Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Fushë-Krujë/ AMP zbulon një lokal ku vendoseshin baste sportive! Nisin hetimet nëse policia ka qenë në dijeni (VIDEO)
Kronikë

Fushë-Krujë/ AMP zbulon një lokal ku vendoseshin baste sportive! Nisin hetimet nëse policia ka qenë në dijeni (VIDEO)

• 7 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zhvilluar një operacion të koduar “Basti i Fundit”, duke goditur një aktivitet të dyshuar të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit dhe basteve sportive pranë Fushë-Krujës.

Sipas AMP-së, kontrolli është ushtruar në ambientet e një bar-kafeje në pronësi të Ahmet Stafuka në zonën e quajtur “Tregu Fshatar”.

Gjatë operacionit janë sekuestruar si prova materiale katër pajisje kompjuterike, katër monitorë, pajisje serverike dhe elemente të tjera teknologjike, të cilat dyshohet se përdoreshin për organizimin e lojërave të fatit dhe basteve sportive të paligjshme.

Read more:Dyshohet se lejuan kultivimin e lëndëve narkotike, AMP nis hetim ndaj zinxhirit komandues të komisariatit të Policisë Divjakë

Strukturat e AMP-së kanë nisur veprimet hetimore për identifikimin e personave të përfshirë dhe verifikimin e çdo rasti të mundshëm favorizimi, mosveprimi apo përfshirjeje nga punonjës të Policisë së Shtetit ose subjekte të tjera nën mbikëqyrjen e Agjencisë.

Njoftimi i plotë:

Sot, më datë 07.07.2026, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), në kuadër të operacionit të koduar “Basti i Fundit”, bazuar në informacionin e siguruar nga strukturat e Inteligjencës Operative të Agjencisë, ka ushtruar kontroll në ambientet e një bar-kafeje në pronësi të shtetasit A.S, në vendin e quajtur “Tregu Fshatar”, pranë Fushë-Krujës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këto ambiente janë konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

Read more:2 korrik 1990/ Dyndja e shqiptarëve në ambasada. Pamjet e rralla të atyre ditëve që shënuan goditjen e parë të fortë ndaj regjimit komunist

– 4 pajisje elektronike kompjuterike, të dyshuara se përdoreshin për ushtrimin e paligjshëm të lojërave të fatit;

– 4 monitorë;

– pajisje serverike dhe elemente të tjera teknologjike, të dyshuara se përdoreshin për organizimin dhe ushtrimin e basteve sportive të paligjshme.

Nga strukturat kompetente të AMP-së po kryhen veprimet e para hetimore dhe procedurale për dokumentimin e plotë ligjor të aktivitetit të dyshuar të paligjshëm, identifikimin e personave të përfshirë në organizimin dhe ushtrimin e tij, si dhe verifikimin e çdo rasti të mundshëm favorizimi, mosveprimi apo përfshirjeje nga punonjës të Policisë së Shtetit apo subjekte të tjera të fushës së veprimit të Agjencisë.

Read more:Afera Partizani/ Ish-ministri i Mbrojtjes Oketa mbron Berishën dhe mohon presionet! Gjenerali Qirjazi e akuzon se e kërcënoi në zyrë: Firmose me urgjencë privatizimin se ma kërkojnë (VIDEO)

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së paligjshme, përcaktimin e përgjegjësive individuale dhe vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të çdo personi të përfshirë.

AMP mbetet e angazhuar në evidentimin, parandalimin dhe goditjen e çdo veprimtarie të paligjshme që favorizohet, tolerohet apo mbështetet nga punonjës të strukturave që janë subjekt i mbikëqyrjes së saj, duke garantuar hetim të paanshëm, profesional dhe në përputhje të plotë me ligjin.

