Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. ‘Në Librari’ vjen me 3 tituj: ‘Laver Bariu, ustai i fundit’, ‘Bisedë me Volterin’ dhe ‘Sekreti i fundit’! Melodia e Vargut sjell vargjet e Martin Camajt
Aktualitet

‘Në Librari’ vjen me 3 tituj: ‘Laver Bariu, ustai i fundit’, ‘Bisedë me Volterin’ dhe ‘Sekreti i fundit’! Melodia e Vargut sjell vargjet e Martin Camajt

Viral Alert News • 31 Maj, 2026 • 12 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

LAVER BARIU DHE HISTORIA E SAZEVE NË LIBRIN E TË VASIL TOLES

VASIL TOLE, AUTOR

Titulli: Laver Bariu, ustai i fundit
Autori: Vasil S.Tole
Shtëpia botuese: Onufri
Çmimi: 1800 lekë

Një prej emrave më të rëndësishëm të muzikës popullore qytetare të Shqipërisë së Jugut, figura e klarinetistit të njohur Laver Bariu prezantohet në librin e ri të studiuesit Vasil Tole. “Laver Bariu, ustai i fundit” sjell jo vetëm jetën dhe veprën e mjeshtrit përmetar, por edhe historinë e sazeve dhe të traditës muzikore që ka shoqëruar breza të tërë.

Përmes dokumenteve, analizave dhe materialeve multimediale, botimi synon të ruajë dhe promovojë këtë trashëgimi të vyer kulturore.

Laver Bariu mbetet një nga figurat më përfaqësuese të muzikës popullore qytetare shqiptare. Për autorin e librit, Vasil Tole, ai ishte një fenomen artistik që la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme, të dokumentuar në qindra regjistrime audio dhe video.

“Laver Bariu ishte një fenomen që e shenjoi kohën e tij. Ndryshe nga mjeshtrat e mëdhenj të sazeve paraardhëse, ai pati fatin që veprimtaria e tij të dokumentohej gjerësisht përmes regjistrimeve muzikore. Trashëgimia që la pas përfshin dhjetëra e qindra këngë, kaba dhe valle popullore. Duke u nisur nga emri dhe personaliteti i tij, libri synon të hedhë një vështrim më të gjerë mbi kulturën e muzikës qytetare të Shqipërisë së Jugut dhe mbi qytetet ku ajo u zhvillua”,- thotë Tole.

Në fokus të botimit nuk është vetëm figura e Laver Bariut, por edhe qyteti i Përmetit dhe roli i tij si një qendër e rëndësishme e traditës muzikore shqiptare.

“Libri shpjegon edhe konceptin e qyteteve që shërbyen si një lloj shtrati ku u zhvilluan dukuri të rëndësishme kulturore. Jemi mësuar të flasim për qytete muze apo për qendra arkeologjike, por ka edhe qytete që mund të konsiderohen qendra historike të muzikës. Përmeti është një rast i tillë dhe Laver Bariu është një nga figurat që e mishëron më së miri këtë identitet”,- thotë Tole.

Read more:Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, pësojnë sërish ulje nafta dhe benzina

Një kapitull i veçantë i kushtohet mjeshtrave të mëdhenj që hodhën themelet e traditës së sazeve shumë kohë përpara Laver Bariut.

“Kam ndjerë detyrimin t’u kushtoj vëmendje edhe sazeve paraardhëse. Në libër trajtohen figura që do t’i bënin nder jo vetëm kulturës sonë kombëtare, por edhe asaj botërore. Mes tyre janë emra si Selim Leskoviku, Jonuzi i Lamçes, Riza Mekua apo Riza Berati. Ata ishin instrumentistë dhe këngëtarë të jashtëzakonshëm, të cilët lanë gjurmë të pashlyeshme në historinë e muzikës shqiptare”,- thotë Tole.

Falë teknologjisë, botimi shoqërohet me materiale të shumta muzikore, të aksesueshme përmes kodeve QR, duke i dhënë lexuesit mundësinë të dëgjojë dhe të përjetojë drejtpërdrejt shembujt muzikorë të përmendur në libër.

“Libri ka një shtrirje shumë të gjerë. Ai nis me Laver Bariun, zgjerohet te sazet para tij, te qyteti i Përmetit dhe te kultura muzikore e Shqipërisë së Jugut. Përmes QR kodeve kemi mundur të sjellim shumë më tepër materiale sesa do të ishte e mundur në formatet tradicionale”,- thotë autori.

Sipas autorit, libri është një studim i mirëfilltë muzikologjik, por njëkohësisht edhe një dëshmi qytetare për njeriun që mbeti i lidhur ngushtë me vendlindjen e tij.

