Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Protesta para kryeministrisë, përsëriten kërkesat e paraqitura nga Goxhaj! Tubuesja i kundërvihet Arben Kolës: Po biem çdo ditë, kush je ti që na drejton? Qytetarja: Po tallen me ne! (VIDEO)
Sociale

Protesta para kryeministrisë, përsëriten kërkesat e paraqitura nga Goxhaj! Tubuesja i kundërvihet Arben Kolës: Po biem çdo ditë, kush je ti që na drejton? Qytetarja: Po tallen me ne! (VIDEO)

• 23 Qershor, 2026 • 18 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Protesta ka hyrë në ditën e saj të 24-t. Në sheshin “Skënderbej” nisi grumbullimi i protestuesve, të cilët më pas nisën marshimin drejt Kryeministrisë.

Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesat e paraqitura një ditë më parë që u lexuan nga Dritan Goxhaj. Konkretisht, kërkohet dorëheqje e panegociueshme e kryeministrit dhe qeverisë, krijimi i një qeverie teknike dhe tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor (e cila bie në kundërshtim me Kushtetutën), ndryshime kushtetuese ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë përpara ligjit dhe miratimin me referendum popullor, shfuqizimi i ligjeve për investimet strategjike, Paketën e Maleve dhe trashëgiminë kulturore si dhe një kontratë të re mes shtetit e qytetarëve.

Goxhaj vetë ishte i pranishëm, por këtë herë jo në ‘ballë’ të protestës, por pas podiumit ku mbaheshin fjalimet.

Në mbështetje të kërkesave të shprehura të hënën, një prej anëtarëve të grupit organizator, tha se do t’i lexojnë çdo ditë poshtë zyrës së kryeministrit.

“Duke qenë se deklarata e djeshme trembi shumë njerëz përfshirë kryeministrin Edi Rama që u mor personalisht me disa prej nesh, do ta bëjmë të udhës ta lexojmë çdo ditë për ta kuptuar se pse jemi më shesh tash e 24 ditë!”, tha Edison Lika.

‘Qetësinë’ e përhershme të grumbullimit në sheshin ‘Skënderbej’ e prishi zëri i një protestueseje me fëmijë në krahë që iu kundërvu aktivistit Arben Kola duke i kërkuar që protesta mos të vijonte më në rrugë kaq paqësore.

Ajo kritikoi sjelljen e organizatorëve të protestës ndaj emigrantëve dhe i akuzoi si shkak që po zhbëjnë protestën çdo ditë. Më tej, i tha se njerëzit duan të ikin drejt parlamentit (gjë që të pranishmit e brohoritën) dhe jo kryeministrisë, por organizatorët i pengojnë.

Vajza: Duhet revoltë o vëlla! A ke revoltë? Apo vetëm megafonin në dorë?

Arben Kola: Po mos të kisha revoltë, s’do të kisha dalë këtu në shesh!

Vajza: S’është revoltë kjo, me paqe!

Arben Kola: Si është revolta?

Vajza: Unë i dal përballë atij! Unë jam e para që vij!

Thirrje në kor: Bravo!

Vajza: Erdhën emigrantët dhe i përzutë!

Arben Kola: Kush i përzunë?

Vajza: I përzutë ju, s’i latë të flisnin! U bë rrëmujë aty! Po bie protesta çdo ditë prej jush! Ne duam të ikim te parlamenti tani, pse na drejtoni te kryeministria! Kush je ti që më drejton mua?

Read more:“Dorëheqje e pa negociueshme e Ramës”/ Nis pas pak protesta e 23-të, qytetarja: Përgjegjësi kryesore i sistemit autokratik! Nuk largohemi pa ikur ai

Thirrje në kor: Bravo!

Arben Kola: Ik, e lirë je!

Vajza: Ju të ndaloni, thoni mos!

Një qytetare: Bravo, ke shumë të drejtë! Edhe unë u habita, gjithë ajo autokolonë!

