Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Mbrojtët korrupsionin e Ballukut!”/ PD kërkon mocion me debat! Përplasje e ashpër, Bardhi-Ballës: Përgjoni pas vrimës së çelësit. Sulmet ndaj protestuesve, të turpshme
Politikë

“Mbrojtët korrupsionin e Ballukut!”/ PD kërkon mocion me debat! Përplasje e ashpër, Bardhi-Ballës: Përgjoni pas vrimës së çelësit. Sulmet ndaj protestuesve, të turpshme

• 25 Qershor, 2026 • 6 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Partia Demokratike ka kërkuar zhvillimin e një mocioni me debat në lidhje me protestën që vijon prej ditësh në kryeqytet dhe me kërkesat e qytetarëve, duke sjellë një përplasje të ashpër politike në Konferencën e Kryetarëve.

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, deklaroi nga Konferenca e Kryetarëve se Parlamenti është shkëputur nga realiteti dhe nuk mund të funksionojë normalisht ndërsa, sipas saj, përballë institucionit ndodhet një protestë e gjatë qytetare me kërkesa konkrete për ndryshim politik dhe largim të qeverisë. Ajo theksoi gjithashtu se zëri i protestës ka arritur deri në institucionet europiane, duke u reflektuar edhe në raportet e fundit të Parlamentit Europian, të cilat sipas saj trajtojnë çështje të zgjedhjeve dhe korrupsionit në Shqipëri.

Read more:Bardhi dhe Tabaku takohen me përfaqësues të partisë ‘Forza Italia’ në Romë: Integrimi në BE kërkon reforma të thella

Në të njëjtën linjë, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, akuzoi mazhorancën se po shmang debatin parlamentar mbi raportin e Parlamentit Europian për Shqipërinë. Ai deklaroi se qeveria ndryshon qëndrim sipas interesit dhe se nuk pranon diskutimin pasi, sipas tij, dokumenti përmban kritika të forta ndaj saj.

Read more:PD kërkon mocion me debat në Kuvend për raportin e KE-së: Bardhi dorëzon kërkesën për 20 shqetësimet e ngritura nga PE

Bardhi u shpreh se raporti ngre shqetësime për korrupsionin, ligje klienteliste dhe lirinë e medias, duke shtuar se Kuvendi ka detyrimin të zhvillojë debat të plotë për këto çështje nëse integrimi europian trajtohet seriozisht. Gjatë diskutimeve në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi iu përgjigj edhe akuzave të mazhorancës, duke thënë se opozita nuk synon të përfaqësojë protestën, por të përcjellë shqetësimet e qytetarëve. Ai akuzoi për sulme ndaj protestuesve dhe theksoi se, sipas tij, edhe përfaqësues të Parlamentit Europian kanë ngritur shqetësime për situatën në vend, ndërsa mazhoranca, siç u shpreh ai, po shmang çdo debat për këto çështje në Kuvend.

DEBATI
Jorida Tabaku:
Ky Parlament është totalisht jashtë realitetit. Nëse ju, si mazhorancë, kërkoni të silleni kështu, ne si opozitë nuk do ta lejojmë. Ju nuk mund të silleni normalisht në këtë sallë, kur sheshi përpara saj prej 25 ditësh është i mbushur plot me qytetarë që kërkojnë largimin e qeverisë dhe të kryeministrit, dhe që kanë kërkesa konkrete. Zëri i kësaj proteste ka shkuar deri në Parlamentin Europian dhe shqetësimet e tyre janë bërë pjesë e raporteve të fundit të Parlamentit Europian. Ju e keni raportin dhe po jua citoj këtu. Është Parlamenti Europian që ka diskutuar për zgjedhjet dhe për korrupsionin. Ka diskutuar për imu…

Read more:Elbasan/ Nga fjalimi në Kuvend te hapat si shkrimtare, 13-vjeçarja Ambra Alimeta promovon librin e dytë

