Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Rama ndërtoi një model qeverisës që e sheh ligjin si pengesë”/ Analiza e Fitim Zekthit për revoltën e shqiptarëve: Vjen një pikë kur kjo nuk mban më, poshtërimi sjell reagim të jashtëzakonshëm
Politikë

“Rama ndërtoi një model qeverisës që e sheh ligjin si pengesë”/ Analiza e Fitim Zekthit për revoltën e shqiptarëve: Vjen një pikë kur kjo nuk mban më, poshtërimi sjell reagim të jashtëzakonshëm

• 21 Qershor, 2026 • 7 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nga Fitim Zekthi

Në dhjetor të vitit 1989, Nikolae Çaushesku u trondit kur pa që turma prej mbi 100 mijë vetësh, e thirrur në një takim masiv në Bukuresht, filloi ta ndërpriste atë. Ai ishte i bindur që njerëzit nuk ishin kundër tij, ishte i bindur që njerëzit e donin, ishte i bindur që regjimi që ai kishte ngritur jo vetëm që nuk kishte zemërimin e njerëzve, por madje pëlqehej prej tyre.

Ndodh me shumë politikanë të këqij, të cilët gradualisht, pa e kuptuar as vetë, ndërtojnë një rrëfim, një fabul, një shpjegim për atë që janë duke bërë dhe nisin ta besojnë atë. Varësia që ata kanë nga pushteti i shtyn ata të shkëputen nga realiteti në mënyrë të ngadaltë, pasi njohja ose pranimi i realitetit do ta vinte në diskutim pushtetin. Pushteti, nga ana e tij, ka vetëm një natyrë: ai tenton të rritet në mënyrë që të mbijetojë. Kjo rritje nuk mund të ndalet. Kësisoj, politikanët e këqij hyjnë në një marrëdhënie intime me pushtetin dhe nuk dihet ku fillon njëri dhe ku mbaron tjetri.

Për këtë shkak ata gjithnjë mendojnë, duhet të mendojnë, se njerëzit janë dakord, madje i duan dhe i vlerësojnë këta politikanë. Ka raste, shumë raste, kur ata madje mendojnë se është detyrë e njerëzve që t’i duan ata. Në disa raste ata e shohin veten si shpëtimtarë, si çlirues apo realizues të fatit të njerëzve dhe vendit.

Read more:“Rama ka frikë”/ Protestuesi: Nëse qeveria nuk është me ne, të hapë rrugën. Shqiptarët do ta largojnë me forcën e fjalës

Për shkak të nevojës së pushtetit, që kërkon të rritet, dhe për shkak të nevojës së këtyre politikanëve që me anë të këtij pushteti të realizojnë ose “krijojnë” veten e tyre, kufijtë e ligjit dhe të së drejtës zhduken ose mjegullohen vazhdimisht; kufijtë e vetëpërmbajtjes, arsyes dhe moralit humbin. Pushteti dhe ata bëhen neutralë ndaj kategorive të tilla. Qeverisja sigurisht që do të shkojë keq, padrejtësia sigurisht që do të rëndojë gjendjen, dinjiteti i njerëzve do të nëpërkëmbet.

Gjendja do të bëhet e padurueshme dhe, në një moment kur rrethanat ta lejojnë, ajo do të shpërthejë. Kjo i ndodhi Çausheskut, kjo i ka ndodhur shumë e shumë politikanëve të këqij. Kjo po i ndodh kryeministrit Rama.

Read more:Padia kundër Dados, Veliaj në gjyq: Jam 500 ditë i pezulluar nga një noter me pesa! S’lejohet transmetimi i seancës live, Ndreca: Proces qesharak! Shtyhet seanca

Kryeministri Rama ka ndërtuar një model qeverisës që nuk mbështetet mbi respektimin e ligjit dhe të drejtës, i quan ato pengesë; ka ndërtuar një model qeverisës që ka në qendër jo njerëzit, familjet e fëmijët, por atë vetë dhe disa njerëz të caktuar të biznesit apo ndonjë fushe tjetër. Kjo gjë e ka bërë vendin një hapësirë gati distopike, ku të fortët dhe padrejtësia, vështirësitë ekstreme në përballimin e jetesës, paraja e drogës dhe propaganda oruelliane duan t’i bindin njerëzit se Shqipëria është një rast i mrekullueshëm suksesi. Vjen një pikë dhe kjo nuk mban. Poshtërimi është një forcë e jashtëzakonshme reaguese.

Rama ndërkohë nuk e beson, nuk e pranon, nuk mund ta pranojë. Ai nuk mund të pranojë që të gjitha këto vite ishin kot, që gjithë kjo energji totale në ndërtimin e këtij mekanizmi, të kësaj qeverisjeje, gjithë kjo rropatje me biznesmenë dhe kriminelë, me ndërkombëtarë dhe media, përfundon kështu.

