Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Dita e 22-të e protestës para kryeministrisë, mikrofoni i lihet diasporës! Reagime për përdhosjen e flamurit izraelit: Ka grupe të infiltruara, distancohemi
Sociale

Dita e 22-të e protestës para kryeministrisë, mikrofoni i lihet diasporës! Reagime për përdhosjen e flamurit izraelit: Ka grupe të infiltruara, distancohemi

• 21 Qershor, 2026 • 7 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kanë kaluar pak minuta dhe tashmë protestuesit u grumbulluan te sheshi “Skënderbej” në Tiranë për të vijuar ditën e 22-të të protestës dhe marshuan drejt kryeministrisë.

Një pjesë e tyre ndodheshin tashmë para godinës pasi disa protestues kanë kaluar natën dhe ditën e sotme gjithashtu duke pritur nisjen e tubimit. Njësoj si një ditë më parë, fjalimet i janë lënë diasporës.

Mbrëmjen e së shtunës pati një incident me një grup protestuesish të maskuar që përdhosën flamurin izraelit. Nga sheshi, aktivisti Arben Kola tha se bëhet fjalë për grupe të infiltruara mes tyre, duke shtuar se distancohen nga veprimi.

“Mes nesh dje apo ditë të tjera ka grupe të infiltruara. Ne ndoshta në ditët në vazhdim do të dalim edhe me fytyra e emra që t’i demaskojmë. Distancohemi dhe do të mbajmë një deklaratë”, tha Kola.

Një deklaratë e ngjashme u përsërit edhe nga një protestues para kryeminstrisë.

“Kjo protestë ka qenë simbol dashurie për njëri-tjetrin! Ai incident nuk ka lidhje me protestën!”, tha ai.

Read more:LIVE – Mbi 150 mijë shqiptarë në Bulevard për dorëheqjen e Ramës! Aktivisti: Kemi rrethuar Kryeministrinë, do rrethojmë edhe Parlamentin e ministritë

Ndërkohë, thirrjet e protestuesve vijojnë të jenë për dorëheqjen e kryeministrit Rama.

“Për të realizuar proceset demokratike, diaspora do të jetë aleati më i fortë. Dorëheqja e Edi Ramës është hapi i parë, qeveria teknike hapi i dytë dhe proceset demokratike hapi i tretë”, tha protestuesi.

“Ramën ne e kemi vendosur dhe ne do e heqim”, shtoi një grua.

Një protestues propozoi që Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë që asnjë kryeministër mos të mbajë më shumë se 2 mandate.

“Propozoj të ndjekim shembullin e Hungarisë dhe asnjë kryeministër mos të ketë më shumë se 2 mandate. Autokracia s’do të ketë më vend në Shqipëri!”, tha ai.

As Berisha s’mundi t’i shpëtonte kujtesës së protestuesve që sollën ndërmend “21 janarin.”

Read more:“Shqipëria bëhet, Kosova bëhet!”/ Diaspora u dynd dje në Tiranë, fjalimi i Albin Kurtit të Kuvend: Problem kryesor largimi i rinisë! Duhet të kthejmë besimin në institucione e shtet

“Duam drejtësi, thërrasim SPAK! Kërkojmë drejtësi!”, tha një protestues.

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 21:36

FOTOT/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove

Pankartave të zakonshme në protestë iu bashkuan edhe tullumbacet e kuqe e të zeza. Protestuesit hodhën në ajër disa dhjetëra prej tyre. Më vonë, mes tubuesve u shfaqën edhe një grup flamingosh, simbolika e përdorur kundër resortit në Zvërnec.

Disa protestues ndezën edhe flakadanë.

Ora 21:20

Përfundojnë fjalimet, nis marshimi i protestuesve në kryeqytet

Me përfundimin e fjalimeve para kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në kryeqytet. Udhëzimi i tyre i parë ishte për të shkuar drejt bashkisë. Sot pjesë e protestës është edhe diaspora.

Gjithashtu u tha se cilido që dëshiron, mund të vijojë të qëndrojë përpara kryeministrisë.

Ora 21:12

Përdhosja e flamurit izraelit, tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën!

Në protestën e radhës para kryeministrisë, tubuesit janë distancuar nga incidenti i një dite më parë me flamurin izraelit. Një protestues tha se ngjarja s’ka lidhje me protestën paqësore.

