Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Aeroporti i Vlorës/ ‘Mabco’ letër zyrtare ministrit Karakaçi: Ndërmerrni masa për hyrjen e punonjësve në kantier dhe largimin e pengesave të paligjshme
Kronikë

Aeroporti i Vlorës/ ‘Mabco’ letër zyrtare ministrit Karakaçi: Ndërmerrni masa për hyrjen e punonjësve në kantier dhe largimin e pengesave të paligjshme

• 28 Qershor, 2026 • 6 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Emin Pacolli, presidenti i kompanisë ‘Mabco’ në pronësi të Behgjet Pacollit, i ka dërguar një kërkesë zyrtare ministrit Enea Karakaçit për marrje të masave që personeli të hyjë në kantierin e Vlorës për të vijuar punimet.

“Në ushtrim të kompetencave tuaja ligjore, të ndërmerrni të gjitha masat e nevojshme për të mundësuar hyrjen e menjëhershme në kantier të personelit të MABCO-s dhe të nënkontraktorëve të saj, me qëllim përfundimin e punimeve të mbetura në terminal dhe fillimin pa vonesë të procesit të certifikimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës”, thuhet në letër.

Duke theksuar se prej 6 javësh nuk u lejohet hyrja në aeroport e terminal, u ushtrohet kontroll nga grupe që veprojnë “pa bazë ligjore” dhe që u janë dëmtuar pajisje e mjete pune, gjë që rrit kostot e projektit dhe vonon punimet, kompania insiston te ndërhyrja institucionale.

Read more:Sërish tensione në aeroportin e Vlorës, ‘2A Group’ e Valon Ademit bllokon hyrjen për punonjësit e Pacollit, vendos kamionë te dera

“Për këtë arsye, ju kërkojmë të ndërmerrni masat e nevojshme për largimin e menjëhershëm të çdo pengese të paligjshme, rikthimin e kontrollit ligjor mbi kantierin dhe krijimin e kushteve që MABCO të rifillojë menjëherë punimet”, thuhet në letër.

Kujtojmë që dy kompanitë kontraktore, ‘Mabco’ dhe ‘2A Group‘ e Valon Ademit janë drejt fundit të afatit prej 30 ditësh të vendosur nga ministri i Infrastrukturës për zgjidhjen e marrëveshjes. Karakaçi tha se për çdo ditë vonese, do të ketë gjoba e deri në prishje të kontratës koncesionare.

Letra e plotë:

Në emër të MABCO Construction SA dhe stafit të saj drejtues, ju drejtohemi me këtë kërkesë zyrtare dhe apel institucional që, në ushtrim të kompetencave tuaja ligjore, të ndërmerrni të gjitha masat e nevojshme për të mundësuar hyrjen e menjëhershme në kantier të personelit të MABCO-s dhe të nënkontraktorëve të saj, me qëllim përfundimin e punimeve të mbetura në terminal dhe fillimin pa vonesë të procesit të certifikimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.

Read more:Tensione në Aeroportin e Vlorës, punonjësit e Behgjet Pacollit nxjerrin nga zyrat vartësit e Valon Ademit! Përplasen edhe me rojet e sigurisë (VIDEO)

Kjo kërkesë mbështetet në Kontratën e Koncesionit, në legjislacionin shqiptar në fuqi dhe në vendimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, i cili ka sqaruar përfundimisht situatën juridike dhe të drejtat e aksionarit shumicë.

Prej më shumë se gjashtë javësh, hyrja në aeroport dhe në terminal vazhdon të bllokohet nga roje private, mjete të rënda dhe barrikada të vendosura nga grupe që veprojnë pa asnjë bazë ligjore.

Gjatë kësaj periudhe, këto grupe kanë ushtruar kontroll de facto mbi arealin e aeroportit, ndërsa e gjithë situata është zhvilluar në prani të Policisë së Shtetit, pa u rivendosur ligjshmëria dhe pa u mundësuar zbatimi i vendimit të Gjykatës së Lartë.

