Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Mediat e huaja jehonë protestave masive antiqeveritare në Shqipëri/ “Paga mjerane dhe korrupsion, pse shqiptarët protestojnë kundër Edi Ramës”
Politikë

Mediat e huaja jehonë protestave masive antiqeveritare në Shqipëri/ “Paga mjerane dhe korrupsion, pse shqiptarët protestojnë kundër Edi Ramës”

• 23 Qershor, 2026 • 4 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Media italiane” Il Fatto Quotidiano” iu ka dhënë jehonë protestave mbarëkombëtare antiqeveritare që po mbahen prej 24 ditësh në vendin tonë.

Në një lajm dedikuar “Revolucionit Flamingo” nën titullin: “Pagat mjerane, korrupsioni i dhe kostot e larta të jetesës, Pse shqiptarët protestojnë kundër Edi Ramës”? kjo media sjell zërin e protestuesve, të cilët nuk i kanë kursyer pakënaqësitë ndaj qeverisë.

“Lindur si “Revolucioni i Flamingove” kundër një resorti luksoz të lidhur me Kushnerin, protestat në Tiranë janë shndërruar në një enë që mbledh një pakënaqësi shumë më të gjerë”, kështu e nis artikullin “Il Fatto Quotidiano”.

E përditshmja italiane e vë theksin te pagat e ulëta dhe kërkesa e protestuesve për ndyshime të thella.

Artikulli:

I lindur si mobilizim i të rinjve të “Revolucionit të Flamingove” kundër një resorti luksoz të lidhur me interesa pranë dhëndrit dhe vajzës së Donald Trump-it, protestat në Shqipëri janë bërë shprehja e një pakënaqësie më të gjerë: paga dhe pensione të ulëta, korrupsion dhe kosto në rritje e jetesës.

Read more:Qytetarët 21 ditë në protestë te kryeministria, thirrje kundër Ramës e Berishës! Vijnë dhe shqiptarë nga diaspora

“Jam më shumë se i zemëruar. Jam i tërbuar. Punoj si bojaxhi makinash, por me 500 euro në muaj çfarë mund të bëj?”

Kështu shprehet Gjergji, 63 vjeç, me flamurin shqiptar mbi supe, pak hapa larg nga Sheshi Skënderbej, qendra e protestave.

Ai ka jetuar njëzet vjet në Itali para se të kthehej në Shqipëri. Ashtu si shumë punëtorë të tjerë, ai fiton mes 400 dhe 500 euro në muaj, ndërsa çmimet vazhdojnë të rriten.

“Të bësh pazarin këtu kushton më shumë se në Itali”, tregon i revoltuar banori.

Read more:Dita e 22-të e protestës para kryeministrisë, mikrofoni i lihet diasporës! Reagime për përdhosjen e flamurit izraelit: Ka grupe të infiltruara, distancohemi

Pagat e mjerueshme dhe pensionet minimale po ushqejnë zemërimin në rrugët e Tiranës.

“Në vitin 1991 pashë protestat pas rënies së komunizmit, por jo si këto. Kjo është e jashtëzakonshme”, shton ai.

Prej javësh, çdo mbrëmje, dhjetëra mijëra njerëz kthehen për të protestuar paqësisht në qendër të Tiranës.

“Pas 22 ditësh jemi ende këtu dhe jemi më shumë se më parë”, thotë nga skena një i ri organizator.

Shumë protestues vijnë nga diaspora dhe po i japin energji të re lëvizjes.

Read more:Ujdia me Iranin, ekspertët: Pozicioni i SHBA-së sot, më i ulët se në fillimin e luftës

Kur e pyesim Gjergjin se cili është ndryshimi me të kaluarën, ai përgjigjet:

“Të rinjtë. Ne kemi besim tek ata. Ata që janë në qeveri janë të korruptuar”.

Nga skena flitet gjithashtu për Bashkimin Evropian dhe për pengesat që e ndalojnë Shqipërinë të bëhet pjesë e saj, ndër të cilat korrupsioni dhe krimi i organizuar.

Hyrja në Evropë mbetet një objektiv qendror, por për shumë njerëz hapi i parë është i qartë: dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Read more:“Fundjava e diasporës, protestë që u fut në histori”, Berisha: Rama s’ka forcë që të shpëtojë, dorëheqje pa kthim!

