Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Aeroporti i Vlorës/ Pas tensioneve, punonjësit e ‘Mabco’ drejt rikthimit në kantier
Kronikë

Aeroporti i Vlorës/ Pas tensioneve, punonjësit e ‘Mabco’ drejt rikthimit në kantier

• 26 Qershor, 2026 • 3 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Lartë, përfaqësuesit e kompanisë MABCO, së bashku me nënkontraktorët e saj, pritet të rikthehen në ambientet e Aeroportit të Vlorës për të vijuar punimet. Vendimi i Gjykatës së Lartë i riktheu MABCO-s të drejtat e administrimit në shoqërinë koncesionare, duke ndryshuar vendimet e mëparshme të dy shkallëve të gjyqësorit.

Përplasja mes MABCO dhe 2A Group krijoi një ngërç që solli vonesa në ecurinë e punimeve të një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore në vend, ndërsa mbetet për t’u parë nëse rikthimi i MABCO-s në kantier do t’i japë fund konfliktit dhe do të përshpejtojë përfundimin e aeroportit.

Read more:Sërish tensione në aeroportin e Vlorës, ‘2A Group’ e Valon Ademit bllokon hyrjen për punonjësit e Pacollit

Si shkak i mosmarrëveshjeve, afatet për ndërtimin e aeroportit të janë shkelur. Më 29 maj, ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi deklaroi se kompanitë kontraktore kanë 30 ditë afat për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes tyre. Ky ultimatum është drejt skadimit dhe siç ministri ka deklaruar për çdo ditë vonese, do të ketë gjoba e deri në prishje të kontratës koncesionare.

Tri ditë para ultimatumit, Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën për sigurim padie të paraqitur nga kompanitë “Vlora International Airport” dhe “2A Group” duke i dhënë të drejtë sipërmarrësit Behgjet Pacolli. Kësisoj u rrëzuan vendimet e mëparshme të Shkallës së Parë dhe Apelit.

Read more:“Aksionerët i zuri mallkimi i flamingove”/ Zhupa reagon për përplasjet në Aeroportin e Vlorës: Rama vendosi interesat e ngushta mbi ligjin

E gjithë përplasja mes tyre ka nisur muaj më parë. Ndonëse palët kishin firmosur një kontratë noteriale, ku pjesa e aksioneve të shoqërisë së Ademit shkonte nga 2 në 49 përqind, kontrata nuk ishte regjistruar në QKB. Sipas “2A Group”, ortaku “Mabco” “në fshehtësi, dhe pa vendim asambleje, vendosi veton që çdo kontratë pezullohej, dhe këtë vendim e regjistroi si “Mabco” e jo në fakt si “VIA”.

Read more:Nisin fluturimet Tiranë-Toronto, inaugurohet lidhja e re ajrore me Kanadanë, udhëtarët shmangin tranzitin

Menjëherë pas kësaj kompania e Ademit i kërkoi gjykatës pezullimin e veprimeve të ortakut tjetër deri në një vendim të dytë. Gjykata e pranoi aso kohe dhe bllokoi veprimtarinë e “Mabco”-s që të marrë vendime në asamble. Më pas Apeli, në janar e ndryshon pjesërisht duke vendosur një sigurim padie, që pezullonte, deri në përfundim të gjykimit, të drejtën e votës së “Mabco Constructions”, vetëm për vendimet që lidhen me tjetërsimin e 47% të aksioneve të aeroportit, që pretendohen nga ortaku tjetër, Valon Ademi i kompanisë ‘2A Group’.