Read more:Tensione në Aeroportin e Vlorës, punonjësit e Behgjet Pacollit nxjerrin nga zyrat vartësit e Valon Ademit! Përplasen edhe me rojet e sigurisë (VIDEO)

Për më tepër, gjatë kësaj periudhe të bllokimit dhe kontrollit të paligjshëm, aeroporti është ekspozuar ndaj akteve të vandalizmit, dëmtimit të aseteve, zhdukjes së pajisjeve dhe mjeteve të punës, si dhe dëmtimeve të tjera materiale që tashmë duhet të riparohen. Këto pasoja jo vetëm që kanë rritur kostot e projektit, por kanë vonuar edhe më tej përfundimin e tij dhe procesin e certifikimit.

Për këtë arsye, ju kërkojmë të ndërmerrni masat e nevojshme për largimin e menjëhershëm të çdo pengese të paligjshme, rikthimin e kontrollit ligjor mbi kantierin dhe krijimin e kushteve që MABCO të rifillojë menjëherë punimet.

Read more:Aeroporti i Vlorës/ Pas tensioneve, punonjësit e ‘Mabco’ drejt rikthimit në kantier

MABCO konfirmon edhe një herë, në mënyrë të qartë dhe të parevokueshme, se sapo t’i garantohet qasja e lirë në aeroport, do të mobilizojë menjëherë personelin, ekspertët dhe nënkontraktorët e saj për të riparuar dëmet e shkaktuara gjatë periudhës së bllokimit, për të zëvendësuar pajisjet dhe inventarin e dëmtuar apo të zhdukur, për të përfunduar punimet e mbetura dhe për të filluar menjëherë procesin e certifikimit.

MABCO disponon kapacitetet e plota financiare, teknike, organizative dhe logistike për ta përfunduar projektin. Gjithashtu, partnerët e saj ndërkombëtarë, përfshirë DAA International, janë të gatshëm të fillojnë menjëherë procedurat operacionale dhe procesin e certifikimit, sapo të rikthehen kushtet normale të punës.

Ky apel nuk është i ri. Që nga tetori i vitit të kaluar, MABCO u është drejtuar vazhdimisht institucioneve shtetërore me të njëjtën kërkesë: zbatimin e ligjit, respektimin e Kontratës së Koncesionit dhe krijimin e kushteve për përfundimin e këtij investimi strategjik. Fatkeqësisht, edhe pas vendimit të Gjykatës së Lartë, pengesat vazhdojnë.

Read more:Sërish tensione në aeroportin e Vlorës, ‘2A Group’ e Valon Ademit bllokon hyrjen për punonjësit e Pacollit

Ju bëjmë edhe një herë thirrje që të veproni pa humbur kohë. Çdo ditë vonesë sjell pasoja të rënda teknike, financiare, kontraktore dhe reputacionale, jo vetëm për investitorin, por edhe për vetë projektin dhe interesin publik të Republikës së Shqipërisë.

Mbetemi në pritje të ndërhyrjes suaj dhe të konfirmimit për masat që do të ndërmerren, me besimin se institucionet e shtetit do të garantojnë zbatimin e ligjit, respektimin e vendimeve gjyqësore dhe përfundimin e këtij projekti strategjik.

P.J/Shqiptarja.com

    TAG:

  • valon ademi
  • 2A Group
  • behgjet pacolli
  • Mabco Constructions SA
  • aeroporti i vlores
Lexo edhe
Kronikë

U konfliktua me vëllezërit për çështje pronësie, arrestohet ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani e 4 të tjerë

Kronikë

‘Ku e ke procesverbalin?’ Tensione te kryeministria, policia përplaset me protestuesit pas përpjekjeve për t’i larguar! Efektivët u sekuestrojnë karriget metalike