“Është një libër studimor në thelbin e tij, ku analizohen edhe kabatë e Laver Bariut përmes metodave muzikologjike. Por ka edhe një dimension njerëzor e qytetar. Kam përfshirë kujtime, mbresa dhe reagime të njerëzve pas ndarjes së tij nga jeta. Është interesante të shohësh se si jeta dhe vepra e tij kanë mbetur të gjalla në kujtesën e qytetarëve, jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë”,- thotë Tole.

Një homazh për mjeshtrin e klarinetës dhe një kontribut për ruajtjen e memories muzikore shqiptare, libri për Laver Bariun vjen si një dëshmi e rëndësishme për brezat e sotëm dhe ata që do të vijnë.

Read more:Konsiderohet me rrezikshmëri të lartë/ Gjykata lë në burg 44-vjeçarin në Durrës, përplasi makinën e policisë nën efektin e alkoolit, zbardhet ngjarja

2. “BISEDË ME VOLTERIN”, REFLEKTIME MBI LIRINË DHE ARSYEN

FATOS TARIFA, AUTOR

Titulli: Bisedë me Volterin
Autori: Fatos Tarifa
Shtëpia botuese: Onufri
Çmimi: 1200 lekë

Një dialog imagjinar me filozofin e madh të Iluminizmit, Volterin, është në qendër të librit më të ri të sociologut dhe akademikut Fatos Tarifa, “Bisedë me Volterin”.

Sipas autorit, libri lindi si një nevojë shpirtërore dhe intelektuale, në një periudhë kur rutina e përditshme kërkonte një dialog me një nga mendjet më të ndritura të historisë europiane.

“Volteri, filozofi i shquar iluminist i shekullit XVIII, është një filozof me të cilin unë u pasionova që kur isha student i filozofisë. Pas më shumë se 50 vitesh, një dëshirë e brendshme intelektuale më shtyu të imagjinoj një bisedë me të. Kam dashur gjithmonë të mësoj nga mençuria e tij, nga lufta e tij kundër paragjykimeve, fanatizmit dhe absolutizmit. Prandaj e ftova simbolikisht në kafenë e tij të preferuar, Café Procope në Paris, për të reflektuar mbi atë që ndodh në shoqërinë e sotme”,- thotë Tarifa.

Në faqet e librit, Tarifa ndërton një bashkëbisedim të gjatë me Volterin, duke e vendosur filozofin francez përballë temave që shqetësojnë botën moderne. Feja, fanatizmi, toleranca, liria e mendimit, marksizmi, sociologjia, teknologjia dhe inteligjenca artificiale janë vetëm disa nga çështjet që trajtohen në këtë dialog imagjinar.

Autori përpiqet të sjellë në kohën tonë frymën kritike të Volterit, i njohur për ironinë, sarkazmën dhe mbrojtjen e arsyes kundër paragjykimeve.

Read more:Kia dëshiron një limuzinë sportive për 'gjeneratën e lojtarëve'

“Doja të dija se çfarë do të mendonte Volteri për sociologjinë, për marksizmin, për zhvillimet e reja teknologjike dhe për inteligjencën artificiale. Ai do ta konsideronte atë një arritje të madhe të njerëzimit, por njëkohësisht do të na paralajmëronte për rrezikun e adhurimit të teknologjisë si një fe e re. Nëse ne glorifikojmë teknologjinë dhe humbasim mendimin kritik, atëherë njeriu rrezikon të bëhet më pak i lirë dhe më pak njerëzor”,- thotë Tarifa.

Gjatë promovimit, Fatos Tarifa vuri theksin edhe te figura e profesorit të ndjerë Zija Xholi, të cilit ia dedikon librin. Ai e cilësoi mentorin e tij si njeriun që i ngjalli pasionin për filozofinë, iluminizmin dhe veprën e Volterit.

Përmes këtij libri, autori synon të nxisë dialogun, reflektimin filozofik dhe debatin intelektual, duke sjellë për lexuesin jo vetëm figurën historike të Volterit, por edhe pyetjet që vazhdojnë të mbeten aktuale në shoqërinë e sotme.

Libri ndërthur historinë e ideve me problematikat bashkëkohore dhe përmes një bisede imagjinare me Volterin, fton lexuesin të reflektojë mbi lirinë, arsyen dhe të ardhmen e shoqërisë moderne.

3. ARLINDA DUDAJ, BOTUESE

“SEKRETI I FUNDIT”, DAN BROËN RIKTHEHET PAS TETË VITESH

Titulli: Sekreti i fundit
Autori: Dan Broën
Përktheu: Alken Myftiu
Shtëpia botuese: Dudaj
Çmimi: 2000 lekë

Pas më shumë se tetë vitesh mungesë, Dan Broën rikthehet me romanin e tij më të ri, “Sekreti i fundit”. Autori i bestsellerëve botërorë sjell sërish në qendër simbologun e njohur të Harvardit, Robert Langdon, i cili këtë herë përfshihet në një aventurë misterioze në zemër të Pragës.