Lexo edhe
Kronikë

Zjarr i përmasave të mëdha në zonën e Porto Palermos, zjarrfikëset në vendngjarje

Kronikë

Rrezik në aksin Lezhë–Shkodër, kanali te Ura e Dajçit dëmton automjetet, problemi prej dy ditësh pa zgjidhje (VIDEO)

Tags: #Ahmet Stafuka #Aktivitet #AMP #baste sportive #Durres #fushe kruje #krujë #Operacion #Para

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Zjarr i përmasave të mëdha në zonën e Porto Palermos, zjarrfikëset në vendngjarje
  • Rrezik në aksin Lezhë–Shkodër, kanali te Ura e Dajçit dëmton automjetet, problemi prej dy ditësh pa zgjidhje (VIDEO)
  • Rrahën shoqen dhe e filmuan, nën hetim tri vajzat në Fier! Arrestohet njëra prej tyre, 15-vjeçarja kishte dhunuar edhe nënën
  • Motoçikleta të reja për Policinë e Shtetit, financuar nga pasuritë të konfiskuara, Hita: U mundësojnë efektivëve të ndërhyjnë më shpejt në raste emergjente
  • Arratisja e Hasan Verracakut në Shkodër, gjykata cakton masën ‘detyrim paraqitje’ për 4 policët
Nga të njëjtat tag-e
  • Dita e 39-të e protestës/ Revolta vijon pa u ndalur, qytetarët nuk “lëshojnë pe”: Rama jep dorëheqjen e panegociueshme
  • Belinda Balluku drekon me biznesmenin izraelit Ron Yeffet, miku i Ramës i përfolur në media për mashtrime dhe interesa te armatimet e nafta në Shqipëri (FOTO+VIDEO)
  • Protesta e 38 kundër Ramës/ Ironitë therëse nëpërmjet pankartave, protestuesit s’e kursejnë Ballukun: ‘Borëbardha’ me 7 hajdutë (FOTO)
  • Belinda Balluku drekon me biznesmenin izraelit Ron Yeffet, miku i Ramës i përfolur për mashtrime dhe interesa te armatimet e nafta në Shqipëri (FOTO+VIDEO)
  • LIVE- Shqiptarët kërkojnë largimin e Ramës! “38 ditë rezistencë, kemi treguar qytetari europiane”/ Protestuesit listojnë kërkesat e panegociueshme
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Në vendin tim e në vendin tënd, një i çmendur një vend e çmend”/ Gazetari i “përvishet” Ramës që ironizoi protestuesit me poezinë e Dritëro Agollit 37 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Më kanë kërcënuar me fëmijën tim 1-vjeçar, intimidime edhe në lagje”/ Aktivisti bën denoncimin e fortë: Aktet e dhunës i nxit qeveria për të ndaluar protestën 24 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Populli e flak qeverinë kur ajo gris kontratën”! Shqiptarët kërkojnë sot atë që Rama kërkonte kur ishte në opozitë (VIDEO) 23 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Shqiptarët 37 ditë revoltë për largimin e Ramës/ Ambasadori gjerman reagon për protestat paqësore: Mbështesim ata që qëndrojnë për të kërkuar zbatimin e ligjit 16 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Sulmet personale nga Rama dhe Balla pas denoncimit për Porto Palermon”/ Muka: Intimidim i përqëndruar, kërkojnë të bëjnë shembuj 15 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Do të vijë dita që Rama ta dorëzojë telefonin në SPAK”/ Havari: Nëpunësit që ndërhynë në ligj duhet të hetohen si Balluku, kanë bërë akt kriminal 14 lexime · 18 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Rrahën shoqen dhe e filmuan, nën hetim tri vajzat në Fier! Arrestohet njëra prej tyre, 15-vjeçarja kishte dhunuar edhe nënën (VIDEO) 13 lexime · 21 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Zjarr i përmasave të mëdha në zonën e Porto Palermos, zjarrfikëset në vendngjarje

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në…

• 26 minuta më parë • 1 min lexim
Kronikë

Rrezik në aksin Lezhë–Shkodër, kanali te Ura e Dajçit dëmton automjetet, problemi prej dy ditësh pa zgjidhje (VIDEO)

Një situatë problematike është krijuar në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, pranë Urës së Dajçit, ku në pjesën e bashkimit…

• 10 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Rrahën shoqen dhe e filmuan, nën hetim tri vajzat në Fier! Arrestohet njëra prej tyre, 15-vjeçarja kishte dhunuar edhe nënën

Që dhuna dhe bullizmi po përhapen frikshëm mes të rinjve, e dëshmon një episod i rëndë në Fier,…

• 12 orë më parë • 11 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by