Read more:Tiranë/ Gjimnazi ‘Sulejman Elezi’ në Laknas drejt përfundimit, në shtator pret 520 nxënës

Një nga avantazhet e kryeministrit Rama në politikë ka qenë se ai nuk e ka pasur shumë të zhvilluar stilin paranoidal. Siç thotë Harold Lasswell, politikanët (sidomos të këqijtë) janë dy llojesh, zhvillojnë dy stile. Njëri është paranoidal dhe tjetri narcisoid. Me këtë nuk duam të themi, as Lasswell nuk e thotë, që duhet parë në këndin e psikologjisë apo psikanalizës kjo gjë, por vetëm në atë politik. Rama ka zhvilluar, ka ndërtuar stilin narcisoid.

Stili paranoidal ecën me armiq, sheh kudo armiq, sheh komplote, sheh konspiracione. Politikanët e stilit paranoidal, thotë Richard Hofstadter, nuk i besojnë askujt, rrethohen nga njerëz servilë dhe injorantë, nuk i qasin të diturit dhe ekspertët. Ata për çdo gjë fajësojnë armikun e brendshëm apo të jashtëm, por për çdo dështim është armiku. Politikani paranoidal ka qëllim të mbrohet dhe të mbajë pushtetin me çdo kusht. Ata i rrahin dhe mund t’i vrasin kundërshtarët e brendshëm. Ata mospranimin që u bën shoqëria e shfaqin duke folur për konspiracione, për armiq, për të shitur e për të blerë. Ky është një reagim nga mospranimi i njerëzve dhe i popullit.

Read more:Qytetarët 21 ditë në protestë te kryeministria, thirrje kundër Ramës e Berishës! Vijnë dhe shqiptarë nga diaspora

Rama, ndryshe nga disa politikanë të tjerë të rëndësishëm në Shqipëri, nuk ka qenë tamam ky lloj politikani. Politikani i stilit narcisoid nuk sheh armiq domosdoshmërisht. Ai edhe mund të rrethohet dhe rrethohet nga njerëz ekspertë ose të ditur; ai i pyet ata dhe mund t’i dëgjojë pa asnjë problem ata, në qoftë se ajo që ata thonë i bën punë. Politikani i stilit narcisoid ka vetëm një qëllim: glorifikimin e tij, shfaqjen e tij si një yll që ndriçon, ndërtimin e lavdisë së tij. Çdo gjë që e ndihmon për këtë gjë (nuk ka kufij moralë, etikë apo ligjorë) është e mirë dhe ai e përdor.

Sigurisht, siç thotë edhe Lasswell, në shumë raste këto dy stile gjenden edhe bashkë ose gjenden në masa të ndryshme te një person. Edhe tek ne, si kudo, këto gjenden edhe bashkë te politikanët tanë. Gjithsesi, është e dukshme se Rama nuk ka qenë njeriu i shpjegimeve me armiq, me konspiracione, njeriu që rrethohet vetëm nga injorantë dhe paafat. Rama, për interesin e tij, të glorifikimit të vetes, ka marrë dhe është këshilluar me njerëz të njohur në vend dhe botë.

Read more:“Duhet hetuar për pastrim të parave të pista”, Lubonja i përgjigjet sulmeve të Ramës: E kam thënë se është i rrezikshëm. Pushteti im, fjala e lirë. Aruba në dosjen e SPAK…

Këtë herë ai shkoi te stili paranoidal. Këtë herë ai thotë se populli po proteston për shkak të ndërhyrjes së Iranit, të ndërhyrjes së Greqisë, të propagandës kundër Izraelit etj. Këtyre budallallëqeve ai u shtoi, me tone edhe më të dendura, një armik gjigand që ishte algoritmi. Algoritmi i përdorimit apo i shumëfishimit të forove, lajmeve, shkrimeve dhe videove në internet si pasojë e punës së armikut. Dhe duket se Rama këtë nuk e ka thjesht si mënyrë reagimi për të qetësuar protestën apo për të forcuar radhët e veta. Ai duket se e beson, ai nuk mund të mos e besojë.

Kur shkon keq puna, kur dështimi është i plotë, politikanët e këqij do të shkojnë patjetër te stili paranoidal. Edhe Rama aty mbërriti. Në një farë mënyre ai e ka pranuar edhe vetë humbjen pa e thënë.

Lexo edhe
Politikë

22 ditë revolucion për dorëheqjen e Ramës/ Mediat e huaja jehonë protestës masive, Reuters: Mijëra qytetarë marshojnë në Tiranë për ndryshimin e qeverisë!