Read more:Edhe të vetët i kërkuan të largohet pasi nisën protestat masive, Rama sulmon Spiropalin, Bushatin dhe Daden: Shpirtra të humbur… duan një Shqipëri të re, por…

“Mbrëmë është tentuar që një incident i ndodhur në qytet, të lidhet me protestën! Është e pamundur! Kjo protestë ka qenë simbol dashurie për njëri-tjetrin! Ai incident nuk ka lidhje me protestën!”, tha protestuesi.

Ora 20:51

‘Flamingot’ ngrenë kokat mbi protestuesit, parakalojnë mes tyre (VIDEO)

Një tufë ‘flamingosh’ u shfaqën edhe në ditën e 22-të të protestës para kryeministrisë. Disa protestues mbanin në duar flamingot simbolike duke bërë një paradë mes të tjerëve.

Ora 20:22

‘Jemi lodhur nga padrejtësitë’, protestuesja: Ramën ne e kemi vendosur, ne do e heqim

Një protestuese deklaroi se qytetarët janë lodhur nga padrejtësitë dhe se askush nuk e shet dot Shqipërinë. Më tej, shtoi se vetëm qytetarët janë ata që do ta heqin Ramën.

“Jam këtu si një qytetare, si një nënë. Jemi lodhur nga padrejtësitë, nga premtimet boshe, duam një shtet që respekton qytetarët. Kërkojmë drejtësi për fëmijët tanë. Shqipërinë tonë askush nuk e shet dot. Ramën ne e kemi vendosur dhe ne do e heqim”, tha protestuesja.

Ora 20:16

Protestuesi: Diaspora do të jetë aleati më i fortë! Rama të dorëhiqet, qeveri teknike dhe zgjedhje

Në ditën e 22-të të protestës, kërkesat kryesore të tubuesve mbeten dorëheqja e kryeministrit, qeveria teknike dhe zgjedhjet. Një protestues siguroi se diaspora do të jetë aleati më i fortë.

“Për të realizuar proceset demokratike, diaspora do të jetë aleati më i fortë. Dorëheqja e Edi Ramës është hapi i parë, qeveria teknike hapi i dytë dhe proceset demokratike hapi i tretë”, tha protestuesi.

Read more:‘Zvërneci’, dita e 18-të e protestës para kryeministrisë, mikrofoni ‘u dorëzohet’ pensionistëve! Rikthejnë ‘flamingot’ dhe bëjnë paradë, bashkohet edhe tufa e dhive

Ora 20:03

Propozimi i protestuesit: Shqipëria si Hungaria, asnjë kryeministër mos të ketë më shumë se 2 mandate

Një protestues propozoi që Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë që asnjë kryeministër mos të mbajë më shumë se 2 mandate.

“Propozoj të ndjekim shembullin e Hungarisë dhe asnjë kryeministër mos të ketë më shumë se 2 mandate. Autokracia s’do të ketë më vend në Shqipëri!”, tha ai.

Ora 20:00

Protestuesi thirrje SPAK-ut: M’u vranë shokët më 21 janar! Katër të vrarët duan drejtësi

Një protestues u kujtoi të pranishmëve para kryeministrisë ’21 janarin’, ngjarje për të cilën tha se ka qenë edhe vetë i pranishëm dhe se kërkojnë drejtësi.

“Këtu kam qenë më 21 janar 2011. Shokët e mi u vranë për të sjellë në pushtet zotërinë që është sot. Duam drejtësi, thërrasim SPAK! Kërkojmë drejtësi!”, tha protestuesi.

Ora 19:59

Vogëlushja thirrje: Duam Shqipëri më të drejtë, zëri ynë të dëgjohet se jemi e ardhmja!

Një vajzë e vogël që u ngjit në podium para kryeministrisë bëri thirrje për një Shqipëri më të drejtë dhe dëgjimin e zërit të të vegjëlve.

Read more:Programi ‘Pas shkolle’ në shtator në 500 shkolla në të gjithë vendin, Ministria e Arsimit: Nxënësit do të vijojnë ta marrin ushqimin nga shtëpia

“Ne duam një Shqipëri më të drejtë, më të sigurt dhe me më shumë mundësi për të gjithë! Zëri ynë duhet të dëgjohet sepse ne jemi e ardhmja e këtij vendi!”, tha vajza.

Ora 19:49

Investimi në Zvërnec, diaspora shqiptare në Frankfurt proteston njëkohësisht me Tiranën

Paralelisht me protestën në Tiranë, edhe diaspora shqiptare në Frankfurt të Gjermanisë është ngritur në një tubim.

Me simbolet kombëtare, muzikë shqiptare në sfond e flamingo, ata janë grumbulluar në një shesh për të shprehur qëndrimin e tyre lidhur me investimin në Zvërnec.

Ora 19:44

Shqiptarët në Basel të Zvicrës protestojnë kundër investimit në Zvërnec (VIDEO)

Shqiptarët në Basel të Zvicrës kanë shprehur mbështetjen e tyre për protestën në Tiranë kundër investimeve në Zvërnec duke dalë edhe ata me pankarta.

“Diaspora është këtu”, flamuj kuqezi dhe flamingo, një grup protestuesish po ecin në rrugët e qytetit.

Lexo edhe
Sociale

Ethet e Nilit Perëndimor, konfirmohet rasti i dytë në vend! Pacienti sërish nga qarku i Korçës

Sociale

Rama propozon krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Fuqizim i sistemit të mësuesve ndihmës dhe mbështetje ekstra financiare (VIDEO)

Tags: #arben kola #Basel #Diaspora #E ardhmja #Fëmijët #Flamingo #Flamingot #Protestat te kryeministria #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Ethet e Nilit Perëndimor, konfirmohet rasti i dytë në vend! Pacienti sërish nga qarku i Korçës
  • Rama propozon krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Fuqizim i sistemit të mësuesve ndihmës dhe mbështetje ekstra financiare (VIDEO)
  • ‘Kujdes me llogaritë në WhatsApp’, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Ja masat që duhet të merrni për të mbrojtur llogarinë tuaj
  • Kushtoi mbi 4.7 mln euro, rruga e re ‘Vllahinë-Poçem’ e shembur prej 7 muajsh! Kalimi me 1 korsi, asnjë punim për riparimin e saj
  • Shqipëria përfiton 3 mln dollarë grant nga Banka Botërore për turizmin, Gonxhja: Më shumë destinacione do të futen në itineraret turistike
Nga të njëjtat tag-e
  • Rama propozon krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Fuqizim i sistemit të mësuesve ndihmës dhe mbështetje ekstra financiare (VIDEO)
  • FOTO/ Trafik i çmendur në aksin Durrës-Tiranë, radhë kilometrike mjetesh në hyrje të kryeqytetit…dhe një polic që bllokon fluksin nga autostrada!
  • Kur Rama prek themelet e “familjes” europiane
  • Zbulohen 6 lokale ku luheshin lojëra fati në Tiranë, 8 të arrestuar (VIDEO)
  • ‘Jam Balla, më duhen 100 mijë € në kriptovaluta!’ Armand Duka i denoncon, 2 mashtruesit bien në kurthin e policisë! Ishin ‘vegël’ e Florian Gjergjit (EMRAT + VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Rama propozon krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Fuqizim i sistemit të mësuesve ndihmës dhe mbështetje ekstra financiare (VIDEO) 8 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Kodi i Procedurës Penale ndryshon në 105 nene/ Asnjë masë arrest me burg për dënimet nën 5 vite, përjashtohen gratë shtatzënë e nënat me fëmijë nën 6 vjeç! Seancat mund të transmetohen live 6 lexime · 16 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Nga skandali i SHISH te Balluku e Karçanaj, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi”, Ermal Peçi: Me bekimin e Ramës, Agasi kishte shtetin në dorë, flitet për video… 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Teknologji Apple gjobitet me 5.7 miliardë dollarë, përdori pa leje teknologjinë e një kompanie tjetër 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë FOTO/ Trafik i çmendur në aksin Durrës-Tiranë, radhë kilometrike mjetesh në hyrje të kryeqytetit…dhe një polic që bllokon fluksin nga autostrada! 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës – Ide 2 lexime · 13 orë më parë
  7. 07
    Teknologji Incident i ri sigurie/ OpenAI nën hetim për agjentët e Inteligjencës Artificiale, anashkaluan filtrat e faqes së OKB-së 1 lexime · 15 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Ethet e Nilit Perëndimor, konfirmohet rasti i dytë në vend! Pacienti sërish nga qarku i Korçës

Një tjetër rast me virusin e Nilit Perëndimor është konfirmuar në vendin, duke e çuar në dy numrin…

• 16 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Rama propozon krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Fuqizim i sistemit të mësuesve ndihmës dhe mbështetje ekstra financiare (VIDEO)

Krijimi i një Këshilli Kombëtar për Fëmijët me Aftësi Ndryshe dhe mbështetje financiare shtesë për mësuesit ndihmës ishin…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
Sociale

‘Kujdes me llogaritë në WhatsApp’, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Ja masat që duhet të merrni për të mbrojtur llogarinë tuaj

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) në njoftimin e fundit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by