“Duhet të jemi gjithnjë e më shumë”, përsërisin protestuesit duke brohoritur “Revolucion”.

Mes rrugëve të ndriçuara të qendrës, çdo ditë të rritur, të rinj dhe të moshuar mblidhen në orën shtatë të mbrëmjes për të marshuar sërish.

Një prani e vazhdueshme që e ka shndërruar protestën në një takim të përditshëm, me pjesëmarrje gjithnjë e më të madhe.

Mes zhurmës së thirrjeve dhe flamujve, mesazhi mbetet i njëjtë: një ndryshim i thellë që, sipas atyre që janë në shesh, nuk mund të presë më.

Lexo edhe
Politikë

“Rama po shkatërron Shqipërinë”, aktivisti Lika: Nesër të gjithë në protestë, ta shkërrmoqim regjimin

Politikë

“Protestojmë për të ardhmen dhe jo për parti”, Lush Susaj: Universiteti të kryejë funksionin e tij, mesazhi për studentët

Tags: #Bashkimin evropian #Besim #Diaspora #Donald Trump #Edi Rama #euro #Flamingo #itali

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Rama po shkatërron Shqipërinë”, aktivisti Lika: Nesër të gjithë në protestë, ta shkërrmoqim regjimin
  • “Protestojmë për të ardhmen dhe jo për parti”, Lush Susaj: Universiteti të kryejë funksionin e tij, mesazhi për studentët
  • “Dorëheqje”, protestuesit vazhdojnë marshin drejt Kryeministrisë
  • Revolta e 127 kundër qeverisë/ Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesat, kërkojnë largimin e kryeministrit
  • “Protesta diskretitoi Ramën në arenën ndërkombëtare”/ Kalaja për opozitën: Uji që rri, qelbet! PD duhet të rifreskohet dhe të angazhohet me reagimin qytetar
Nga të njëjtat tag-e
  • Zgjedhja e presidentes/ Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak – Ide
  • “Rama po shkatërron Shqipërinë”, aktivisti Lika: Nesër të gjithë në protestë, ta shkërrmoqim regjimin
  • “Dorëheqje”, protestuesit vazhdojnë marshin drejt Kryeministrisë
  • Revolta e 127 kundër qeverisë/ Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesat, kërkojnë largimin e kryeministrit
  • Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Fier, mesatarisht çdo ditë një person diagnostikohet me kancer! Shifrat rriten frikshëm, 400 raste në 9 muaj, dominon kanceri i mushkërive 8 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama po shkatërron Shqipërinë”, aktivisti Lika: Nesër të gjithë në protestë, ta shkërrmoqim regjimin 5 lexime · 16 orë më parë
  3. 03
    Editoriale Zgjedhja e presidentes/ Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak – Ide 2 lexime · 14 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Protestuesit e goditën me vezë, Bledi Mane: Porosi e Qorit e Shehajt! Qëndrova se s’kam mëkate publike! S’do të bëj kallëzim 2 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Editoriale Fërkimet Turqi-Izrael dhe ndikimi i tyre në Ballkan – Blog 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Teknologji WhatsApp teston “Restricted Chat”, çfarë duhet të dini për funksionin e ri 2 lexime · 16 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Protestojmë për të ardhmen dhe jo për parti”, Lush Susaj: Universiteti të kryejë funksionin e tij, mesazhi për studentët 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Rama po shkatërron Shqipërinë”, aktivisti Lika: Nesër të gjithë në protestë, ta shkërrmoqim regjimin

Aktivisti Edison Lika, në fjalën e tij në protestën e 130 kundër qeverisë tha se kryeministri Edi Rama…

• 16 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

“Protestojmë për të ardhmen dhe jo për parti”, Lush Susaj: Universiteti të kryejë funksionin e tij, mesazhi për studentët

Këtë të martë mbahet protesta e 129-të para kryeministrisë. Profesori Lush Susaj u shpreh se të gjithë kanë…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Politikë

“Dorëheqje”, protestuesit vazhdojnë marshin drejt Kryeministrisë

Protestuesit vazhdojnë që të marshojnë drejt Kryeministrisë. Ata bëjnë thirrje të ndryshme kundër qeverisë. “Sazani, Zvërneci në fyt…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by