Politikë

FOTOLAJM/ “Bashkë, që të mos keni fatin e djemve të mi”! Një palë këpucë para Kryeministrisë për këdo që s’ishte dot në shesh, simbolika e veçantë në protestë

Tags: #Analiza #Detyrë #Fëmijët #Internet #media #pushteti #rama #Reagim

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • 22 ditë revolucion për dorëheqjen e Ramës/ Mediat e huaja jehonë protestës masive, Reuters: Mijëra qytetarë marshojnë në Tiranë për ndryshimin e qeverisë!
  • FOTOLAJM/ “Bashkë, që të mos keni fatin e djemve të mi”! Një palë këpucë para Kryeministrisë për këdo që s’ishte dot në shesh, simbolika e veçantë në protestë
  • “Rama jepe dorëheqjen!”/ Shtetasit e huaj mahniten nga protesta e djeshme në Tiranë: Çmenduri! Shqiptarët janë fantastikë (VIDEO)
  • “News24 ka qenë aty në shesh, live gjithë kohën”/ Aktivisti: Lugën e ndryshkur ta hanë qeveritarët, jo populli! Na kanë kërcënuar, por…
  • “E djeshmja, protesta më masive në vite”/ Softa: Hera e parë që rrethohet Kryeministria! Mesazh i qartë, qëllimi i vetëm i qytetarëve është dorëheqja e Ramës
Nga të njëjtat tag-e
  • “Rama jepe dorëheqjen!”/ Shtetasit e huaj mahniten nga protesta e djeshme në Tiranë: Çmenduri! Shqiptarët janë fantastikë (VIDEO)
  • Tiranë/ Gjimnazi ‘Sulejman Elezi’ në Laknas drejt përfundimit, në shtator pret 520 nxënës
  • Tre javë revoltë! Mbahet sot protesta e 22-të, diaspora “pushton” sërish Tiranën, kërkohet dorëheqja pa kushte e Ramës: Shqipëria nuk pret më!
  • Sot dita e 22-të e revoltës së qytetarëve për largimin e Ramës! Qëndresë e vendosmëri, pritet pjesëmarrje masive – Diaspora sërish në shesh (VIDEO)
  • Protestuesit nuk “lëshojnë” sheshin para Kryeministrisë, vendosin çadrën për t’u mbrojtur nga dielli, policia tenton t’i pengojë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Rrogozhinë/ Sherr me thika mes fqinjëve, ndërron jetë 60-vjeçari! Në pranga i riu (EMRAT) 29 lexime · 14 orë më parë
  2. 02
    Sociale Përfundon rruga e Darëzezës/ Rama: Aks i dobishëm për zonën dhe vizitorët që zgjedhin vijën bregdetare (VIDEO) 28 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama do e dorëzojë Ballukun”/ Havari: Halli i tij i vetëm është burgu, ka gjendje të rënduar shpirtërore 22 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë ‘Berisha në burg’/ Kreu i PD reagon pas thirrjeve në sheshe e rrugë: Janë opozitë e opozitës, duan të ndihmojnë Ramën 21 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Revoltat masive mbushën Bulevardin plot me qytetarë për 20 ditë, Rama: E ka fajin algoritmi që s’do qetësinë dhe arsyen! 20 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Rama bllokoi 1 muaj sheshin me grevën e urisë, ne na kërkohet të largohemi”/ Avokati Goxhaj ndan pamje nga Kryeministria: Do të rrimë këtu sa të duam ne! Kush na pengon… 19 lexime · 5 orë më parë
  7. 07
    Sociale Organizatori i protestës Arben Kola si Berisha, kundër amnistisë! Çon protestën te Kuvendi, incident me deputetin Ardit Bido! Përplasje para selisë së PD dhe mblidhen te Kryeministria 18 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

22 ditë revolucion për dorëheqjen e Ramës/ Mediat e huaja jehonë protestës masive, Reuters: Mijëra qytetarë marshojnë në Tiranë për ndryshimin e qeverisë!

Protestat e zhvilluar prej tre javësh tashmë nq Tiranë ka tërhequr vëmendjen e mediave më të njohura ndërkombëtare,…

• 30 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

FOTOLAJM/ “Bashkë, që të mos keni fatin e djemve të mi”! Një palë këpucë para Kryeministrisë për këdo që s’ishte dot në shesh, simbolika e veçantë në protestë

Ditën e djeshme u mbajt protesta e 22 masive në Tiranë ku rreth 250 mijë qytetarë u dyndën…

• 55 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

“Rama jepe dorëheqjen!”/ Shtetasit e huaj mahniten nga protesta e djeshme në Tiranë: Çmenduri! Shqiptarët janë fantastikë (VIDEO)

250 mijë qytetarë kanë protestuar mbrëmjen ne djeshme para Kryeministrisë, ku u mbajt protesta e 21-të e qytetarëve…

• 55 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by