Mbi 150 mijë shqiptarë janë në Bulebard për dorëheqjen e Edi Ramës.
Një protestë madhështore mbahet sot në Tiranë. Shqiptarët nga të gjithë trevat, nga çdo cep i botës janë bërë bashkë kundër kësaj klase politike dhe kundër kryeministrit Edi Rama.
Një tjetër mesazh i dhënë nga aktivisti Arben Kola në këtë protestë.
“Kanë bllokuar autostradën për të mos lejuar njerëzit për të ardhur në Tiranë. Ju erdhi fundi. Parlamenti, po rrethohet, të gjitha ministritë po rrethohen. Do qëndrojmë këtu deri sa të shporren”, u shpreh aktivisti Arben Kola.