Për të zbehur thirrjet e saj, Arben Kola ngriti sërish megafonin duke shqiptuar sërish “dorëheqje”, por vajza nuk u spraps. Në mes të kësaj situate Arben Kola nis marshimin, ndërsa vajza e pyet: “Pse ikën o zotëri, pse nuk dëgjon?” Marshimi vijoi drejt kryeministrisë, ndërsa Kola bënte thirrjet “bashkohuni me ne” e “Shqipëri e re.”

Ndërsa vajza vijonte të fliste edhe kundër qeverisë Rama, një tjetër qytetare iu bashkua mendimit të saj për aktet e organizatorëve.

“Këta po na mbledhin dhe po na tallin!”, tha ajo.

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 21:19

‘Skenë krimi’, protestuesit vendosin sirena policie para kryeministrisë

Një sirenë policie dhe një fletë me mbishkrimin “Skenë krimi” është vendosur përpara kryeministrisë. Protestuesit thërrasin “Policia është me ne”, ndërsa një vajzë me megafon në dorë qëndron mes dy efektivëve.

Ora 21:17

Qytetari përlotet në tubimin para Kryeministrisë: Para se të nisnin protestat, isha dorëzuar! Faleminderit që më ngritët nga gjumi

1782242280_jhzfxjhl.JPG

Një qytetar i pranishëm në tubimin para Kryeministrisë, ka deklaruar mes lotësh se para se të nisnin protestat kundër investimit në Zvërnec, ai personalisht ishte ‘dorëzuar’.

“Isha dorëzuar personalisht, derisa rinia shqiptare erdhi këtu. Dhe unë i falënderoj përzemërisht që mua më ngritën nga gjumi, nga apatia, nga mosveprimi. U kërkoj falje që nuk kam mundur të jem këtu 2 ditë më parë, pasi nuk kam qenë në Shqipëri. Kur isha me miqtë e mi, nuk shkëmbeja dot as dy fjalë me ta, kur shihja nga ekrani protestën”, tha një qytetar në protestë.

Ora 21:11

Aktivisti nga tubimi para Kryeministrisë: Mes nesh ka avokatë që ndjekin falas ‘këmba këmbës’ çështjet penale të ngritura ndaj protestuesve

1782241986_xgfjkll.JPG

Aktivisti Edison Lika gjatë fjalës së tij në protestë është shprehur se protestuesit kanë marrë kërcënime të shpeshta për pjesëmarrjen e tyre në tubime.

Gjatë fjalës së tij, Lika tha se ndaj shumë protestuesve janë hapur hetime. Ai shtoi se shumë avokatë po i ndihmojnë protestuesit që janë nën hetim, pa asnjë përfitim monetar.

“Në fakt si këto kërcënimet që morën studentët, që janë bërë modë këto kohë, që marrin me numra privatë njerëzit për të mos marrë pjesë në protestë, ka sa të duash. Madje edhe Policia ka hapur hetime penale ndaj aktivistëve që kanë marrë pjesë në protestë. I them edhe atij studentit që këto kërcënime nuk bëhen nga ambasadat, por nga njerëz që duan të na frikësojnë. Dua t’ju them se mes nesh ka edhe avokatë që kanë ndjekur falas çështjet e protestuesve këmba këmbës. Dhe kur themi avokat, nuk e kemi fjalën për Avokatin e Popullit, sepse ai është avokat i Ramës dhe Berishës”, tha aktivisti Edison Lika.

Ora 21:05

Qytetarja nga protesta para Kryeministrisë: Ikëm në emigrim, pasi mamin tim e hoqën nga puna në arsim

1782241565_hgkll.JPG

Një qytetare gjatë fjalës së saj në protestën para Kryeministrisë, ka deklaruar se kishte ardhur kastile nga Diaspora, për të marrë pjesë në këto tubime.

Read more:Protesta para Kryeministrisë, moment tensioni mes organizatorëve! Reagime për përdhosjen e flamurit izraelit: Ka grupe të infiltruara, distancohemi!

Më pas ajo tregoi se ishin larguar familjarisht në emigrim, pasi mamanë e saj e kishin hequr nga puna në arsim.