Lexo edhe
Kronikë

Rinas/ Kërcënim për bombë në avionin nga Manchesteri, policia kontrollon me qen antieksploziv! S’gjendet asnjë send shpërthyes

Kronikë

Institucioni i Burgjeve në Durrës, Sadleva Bodo zhvillon vizitë monitoruese! Pas plagosjes së njërit, drejtoresha takon dy të dënuarit

Tags: #2A Group #Aeroporti #aeroporti i vlores #Behgjet pacolli #Enea Karakaçi #Gjoba #Gjykata #Mabco Constructions SA #valon ademi #Vlore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Rinas/ Kërcënim për bombë në avionin nga Manchesteri, policia kontrollon me qen antieksploziv! S’gjendet asnjë send shpërthyes
  • Institucioni i Burgjeve në Durrës, Sadleva Bodo zhvillon vizitë monitoruese! Pas plagosjes së njërit, drejtoresha takon dy të dënuarit
  • Protestë te Kuvendi e Ministria e Arsimit, mblidhen pak njerëz! Tensione para Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit në trotuar (VIDEO)
  • Përplasje në protestë/ Protestuesit bllokojnë qarkullimin, policia i zhvendos në trotuar! Disa shoqërime, mes tyre edhe vajza e një i moshuar (VIDEO)
  • Përfshihet nga flakët “Range Rover”-i i bardhë në rrethrrotullimin e Farkës, zjarrëfikësit në vendngjarje (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Protestë te Kuvendi e Ministria e Arsimit, mblidhen pak njerëz! Tensione para Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit në trotuar (VIDEO)
  • 15-vjeçari gjobitet me 5 mln lekë pse protestoi/ Mesazhi drithërues i të miturit: Babin e kam të verbër. Flet i ati: Marrim vetëm 140 mijë lekë e jetojmë me qira (VIDEO)
  • Andi Bushati: Drama e njeriut që e ka kuptuar se se duan më as të vetët  – Ide
  • E dënuar me 6 vite e 8 muaj burg për mashtrim me Call Center, GJKKO shtyn me 6 muaj ekzekutimin e vendimit për Rezarta Ibrahimin! Shkak tre fëmijët e mitur
  • Dyshimet për ndotjen e ujit në Vlorë, drejtori i Ujësjellësit: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre – Ide 3 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Ekonomi Subvencionet për 48 mijë fermerë/ Skema kombëtare, 34 mijë fermerë marrin këstin e parë, pagesat deri më 31 dhjetor 2 lexime · 7 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Institucioni i Burgjeve në Durrës, Sadleva Bodo zhvillon vizitë monitoruese! Pas plagosjes së njërit, drejtoresha takon dy të dënuarit 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Policia shoqëron me dhunë 17-vjeçarin jetim që preku zemrat e shqiptarëve. Erindi u gjobit disa ditë më parë me 5 mijë euro, për të u mblodhën 140 mln lekë në GoFundMe (VIDEO) 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Teknologji Vetëm 46 metra për t’u ngritur në ajër, avioni që mund të ndryshojë udhëtimet ajrore! 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Rinas/ Kërcënim për bombë në avionin nga Manchesteri, policia kontrollon me qen antieksploziv! S’gjendet asnjë send shpërthyes 2 lexime · 9 orë më parë
  7. 07
    Teknologji E prenë, e zien, por e “mashtroi” vdekjen/ Misteri i ‘meduzës së pavdekshme’ që mund të fshehë sekretin e anti-plakjes 2 lexime · 8 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Rinas/ Kërcënim për bombë në avionin nga Manchesteri, policia kontrollon me qen antieksploziv! S’gjendet asnjë send shpërthyes

Një mesazh kërcënues për shpërthim bombe është gjetur në tualetin e avionit të linjës Manchester–Rinas, pak para uljes…

• 9 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Institucioni i Burgjeve në Durrës, Sadleva Bodo zhvillon vizitë monitoruese! Pas plagosjes së njërit, drejtoresha takon dy të dënuarit

Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, znj. Sadleva Bodo, zhvilloi një vizitë monitoruese në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Protestë te Kuvendi e Ministria e Arsimit, mblidhen pak njerëz! Tensione para Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit në trotuar (VIDEO)

Grupi i aktivistëve të angazhuar në protestat “flamingo”, lajmëruan një tubim para Kuvendit, në ditën e miratimit në…

• 2 ditë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin