Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Zbulohen 6 lokale ku luheshin lojëra fati në Tiranë, 8 të arrestuar (VIDEO)
Kronikë

Zbulohen 6 lokale ku luheshin lojëra fati në Tiranë, 8 të arrestuar (VIDEO)

• 28 Shtator, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Policia ka goditur sot 6 lokale në zona të ndryshme të Tiranës, pranë shkollave, ku viheshin baste sportive në mënyrë të paligjshme përmes celularëve. Operacioni i koduar “Barriera” përfundoi me 8 persona të arrestuar.

Në pranga u vunë M. M., 20 vjeç dhe S. A., 23 vjeç, të dy punonjës në dy prej lokaleve të kontrolluara. Po ashtu, u arrestuan D. V., 24 vjeç, B. Ç., 42 vjeç, E. S., 43 vjeç, A. D., 26 vjeç, E. B., 24 vjeç dhe O. A., 21 vjeç, të cilët u kapën në ambientet e lokaleve duke vënë baste.

Gjatë kontrolleve u sekuestruan nëntë celularë me faqe aktive për lojëra fati, si dhe pajisja ku ruheshin pamjet e kamerave të sigurisë.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Mashtrimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Komisariatin Nr. 2 dhe Forcën e Posaçme Operacionale dhe në koordinim me Prokurorinë.

Read more:Humbi kontrollin e motorit dhe u përplas me një shtyllë, ndërron jetë 21-vjeçari në Cërrik! Plagoset i mituri

Hetimet dhe kontrollet vijojnë për të identifikuar persona të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Njoftimi i plotw i Policisw sw Shtetit

“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë vijojnë kontrollet dhe veprimet intensive për garantimin e sigurisë në dhe pranë institucioneve arsimore, si dhe për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme që zhvillohen në këto zona.

Finalizohet operacioni i koduar “Barriera”. Zbulohen 6 lokale ku luheshin lojëra fati.

Read more:Fushë-Krujë/ AMP zbulon një lokal ku vendoseshin baste sportive! Nisin hetimet nëse policia ka qenë në dijeni (VIDEO)

Vihen në pranga 8 shtetas dhe sekuestrohen 10 pajisje.

Si rezultat i veprimeve hetimore, të kryera me metoda proaktive, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Mashtrimeve Kibernetike, në koordinim me Prokurorinë, me objektiv parandalimin dhe goditjen e rasteve të përshtatjes së lokaleve, veçanërisht atyre në afërsi të institucioneve arsimore, për lojëra fati ilegale, me celularë, kompjuterë dhe/ose makineta, u finalizua në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit Nr. 2 dhe me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni i koduar “Barriera”.

Në kuadër të këtij operacioni u zbulua se në 6 lokale në zona të ndryshme të kryeqytetit, në afërsi të shkollave, viheshin baste sportive, me celularë.

Për këto raste u arrestuan në flagrancë shtetasit M. M., 20 vjeç dhe S. A., 23 vjeç, punonjës në 2 prej lokaleve, si dhe shtetasit D. V., 24 vjeç; B. Ç., 42 vjeç; E. S., 43 vjeç; A. D., 26 vjeç; E. B., 24 vjeç dhe O. A., 21 vjeç, të cilët u kapën në flagrancë në ambientet e subjekteve, duke vënë baste.

Read more:Shqipëria blen, por shet pak/ Importet rriten në 75.6 miliardë lekë, deficiti tregtar thellohet me 17.4%

Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan nga këto ambiente, pajisje DVR dhe 9 celularë me faqe aktive për lojëra fati.

Hetimi dhe kontrollet vijojnë për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”

Lexo edhe
Kronikë

‘Një nga rastet më të paprecedenta’, Spahiu: Këshilli i Sigurimit të reflektojë për skandalin e kreut të SHISH

Kronikë

‘Jam Balla, më duhen 100 mijë € në kriptovaluta!’ Armand Duka i denoncon, 2 mashtruesit bien në kurthin e policisë! Ishin ‘vegël’ e Florian Gjergjit (EMRAT + VIDEO)