“Jam një vajzë dibrane që kam ardhur enkas në këtë protestë nga diaspora. Kërkoj ndjesë pasi nuk e flas mirë gjuhën shqipe, pasi jam rritur larg. Por zemra ime gjithmonë ka qenë këtu. Për arsye partish, mamin tim e hoqën nga puna në arsim dhe familja ime iku larg në emigrim. Sot jam këtu edhe për të rinjtë dhe brezat që do të vijnë. Zëri ynë ka një rëndësi dhe sëbashku do të sjellim ndryshimin”, tha mes të tjerash një protestuese.

Ora 21:00

Protestuesi thirrje kryeministrit: Tregohu burrë dhe jep dorëheqjen! Duam ndryshim

Një protestues i kërkoi kryeministrit Rama “të tregohet burrë dhe të dorëhiqet.” Ai i tha se vendi ka nevojë për ndryshim dhe jo për njerëz që vijnë nga listat e mbyllura.

“Nuk duam më 4 veta, duam ndryshim! Ne mund ta bëjmë këtë gjë! Ata që ke ti në partinë tënde nuk reagojnë se nuk janë zgjedhur nga ne, por nga listat e tua të mbyllura! Shqipërinë po e bëjmë ne! Shqipërinë e bën çdo shqiptar që punon në Europë, në botë, që punon këtu. Ju jeni pengesa më e madhe për zhvillimin e këtij vendi! Duam të drejta dhe liri të barabarta për të gjithë! Jep dorëheqjen, tregohu burrë se e dimë që je burracak!”

Ora 21:00

Protestuesi pyetje publike për Ambasadën e SHBA: Kam marrë kërcënime në emrin tuaj! Pse kështu i trajtoni të rinjtë shqiptarë ju, me kërcënime dhe intimidime?

1782241256_zdfghjjk.JPG

Një protestues gjatë tubimit para Kryeministrisë është shprehur se ka marrë mesazhe kërcënuese, në emër të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

“Para disa orësh kam marrë disa mesazhe dhe telefonata kërcënuese anonime. Besoj se edhe shumë të tjerë, nuk jam i vetmi që kam marrë. Mesazhe kërcënuese për protestën time paqësore për këtë popull. Por unë sot nuk vij me mesazhe private. I bëj një mesazh publik. Ne këtu do të qëndrojmë, këtu do të protestojmë, derisa kërkesat tona të plotësohen. Dhe diçka të fundit, mesazhet pretendonin se ishin nga Ambasada Amerikane. T’ju bëj një pyetje Ambasadës Amerikane, kështu e trajtoni ju rininë shqiptare? Me kërcënime? Me intimidime?”, tha një protestues gjatë fjalës së tij.

Ora 20:57

Flamingot bëjnë paradë mes protestuesve

1782240816_flamingo.jpg

Flamingot, simboli i protestave përpara kryeministrisë, nuk munguan as këtë mbrëmje. Një grup protestuesish parakaluan në paradën e zakonshme mes të tjerëve duke mbajtur flamingot në duar.

Ora 20:32

‘Kryeministri po zvogëlohet i trembur’, protestuesja: Ka ardhur koha për lëvizje mbarëkombëtare

Me thirrje kundër qeverisë dhe për një bashkim mes shqiptarëve, një vajzë u tha protestuesve se ka ardhur koha për lëvizje mbarëkombëtare.

“Pas gjimnazit më doli e drejta e studimit në Amerikë me 100% bursë, por vendosa të qëndroj në vendin tim. Vite më vonë, shqiptarët po tregojnë që ka ende shpresë. Sytë po shohin që ka në mesin tonë burra e gra sypatrembur që u vlon gjakun për Shqipërinë! Ka ardhur koha që plagët të shërohen dhe autorët gjakatarë ta paguajnë njëherë e mirë! Le të bjerë zemërimi i shqiptarëve në krye të zuzarëve! Kryeministri po zvogëlohet i trembur! Ka ardhur koha për një lëvizje mbarëkombëtare! Ai kolltuku ku ke hipur është trikëmbëshi që populli varet përditë!”, tha vajza.

Ora 20:32

Lista e kërkesave së paraqitur nga Goxhaj, protestuesi: Do ta lexojmë deklaratën çdo ditë

Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesat e paraqitura një ditë më parë që u lexuan nga Dritan Goxhaj. Madje, në mbështetje, një prej anëtarëve të grupit organizator, tha se do t’i lexojnë çdo ditë poshtë zyrës së kryeministrit.

Read more:LIVE – Qytetarët në revoltë/ “Hap dritaren dhe shih se ke popullin këtu”, shqiptarët para Kryeministrisë ‘njëzëri’: Rama dorëhiqu! “Shqipëri e Re”

“Duke qenë se deklarata e djeshme trembi shumë njerëz përfshirë kryeministrin Edi Rama që u mor personalisht me disa prej nesh, do ta bëjmë të udhës ta lexojmë çdo ditë për ta kuptuar se pse jemi më shesh tash e 24 ditë!”, tha Edison Lika.

Ora 20:17

‘Hallin s’ta zgjidh kush’- Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet sërish kryeministrit Rama: S’mund të bëhem mik me ty, ke tradhtuar shqiptarët

Protestuesi Erlis Sina, të cilit Edi Rama iu drejtua me një mesazh mëngjesin e sotëm, i ka kthyer përgjigje nga protesta kryeministrit.

Gjatë fjalës së tij, Sina tha se Rama tentoi mëngjesin e sotëm që ta bënte mik, por shtoi se ai nuk mund të bëhej mik i kryeministrit, pasi sipas tij, Rama ka tradhtuar shqiptarët.

Sina tha gjithashtu se Rama nuk mund të qante hallet e tij, pasi ishte shkaktari i halleve të shqiptarëve.

“Unë jam Erlis Sina, ai i cili Rama u zgjua sot në mëngjes dhe tentoi të bëhej miku im. Por përgjigjen që ia dhashë aty, po ja jap edhe këtu. Unë s’mund të bëhem miku i Ramës, sepse Rama ka tradhtuar Shqipërinë dhe shqiptarët. Ndaj Edi Rama unë nuk jam si ti. Ti nuk mund të qash hallet e mia, sepse ti je shkaktari i tyre. 24 ditë je munduar të na përçashë, të na bësh agjentë iranianë, grekë, serbë. Je munduar të na etiketosh. Ne jemi të gjithë shqiptarë. Për ne Shqipëria është e para. Ndaj sot kam ardhur me një pankartë, unë jam në këtë shesh që është plotë, ndërsa ti i ulur vetëm. Dhe kështu i vetëm do të largohesh nga ajo zyrë dhe do të shkosh në burg. Do japësh llogari për çdo qindarkë që u ke vjedhur shqiptarëve. Sot ka ardhur dita të largojmë Ramën nga pushteti. Rama i tha shqiptarëve ‘fuck you’. Ne kemi vetëm një përgjigje për të ‘Rama jepe dorëheqjen’”, tha mes të tjerash Erlis Sina.

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Rama, me një mesazh publik drejtuar protestuesit Erlis Sina, theksonte se ai ishte ‘mbërthyer’ nga vorbulla e turmës dhe sinqeriteti e bindjet e tij po keqpërdoreshin për interesa të tjera.

“Nuk të shoh si humbësin e një proteste, po si njeriun e mbetur vetëm me bindjet e tij. Ti i je bashkuar vorbullës thithëse të turmës, sepse beson sinqerisht se po mbron diçka të çmuar. Nuk e di çfarë halli ke tamam. Po di që ke një hall që jo vetëm nuk ta zgjidh askush, po as nuk ta qan kush. Besoje ose jo, po unë e ndjej brengën tënde”, shkruante mes të tjerash Rama.

Ora 20:11

‘Ne kemi fuqinë ta hedhim Edi Ramën’, protestuesja: Kërkesat tona t’i realizojmë me referendum

Referendumi ishte thirrja e radhës nga protesta para kryeministrisë. Një qytetare tha se kanë mundësinë që të paraqesin në KQZ kërkesa për ndryshime kushtetuese që të kufizohen mandatet.

