Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Sillet si sulltan që e trajton vendin si pronë personale”, Berisha për deklaratat e Ramës mbi “Albanian Files”: Dëshmi se nuk ngopet së vjedhuri
Politikë

Sillet si sulltan që e trajton vendin si pronë personale”, Berisha për deklaratat e Ramës mbi “Albanian Files”: Dëshmi se nuk ngopet së vjedhuri

• 28 Qershor, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar deklaratat e dhëna nga kryeministri Edi Rama, gjatë episodit të sotëm të podcastit “Flasim”, mbi librin ‘Albanian Files”.

Read more:Llixhat e Bënjës/ Rama poston pamje të vizitorëve dhe aktiviteteve argëtuese: Pasqyrë e punës së përkushtuar për Shqipërinë turistike

Në një video postim në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se Rama po përpiqet të fshihet pas emrave të arkitektëve dhe studiove të huaja për të justifikuar atë që opozita e konsideron një grabitje të pasurive publike dhe private në Shqipëri.

Read more:Alarm në Shtëpinë e Bardhë, zyrtarët të frikësuar se dy gazetarë amerikanë kanë siguruar incizime sekrete për dosjen Epstein dhe luftën në Iran

Në një video-mesazh drejtuar qytetarëve, Berisha tha se libri nuk dëshmon suksesin e qeverisë, por e paraqet Ramën si ‘një sulltan të një sulltanati të shekujve më parë’, që e trajton vendin si pronë personale.

Read more:Balluku po tenton të arratiset? Berisha bën deklaratën e fortë: Rama po merret me azilin e Belindës, por të shpëtojë dhe kokën e tij. Thirrje vendeve të BE që të…

Video-mesazhi:
Të dashur qytetarë dhe qytetare.
Sot në monologun e mashtrimeve të së dielës Edi Rama u ndal gjerësisht në librin dosja shqiptare dhe sulmoi me egërsinë më të madhe duke besuar se emrat e studiove dhe arkitektëve që janë përfshirë në atë libër do të jenë një mburojë e tij para publikut shqiptar.
E vërteta është se ai flet për inkuizicion për protestën dhe intelektualët që kanë shkruajtur, por në realitet ai libër dëshmon më shumë se çdo gjë tjetër, Edi Ramën një Sulltan të një Sulltanati të shekujve më parë në të cilin vendi është tërësisht pronë personale e tij.
Ky libër dëshmon dhe njëherë mungesën e plotë totale të transparencës dëshmon përsëri se Edi Rama e trajton Shqipërinë si një pashallëk apo një bajrak të tij. Përpiqet, rreket të paraqesë emra, studio e të tjerë si mburojë, por në fakt dhe këtu harron se njerëzit kanë në memorien e tyre, në kulturën e tyre raportet më të shëmtuara me diktatorët, me despotët në kohëra i kanë patur arkitektët dhe kjo kështu ka qenë edhe në diktaturën hoxhiste.
Ndaj dhe nuk i bën përshtypje asgjë me ato emra apo me ato studio.
Ka dy momente shumë të rëndësishme.
Së pari, ato 523 projekte të paktën duhet të jenë paguar me miliarda euro për hartimin e tyre.
Kush i ka paguar këto projekte? Cili është burimi i parave të këtyre projekteve?
Ftoj Eurojust-in, ftoj Interpol-in, ftoj Europol-in të hetojnë fillësisht burimin e pagesave në këto studio.
Së dyti, Edi Rama në atë libër ka interesa familjare, ka plaçkitur në kundërshtim me të gjitha ligjet, kanionin e Gjipesë dhe ka vendosur aty hotelin e fildishtë, e qelqtë mbi kanion.
Përveç saj dhe në troje të tjera. Ndaj dhe reagimi i publikut, reagimi i protestës ndaj librit ishte një reagim dinjitoz, i merituar plotësisht.
Në monologun e tij, ai flet për vizitat që ka bërë jashtë e të tjerë, por ajo që tërheq vëmendjen është rilindja e dytë. Pasi vodhi 2.3 miliardë euro për 61 sheshe të shtruara me rrasa guri në mbarë Shqipërinë, tani thotë se do ngrejë rrasat e gurit dhe do fusë telat, sepse si bënte dot herën e parë, mbasi do të vjedhë së paku edhe disa miliarda euro të tjerë.
Kjo është edhe një herë dëshmi flagrante se Edi Rama nuk ngopet kurrë së vjedhuri shqiptarët.

Read more:“Sokol Hoxha mori shtetësi në Britani teksa ishte në arrati”, The Telegraph: U shtir si shqiptar i Kosovës/ Kush janë kriminelët që gjetën strehë në MB me identitete të rreme

Lexo edhe
Politikë

Fluturimet sekrete në Izrael, kush e pagoi avionin privat? Media izraelite: Marrëdhënia e Ramës me biznesmenin Ron Yeffet në qendër të akuzave për projektin “Kayo”!

Politikë

“Masakër!”/ Ina Zhupa denoncon masakrën në Kanionin e Erzenit: Qeveria Rama po varros një tjetër perlë natyrore

Tags: #Edi Rama #euro #Europol #Grabitje #Guri #Interpol #Libri #opozita

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Fluturimet sekrete në Izrael, kush e pagoi avionin privat? Media izraelite: Marrëdhënia e Ramës me biznesmenin Ron Yeffet në qendër të akuzave për projektin “Kayo”!
  • “Masakër!”/ Ina Zhupa denoncon masakrën në Kanionin e Erzenit: Qeveria Rama po varros një tjetër perlë natyrore
  • Korreshi ironi me bashkinë e Lushnjes: Na falni se ju prishëm plazhin, por qytetarët po mbyten nga mushkonjat dhe erë kërme
  • “Për mua ke qenë gjithmonë besë dhe shpresë”/ Gjekmarkaj uron ish-deputetin e PD Mark Marku për 60-vjetorin: Intelektual i rrallë dhe ndër njerëzit më të ndershëm të këtij vendi
  • “Fuck You”/ Pas furtunës në rrjet Rama zbut deklaratën që dha për Financial Times: E keqja e madhe me shumë koka ka kapur për fyti protestën
Nga të njëjtat tag-e
  • “Fuck You”/ Pas furtunës në rrjet Rama zbut deklaratën që dha për Financial Times: E keqja e madhe me shumë koka ka kapur për fyti protestën
  • “Njeriun e bën arsimi dhe kultura”/ Fjalimi i Bujar Asqeriut: Me shkopinj gome dhe me biruca do ta edukojnë rininë shqiptare?!
  • 100 efektivë “zbarkojnë” para Kryeministrisë/ Pas përplasjeve me qytetarët, sekuestrohen stolat metalikë që përdoreshin si kordon te podiumi i protestës
  • “Po vidhni vullnetin popullor”/ Kalonin natën para Kryeministrisë, largohen me forcë protestuesit, policët bëhen “gardh” para godinës. Përplasje me qytetarët
  • “Dorëheqja e Ramës, pikë e pa diskutueshme”/ Rreth një muaj revoltë qytetare, Andi Tepelena: Po punohet për një Asamble dhe Këshill vendimmarrës si do të vijojë protesta
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama shiti 12 milje det, Butrintin dhe Vlorën”/ Malkaj: Të kalbet ai në burg, jo protestuesit! 74 lexime · 18 orë më parë
  2. 02
    Politikë Letra e arkitektit holandez, Marsel Rupi “sfidë” Ramës: Jep dorëheqje e hyr në zgjedhje me qeveri teknike! Shihe sa “mbret” do të të bëjnë shqiptarët 37 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë U kthye në simbolin e rezistencës së ‘5 Majit’/ “Na nxorri nga banesat me dhunë në dimër, duhet të largohet një orë e më parë”/ Nënë Liza sfidon Ramën: Kush janë delet, burri del para popullit nuk fshihet! 24 lexime · 19 orë më parë
  4. 04
    Politikë Mithat Havari: Kur shemba parkun “Rinia” kisha përballë krimin e organizuar, Rama më futi miq, por e poshtërova. Kryeministri hajdut kontributesh! 20 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Protesta për dorëheqjen e Ramës/ “Bashkohen të gjithë dhe secili sjell potencialin e tij”, aktivistja Çepani: Ja çfarë mund të sigurojë qeveria teknike! 19 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë 27 ditë protesta masive antiqeveritare/ “Rama largohet nëse në krye dalin studentët”. Avokati Berberi: Të dëgjojë qytetarët dhe të organizojë mocion besimi 18 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Dorëheqja e Ramës, pikë e pa diskutueshme”/ Rreth një muaj revoltë qytetare, Andi Tepelena: Po punohet për një Asamble dhe Këshill vendimmarrës si do të vijojë protesta 16 lexime · 3 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Fluturimet sekrete në Izrael, kush e pagoi avionin privat? Media izraelite: Marrëdhënia e Ramës me biznesmenin Ron Yeffet në qendër të akuzave për projektin “Kayo”!

Yeffet nuk është i vetmi i njohur i Ramës në komunitetin e biznesit në Izrael. Biznesmeni Sani Sanilevich,…

• 9 minuta më parë • 5 min lexim
Politikë

“Masakër!”/ Ina Zhupa denoncon masakrën në Kanionin e Erzenit: Qeveria Rama po varros një tjetër perlë natyrore

Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka denoncuar shkatërrimin e Grykës së Skoranës në…

• 9 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

Korreshi ironi me bashkinë e Lushnjes: Na falni se ju prishëm plazhin, por qytetarët po mbyten nga mushkonjat dhe erë kërme

Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Lushnjës, Saimir Korreshi, ka denoncuar gjendjen që, sipas tij, është krijuar…

• 9 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by