Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Shqipëria, kryelajm botëror”! Ish-zv/ministrja e PS ‘rrëzon’ Ramën: Protesta solli atë që qeveria s’e arriti me miliona euro lobime dhe propagandë
Politikë

“Shqipëria, kryelajm botëror”! Ish-zv/ministrja e PS ‘rrëzon’ Ramën: Protesta solli atë që qeveria s’e arriti me miliona euro lobime dhe propagandë

• 25 Qershor, 2026 • 7 min lexim • 👁 10
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nga Ornela Çuçi, ish-zv/ministre e Turizmit dhe Mjedisit

Ka 23 ditë që në Tiranë po ndodh diçka që nuk e kam parë prej shumë kohësh. Nuk flas për protestën. Flas për njerëzit. Njerëz që flasin me njëri-tjetrin. Njerëz që buzëqeshin. Njerëz që ndalojnë për të përshëndetur dikë që nuk e kanë parë prej vitesh. Njerëz që diskutojnë për të ardhmen dhe jo vetëm për ikjen. Për herë të parë pas shumë kohësh, në këtë qytet po shoh njerëz që duken sikur besojnë se fjala e tyre ka ende peshë. Dhe pikërisht duke parë këtë energji, kam kuptuar se ajo që shohim çdo mbrëmje në bulevard është vetëm maja e ajsbergut. Njerëzit nuk po vijnë thjesht në protestë. Po organizojnë jetën e tyre rreth saj. Një ditë vjen burri, ditën tjetër gruaja.

Read more:Dita e 24-t e protestës nis me incident, tubuesja i kundërvihet Arben Kolës: Po bie protesta çdo ditë, kush je ti që na drejton? Qytetarja: Po tallen me ne! Aktivisti ‘i hesht’ me megafon

Njëri qëndron disa orë dhe largohet që të kujdeset për fëmijët, pastaj vjen tjetri. Disa vijnë pas pune. Të tjerë para pune. Disa qëndrojnë pak dhe kthehen përsëri të nesërmen. Disa vijnë vetëm në marshim. Të tjerë presin t’u kalojë marshimi pranë pallatit dhe dalin për një copë herë. Protesta duket sikur funksionon me turne. Dhe pikërisht kjo më ka bindur se ajo që shohim në rrugë është vetëm një pjesë e vogël e asaj që po ndodh. Sepse protesta nuk është vetëm turma që shohim. Protesta është edhe turma që nuk e shohim. Janë njerëzit në administratën publike që bien dakord me shumë nga ato që thuhen aty, por që nuk guxojnë të dalin. Jo sepse nuk duan, por sepse e dinë që vendi i punës në këtë vend shpesh varet nga bindja dhe jo nga aftësitë e tyre. Janë punonjësit e kompanive që sot janë sekuestruar, nesër mund të sekuestrohen, ose që prej muajsh jetojnë me pasigurinë se çfarë do të ndodhë me vendin e tyre të punës.

Read more:Helmohen sërish 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë nga ushqimi i SORI-AL

Janë familjet e tyre. Janë bizneset që nuk flasin, sepse kanë frikën e inspektorëve te dera. Janë profesionistët që nuk flasin, sepse dikush nga drejtuesit e kompanisë ua ka dhënë mesazhin e qartë se fati i kompanisë dhe i tyre varet nga kjo qeveri. Janë njerëzit që nuk protestojnë sepse kanë frikë të protestojnë. Pakënaqësia për atë që po i ndodh këtij vendi nuk zhduket në qytetet ku në protestë del vetëm një njeri. Nuk zhduket në administratë. Nuk zhduket në kompani. Ajo thjesht nuk shihet. Prej frikës. Dhe pikërisht për këtë arsye, numri i njerëzve në shesh nuk tregon domosdoshmërisht madhësinë e pakënaqësisë. Madje mund të ndodhë e kundërta. Në vende ku njerëzit ndihen të lirë, pakënaqësia shfaqet lehtë.

Në vende ku njerëzit kanë frikë për vendin e punës, për kontratën, për biznesin apo për të ardhmen e familjes së tyre, pakënaqësia fshihet. Kryeministri ka zgjedhur ta shpjegojë këtë protestë në çdo mënyrë të mundshme, përveç asaj që lidhet me të dhe me qeverisjen e tij. Ditët e fundit kemi dëgjuar teori nga më të ndryshmet, deri te pretendimi se në Tiranë po luhet një pjesë e rëndësishme e gjeopolitikës globale. Edhe mund të ndodhë. Ëndrra janë… Mund të ketë interesa politike, ekonomike apo ndërkombëtare që ndërthuren me atë që po ndodh. Historia është plot me shembuj ku konflikte më të mëdha se vetë vendet janë reflektuar në beteja lokale. E megjithatë, ka një element që asnjë teori gjeopolitike nuk arrin ta shpjegojë, energjinë e kësaj proteste. Sepse njerëzit mund të organizohen, mund të mobilizohen dhe madje mund të nxiten për shumë arsye. Por askush nuk mund të importojë në bulevard zhgënjimin e një shoqërie.

Read more:“Negociata me tradhtar nuk ka!”, protestuesi: Zgjedhje të parakohshme? E vendos sovrani!

Askush nuk mund të krijojë artificialisht ndjesinë e padrejtësisë, lodhjen, mosbesimin dhe frustrimin që janë grumbulluar për vite me radhë. Këto ose ekzistojnë, ose nuk ekzistojnë. Dhe ndoshta pikërisht sepse kjo energji është reale, protesta ka filluar të prodhojë diçka që shkon përtej bulevardit. Ka filluar të tërheqë vëmendje. Jo vetëm në Tiranë, por edhe jashtë saj. Jo vetëm tek ata që protestojnë, por edhe tek ata që prej vitesh e kanë parë Shqipërinë përmes historive të kuruara me kujdes nga makineria e komunikimit shtetëror. Dhe pikërisht këtu qëndron ironia më e madhe e gjithë kësaj historie. Për më shumë se një dekadë, kjo qeveri ka investuar energji, kohë dhe para të panumërta nga buxheti i shtetit për ta bërë Shqipërinë lajm ndërkombëtar. Janë paguar kompani komunikimi, janë organizuar samite, janë prodhuar fushata promovimi, janë blerë hapësira mediatike dhe janë ndërtuar me kujdes histori suksesi për konsum ndërkombëtar.

Read more:Padia kundër Dados, Veliaj në gjyq: Jam 500 ditë i pezulluar nga një noter me pesa! S’lejohet transmetimi i seancës live, Ndreca: Proces qesharak! Shtyhet seanca

Për vite me radhë kemi parë Shqipërinë e fasadës që i kemi prezantuar botës. Dhe mirë kemi bërë, sepse Shqipëria është e bukura e dheut dhe meriton të promovohet. Kemi parë Shqipërinë e transformimit, të mrekullisë digjitale dhe të historive që duhej të pushtonin faqet e para të gazetave të botës. Kemi parë deri edhe “Diellën” të shndërrohej në simbol të Shqipërisë së re dhe moderne. E megjithatë, asnjëra prej këtyre nuk arriti atë që po arrin sot protesta. Sot Shqipëria është sërish në faqet e para të mediave ndërkombëtare. Vetëm se këtë herë nuk është aty falë një kontrate komunikimi, një kompanie lobimi apo një fushate marketingu. Është aty sepse mijëra qytetarë kanë krijuar një histori që nuk mund të blihet dhe nuk mund të kontrollohet.

Read more:Ministria e Financave propozon ngritjen e këshillit fiskal, do t’i raportojë drejtpërdrejt kuvendit

Nëse kryeministri ka të drejtë dhe e gjithë gjeopolitika globale po luhet sot në Tiranë, atëherë duhet pranuar se ia doli më në fund. Ëndrra për t’u bërë kryelajm ndërkombëtar u realizua. Vetëm se për herë të parë pas shumë vitesh, për këtë reklamë nuk pagoi asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit. E paguan qytetarët me kohën e tyre, me këmbënguljen e tyre, me netët e tyre në bulevard dhe me guximin e tyre për të mos u larguar. Dhe kjo është ndoshta arsyeja pse kjo histori po lexohet kudo. O sa mirë me qenë shqiptar!!!

Lexo edhe
Politikë

“Protesta, shkollë politike që zgjoi shqiptarët”/ Profesori Lush Susaj: Kriza zgjidhet me dorëheqjen e Ramës. Shtatori do të sjellë pjesëmarrje masive!

Politikë

A do të ketë lëvizje në qeveri në vjeshtë? Berisha: Asnjë ndryshim te “Balluku BIS” s’mashtron dot shqiptarët! Rama të japë dorëheqjen!