“Ne kemi fuqinë si protestë, ta hedhim ne Edi Ramën. Ne jemi në kushtet e një referendumi të pashkruar që mund ta kthejmë në të shkruar. Kemi mundësi që kërkesat tona t’i kalojmë në KQZ për ndryshime kushtetuese, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa. Amerika, Europa s’kanë mandate të pakufizuara. Ne mund ta realizojmë këtë me referendum. Askush s’mund të marrë vendime në kurriz të shqiptarëve, i vetëm”, tha protestuesja.

Ora 20:07

Protestuesja nga tubimi para Kryeministrisë: S’jemi në shesh për asnjë parti politike! Nuk kemi ‘përplasje’ fetare! Jemi për të mirën e Mëmëdheut

Një protestuese e pranishme në tubimin para Kryeministrisë, tha gjatë fjalës së saj se qytetarët që ndodhen në shesh, nuk kanë atje për asnjë parti politike.

Ajo theksoi gjithashtu se protestuesit nuk janë kundër një shteti të caktuar, si dhe nuk kanë kundërshti fetare.

Read more:‘Zvërneci’, Berisha ‘kap’ protestën dhe u mbyll fjalimet qytetarëve! Gazetari i Syri Tv: Poshtë mikrofoni! Fut militantët në turmë, përplasen me qytetarët

“Të gjithë ne këtu që jemi në shesh nuk jemi për asnjë parti politike, nuk jemi kundër asnjë shteti, nuk jemi as për përkrahje dhe as kundërshti fetare. Kultura na ka treguar se jemi tolerant ndaj feve. Për të drejtën e përbashkët jemi bashkë, pa asnjë kusht dhe kriter. Këtu në shesh jemi për vendin tonë, për atdheun tonë. Për të ardhmen tonë që meritojmë. Kur përmend mëmëdheun, ndjej një mëmë që i ka fëmijët e saj larg. Mos ta lëmë mëmëdheun tonë, të qëndrojmë bashkë, do ja dalim”, tha një protestuese.

Ora 20:03

Dritan Goxhaj i bashkohet protestës, qëndron pas podiumit të fjalimeve

Menjëherë pas podiumit ku po mbahen fjalimet përpara kryeministrisë, ndodhet Dritan Goxhaj. Një natë më parë, ai renditi kërkesat kundrejt qeverisë, të paraqitura në emër të grupit të organizatorëve.

Goxhaj është një emër më dritëhije të shumta. Me një të kaluar të veshur me lavdinë e pjesëmarrjes në luftën e UÇK-së në Kosovë, aktualisht ai shfaqet si një ekstremist islamik, antisemit dhe antiamerikan që e quan Izraelin shtet terrorist, duke glorifikuar Iranin dhe Hezbollahun.

Ora 19:51

‘Këta po na mbledhin e po na tallin!’ Revoltë mes protestuesve për vijimin e protestës: Emigrantit të revoltuar i thonë mos fol

Në një deklaratë para kamerave, qytetarja me fëmijë në krahë, e cila iu kundërvu Arben Kolës për mënyrën si organizatorët po vijojnë protestën, foli me lot në sy për sjelljen e tyre.

“Vjen emigranti i revoltuar, del ai tjetri i thotë mos fol? Dua të shpërthej se s’mban më! Si unë ka 1000 të tjerë!”, tha vajza.

Ndërsa ajo vijonte të fliste edhe kundër qeverisë Rama, një tjetër qytetare iu bashkua mendimit të saj për aktet e organizatorëve.

Qytetarja: Këta po na mbledhin dhe po na tallin!

Vajza: Sa do të vazhdojë ai? Fillojnë plazhin, zhduken pastaj, s’kanë faj se janë lodhur! Do të vazhdojnë prapë këta me paqe? Nuk ka paqe këtu!

Ora 19:39

‘Prej jush po bie protesta! Kush je ti që na drejton?’ Qytetarja i kërkon llogari Arben Kolës, nismëtari e shpërfill me thirrje në megafon: Pse ikën o zotëri, pse s’dëgjon? (VIDEO)

Një zë ndryshe mes protestuesve të grumbulluar në sheshin ‘Skënderbej.’ Ndërsa pritej të niste marshimi drejt kryeministrisë dhe aktivisti Arben Kola po u drejtohej me megafon të pranishmëve, një vajzë me një fëmijë në krahë i tha se nevojitej revoltë.

