Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Nënshkruhet marrëveshja/ Nga korriku vetëm një ndalesë në kufijtë me Maqedoninë e Veriut
Politikë

Nënshkruhet marrëveshja/ Nga korriku vetëm një ndalesë në kufijtë me Maqedoninë e Veriut

• 27 Qershor, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Që nga muaji Korrik qytetarët që udhëtojnë drejt Maqedonisë së Veriut dhe anasjelltas do të kenë vetëm një ndalesë në pikat doganore. Kjo u bë e mundur falë një marrëveshje të nënshkruar sot mes dy ministrave të brendshëm të Shqipërisë, Besfort Lamallari dhe atij maqedonas Pançe Toshkovski.

Marrëveshja e nënshkruar nga dy ministrat në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër synon që të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve të të dyja vendeve.

Read more:Masat e sezonit turistik, kryepolici Hita: Mjetet lundruese do të monitorohen edhe me dronë, patrullime në të gjithë vijën bregdetare! Lamallari: Sprova e shërbimit tuaj

Ndërkohë, Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski tha se me këtë sistem i cili përdoret edhe me Kosovën e Serbinë, qytetarët shqiptar e ato të Maqedonisë së Veriut do të lehtësojnë lëvizjen dhe bizneset do ta kenë më të lehtë.

“Është fakt që kur keni marrë detyrën si ministër i brendshëm kemi qenë në kontakt. Personalisht keni kërkuar vetë për të ardhur tek kjo marrëveshje që po nënshkruajmë sot dhe ka shumë krenari ndoshta që jemi në vendlindjen tuaj. Në drejtorinë e Policisë Dibër. Kemi nderim të nënshkruajmë një marrëveshje të rëndësishme. Me qëllim që të lehtësojmë jetën e shtetasve tanë. Kalimi me një ndalesë të cilin po e firmosim sot, Maqedonia e implementon me Kosovën dhe Serbinë dhe ka dhënë rezultate të mëdha në lëvizjen e njerëzve dhe mallrave.

Read more:Dita e Policisë, Toshkovski: Vitin e kaluar e mbyllëm me ulje të krimit të përgjithshëm me më shumë se gjashtë përqind

Duke patur parasysh numrin e lartë të qytetarëve që lëviznin nga vendi ynë në tuajin dhe anasjelltas, do të jetë shumë e rëndësishme për përmirësimin e lëvizjes së shtetasve të të dyja vendeve. Gjithashtu do t’i shërbejë edhe shoqërive të biznesit. Dhe mendoj që në të ardhmen me këtë liri lëvizje do të ketë përfitim të lartë si për shtetasit tuaj ashtu edhe për shtetasit tanë.
Principi “one stop” me një kontroll ndihmon edhe në shkëmbimin e lehtë të informacionit në pikat kufitare. Në fillim implementimi i marrëveshjes do të nisë me “Qafë Thanën” dhe më pas në doganën e Bllatës.

Dhe kjo marrëveshje shpresoj që muajin e ardhshëm të nisë zbatimin, që të dyja vendet tona të arrijnë qëllimet e mira. Falenderim të madh të gjithë punonjësve të policisë të cilët përditë punojnë për qytetarët tanë në të të dyja shteteve.
Falënderoj të gjithë grupin e ekspertëve që u angazhuan për hartimin e kësaj marrëveshje. Dhe një falenderim i madh personal për ju ministër që ishit vetë që u interesuat dhe angazhuat për të arritur këtë marrëveshje që po e nënshkruajmë sot”, deklaroi Toshkovski.

Read more:Protestat masive/ “Shqiptar, mos rri po duku!”, Shpend Gashi flet për procedimin: Autogol i Ramës. Reagimi i opozitës i hodhi benzinë zjarrit!

Marrëveshja do të nisë fillimisht të implementohet me doganën e Qafë Thanës e më pas me atë të Bllatës në Dibër.

Lexo edhe
Politikë

Zgjedhjet e 9 majit/ Lapaj: Që të fitohet Tirana duhet një koalicion i madh, është dakordësuar një person! Këlliçi: Kush është emri që bashkon më shumë vota?

Politikë

Kandidati i opozitës për Tiranën, Xhaferri zbulon emrin e preferuar të PD-së: Jemi të hapur edhe për të tjerë

Tags: #Besfort Lamallari #Bizneset #jetë #kontakt #Maqedonia #Pançe toshkovski #Pikat kufitare #shqiptar

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Zgjedhjet e 9 majit/ Lapaj: Që të fitohet Tirana duhet një koalicion i madh, është dakordësuar një person! Këlliçi: Kush është emri që bashkon më shumë vota?
  • Kandidati i opozitës për Tiranën, Xhaferri zbulon emrin e preferuar të PD-së: Jemi të hapur edhe për të tjerë
  • “Çfarë sekretesh fshihen në mozaikun e Muzeut Historik dhe në sheshin Skënderbej?”, Ben Blushi: Pse duhet të lexoni “Histori të Çmendura të Tiranës” (VIDEO)
  • Murrizi i ashpër me Spiropalin: Përballë Ramës ka vetëm fjalë, nuk e shoh të votojë kundër qeverisë në Parlament, siç bën Koçeku
  • “Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin
Nga të njëjtat tag-e
  • Dy ditë larg votimit të Paketës Fiskale dhe Buxhetit 2027, sindikatat letër Ramës: Tejkalon interesat ekonomik
  • Kandidati i opozitës për Tiranën, Xhaferri zbulon emrin e preferuar të PD-së: Jemi të hapur edhe për të tjerë
  • Rehabilitimi i lumit të Vërdovës, shemben disa ndërtesa përgjatë lumit! IKMT: S’ ka rezistencë nga banorët, kanë bërë marrëveshje me bashkinë (VIDEO)
  • Miti i liderit të pazëvendësueshëm – Ide
  • Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët: Ndihem budalla
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Kandidati i opozitës për Tiranën, Xhaferri zbulon emrin e preferuar të PD-së: Jemi të hapur edhe për të tjerë 7 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Aksident tragjik në Dimal, humb jetën 67-vjeçari! Makina përfundon në kanal (VIDEO) 4 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Aksident në Fier/ Makina përplas një burrë dhe një grua! Drejtuesi shoqërohet në polici (EMRAT) 4 lexime · 17 orë më parë
  4. 04
    Politikë Zgjedhjet e 9 majit/ Lapaj: Që të fitohet Tirana duhet një koalicion i madh, është dakordësuar një person! Këlliçi: Kush është emri që bashkon më shumë vota? 4 lexime · 16 orë më parë
  5. 05
    Teknologji Robotët mund të na lënë pa punë, studiuesi i Anthropic: Inteligjenca Artificiale mund të zëvendësojë njerëzit 4 lexime · 15 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi Dy ditë larg votimit të Paketës Fiskale dhe Buxhetit 2027, sindikatat letër Ramës: Tejkalon interesat ekonomik 2 lexime · 15 orë më parë
  7. 07
    Sociale Sot Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, OKB: Fund abuzimit ndaj vajzave në Shqipëri, drejtësi për të mbijetuarat dhe zero tolerancë ndaj pandëshkueshmërisë 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Zgjedhjet e 9 majit/ Lapaj: Që të fitohet Tirana duhet një koalicion i madh, është dakordësuar një person! Këlliçi: Kush është emri që bashkon më shumë vota?

Zgjedhjet lokale të 9 majit dhe përpjekjet e opozitës për të dalë me një kandidat të përbashkët për…

• 16 orë më parë • 4 min lexim
Politikë

Kandidati i opozitës për Tiranën, Xhaferri zbulon emrin e preferuar të PD-së: Jemi të hapur edhe për të tjerë

Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka zbuluar emrin që PD ka përzgjedhur si kandidat të mundshëm për…

• 2 ditë më parë • 6 min lexim
Politikë

“Çfarë sekretesh fshihen në mozaikun e Muzeut Historik dhe në sheshin Skënderbej?”, Ben Blushi: Pse duhet të lexoni “Histori të Çmendura të Tiranës” (VIDEO)

Shkrimtari Ben Blushi ka ndarë disa nga sekretet dhe historitë që fshihen pas godinave ikonike të Tiranës, të…

• 3 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin