Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Mediat e huaja jehonë protestave masive antiqeveritare në Shqipëri/ “Paga mjerane dhe korrupsion, pse shqiptarët protestojnë kundër Edi Ramës”
Politikë

Mediat e huaja jehonë protestave masive antiqeveritare në Shqipëri/ “Paga mjerane dhe korrupsion, pse shqiptarët protestojnë kundër Edi Ramës”

• 23 Qershor, 2026 • 4 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Media italiane” Il Fatto Quotidiano” iu ka dhënë jehonë protestave mbarëkombëtare antiqeveritare që po mbahen prej 24 ditësh në vendin tonë.

Në një lajm dedikuar “Revolucionit Flamingo” nën titullin: “Pagat mjerane, korrupsioni i dhe kostot e larta të jetesës, Pse shqiptarët protestojnë kundër Edi Ramës”? kjo media sjell zërin e protestuesve, të cilët nuk i kanë kursyer pakënaqësitë ndaj qeverisë.

“Lindur si “Revolucioni i Flamingove” kundër një resorti luksoz të lidhur me Kushnerin, protestat në Tiranë janë shndërruar në një enë që mbledh një pakënaqësi shumë më të gjerë”, kështu e nis artikullin “Il Fatto Quotidiano”.

E përditshmja italiane e vë theksin te pagat e ulëta dhe kërkesa e protestuesve për ndyshime të thella.

Artikulli:

I lindur si mobilizim i të rinjve të “Revolucionit të Flamingove” kundër një resorti luksoz të lidhur me interesa pranë dhëndrit dhe vajzës së Donald Trump-it, protestat në Shqipëri janë bërë shprehja e një pakënaqësie më të gjerë: paga dhe pensione të ulëta, korrupsion dhe kosto në rritje e jetesës.

Read more:Qytetarët 21 ditë në protestë te kryeministria, thirrje kundër Ramës e Berishës! Vijnë dhe shqiptarë nga diaspora

“Jam më shumë se i zemëruar. Jam i tërbuar. Punoj si bojaxhi makinash, por me 500 euro në muaj çfarë mund të bëj?”

Kështu shprehet Gjergji, 63 vjeç, me flamurin shqiptar mbi supe, pak hapa larg nga Sheshi Skënderbej, qendra e protestave.

Ai ka jetuar njëzet vjet në Itali para se të kthehej në Shqipëri. Ashtu si shumë punëtorë të tjerë, ai fiton mes 400 dhe 500 euro në muaj, ndërsa çmimet vazhdojnë të rriten.

“Të bësh pazarin këtu kushton më shumë se në Itali”, tregon i revoltuar banori.

Read more:Dita e 22-të e protestës para kryeministrisë, mikrofoni i lihet diasporës! Reagime për përdhosjen e flamurit izraelit: Ka grupe të infiltruara, distancohemi

Pagat e mjerueshme dhe pensionet minimale po ushqejnë zemërimin në rrugët e Tiranës.

“Në vitin 1991 pashë protestat pas rënies së komunizmit, por jo si këto. Kjo është e jashtëzakonshme”, shton ai.

Prej javësh, çdo mbrëmje, dhjetëra mijëra njerëz kthehen për të protestuar paqësisht në qendër të Tiranës.

“Pas 22 ditësh jemi ende këtu dhe jemi më shumë se më parë”, thotë nga skena një i ri organizator.

Shumë protestues vijnë nga diaspora dhe po i japin energji të re lëvizjes.

Read more:Ujdia me Iranin, ekspertët: Pozicioni i SHBA-së sot, më i ulët se në fillimin e luftës

Kur e pyesim Gjergjin se cili është ndryshimi me të kaluarën, ai përgjigjet:

“Të rinjtë. Ne kemi besim tek ata. Ata që janë në qeveri janë të korruptuar”.

Nga skena flitet gjithashtu për Bashkimin Evropian dhe për pengesat që e ndalojnë Shqipërinë të bëhet pjesë e saj, ndër të cilat korrupsioni dhe krimi i organizuar.

Hyrja në Evropë mbetet një objektiv qendror, por për shumë njerëz hapi i parë është i qartë: dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Read more:“Fundjava e diasporës, protestë që u fut në histori”, Berisha: Rama s’ka forcë që të shpëtojë, dorëheqje pa kthim!

“Duhet të jemi gjithnjë e më shumë”, përsërisin protestuesit duke brohoritur “Revolucion”.

Mes rrugëve të ndriçuara të qendrës, çdo ditë të rritur, të rinj dhe të moshuar mblidhen në orën shtatë të mbrëmjes për të marshuar sërish.

Një prani e vazhdueshme që e ka shndërruar protestën në një takim të përditshëm, me pjesëmarrje gjithnjë e më të madhe.