Tags: #Bizneset #Buxheti #buxheti i shtetit #Dera #euro #Fëmijët #Hapesira #kompani

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Protesta, shkollë politike që zgjoi shqiptarët”/ Profesori Lush Susaj: Kriza zgjidhet me dorëheqjen e Ramës. Shtatori do të sjellë pjesëmarrje masive!
  • A do të ketë lëvizje në qeveri në vjeshtë? Berisha: Asnjë ndryshim te “Balluku BIS” s’mashtron dot shqiptarët! Rama të japë dorëheqjen!
  • “Rama çdo natë sheh veten në qeli dhe Lubinë pentito”, Berisha ironizon: ‘Pasqyrat’, ‘Diellat’ janë mashtrime, kryeministri i marrë fund
  • “Balluku mbrohet nga mandatet e krimit”/ Berisha: I bën presion Ramës, ‘je në dosjet e mia dhe Kostandini…’
  • “Transformimi proces i thellë, partia duhet të ndryshojë”/ Berisha kritikon drejtuesit e strukturave: Rrjetet sociale, një nga dobësitë e PD
Nga të njëjtat tag-e
  • “Protesta, shkollë politike që zgjoi shqiptarët”/ Profesori Lush Susaj: Kriza zgjidhet me dorëheqjen e Ramës. Shtatori do të sjellë pjesëmarrje masive!
  • “Balluku mbrohet nga mandatet e krimit”/ Berisha: I bën presion Ramës, ‘je në dosjet e mia dhe Kostandini…’
  • “Rama zbuloi se 40 % të aksioneve të kompanisë turke janë për të dhe Ballukun”/ Berisha për aeroportin e Vlorës: Janë aksionerët e vërtetë, përcaktuan për veten 130 mln euro bileta të munguara
  • U kapën duke trafikuar 5 kg drogë drejt Durrësit, 2 të arrestuarit nën vëzhgim nga Antidroga! Kokaina e heronia kapnin vlerën 500 mijë euro në treg
  • Zjarri pranë tunelit në Ujin e Ftohtë, flakët rrezikojnë bizneset! Ndërpritet përkohësisht energjia elektrike, situata drejt normalizimit (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Një grusht njerëzish kanë privatizuar hapësirat publike”, Ditmir Bushati: Protestat në Shqipëri, më shumë se thjesht mbrojtja e natyrës 35 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Do të punojmë për atdheun siç ti nuk ke bërë kurrë”/ Protestuesi i drejtohet Ramës: Në shtator do të kesh përballë një rini që nuk njeh parti dhe organizata 23 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Revolta e 85-të kundër qeverisë/ “I pabesi nuk ka besë”, aktivisti Arben Kola: Nuk pranojmë asnjë ndryshim kabineti! Shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës! Objektivi i qartë, dorëheqja e Ramës 18 lexime · 19 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Kanabis me THC të lartë nga Kanadaja, kapen në Durrës 80 kg me vlerë 1 mln euro! Pranga 3 shqiptarëve nga Kosova, 2 në kërkim (EMRAT+VIDEO) 15 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT) 13 lexime · 19 orë më parë
  6. 06
    Politikë Revolta kundër Ramës/ “Kanë aq frikë sa vetëm na numërojnë”, ironizon aktori Mehdi Malkaj: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë 13 lexime · 18 orë më parë
  7. 07
    Politikë VIDEO/ “Duhet larguar qeveria” – Fjalët në opozitë i kthehen Ramës kundër në pushtet, shqiptarët prej 84 ditësh kërkojnë dorëheqjen e tij 12 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Protesta, shkollë politike që zgjoi shqiptarët”/ Profesori Lush Susaj: Kriza zgjidhet me dorëheqjen e Ramës. Shtatori do të sjellë pjesëmarrje masive!

Profesori i njohur Lush Susaj, që është bërë pjesë e protestës që nga dita e parë, pohoi se…

• 10 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

A do të ketë lëvizje në qeveri në vjeshtë? Berisha: Asnjë ndryshim te “Balluku BIS” s’mashtron dot shqiptarët! Rama të japë dorëheqjen!

Kreu i opozitës, Sali Berisha në një dalje për mediat deklaroi se asnjë ndryshim në qeveri nuk i…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

“Rama çdo natë sheh veten në qeli dhe Lubinë pentito”, Berisha ironizon: ‘Pasqyrat’, ‘Diellat’ janë mashtrime, kryeministri i marrë fund

Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi se tashmë pushteti i Edi Ramës ka marrë fund, ndërsa shton se…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by