Ajo kritikoi sjelljen e organizatorëve të protestës ndaj emigrantëve dhe i akuzoi si shkak që po zhbëjnë protestën çdo ditë. Më tej, i tha se njerëzit duan të ikin drejt parlamentit (gjë që të pranishmit e brohoritën) dhe jo kryeministrisë, por organizatorët i pengojnë.

Read more:LIVE- Historike! “Shuplaka” kryeministrit nga Diaspora/ Nga Amerika, Britania, Gjermania, Italia dhe çdo cep i botës u bashkuan në Tiranë! Shqiptarët kërkojnë largimin e Ramës: Atdheu nuk është në shitje!

Vajza: Duhet revoltë o vëlla! A ke revoltë? Apo vetëm megafonin në dorë?

Arben Kola:Po mos të kisha revoltë, s’do të kisha dalë këtu në shesh!

Vajza: S’është revoltë kjo, me paqe!

Arben Kola:Si është revolta?

Vajza: Unë i dal përballë atij! Unë jam e para që vij!

Thirrje në kor: Bravo!

Vajza: Erdhën emigrantët dhe i përzutë!

Arben Kola: Kush i përzunë?

Vajza: I përzutë ju, s’i latë të flisnin! U bë rrëmujë aty! Po bie protesta çdo ditë prej jush! Ne duam të ikim te parlamenti tani, pse na drejtoni te kryeministria! Kush je ti që më drejton mua?

Thirrje në kor: Bravo!

Arben Kola: Ik, e lirë je!

Vajza: Ju të ndaloni, thoni mos!

Një qytetare:Bravo, ke shumë të drejtë! Edhe unë u habita, gjithë ajo autokolonë!

Për të zbehur thirrjet e saj, Arben Kola ngriti sërish megafonin duke shqiptuar sërish “dorëheqje”, por vajza nuk u spraps.

Vajza: Unë dua ta rris fëmijën këtu! Unë dua ta rris në Shqipëri! S’dua protagonizëm, jam njeri i thjeshtë! Dua drejtësi për jetën time, për fëmijën tim!

Në mes të kësaj situate Arben Kola nis marshimin, ndërsa vajza e pyet: “Pse ikën o zotëri, pse nuk dëgjon?” Marshimi vijon, ndërsa ai bën thirrjet “bashkohuni me ne” e “Shqipëri e re.”

Ora 19:21

Temperaturat e larta sfidojnë protestuesit, një grua shpërndan shishe uji falas

Sapo kanë kaluar disa minuta nga ora 19:00 e mbrëmjes, por temperaturat vijojnë të jenë të larta. Në ndihmë të protestuesve që kanë nisur të grumbullohen në sheshin ‘Skënderbej’ në kryeqytet, ka ardhur një grua e cila po shpërndan shishe uji falas.

Kujtojmë që disa ditë më parë, protestuesit njoftuan ndryshimin e orarit të grumbullimit duke e shtyrë me një orë (19:00) për shkak të vapës.

Lexo edhe
Sociale

Temperatura të larta, reshje shiu dhe shtrëngata në zonat malore, parashikimi i motit sot (VIDEO)

Sociale

Protesta/ Pas kërkesave, Goxhaj sot në hije të podiumit! Kokaj: Grupi koordinator me 40 vetë, s’kemi lider! Qytetarja i kundërvihet Arben Kolës: Po biem çdo ditë

