Protesta e 25-të radhazi kundër kryeministrit Edi Rama u karakterizua jo vetëm nga pjesëmarrja e qytetarëve, por edhe nga pankartat kreative dhe mesazhet ironike që shoqëruan marshimin në rrugët e Tiranës.
Mes humorit, satirës dhe kritikave politike, protestuesit shpalosën dhjetëra pankarta që shprehën pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë, klasës politike dhe institucioneve ndërkombëtare.
Një nga pankartat që tërhoqi më shumë vëmendje mbante mbishkrimin në anglisht: “Ndaloni së votuari të njëjtat fytyra të vjetra. Rama apo Berisha? Provoni demokracinë”, apo “Tirana digjet, Rama krihet”, një mesazh satirik që, sipas protestuesve, pasqyronte shkëputjen e qeverisë nga problemet me të cilat përballen qytetarët.
Mesazhet iu drejtuan edhe Bashkimit Evropian dhe partnerëve ndërkombëtarë. “Europe is a standard, not a flag” (“Evropa është standard, jo flamur”) dhe “Qeveria jonë është pengesa”.
Përmes mesazheve vizuale, protestuesit zgjodhën të shprehin qëndrimet dhe pakënaqësitë e tyre në një formë që tërheq vëmendjen e publikut dhe është bërë prej 25 ditësh një nga elementët më të spikatur të tubimit.




