Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Themeluesi i FRESSH godet Ramën, Ilir Zela: Kriminalizoi Kuvendin e emëroi horra në qeveri! Ja pse socialistët e vërtetë janë në protestë
Politikë

Themeluesi i FRESSH godet Ramën, Ilir Zela: Kriminalizoi Kuvendin e emëroi horra në qeveri! Ja pse socialistët e vërtetë janë në protestë

• 24 Qershor, 2026 • 8 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Shkruan ILIR ZELA, themelues dhe kryetari i parë i Rinisë Eurosocialiste Shqiptare

Një pjesë e rëndësishme e rinisë shqiptare po proteston këto ditë në rrugët e Tiranës. Kërkesat e tyre për një sistem politik demokratik e funksional ndër shqiptarë janë thelbësisht të drejta! Socialistët i mishëruan këto aspirata në Kushtetutën e vitit ’98. Socialistët i rezistuan fashizmit në pushtet në 1992-1997. Stabilizuan vendin pas krizës së ’97-ës, hapën perspektivën e shkatërruar të bashkimit me Europën, kontribuuan në çlirimin e Kosovës dhe ndërmorën reformën në drejtësi në 2015. Ka një paralele midis shpirtit të socialistëve të mishëruar në këto kontribute dhe aspiratave të të rinjve në këtë protestë. Por, për fat të keq, medalja ka edhe një anë tjetër. Është autokracia e sotme, e cila është larguar nga aspiratat e shqiptarëve! Janë rilindarët e pasuruar, të trashur e stërplakur në pushtet, bartësit e korrupsionit dhe amalgamës me krimin, të cilët janë objekti i kësaj proteste, siç janë edhe subjekt i SPAK. Kam parë këto ditë socialistë që po marrin pjesë në protesta, duke dëshmuar shqetësimin e tyre për gjendjen në të cilën është katandisur demokracia në vend. Kam parë edhe disa socialistë të tjerë, të cilët i kanë bërë jehonë artikulimeve nën panik të autokratit kryeministër.

Read more:‘Më sulmoi i pari, s’doja ta vrisja’, gjykata e Durrësit lë në burg 27-vjeçarin që vrau fqinjin në Rrogozhinë: U vetëmbrojta

Raporti i socialistëve me protestën më ka nxitur të bëj pyetjen: vallë, të jenë katandisur të gjithë socialistët në klone të subjekteve të SPAK-ut, në viktima të oligarkisë? Do të dëshiroja që revolta e të rinjve të jetë një mundësi për socialistët të rigjejnë partinë e tyre të zaptuar nga trusti i betonit, të kuptojnë se sakrifikimi i demokracisë së brendshme në emër të unitetit fals ishte në thelb uzurpim i pushtetit nga një person ose një grup pa lidhje me socialistët e vërtetë, pjesa më e shëndoshë e të cilëve nuk i besuan kurrë Edi Ramës, por në të njëjtën kohë e përkrahën bujarisht. Protesta është edhe një mundësi për ata socialistë, të cilët besuan te rilindarët pa e lidhur këtë besim me leje kullash e përbindëshash të tjerë të betonit apo përfitime sharlatanësh, të administrojnë zhgënjimin e tyre e të kuptojnë që atdheu, pyjet e kullotat, bregdeti, plazhet e fushat janë më të rëndësishme se një vend pune në administratë, një kapardisje firmatosh në sallat e institucioneve, nxjerra jashtë funksionit kushtetues, apo një përfitim momental prej sistemit të korruptuar të pushtetit autokratik.

Read more:Vihet gurthemeli në objektin më të ri “Objekti 9” në Drenasi Residence

Kur shoh socialistë të kontributeve në protestë, pyes veten nëse ka kuptim t’u thuash këtyre njerëzve se uzurpimi i vullnetit të tyre ka përzënë nga vendi ynë 1 milion shqiptarë, ka kontribuar në arrogancën e pushtetit dhe dobësimin e llogaridhënies. Ata i dinë këto dhe prandaj protestojnë! Socialistët e shohin se kolltukofagët e sotëm janë më të plakur e shumë më të dhjamosur se bllokmenët e brezit më të fundit të regjimit hoxhist. Socialistët e dinë që ka ardhur koha që një brez i ri të rigjejë vlerat më të mira të së majtës dhe të kërkojë modestisht të marrë pjesë në udhëheqjen e atdheut. Por të jesh socialist dhe të shkosh në protestë, do të thotë që ke hequr dorë nga përpjekja për ta çliruar politikën, nuk beson te mundësia që një lidership i ri për socialistët, por edhe për të gjitha alternativat e tjera politike, të realizohet përmes proceseve të demokracisë së brendshme. Vendi i protestës së socialistëve duhet të jetë në radhë të parë vetë Partia Socialiste. Socialistët duhet të rigjejnë vetveten, t’ia dorëzojnë drejtësisë të gjithë rilindarët që ajo po i kërkon prej kohësh. Të bëhen njësh pa mëdyshje të mëtejshme me aspiratat e shqiptarëve për shtet, drejtësi, dinjitet e bashkim me Europën!