Tags: #2A Group #Aeroporti #aeroporti i vlores #Behgjet pacolli #Gjoba #Kompania #Mabco Constructions SA #valon ademi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • U konfliktua me vëllezërit për çështje pronësie, arrestohet ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani e 4 të tjerë
  • ‘Ku e ke procesverbalin?’ Tensione te kryeministria, policia përplaset me protestuesit pas përpjekjeve për t’i larguar! Efektivët u sekuestrojnë karriget metalike
  • ‘Jam polic’, 22-vjeçari kapet në Tiranë me dokumenta të rreme, në banesë i gjenden fishekë, para dhe medalione të Policisë
  • Shkoi të kthente frigoriferin që s’punonte, klientja u mbajt 2 orë me forcë në dyqan, në pranga dy pronarët e një biznesi elektroshtëpiakesh në Tiranë
  • Qarkullonte me pistoletë në makinë, arrestohet 31-vjeçari në rrethrrotullimin e Rinasit (EMRI)
Nga të njëjtat tag-e
  • Helmimi i 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë, Krimi Ekonomik sekuestron të gjithë dokumentacionin që disponon AKU për kontrollet në kompaninë SORI-AL
  • “Drejtësia të bashkëpunojë që të mos ketë përshkallëzim…”/ Aktivisti Arben Kola: Nesër zbresin në Tiranë 5 europarlamentare në mbështetje të protestës!
  • Aktivisti Arben Kola: Tatimet të mos gjobisin dhe shantazhojnë bizneset, SPAK të veprojë sa më shpejt. Koha erdhi!
  • Shoferët në Fier nuk heqin këmbën nga gazi, mbi 1500 gjoba për shpejtësi tej normave në një javë
  • Shkon në 64 numri i të helmuarve te Akademia e Sigurisë, ndërpritet aktiviteti i Sori-Al! AKU: Kryem kontrolle, morëm 14 mostra ushqimesh
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama shiti 12 milje det, Butrintin dhe Vlorën”/ Malkaj: Të kalbet ai në burg, jo protestuesit! 77 lexime · 19 orë më parë
  2. 02
    Politikë Letra e arkitektit holandez, Marsel Rupi “sfidë” Ramës: Jep dorëheqje e hyr në zgjedhje me qeveri teknike! Shihe sa “mbret” do të të bëjnë shqiptarët 37 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë U kthye në simbolin e rezistencës së ‘5 Majit’/ “Na nxorri nga banesat me dhunë në dimër, duhet të largohet një orë e më parë”/ Nënë Liza sfidon Ramën: Kush janë delet, burri del para popullit nuk fshihet! 24 lexime · 20 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Dorëheqja e Ramës, pikë e pa diskutueshme”/ Rreth një muaj revoltë qytetare, Andi Tepelena: Po punohet për një Asamble dhe Këshill vendimmarrës si do të vijojë protesta 23 lexime · 5 orë më parë
  5. 05
    Politikë Mithat Havari: Kur shemba parkun “Rinia” kisha përballë krimin e organizuar, Rama më futi miq, por e poshtërova. Kryeministri hajdut kontributesh! 20 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë 100 efektivë “zbarkojnë” para Kryeministrisë/ Pas përplasjeve me qytetarët, sekuestrohen stolat metalikë që përdoreshin si kordon te podiumi i protestës 19 lexime · 4 orë më parë
  7. 07
    Politikë Protesta për dorëheqjen e Ramës/ “Bashkohen të gjithë dhe secili sjell potencialin e tij”, aktivistja Çepani: Ja çfarë mund të sigurojë qeveria teknike! 19 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

U konfliktua me vëllezërit për çështje pronësie, arrestohet ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani e 4 të tjerë

Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, është arrestuar nga policia në Tiranë pas një konflikti për motive…

• 25 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

‘Ku e ke procesverbalin?’ Tensione te kryeministria, policia përplaset me protestuesit pas përpjekjeve për t’i larguar! Efektivët u sekuestrojnë karriget metalike

Policia ka ndërhyrë për të larguar protestuesit që kanë qëndruar përgjatë gjithë natës pranë kryeministrisë, pas përfundimit të…

• 1 orë më parë • 3 min lexim
Kronikë

‘Jam polic’, 22-vjeçari kapet në Tiranë me dokumenta të rreme, në banesë i gjenden fishekë, para dhe medalione të Policisë

Një 22-vjeçar ka përfunduar në pranga në Tiranë pasi u prezantua si punonjës policie dhe u tregoi efektivëve…

• 4 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by