Gazment Bardhi:Ju kemi tmerr nga debati per Raportin e PE. Ju nxin ne çdo fjali. Taulant Balla vjen këtu dhe thotë të pavërteta. Është ai që në seancë ka thënë se mund të zhvillojmë një mocion me debat për raportin e Parlamentit Europian për Shqipërinë edhe pa u miratuar më parë atje. Tani që raporti është miratuar, thotë se nuk mund të zhvillohet. Ju doni ta shmangni debatin mbi këtë raport, sepse ai ju nxin. Ndryshe nga sa përpiqeni ta paraqisni ju. Nëse është ashtu siç keni thënë, një medalje për qeverinë, hajde ta diskutojmë. Pse i fshiheni debatit për raportin e Parlamentit Europian? Hajdeni dhe ta bëjmë debatin në seancë. Gjeni paragrafin që ju vlerëson. Keni dy javë që na keni lodhur veshët duke folur për një rezolutë historike që, sipas jush, vërteton sukseset e mëdha të qeverisë. Atëherë pse fshiheni? Apo e vërteta është një tjetër? Kjo rezolutë ju nxin në çdo fjali, nga fillimi deri në fund. Ajo flet për ligje korruptive. Ju tërheq vëmendjen për mbrojtjen politike që i bëtë korrupsionit të Belinda Ballukut. Ju kritikon ashpër sa i përket ligjeve me porosi dhe ligjeve klienteliste. Ngre alarmin për lirinë e medias.

Read more:Ministri Gogu takon studentët e Juridikut në Shkodër: Reforma hyn në fazën ku qytetari duhet ta ndiejë drejtësinë

Ju nuk mund ta mohoni këtë debat parlamentar. Keni qenë vetë ju, e përsëris, që në seancë keni thënë se debati parlamentar do të zhvillohet pasi raporti të miratohet në Parlamentin Europian. Kjo është një detyrë që ne duhet ta bëjmë. Nëse ky Kuvend nuk e ka thjesht propagandë integrimin europian, atëherë e ka detyrë të zhvillojë këtë debat. Ne nuk kemi pretenduar dhe as nuk synojmë të bëhemi zëdhënës të protestës. Ne dëgjojmë qytetarët dhe përcjellim shqetësimet e tyre. Nuk jemi ne si ju, që çdo ditë fshiheni pas vrimës së çelësit dhe denigroni vajza e gra që protestojnë. Po lini nam. Ti, Ulsi, qesh sepse sheh makinat e emigrantëve, por nuk sheh makinat tuaja. Ajo që po bëni është skandaloze dhe detyra jonë është t’i dëgjojmë qytetarët.
Këtë po bëjmë ne, dëgjojmë zërin e tyre dhe përdorim çdo instrument që kemi në dorë për të përcjellë shqetësimet dhe kërkesat e tyre. A e kuptoni se në çfarë absurditeti jeni? Njëzet deputetë të Parlamentit Europian flasin për protestën në Shqipëri, ndërsa askush nga ju nuk ka thënë qoftë edhe një fjalë. Por ju nuk keni kohë për këtë, sepse jeni duke përgjuar pas vrimës së çelësit për të sulmuar protestuesit.

Read more:Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e tij përmes protestave/ Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS-së, në fokus integrimi në BE

Lexo edhe
Politikë

Maliqi kundër shkrirjes së Bashkisë: Korça ka dështuar me ofrimin e shërbimeve, nuk duam të mbulojmë problemet e saj

Politikë

Ergys Agasi në pranga/ “Ra koordinatori, jo skema”, Belind Këlliçi: Fitoi pushtet nga Rama. Sa të jetë kryeministri lidhja me krimin është e sigurt

Tags: #Detyrë #gazment bardhi #Integrimi #integrimi europian #Jorida Tabaku #kuvend #Makinat #opozita

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Maliqi kundër shkrirjes së Bashkisë: Korça ka dështuar me ofrimin e shërbimeve, nuk duam të mbulojmë problemet e saj
  • Ergys Agasi në pranga/ “Ra koordinatori, jo skema”, Belind Këlliçi: Fitoi pushtet nga Rama. Sa të jetë kryeministri lidhja me krimin është e sigurt
  • Rama kundër Ramës/ “Jemi në mes të Europës dhe nuk kemi shërbim shëndetësor”, çfarë deklaronte kryeministri në opozitë dhe çfarë bëri kur erdhi në pushtet (VIDEO)
  • “Në pranga jo vetëm Agasi”/ Protesta e 89, qytetarët kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Ballukut!
  • Arrestimi i Ergys Agasit/ “Hetimet penale të nxjerrin përgjegjësit”, reagon Ervin Salianji: Rama autorizoi kapjen e shtetit nga bandat, zullumi po i mbyt
Nga të njëjtat tag-e
  • Ergys Agasi në pranga/ “Ra koordinatori, jo skema”, Belind Këlliçi: Fitoi pushtet nga Rama. Sa të jetë kryeministri lidhja me krimin është e sigurt
  • Erald Kapri bën denoncimin e fortë: Jam kërcënuar nga zyrtari i PS, por s’na mbyllin dot gojën!
  • Abuzimet me tenderët e AKSHI-t, Ergys Agasi arrestohet në Durrës! Kapet në makinë me ish-policin në kërkim, i besuari i Ilir Prodës
  • Abuzimet me tenderët e AKSHI-t, Ergys Agasi arrestohet në Durrës! Kapet në makinë me ish-policin në kërkim, i besuari i Ilir Prodës
  • Pagat e gjyqtarëve/ Bardhi: Moszbatimi i vendimeve të Kushtetueses rrezikon shtetin e së drejtës, Kuvendi të ndërhyjë menjëherë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ Goditi me qytën e pistoletës një person në një lokal në ‘Don Bosko’, arrestohet autori (EMRAT+VIDEO) 32 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë 88 ditë protesta/ “Korrupsioni në filozofi qeverisje”, Sherif Bundo: “Revolucioni i Flamingove” ndezi qiellin e Tiranës. Nëse nuk e mbështet rininë… 16 lexime · 20 orë më parë
  3. 03
    Politikë Ditët e 87-të e protestës / Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj: Populli doli në shesh t’i dalë zot atdheut, dy partitë e mëdha nuk na përfaqësojnë më 16 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Erald Kapri bën denoncimin e fortë: Jam kërcënuar nga zyrtari i PS, por s’na mbyllin dot gojën! 15 lexime · 16 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Caktoi koordinatorë për të frenuar zgjerimin e partive të vogla, SPAK t’i trokasë në derë!”/ Erald Kapri: Protestat s’do të ndalen deri në rrëzimin e Ramës, dorëheqja do të jetë e shpejtë 13 lexime · 17 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Rama e Berisha mbajnë njëri-tjetrin”- Mërtiri: Protesta kërkon largimin e të dyve! Shtatori do rrisë presionin politik dhe masivitetin në shesh 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Nisin fjalimet para Kryeministrisë / Aktivisti Arben Kola: Diaspora është me ne për rrëzimin e Ramës! 10 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Maliqi kundër shkrirjes së Bashkisë: Korça ka dështuar me ofrimin e shërbimeve, nuk duam të mbulojmë problemet e saj

Banorët e Maliqit kanë protestuar për herë të dytë këtë të enjte kundër reformës së re territoriale dhe…

• 17 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

Ergys Agasi në pranga/ “Ra koordinatori, jo skema”, Belind Këlliçi: Fitoi pushtet nga Rama. Sa të jetë kryeministri lidhja me krimin është e sigurt

Ergys Agasi u arrestua një ditë më parë gjatë pas një operacioni të zhvilluar nga policia. Nëpërmjet një…

• 47 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

Rama kundër Ramës/ “Jemi në mes të Europës dhe nuk kemi shërbim shëndetësor”, çfarë deklaronte kryeministri në opozitë dhe çfarë bëri kur erdhi në pushtet (VIDEO)

Ndërsa sot bëhen 89 ditë nga protesta që mbahet në Tiranë kundër kryeministrit Edi Rama ku shqiptarët kërkojnë…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by