Tags: #Aktivitet #baste sportive #Policia #policia e shtetit #Tirane #Video

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • ‘Një nga rastet më të paprecedenta’, Spahiu: Këshilli i Sigurimit të reflektojë për skandalin e kreut të SHISH
  • ‘Jam Balla, më duhen 100 mijë € në kriptovaluta!’ Armand Duka i denoncon, 2 mashtruesit bien në kurthin e policisë! Ishin ‘vegël’ e Florian Gjergjit (EMRAT + VIDEO)
  • Avokatët bojkot masave të sigurisë, rregullorja censuruese përçan gjyqtarët e GJKKO! Njëra palë kundër Erion Banit: Duhet dialog! Tjetra kërkon ndëshkime më të ashpra
  • Tentoi të kalonte 16 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet 39-vjeçari në Shkodër
  • Korçë/ Vrasja e Egli Progës, të akuzuarit kërkojnë gjykim të shkurtuar! Seanca shtyhet për në tetor (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Kundër investimit të Ujësjellësit, përplasje mes banorëve dhe policisë në Burimas të Maliqit! Një protestues humb ndjenjat
  • ‘Jam Balla, më duhen 100 mijë € në kriptovaluta!’ Armand Duka i denoncon, 2 mashtruesit bien në kurthin e policisë! Ishin ‘vegël’ e Florian Gjergjit (EMRAT + VIDEO)
  • Tentoi të kalonte 16 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet 39-vjeçari në Shkodër
  • McAllister: Pavarësia e gjyqësorit, sfida e Shqipërisë drejt integrimit në BE. Duhen rezultate të qëndrueshme në luftën ndaj korrupsionit
  • “Kush mban përgjegjësi për emërimin? Ta kërkoi Rusia apo…”/ Skandali me sigurinë kombëtare, Bardhi pyet Ramën: Kush e zgjodhi Vlora Hysenin në krye të SHISH?
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Shkoi dhe erdhi si karafil”/ Arben Kola për vizitën e kryeministrit në SHBA: Bota i ka ‘hequr fishën’, Amerika e braktisi! Nuk ka asgjë që heq vëmendjen nga krimet 21 lexime · 20 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ Në emrin e Armand Dukës, 2 të rinjtë kapen teksa tentuan t’i zhvasnin 100 mijë euro 64-vjeçarit! Dyshohet se pas tyre fshihet Florian Gjergji (EMRAT+VIDEO) 15 lexime · 4 orë më parë
  3. 03
    Politikë Nga AKSHI, Balluku e skandali me SHISH/ Eksperti i IT-së, Gent Progni në protestën kundër Ramës: Disa nga arsyet përse shqiptarët duhet të protestojnë! SPAK të hetojë për… 7 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Rama mbërrin në Rinas pas vizitës në New York, anulon konferencën për shtyp me gazetarët, do shpërndajë videomesazh 7 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Ftesa e Ramës, kryetari i GJL Sadushi: Jo tryezë për pagat, çështja në GJK! Mbetemi të hapur për një dialog ndërmjet pushteteve, me qytetarin në qendër 6 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin 6 lexime · 22 orë më parë
  7. 07
    Politikë Rama shmangu gazetarët në konferencë për mediat, reagon Gazment Bardhi: Po i shmanget përgjegjësisë 5 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

‘Një nga rastet më të paprecedenta’, Spahiu: Këshilli i Sigurimit të reflektojë për skandalin e kreut të SHISH

Arrestimi i ish-kreut të SHISH, Vlora Hysenit pasi dyshohet se i ka dhënë informacione sekrete Ergys Agasit, i…

• 40 minuta më parë • 3 min lexim
Kronikë

‘Jam Balla, më duhen 100 mijë € në kriptovaluta!’ Armand Duka i denoncon, 2 mashtruesit bien në kurthin e policisë! Ishin ‘vegël’ e Florian Gjergjit (EMRAT + VIDEO)

Nga një profil i rremë i hapur në rrjetet sociale me emrin e Taulant Ballës, dy persona, tashmë…

• 2 orë më parë • 4 min lexim
Kronikë

Avokatët bojkot masave të sigurisë, rregullorja censuruese përçan gjyqtarët e GJKKO! Njëra palë kundër Erion Banit: Duhet dialog! Tjetra kërkon ndëshkime më të ashpra

Avokatët bënë fakt këtë të hënë paralajmërimin për të bojkotuar edhe seancat për masat e sigurisë në Gjykatën…

• 3 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by