Mes zhurmës së thirrjeve dhe flamujve, mesazhi mbetet i njëjtë: një ndryshim i thellë që, sipas atyre që janë në shesh, nuk mund të presë më.

Lexo edhe
Politikë

“The Albanian Files”/ 212 arkitektë thyejnë heshtjen: Shqipëria duhet të vendosë me transparencë! Prestigji i autorit të projektit, s’mund të zëvendësojë ligjshmërinë e cilësinë

Politikë

VIDEO/ “Nesër më shumë”, mbyllet protesta e 83 kundër qeverisë, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Shqipëri e Re, ju erdhi fundi!

Tags: #Bashkimin evropian #Besim #Diaspora #Donald Trump #Edi Rama #euro #Flamingo #itali

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “The Albanian Files”/ 212 arkitektë thyejnë heshtjen: Shqipëria duhet të vendosë me transparencë! Prestigji i autorit të projektit, s’mund të zëvendësojë ligjshmërinë e cilësinë
  • VIDEO/ “Nesër më shumë”, mbyllet protesta e 83 kundër qeverisë, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Shqipëri e Re, ju erdhi fundi!
  • VIDEO/ Protesta e 22-të në Divjakë, qytetarët kundërshtojnë bashkimin me Lushnjën: Mazniku non grata
  • “Korrupsion me patentat, ngritën sistem ryshfeti”/ Eksperti i IT, Gent Progni: Dosja për Blendi Gonxhen do të dorëzohet në SPAK
  • “Rama jepe dorëheqjen”/ 83 ditë revoltë, marshim-protestë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi! Poshtë patronazhistët (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • VIDEO/ “Nesër më shumë”, mbyllet protesta e 83 kundër qeverisë, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Shqipëri e Re, ju erdhi fundi!
  • “Rama jepe dorëheqjen”/ 83 ditë revoltë, marshim-protestë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi! Poshtë patronazhistët (VIDEO)
  • LIVE- Pas fjalimeve te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Shqipëria kërkon revolucion. Rama jepe dorëheqjen
  • LIVE- Rezistencë, revoltë/ 83 ditë protestë, qytetarët vijojnë marshimin kundër Ramës: Dorëheqja është e panegociueshme
  • LIVE- Nga dorëheqja e panegociueshme e Ramës te qeveria teknike, protestuesit ripërsërisin kërkesat kryesore në revoltën e 83-të
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Përplasja me Arjan Konomin/ Rama: Ka edhe një video tjetër. Bën viktimën e dhunuar, por shau si i përdalë dhe shfrenoi fantazinë 31 lexime · 15 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Balluku rrezikon mbi 30 vite burg, paratë e vjedhura janë transferuar jashtë” – Poli Hoxha: Ka ardhur koha që Edi Rama të thirret nga drejtësia 27 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri”/ Eksperti i IT, Gent Progni: Ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti, çdo tender publik… 9 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Vrasja e portugezit te ‘Principotes’ në Ksamil, autori Sokrat Vata dhe 10 të tjerët dalin në Gjykatë për masën e sigurisë (VIDEO) 9 lexime · 17 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Fati i Maliqit është marrë peng nga Gëzim Topçiu”/ Blushi: Kryebashkiaku po bën pazare në kurriz të banorëve, shkrirja thikë pas shpine 8 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Cinik”/ Tedi Blushi reagon pas deklaratës së Ramës: Shqipëria digjet, ai tallet me Pustecin. Po mbjell përçarje ndëretnike 7 lexime · 14 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Protesta po përcakton axhendën politike”, Baçi: Opozita dhe partitë e reja dështuan të kthehen në shpresë 7 lexime · 11 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“The Albanian Files”/ 212 arkitektë thyejnë heshtjen: Shqipëria duhet të vendosë me transparencë! Prestigji i autorit të projektit, s’mund të zëvendësojë ligjshmërinë e cilësinë

“Shumë prej nesh kanë heshtur, kështu që ishte momenti të mos heshtnim më.” Me këtë qëndrim, 212 arkitektë,…

• 6 orë më parë • 7 min lexim
Politikë

VIDEO/ “Nesër më shumë”, mbyllet protesta e 83 kundër qeverisë, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Shqipëri e Re, ju erdhi fundi!

Mbyllet protesta e 83 kundër kryeministrit Edi Rama. Me thirrjet; “Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar”, protestuesit marshuan…

• 6 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

VIDEO/ Protesta e 22-të në Divjakë, qytetarët kundërshtojnë bashkimin me Lushnjën: Mazniku non grata

Protesta kundër shkrirjes së Bashkisë Divjakë me Bashkinë e Lushnjës ka hyrë në ditën e 22-të, ndërsa qytetarët…

• 6 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by