm aktivitetin, qeveri e korruptuar 11 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Vrasja në Korçë/ Dedikimi drithërues i nënës së 20-vjeçarit: Do të mbetesh përjetësisht fryma, dashuria ime më e madhe 10 lexime · 20 orë më parë
  7. 07
    Politikë Berisha: 4 televizionet kombëtare nuk më pasqyrojnë! Rama mori hapësirë 15 orë, opozita vetëm 4! 9 lexime · 22 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Cërriku kundër ndarjes së re territoriale/ Nis firmosja e peticionit: “Bashkia të mbetet më vete”

Në qytetin e Cërrikut ka nisur firmosja e një peticioni kundër propozimit për ndarjen e re administrativo-territoriale. Banorë…

• 33 minuta më parë • 4 min lexim
Politikë

Kriza politike/ BE mesazh Kosovës: Partitë të arrijnë marrëveshjen për një president konsensual

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se vonesat në funksionalizimin e institucioneve të Kosovës mund të ndikojnë në përfitimin e…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
Politikë

Gruaja e Havzi Nelës: Vetëm në Shqipëri, biri i një ekzekutori bëhet kryeministër. Më gjeni një vend në botë ku ndodh kjo!

Bashkëshortja e poetit të ndjerë disident Havzi Nela, i cili më 10 gusht 1988, u dënua me vdekje…

• 3 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by