Gjimnazi “Sulejman Elezi” në Laknas, bashkia Kamzë, është drejt përfundimit dhe në sezonin e ri shkollor do të presë 520 nxënës në kushte dinjitoze.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot foto nga shkolla, duke theksuar se nxënësit dhe mësuesit do të kenë së shpejti kushte më të mira.
Sipas tij, shkolla do të jetë e hapur edhe për komunitetin, me ambiente pritëse, sportive, kulturore dhe artistike në funksion të nxënësve dhe banorëve të zonës.
Read more:Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplaset me motomjetin! Ndërron jetë 48-vjeçari
Rama kujtoi gjithashtu se në nisje të vitit arsimor 2025-2026 u hapën 30 shkolla të reja dhe të rehabilituara në të gjithë vendin, me 340 laboratorë smart, ndërsa aktualisht janë të hapura 42 kantiere shkollash që pritet të përfundojnë me buxhetin e vitit 2026.
U.D/Shqiptarja.com