Tags: #Ambasada amerikane #Amerika #arben kola #Burg #Diaspora #Dorëheqje #dritan goxhaj #Protestat te kryeministria #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Temperatura të larta, reshje shiu dhe shtrëngata në zonat malore, parashikimi i motit sot (VIDEO)
  • Protesta/ Pas kërkesave, Goxhaj sot në hije të podiumit! Kokaj: Grupi koordinator me 40 vetë, s’kemi lider! Qytetarja i kundërvihet Arben Kolës: Po biem çdo ditë
  • Protesta/ Pas kërkesave, Goxhaj sot në hije të podiumit! Kokaj: Grupi koordinator me 40 vetë, s’kemi lider! Qytetarja i kundërvihet Arben Kolës: Po biem çdo ditë
  • Protesta/ Pas kërkesave, Goxhaj sot në hije të podiumit! Kokaj: Grupi koordinator me 40 vetë, s’kemi lider! Qytetarja i kundërvihet Arben Kolës: Po biem çdo ditë
  • ‘Kam marrë kërcënime në emrin tuaj’- Ambasada Amerikane përgënjeshtron protestuesin: E pavërtetë!
Nga të njëjtat tag-e
  • Protesta/ Pas kërkesave, Goxhaj sot në hije të podiumit! Kokaj: Grupi koordinator me 40 vetë, s’kemi lider! Qytetarja i kundërvihet Arben Kolës: Po biem çdo ditë
  • VIDEO/ “Rama, jepe dorëheqjen! Nuk ka negociata”, protestuesit marshim kilometrik në Tiranë: Nesër më shumë para Kryeministrisë!
  • Protesta/ Pas kërkesave, Goxhaj sot në hije të podiumit! Kokaj: Grupi koordinator me 40 vetë, s’kemi lider! Qytetarja i kundërvihet Arben Kolës: Po biem çdo ditë
  • LIVE-24 ditë revoltë! Marshim kilometrik në kryeqytet/ Tirana gumëzhin nga protesta, energjia e qytetarëve mbush rrugët: Rama dorëhiqu!
  • LIVE – “Rama jep dorëheqjen! Nuk ka negociata”, protestuesit vijojnë marshimin pa shenja ndalimi: Shqipëri e Re!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Pogradec/ 30-vjeçari plagos me thikë gruan pas një konflikti! E reja ka marrë plagë në krah dhe bark! Transportohet drejt Traumës me helikopter (EMRAT) 31 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Revoltat masive! Spartak Ngjela kundër Ramës: Rinia nuk të do, nuk ke lidhje me shqiptarët! 26 lexime · 18 orë më parë
  3. 03
    Politikë LIVE- Revolta kundër Ramës/ Paralajmëron protestuesi: Dorëheqje dhe qeveri teknike! Do të ketë përshkallëzim dhe… 25 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë 23 ditë tubim kundër qeverisë/ “Vetëvendosje” i përgjigjet Ramës: Asnjë rol në protestat në Shqipëri! Gjuha e përdorur s’i bën nder askujt! Dëgjoni qytetarët e revoltuar 18 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Dita e 24-t e protestës nis me incident, tubuesja i kundërvihet Arben Kolës: Po bie protesta çdo ditë, kush je ti që na drejton? Qytetarja: Po tallen me ne! Aktivisti ‘i hesht’ me megafon (VIDEO) 17 lexime · 12 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Kërkojmë rrëzimin e Ramës dhe një qeveri tranzitore apolitike”/ Meti dhe Bakalli: Duhen dhe 16 deputetë të PS-së kundër, që të bjerë 16 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Rama tha se nuk ka qënë luftëtar i UÇK-së – Zbulohet dokumenti: Dritan Goxhaj shërbeu si Komandant Batalioni 15 lexime · 18 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Temperatura të larta, reshje shiu dhe shtrëngata në zonat malore, parashikimi i motit sot (VIDEO)

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e njëjta situatë meteorologjike me mot relativisht të…

• 41 minuta më parë • 1 min lexim
Sociale

Protesta/ Pas kërkesave, Goxhaj sot në hije të podiumit! Kokaj: Grupi koordinator me 40 vetë, s’kemi lider! Qytetarja i kundërvihet Arben Kolës: Po biem çdo ditë

Një ditë pasi doli në ballë të protestës për të shpalosur planin antikushtetues ku kërkohej krijimi i një…

• 2 orë më parë • 18 min lexim
Sociale

Protesta/ Pas kërkesave, Goxhaj sot në hije të podiumit! Kokaj: Grupi koordinator me 40 vetë, s’kemi lider! Qytetarja i kundërvihet Arben Kolës: Po biem çdo ditë

Një ditë pasi doli në ballë të protestës për të shpalosur planin antikushtetues ku kërkohej krijimi i një…

• 10 orë më parë • 18 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by