Në roman, Langdoni shoqëron akademiken Katherine Solomon në një konferencë, por ngjarjet marrin një kthesë të papritur kur ajo zhduket pa lënë gjurmë. I vetëm në një qytet të mbushur me histori, legjenda dhe sekrete të errëta, ai duhet të deshifrojë misteret që e rrethojnë për të shpëtuar gruan që dashuron.

Read more:Putin takim me Xi Jinping/ Nga energjia te Ukraina, cilat janë temat që priten të diskutohen mes dy liderëve

“Sekreti i fundit është libri më i fundit nga Dan Broën. Besoj se është libri që do të lexohet më shumë këtë verë, edhe sepse vjen pas tetë vitesh mungesë që nga romani ‘Origjina’. Edhe këtë herë ai trajton një temë shumë intriguese, që lidhet me trurin dhe aftësitë e tij ende të pazbuluara. Në qendër është natyrisht Robert Langdon, profesori simbologjist i Harvardit, që përballet me kode dhe mistere të reja”,- thotë Dudaj.

Ngjarjet zhvillohen në një Pragë të errët dhe enigmatike, mes kështjellave madhështore, kishave shekullore, varrezave të lashta dhe labirinteve nëntokësore. Sipas autorit, kjo është një betejë jo vetëm për mbijetesë, por edhe për të ardhmen e njerëzimit. Përveç ritmit të shpejtë dhe suspense-it që e karakterizon, romani prek edhe tema që lidhen me kufijtë e mendjes njerëzore, duke ndërthurur faktet historike me trillimin letrar, një formulë që e ka bërë Dan Broën një nga autorët më të lexuar në botë.

Langtoni nuk e di se një hije e errët e së kaluarës po e ndjek nga pas. Duhet rë përdorë të gjithë dijen e vet për të deshifruar botën përreth, përpara se të përpihet edhe ai nga rrathët e tradhëtisë dhe mashtrimit që kanë gllabëruar Ketrinën.

“Në qendër të këtij libri është një çift shumë interesant: Robert Langdon dhe Katherine Solomon. Ajo është studiuese e trurit dhe kërkimet e saj hapin shumë pyetje mbi aftësitë e panjohura të mendjes njerëzore. Si gjithmonë te Dan Broën, lexuesi përballet me shumë fakte, histori dhe mistere që të bëjnë të kërkosh më shumë edhe pasi ke mbaruar librin”,- thotë Dudaj.

Dan Bron është autor i disa prej romaneve më të suksesshme të dekadave të fundit, mes tyre “Engjëj dhe Djaj”, “Kodi i Da Vinçit”, “Simboli i Humbur”, “Ferri” dhe “Origjina”.

Me “Sekretin e fundit”, ai rikthen universin e Robert Langdonit në një histori që premton të mbajë lexuesit të mbërthyer nga faqja e parë deri te e fundit.

Read more:Emiratet e Bashkuara Arabe revolucionarizojnë shëndetësinë me inteligjencën parashikuese, pjesë e projektit edhe një shqiptar

“Është një roman voluminoz, por nga ata libra që nuk arrin t’i lësh nga dora. Dan Broën ka aftësinë të mbajë lexuesin të përfshirë deri në faqen e fundit, duke e argëtuar dhe duke e sfiduar vazhdimisht me pyetje e mistere të reja”,- thotë Dudaj.

MELODIA E VARGUT

Sonila Strakosha

Rubrika e poezisë këtë herë prezantohet me vargjet e Martin Camajt.

Poezia e parë e bukur deri në dhembje

1. Shiu mbi lum’

Mjegulla nga bjeshka ulet kadalë

e pikat e shiut po bijnë mbi lum

në qiellin e vrantë lëviz nji halë

shpirti s’don dhimba e trupi lyp gjum.

Ujë â bâ gjethi e teshat e blegës

e pikat e shiut po bijnë mbi lum

dëshira e pjekun po bjen prej degës

shpirti s’don dhimba e shtati lyp gjum.

Në votër flaka po del krandeve

e pikat e shiut po bijnë mbi lum

veshët e mij janë lodhë prej zâneve

Shpirti s’don dhimba e trupi lyp gjum.

2. Të parën lule

Të parën lule që ndesha

Un ty ta pruna.

A thue din lulja çka ndiejmë për të?

Heshtojmë! Ajo krye-ulun andrron

Livadhet që là.

3. Kam shikimin tand në shpirt

Vargje të mrekullueshme këto, ku ndjenja shkrihet kaq natyrshëm me natyrën, trupin, shpirtin.

Kam shikimin tand në shpirt

dhe melodinë e pavdekshme

të gjakut në pasion.

Freskia mëngjesore

dhe bari i lagun fryjnë

zemrën time të zgjueme

nga prania jote në të.

Kam shikimin tand në shpirt.

Filli i zanit tand

depërton gjymtyrët e mija

dhe trajtat tua rrijnë

të pashlyeme

në bebzat e syve të mij,

që lahen për të parën herë

në jetë

në këtë mëngjes me diell.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 15:48

‘Melodia e Vargut’/ Shiu, lulja dhe dashuria në vargjet e Martin Camajt

1780235729_camaj111.jpg

Rubrika e poezisë “Melodia e Vargut” këtë herë prezantohet me vargjet e Martin Camajt. Publiku ka mundësinë të shijojë 3 poezi të shkrimtarit.

MELODIA E VARGUT

Sonila Strakosh

Rubrika e poezisë këtë herë prezantohet me vargjet e Martin Camajt.

Poezia e parë e bukur deri në dhembje

1. Shiu mbi lum’

Mjegulla nga bjeshka ulet kadalë

e pikat e shiut po bijnë mbi lum

në qiellin e vrantë lëviz nji halë

shpirti s’don dhimba e trupi lyp gjum.

Ujë â bâ gjethi e teshat e blegës

e pikat e shiut po bijnë mbi lum

dëshira e pjekun po bjen prej degës

shpirti s’don dhimba e shtati lyp gjum.

Në votër flaka po del krandeve

e pikat e shiut po bijnë mbi lum

veshët e mij janë lodhë prej zâneve

Shpirti s’don dhimba e trupi lyp gjum.

2. Të parën lule

Të parën lule që ndesha

Un ty ta pruna.

A thue din lulja çka ndiejmë për të?

Heshtojmë! Ajo krye-ulun andrron

Livadhet që là.

3. Kam shikimin tand në shpirt

Vargje të mrekullueshme këto, ku ndjenja shkrihet kaq natyrshëm me natyrën, trupin, shpirtin.

Kam shikimin tand në shpirt

dhe melodinë e pavdekshme

të gjakut në pasion.

Freskia mëngjesore

dhe bari i lagun fryjnë

zemrën time të zgjueme

nga prania jote në të.

Kam shikimin tand në shpirt.

Filli i zanit tand

depërton gjymtyrët e mija

dhe trajtat tua rrijnë

të pashlyeme

në bebzat e syve të mij,

që lahen për të parën herë

në jetë

në këtë mëngjes me diell.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Dashuria #Diell #Fokus #Inteligjenca #Inteligjenca artificiale #Interesante #jetë #melodia e vargut #ne librari
Viral Alert News
Viral Alert News

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Nesër nis numërimi mbrapsht, largohu para se të vijë shtatori!”, protestuesi paralajmëron Ramën: Ik, ose do të përballesh…
  • 1 minutë heshtje në nder të viktimave në Shkodër! Aktivisti Ilir Xhemalaj S’ka lekë për rrugë e zjarrfikëse! Rama gjenocid me shqiptarët, e ka vendin në Hagë si Millosheviçi
  • Revolta popullore! Thirrja e fortë e të moshuarit për intelektualët: Reagoni, heshtja juaj mund të jetë më e rëndë se fjala e të ligjve
  • Aksident në Lezhë, humb drejtimin dhe përfundon poshtë mjetit bujqësor, shoferi ndërron jetë në vend (VIDEO)
  • 132 aksidente vetëm në qershor, ekspertët në Report TV: Duhet ndërgjegjësim, radarët nuk e zgjidhin problemin, policia duhet të jetë në terren
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Do luftoj kundër qeverisë korruptive, edhe nëse duhet të rrëmbej të drejtat”/ Agron Shehaj: Duhet të informohemi për çfarë votojmë! Balla e Rama dërguan njerëz para shtëpisë time… 28 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama kriminalizoi ekonominë dhe politikën”/ Ish-ministri Malaj: Për të mbijetuar po nxit urrejtjen, qëndrimi i një politikani në panik 17 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “S’jam Edi Rama!”, Muçollari “shpërthen” ndaj kryeministrit: S’mund të kërkosh besën e qytetarëve pasi e trajtove Shqipërinë si pronë private 13 lexime · 7 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Prova ulëritëse kundër kryeministrit”/ Aktivisti thirrje SPAK nga protesta para Kryeministrisë: Arrestoni Ramën! 13 lexime · 5 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Arrestohet punonjësi i Policisë Bashkiake në Tiranë, dyshohet se goditi me grusht shefin pas transferimit në një sektor tjetër (EMRAT) 12 lexime · 10 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Braktisini kafet!”/ Thirrja kumbuese që vjen nga protesta: Nëse s’ikin këta qelbësira, nuk hapen universitetet në shtator. Diaspora të na bashkohet, vendi ju thërret sot! 11 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Konflikte për motive pronësie mes dy familjeve në Pukë, plagosen dy persona, një i shoqëruar (EMRI) 11 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by