A ka vërtet një mundësi për një rrugë të re të bazuar në kolegjialitet përkundër arrogancës, të bazuar në legjitimitet përkundër aleancës me korrupsionin, monopolet dhe krimin, të bazuar në konkurrencë dhe zgjedhje përkundrejt sjelljes uzurpatore, sipas së cilës zgjedhjet janë të mira derisa unë zaptoj kreun, pastaj zgjedhjet janë të këqija që unë të mbretëroj? A ka socialistë që e kanë parë fundin e rrugës së drejtimit autokratik ditën kur 81 nga 83 mandatet propagandisht të tyre u përdorën për të mbrojtur paprekshmërinë e korrupsionit në krye të qeverisjes pa llogaridhënie? A ka socialistë që besojnë në llogaridhënie, ndryshimin dhe ripërtëritjen?

Read more:“Balluku ku i ke paratë e shqiptarëve”/ “Sheshi plot revolucionarë”, minatori nga protesta: Po marrim pensione qesharake! Të jepet llogari për vjedhjet e bëra

Kushdo që është përfshirë në hajni në këto vite, që ka lejuar korrupsionin apo e ka relativizuar atë, duhet të hapë krahun, duhet të hapë rrugën, duke u kërkuar falje thellë e thellë të gjithë socialistëve! Për të mos lënë asnjë mëdyshje, faljen më të madhe duhet ta kërkojë Edi Rama, i cili në 2005 u përgjërua për demokraci të brendshme, një anëtar një votë dhe për luftë ndaj korrupsionit. Megjithëse u mbështet bujarisht nga e gjithë struktura e Partisë Socialiste, ai nuk arriti kurrë të bëhej një socialist, por thjesht i pa socialistët si hambar votash, duke i futur në grackën e zgjedhjes midis tij dhe Saliut. Edi Rama duhet të kërkojë falje për të gjitha kundërthëniet e tij në krye të PS-së dhe të qeverisë, që nga kriminalizimi i përbërjes së Kuvendit e deri te emërimet e horrave në qeveri, nga shkatërrimi i konceptit të shtetit e deri te largimi nga vendi i më shumë se 1 milion shqiptarëve, nga vonesat në zbatimin e reformës në drejtësi e deri te pengimi i drejtësisë përmes marrjes nën mbrojtje politike të subjekteve të SPAK-ut. Tani maskat kanë rënë dhe Edi Rama ua ka borxh socialistëve dorëheqjen, lirimin e rrugës. Nëse nuk e bën, socialistët nuk mund të hidhen bashkë me të në greminën ku po i tërheq, do të dinë të zgjedhin një rrugë tjetër!

Read more:Kryeministri i ofendoi protestuesit me sharje “f*ck you”/ “Dosje kundër tij po vijnë nga BE”, deputeti Alizoti: Dy arsyet pse Rama u degjenerua përballë protestës

Nëse ka një fije mirënjohjeje në qenien e Edi Ramës, është koha ta shfaqë atë. Prej 13 vjetësh është kryeministër me votat e socialistëve. Asnjë pushtet nuk mund të jetë i përjetshëm! Hezitimi për t’i hapur rrugë ndryshimit tani rrezikon ta lërë partinë e Dritëro Agollit si një kujtim të bukur të një të shkuare të largët, me shumë mundësi pa anëtarë dhe pa votues. Ose PS ndryshon rrugë tani, ose një e majtë e re, e paralajmëruar nga disa prej intelektualëve më në zë të saj, do të ngrihet si alternativë e qenësishme politike. Eksperimenti dhe praktika e autokracisë kanë përfunduar me dështim, shëmti, hajni dhe tallje. Është koha për demokraci!

Read more:LIVE TV – Qytetarët 21 ditë në protestë te kryeministria, thirrje kundër Ramës e Berishës! Vijnë dhe shqiptarë nga diaspora

Si themelues dhe kryetar i parë i FRESSH-it, si një anëtar i Partisë Socialiste që prej vitit 1992, si deputet i saj i zgjedhur dy herë me votë të drejtpërdrejtë, si anëtar i zgjedhur në forumet më të larta drejtuese të saj në kohën kur zgjedhjet ishin të vërteta, do të dëshiroja të besoja te njerëzit e thjeshtë të së majtës bujare. Do të doja t’i shoh t’i japin fund përkrahjes për të keqen, sidomos në rastin kur ajo ka helmuar një pjesë të shpirtit të tyre! Do të doja t’i shoh ta rikthejnë partinë e tyre aty ku i takon, në brazdën e aspiratave të shqiptarëve për liri, paqe, barazi, dinjitet e bashkim kombëtar! Uroj që sa më parë, përfaqësuesit më të mirë të rinisë, të cilët e kuptojnë gjeneratën Z, jo klonet e zaptimit, të vijnë në krye të së majtës dhe të kontribuojnë me një mendësi të re për një Shqipëri që duhet patjetër të mbyllë tranzicionin dhe të renditet me demokracitë perëndimore si anëtare e BE-së dhe jo të kthehet mbrapsht nën zaptim!

Lexo edhe
Politikë

25 ditë protesta masive antiqeveritare/ “Rama bën sikur nuk e kupton se e ka opinionin publik kundër”. Ngjela: Të japë dorëheqjen, po dëmton Shqipërinë

Politikë

E quajti “agjent iranian” dhe “gjysmë taleban”, Dritan Goxhaj i përgjigjet sulmeve të Ramës: Je njeriu më në hall sot në Shqipëri! Pronar i këtij vendi është populli!

Tags: #Besim #Demokracia #Deputet #Edi Rama #jetë #Objekti #Protesta #proteste

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • 25 ditë protesta masive antiqeveritare/ “Rama bën sikur nuk e kupton se e ka opinionin publik kundër”. Ngjela: Të japë dorëheqjen, po dëmton Shqipërinë
  • E quajti “agjent iranian” dhe “gjysmë taleban”, Dritan Goxhaj i përgjigjet sulmeve të Ramës: Je njeriu më në hall sot në Shqipëri! Pronar i këtij vendi është populli!
  • Gjyqi u zhvillua me debate dhe akuza/ Shtyhet seanca në themel për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin
  • “Mbreti lakuriq”, Gashi s’e kursen Ramën: Arta Daden e zëvendësoi me Zegjinenë, Petro Koçin me… Shihni ku ka vajtur PS-ja
  • “Kam patur rrogë deputeti që 22 vjeç dhe dieta si ministër”, Meta në GJKKO: Kërkoj ekspertizë individuale dhe si familjar për periudhën që kam qenë bashkëshort
Nga të njëjtat tag-e
  • 25 ditë protesta masive antiqeveritare/ “Rama bën sikur nuk e kupton se e ka opinionin publik kundër”. Ngjela: Të japë dorëheqjen, po dëmton Shqipërinë
  • Përfundojnë punimet për ndërtimin e kampusit universitar Poli i Dijes në Korçë, Rama: Kapitull i ri për të rinjtë
  • E quajti “agjent iranian” dhe “gjysmë taleban”, Dritan Goxhaj i përgjigjet sulmeve të Ramës: Je njeriu më në hall sot në Shqipëri! Pronar i këtij vendi është populli!
  • “Kam patur rrogë deputeti që 22 vjeç dhe dieta si ministër”, Meta në GJKKO: Kërkoj ekspertizë individuale dhe si familjar për periudhën që kam qenë bashkëshort
  • Meta me tone të ashpra në seancë/ Cakrani: Kanë kaluar 20 muaj e 2 ditë nga arrestimi, ai mendon se Shatku është komplotist, përmendet 327 herë në dosje
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Revoltat masive! Spartak Ngjela kundër Ramës: Rinia nuk të do, nuk ke lidhje me shqiptarët! 26 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë LIVE- Revolta kundër Ramës/ Paralajmëron protestuesi: Dorëheqje dhe qeveri teknike! Do të ketë përshkallëzim dhe… 25 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Sociale Dita e 24-t e protestës nis me incident, tubuesja i kundërvihet Arben Kolës: Po bie protesta çdo ditë, kush je ti që na drejton? Qytetarja: Po tallen me ne! Aktivisti ‘i hesht’ me megafon (VIDEO) 21 lexime · 22 orë më parë
  4. 04
    Politikë 23 ditë tubim kundër qeverisë/ “Vetëvendosje” i përgjigjet Ramës: Asnjë rol në protestat në Shqipëri! Gjuha e përdorur s’i bën nder askujt! Dëgjoni qytetarët e revoltuar 18 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë 25 ditë protesta masive antiqeveritare/ “Rama bën sikur nuk e kupton se e ka opinionin publik kundër”. Ngjela: Të japë dorëheqjen, po dëmton Shqipërinë 16 lexime · 1 orë më parë
  6. 06
    Politikë Kryeministri i ofendoi protestuesit me sharje “f*ck you”/ “Dosje kundër tij po vijnë nga BE”, deputeti Alizoti: Dy arsyet pse Rama u degjenerua përballë protestës 15 lexime · 3 orë më parë
  7. 07
    Politikë Rama tha se nuk ka qënë luftëtar i UÇK-së – Zbulohet dokumenti: Dritan Goxhaj shërbeu si Komandant Batalioni 15 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

25 ditë protesta masive antiqeveritare/ “Rama bën sikur nuk e kupton se e ka opinionin publik kundër”. Ngjela: Të japë dorëheqjen, po dëmton Shqipërinë

Këtë të mërkurë në orën 19:00 do të mbahet protesta e 25 për largimin e kryeministrit Edi Rama.…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

E quajti “agjent iranian” dhe “gjysmë taleban”, Dritan Goxhaj i përgjigjet sulmeve të Ramës: Je njeriu më në hall sot në Shqipëri! Pronar i këtij vendi është populli!

Aktivisti Dritan Goxhaj i është përgjigjur sulmeve të kryeministrit Edi Rama, duke i cilësuar ato si “retorikë të…

• 2 orë më parë • 4 min lexim
Politikë

Gjyqi u zhvillua me debate dhe akuza/ Shtyhet seanca në themel për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin

Shtyhet seanca në themel për kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe ish-deputeten Monika Kryemadhi. E radhës…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by