Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. Administrata Doganore, përmirësohet performanca, rriten të ardhurat
Ekonomi

Administrata Doganore, përmirësohet performanca, rriten të ardhurat

• 24 Qershor, 2026 • 3 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Mars-Maj 2026, jo vetëm më shumë para për buxhetin, por manaxhim dhe shërbim më cilësor ndaj operatorëve ekonomikë dhe qytetarëve. Mallrat e akcizës, me shtesë në zhdoganime

Dogana Shqiptare ka përmirësuar në mënyrë të ndjeshme performancën gjatë muajve të fundit, duke siguruar, jo vetëm të ardhura më të larta për buxhetin e shtetit, por mbi të gjitha një manaxhim dhe shërbim më cilësor ndaj operatorëve ekonomikë dhe qytetarëve.

Referuar të dhënave nga administrata doganore, të ardhurat në periudhën tremujore Mars-Maj 2026 jane realizuar në masën 62,1 miliardë lekë, duke reflektuar rreth 102 % të planit. Në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit 2025 janë realizuar rreth 3 miliardë lekë më shumë ose 105,2%.

Read more:Ndryshimet e Bordit të Transparencës/ Bie çmimi i naftës, ndryshon edhe benzina

Vlen të theksohet se kjo rritje e të ardhurave është realizuar pavarësisht ndikimit jopozitiv të kursit të këmbimnit. Shkëmbimi i lekut me monedhat e huaja ka dhënë një ndikim tkurres te të ardhurave prej 1,8 miliard lekë, që është rekuperuar nga performanca shumë e mirë e administratës doganore. Pa këtë ndikim, realizimi i planit do të ishte 104,8%, ose rreth 4,8 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2025.

Karburanti është artikulli që është ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga situata ndërkombëtare. Sipas ekspertëve të doganës, krahasimi që mund t’i bëhet kësaj situate është e njëjtë me atë të vitit 2022, që u ndikua nga lufta në Ukrainë. Madje këtë vit fenomeni është shumë më i fortë, duke qenë se Rusia furnizon rreth 9% të kërkesës totale botërore, ndërsa Ngushtica e Hormuzit furnizon rreth 20% të nevojave botërore në naftë.

Read more:Dogana e Shtutgartit konfiskon 250 kg suxhuk në autobusin që vinte nga Kosova

Krahasuar me vitin 2022, në të njëjtën periudhë Mars-Maj, gjatë vitit 2026 janë zhdoganuar rreth 36,000 ton më shumë.

Karburanti mars-maj

Viti 2022 132,817

Viti 2026 168,749

Megjithatë të gjithë mallrat e akcizës kanë patur një performancë shumë të mirë në të ardhurat nga doganat, ku domethënëse janë të dhënat për zhdoganimet e cigareve gjatë periudhës mars-maj 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të viteve të shkuar.

Read more:Koleksioni i rrallë i monedhave dhe kartëmonedhave shqiptare i ekspozuar në Tiranë

Me tregues të ndjeshëm rritjeje është edhe kafeja, duke arritur në një shifrën më të lartë të importit gjatë tre muajve të fundit, krahasuar me vitet e shkuara.

Rritja e të ardhurave është shoqëruar edhe më përmirësimin e shërbimit të administrates doganore ndaj sipërmarrjeve dhe qytetarëve, duke ndikuar kryesisht në thjeshtimin e procedurave dhe uljen e kohës së përpunimit.

Lexo edhe
Ekonomi

Pallatet, kush i përfundon?/ AAPSK parashikon fond për objektet e konfiskuara kur investitori falimenton

Ekonomi

Nikeli në speca/ Kroacia asgjëson ngarkesën e pestë me perime në shtator, përqendrimi mbi normë

Tags: #dogana #doganat #Kafeja #Karburanti #Lufta në ukrainë #Maj 2026 #Monedhat #Naftë

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Pallatet, kush i përfundon?/ AAPSK parashikon fond për objektet e konfiskuara kur investitori falimenton
  • Nikeli në speca/ Kroacia asgjëson ngarkesën e pestë me perime në shtator, përqendrimi mbi normë
  • Ekonomia rritet me 3,61%, platforma për çmimet, gati në tetor. Do ketë edhe një listë me çmimet e ulëta
  • FMN dhe Banka e Shqipërisë vlerësojnë progresin e sistemit financiar shqiptar, infrastrukturë e modernizuar dhe institucione më të shëndetshme
  • Fasoneritë kërkojnë ndihmë/ Euroja e dobët dhe kostot në rritje, prodhuesit duan ndryshime fiskale për 2027
Nga të njëjtat tag-e
  • SpaceX teston Starship në fluturimin e 14-të, synimi historik të hyjë për herë të parë në orbitë
  • “Kush ka punë me SPAK, e shkarkojmë”/ Poli Hoxha: Kryeministri me dy standarde, pse e mbron korrupsionin e Ballukut?
  • Pas shpalljes së pafajësisë, GJKKO heq sekuestron mbi pasuritë e ish-gjyqtarit Shkëlzen Selimi
  • Berisha takimin me eurodeputetin Tarquinio: Shqipëria po përballet me pasoja të rënda nga narkoshteti
  • “Mbështetje të plotë nga SHBA”/ Berisha: Lufta kundër narkoshtetit dhe trafiqeve, në fokus të takimeve tona
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vettingu/ 9 ish-magjistratë të shkarkuar i kërkojnë Kushtetueses rikthimin në detyrë! S’dorëzohet edhe ish-kryeprokurorja e Tiranës, Imeraj! Vetëm 4 kanë vendim të Strasburgut në favor 38 lexime · 12 orë më parë
  2. 02
    Editoriale Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin – Ide 2 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Sociale Paketa e re/ 200 familje ‘strehë’ për fëmijët pa kujdes prindëror! Trajnim, monitorim e mbështetje me 12 mijë lekë në muaj për të miturin (VIDEO) 1 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Protesta diskretitoi Ramën në arenën ndërkombëtare”/ Kalaja për opozitën: Uji që rri, qelbet! PD duhet të rifreskohet dhe të angazhohet me reagimin qytetar 1 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi Pallatet, kush i përfundon?/ AAPSK parashikon fond për objektet e konfiskuara kur investitori falimenton 1 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Sociale Në Vlorë kanë mbetur pak si ai, njihuni me 70-vjeçarin që edhe pas 40 vitesh nuk heq dorë nga tornoja, Perlat Qendro: Zanati po humbet, të rinjtë nuk kanë interes 1 lexime · 12 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

Pallatet, kush i përfundon?/ AAPSK parashikon fond për objektet e konfiskuara kur investitori falimenton

“Çfarë ndodh me një pasuri pasi sekuestrohet dhe kush paguan për ta përfunduar një objekt kur investitori ka…

• 1 ditë më parë • 3 min lexim
Ekonomi

Nikeli në speca/ Kroacia asgjëson ngarkesën e pestë me perime në shtator, përqendrimi mbi normë

Prodhimi i specave në Shqipëri është kthyer në një shqetësim serioz për sigurinë ushqimore. Vetëm pak ditë më…

• 3 ditë më parë • 3 min lexim
Ekonomi

Ekonomia rritet me 3,61%, platforma për çmimet, gati në tetor. Do ketë edhe një listë me çmimet e ulëta

Ekonomia shqiptare shfaq tendenca rritëse edhe në tremujorin e dytë të vitit, por motorët kontributivë nuk funksionojnë njëlloj.…

• 4 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by