Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Shqiptarët në revoltë për dorëheqjen e Ramës/ Fitim Zekthi: Propaganda e qeverisë kundër protestës jo vetëm mediokre, por edhe antikombëtare
Politikë

Shqiptarët në revoltë për dorëheqjen e Ramës/ Fitim Zekthi: Propaganda e qeverisë kundër protestës jo vetëm mediokre, por edhe antikombëtare

• 23 Qershor, 2026 • 7 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Analisti Fitim Zekthi ka reaguar lidhur me situatën e protestave që kanë përfshirë vendin prej më shumë se dy javësh.

“Shqipëria as ka qenë dhe nuk ka për të qenë kurrë antisemite. Protesta përbëhet nga të rinj, studentë, profesionistë nga më të mirët e vendit, familje të reja, intelektualë, njerëz që jetojnë dhe duan të jetojnë me djersën e tyre dhe janë aty vetëm sepse Rama, qeveria e tij, klasa politike ka ndërtuar një vend pa drejtësi, me korrupsion gjigand, ka prodhuar një gjendje ku i dobëti dënohet, hetohet, mbetet burgjeve dhe qeveritarët e lartë sulmojnë, shajnë, shantazhojnë prokurorët dhe nuk pranojnë të hetohen”, thotë ai.

Read more:Durrës, 90 familje të komunitetit rom, protestë te bashkia: 9 muaj pa bonus qiraje, po na nxjerrin jashtë

Në reagimin e tij, Zekthi thotë se propaganda e qeverisë kundër protestës, është jo vetëm mediokre, por edhe antikombëtare.

Reagimi i plotë:

Është e kuptueshme që lufta politike do të jetë e egër dhe që palët e rrezikuara do të përdorin mjete nga më të ashprat në favor të tyre. Kësisoj është e kuptueshme që qeveria, kryeministri Rama dhe të gjithë njerëzit e tij në media do të përdorin sulme nga më të ashprat dhe më të ulëtat në luftë me protestën, e cila, duhet thënë, është e para në historinë e Shqipërisë pas atyre të vitit 1990 që rrezikon pushtetin e qeverisë (dhe të një pjese të madhe të klasës 35-vjeçare politike). Mirëpo kjo luftë nuk mund të jetë kaq e ndyrë sa të prekë interesin kombëtar të Shqipërisë, nuk mund të jetë kaq e ulët sa të njollosë kot së koti vendin tonë me gjëra që jo vetëm nuk i ka, por as i ka pasur kurrë.

Read more:Balluku po tenton të arratiset? Berisha bën deklaratën e fortë: Rama po merret me azilin e Belindës, por të shpëtojë dhe kokën e tij. Thirrje vendeve të BE që të…

Dje zyra e kryeministrit Rama, njerëzit e tij kudo filluan të thonë që Dritan Goxhaj, njeriu që lexoi, në emër të protestuesve, kërkesat e tyre për qeverinë, u sulmua si një njeri që mbron Iranin apo që mbron interesa iraniane në Shqipëri. Duhet të mos kesh në qenien tënde asgjë që ka të bëjë me moralin dhe me vetëdijen për vendin tënd që të shkosh deri këtu. Dritan Goxhaj ka luftuar në Kosovë kundër terroristëve serbë, ka luftuar në luftën për pavarësinë e Kosovës. Ai madje akuzohet, si edhe Thaçi, Veseli, Krasniqi, nga Gjykata e Hagës se gjoja ka bërë krime kundër serbëve (një akuzë e vjetër serbe kjo për të njollosur luftën). Si mund t’i shërbejë Iranit një njeri që ka shkuar të vritet për atdheun e tij? Ai madje ka shkuar atje së bashku me babain e tij dhe ka qenë një prej njerëzve që dihet botërisht që ka luftuar në terren.

Rama dhe njerëzit e tij kërkojnë ta lidhin atë me qëndrime proiraniane sepse Dritan Goxhaj ka thënë dhe ka shkruar në analizat e tij si ekspert i çështjeve të sigurisë (si ushtarak) që SHBA dështoi në Iran, që SHBA zhvilloi në Iran një luftë të panevojshme. Këto qëndrime i kanë mbajtur edhe disa prej profesorëve më të njohur në botë (amerikanë të gjithë) të marrëdhënieve ndërkombëtare si Stephen Ëalt, Barry Posen, Kenneth Pollack, Jarrett Blanc, John Mearsheimer etj. Këto qëndrime i kanë mbajtur disa prej ish-gjeneralëve më të njohur amerikanë si David Petraeus, ish-komandant i CENTCOM dhe ish-drejtor i CIA-s, Martin Dempsey (ish-shef i shtabit të ushtrisë amerikane), Anthony Zinni, ish-shef i CENTCOM etj. Thuajse të gjithë profesorët e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe shumë ushtarakë të lartë e kanë pasur këtë qëndrim. Dritan Goxhaj ka pasur po këtë qëndrim. Kjo është të luash mendsh, por kur e bën me njerëz që për hallin e vet shesin dhe djegin çdo gjë, pritet edhe kjo.

Read more:“Kadastra, e keqja më e madhe që kemi”/ Eksperti nuk kursen kritikat: Modernizoni regjistrimin e pronave. Konsultimet publike për investimet bëhen në mënyrë korruptive

Një tjetër gjë e ulët që nxjerr qeveria dhe njerëzit e saj është se protesta ka frymë antisemite, se protesta prodhon frymë kundër Izraelit, se protesta po rrit frymën antisemite. Ata këtë e bëjnë sepse duan të kompleksojnë njerëzit, të kompleksojnë shqiptarët, t’i thonë Izraelit apo mediave ekstreme të Izraelit, kabinetit të Izraelit, t’u thonë ndoshta njerëzve si Ben Gvir që protestuesit e kanë me ju, jo me Ramën, jo me qeverinë, jo me klasën politike. Ata e bëjnë këtë sepse duan t’u thonë që protestuesit e kanë me politikat e Izraelit, që protestuesit gati nuk duan as ekzistencën e Izraelit.

Read more:“S’do t’ia dalin të heshtin gazetarët, News24 transmeton protestën pa ndërprerje”/ Ina Zhupa reagon pas intimidimeve ndaj Osman Stafës: Pushteti kur s’ka argumente zgjedh presionin

Kjo luftë e ulët, kjo rrenë e poshtër, djallëzore e ekspozon Shqipërinë në një situatë që nuk ka fare, po fare, lidhje me të vërtetën. Shqipëria as ka qenë dhe nuk ka për të qenë kurrë antisemite. Protesta përbëhet nga të rinj, studentë, profesionistë nga më të mirët e vendit, familje të reja, intelektualë, njerëz që jetojnë dhe duan të jetojnë me djersën e tyre dhe janë aty vetëm sepse Rama, qeveria e tij, klasa politike ka ndërtuar një vend pa drejtësi, me korrupsion gjigand, ka prodhuar një gjendje ku i dobëti dënohet, hetohet, mbetet burgjeve dhe qeveritarët e lartë sulmojnë, shajnë, shantazhojnë prokurorët dhe nuk pranojnë të hetohen.

Njerëzit janë aty me gjithë ngjyrat që ka shoqëria jonë. Janë aty si socialistë të poshtëruar nga qeveria, e cila vetëm socialiste nuk është; janë aty si të djathtë të nëpërkëmbur dhe të përbuzur nga gjendja e rëndë e vendit; janë aty si të krishterë dhe si myslimanë që shohin se si disa prej shembujve më të këqij dhe më të korruptuar të historisë, të përmendur nga Zoti në Kuran apo Bibël, si rasti i faraonit, po jetësoren përditë mbi ta; janë aty si të rinj pa asnjë perspektivë për të nesërmen, veç largimit; janë aty si konservatorë apo liberalë; janë aty ndoshta edhe si njerëz që duan një monarki të fortë dhe absolute apo si marksistë; janë si tifozë të Gjermanisë apo Brazilit dhe janë të gjithë kundër qeverisë, kundër gjendjes së rëndë të vendit.

Read more:“Kur të tjerët merreshin me fondacione për para, ai luftonte maleve me UÇK-në”/ U sulmua nga kryeministri Rama, Auron Tare mbron Dritan Goxhajn: Përpjekje për ta baltosur

Qeveria dhe njerëzit e saj duhet të gjejnë kritika më serioze, më të argumentuara, më të arsyeshme, sepse mund të ketë, mund të gjenden, sesa këto gjëra të ulëta me karakter antikombëtar.

Lexo edhe
Politikë

“Kush je ti që iu thua shqiptarëve ‘f*ck you’”?/ Haçkaj i përvishet Ramës: Im atë vdiq në Vjenë nga kanceri, mjekësia jote e kuronte për ulçer. Mbylle gojën, jep dorëheqjen!

Politikë

“Shqiptarët nuk frymëzohen më nga ju dhe kasta e vjetër”, Marjana Koçeku letër të hapur Ramës: Akti juaj i fundit politik duhet të jetë dorëheqja

Tags: #Cia #Familje #Gjykata #iran #jetë #korrupsion #kosove #media

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Kush je ti që iu thua shqiptarëve ‘f*ck you’”?/ Haçkaj i përvishet Ramës: Im atë vdiq në Vjenë nga kanceri, mjekësia jote e kuronte për ulçer. Mbylle gojën, jep dorëheqjen!
  • “Shqiptarët nuk frymëzohen më nga ju dhe kasta e vjetër”, Marjana Koçeku letër të hapur Ramës: Akti juaj i fundit politik duhet të jetë dorëheqja
  • Rama iu tha “F*ck You” protestuesve/ Shehaj: Fundi i një kryeministri është kur shan popullin e tij
  • “Protesta përmbysi perandorinë e komunikimit të Ramës”/ Kikia jep arsyet e shthurjes së gjuhës së kryeministrit: Postimet e qeverisë janë bllokuar, nuk kontrollon dot rrjetin
  • “Rama u tha ‘F*ck You’ shumicës së shqiptarëve”, Këlliçi: Kryeministri ka prekur fundin e tij politik
Nga të njëjtat tag-e
  • “Kush je ti që iu thua shqiptarëve ‘f*ck you’”?/ Haçkaj i përvishet Ramës: Im atë vdiq në Vjenë nga kanceri, mjekësia jote e kuronte për ulçer. Mbylle gojën, jep dorëheqjen!
  • Sterilizimi/ Report Tv sjell pamjet, ish-ministri Ilir Beqaj jashtë kafazit të qelqtë në GJKKO (VIDEO)
  • U gjet 5 ditë më parë në humnerën pranë Elbasanit, analiza e ADN-së konfirmon: Trupi i përket Eglant Koçit
  • “Shqiptarët nuk frymëzohen më nga ju dhe kasta e vjetër”, Marjana Koçeku letër të hapur Ramës: Akti juaj i fundit politik duhet të jetë dorëheqja
  • A po zbatohen marrëveshjet mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut? Tre Avokatët e Popullit bashkojnë forcat për t’i monitoruar
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Pogradec/ 30-vjeçari plagos me thikë gruan pas një konflikti! E reja ka marrë plagë në krah dhe bark! Transportohet drejt Traumës me helikopter (EMRAT) 31 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Spiropali i përgjigjet Ramës pas fjalimit të djeshëm: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet 29 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë LIVE- Revolta kundër Ramës/ Paralajmëron protestuesi: Dorëheqje dhe qeveri teknike! Do të ketë përshkallëzim dhe… 23 lexime · 23 orë më parë
  4. 04
    Politikë Revoltat masive! Spartak Ngjela kundër Ramës: Rinia nuk të do, nuk ke lidhje me shqiptarët! 20 lexime · 3 orë më parë
  5. 05
    Politikë 23 ditë tubim kundër qeverisë/ “Vetëvendosje” i përgjigjet Ramës: Asnjë rol në protestat në Shqipëri! Gjuha e përdorur s’i bën nder askujt! Dëgjoni qytetarët e revoltuar 18 lexime · 23 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Kërkojmë rrëzimin e Ramës dhe një qeveri tranzitore apolitike”/ Meti dhe Bakalli: Duhen dhe 16 deputetë të PS-së kundër, që të bjerë 16 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Rama ka ngarkuar Taulant Ballën për të bërë antimiting”, Këlliçi zbulon prapaskenat: Telefonon diasporën, por merr refuzim çdo herë 14 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Kush je ti që iu thua shqiptarëve ‘f*ck you’”?/ Haçkaj i përvishet Ramës: Im atë vdiq në Vjenë nga kanceri, mjekësia jote e kuronte për ulçer. Mbylle gojën, jep dorëheqjen!

Aktivisti Florjan Haçkaj, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar ashpër ndaj Kryeministrit Edi Rama, pas sharjeve…

• 1 orë më parë • 4 min lexim
Politikë

“Shqiptarët nuk frymëzohen më nga ju dhe kasta e vjetër”, Marjana Koçeku letër të hapur Ramës: Akti juaj i fundit politik duhet të jetë dorëheqja

Deputetja Marjana Koçeku i ka drejtuar një letër të hapur Kryeministrit Rama pas largimit të saj nga grupi…

• 2 orë më parë • 10 min lexim
Politikë

Rama iu tha “F*ck You” protestuesve/ Shehaj: Fundi i një kryeministri është kur shan popullin e tij

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar pas intervistës së kryeministrit Edi Rama për gazetën britanike Financial…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by