Në ditën e 86-të të protestës, një prej qytetarëve pjesëmarrës ka bërë thirrje për vijimin e presionit ndaj qeverisë, duke i vendosur kryeministrit Edi Rama një afat prej tre ditësh për t’iu përgjigjur kërkesave të protestuesve.
“Rama e Berisha janë bashkë. Vetëm kanë vjedhur e shkatërruar popullin. Ka ardhur koha t’i japim afat 3-ditor Ramës”, u shpreh qytetari.
Ai kërkoi që kryeministri të dalë përpara qytetarëve dhe të japë një përgjigje lidhur me kërkesat e tyre, ose të japë dorëheqjen.
“Ose të dalë para popullit, ose të japë dorëheqjen”, tha ai.
Qytetari paralajmëroi gjithashtu se nëse nuk do të ketë një përgjigje brenda afatit të vendosur, protestat do të vijojnë.
“Nëse nuk përgjigjet brenda 3 ditëve, ne do të vijojmë të protestojmë”, deklaroi ai.




